NASA: Flamujt po valëviten akoma në Hënë. Po yni? (FOTO)

30 Korrik 2012, 12:51Lifestyle TEMA
NASA: Flamujt po valëviten akoma në Hënë. Po yni? (FOTO)

Katër dekada pasi astronauti i fundi u ul në Hënë dhe vendosi një flamur amerikan në sipërfaqen e saj, shkencëtarët kanë ngritur pikëpyetje nëse flamujt po valëviten akoma.

Por imazhet e reja që ka sjellë NASA, kanë sjellë prova se flamujt janë aty.

Nga gjashtë flamujt e ngritur nga astronautët amerikanë, vetëm njeri nuk është në këmbë, thuhet në një analizë që iu është bërë hijeve që flamujt lëshojnë në Hënë.

Gjatë gjashtë misioneve amerikane në Hënë, astronautët kanë lënë flamuj të vendit të tyre si simbol të arritjeve shkencore dhe inxhinierike.

Misioni i fundit ishte Apollo 17 më 14 dhjetor 1972.

Shkencëtarët mbetën të befasuar pasi nuk dihej nëse flamujt do u mbijetonin temperaturave të ulëta dhe rrezeve ultravioletë.

Natyrisht ka pasur shumë teori konspirative se si flamujt valëviten në mungesë të ajrit, kurse amerikanët përgjigjen duke thënë se që në momentin që ata kanë nisur të dridhen kur u ngulën, nuk kanë ndaluar më për shkak të mungesës së ajrit.

Ndërkohë ka pretendime se në Hënë është edhe një flamur shqiptar. Nuk dihet nëse NASA ka sqaruar që ai po valëvitet apo jo? Ka shumë rëndësi për këtë 100 vjetor të mbushur me rekorde.

15 komente në “NASA: Flamujt po valëviten akoma në Hënë. Po yni? (FOTO)”

  1. saliu says:

    ka shum mundesi ta ket vendosur Saliu ate flamurin Shqiptar…

  2. faktet says:

    Amerikani astronaut Amerikano-Shqiptar kishte origjine nga Polena e Korces,ndaj nuk e dijne shqiptaret po te ishte nga veriu kishte mare dhene.
    Edhe gjurmet e fundit zbuluar ne kete reth deshmojne lashtesine e banoreve te kesaj treve.Korcaret i njohin,miratojne si njeres me kulture,orizont,por jo te qeverisin Shqiperine. Kete pune e kane bere kleptot njeri vjeth flori me shume se tjetri.Mos kuitojme qe feminine e kane kaluar me ligjet e gjakmarjes dhe tani s’ka dite vatani mos kete gjakderdhje.

  3. Fantastiku says:

    E kuptojme qe keni urrejtje patologjike per Salih Berishen, por alternativa nuk po ofroni, keni filluar tani te tallni cdo gje qe ka te bej me Shqiperine. Astronauti ne fjale ka shkuar me vone ne Hene, jo me misionin e pare, dhe ka patur nje flamur te vogel me vete, tip steme, qe e ka vendosur bashke me nje flamur amerikan.

    Jeni bere si shkijet, qe urrejne cdo gje shqiptare.

  4. hahaha says:

    keta jane me qesharake se saliu me keto lajme.

    rrofte spillberg…

  5. Rekordmeni says:

    Rekordmeni I notit pas thyerjes se rekordit do shkoje ne hene per te ngritur nje flamur me rastin e 100 vjetorit.
    Ky njeri eshte prof.dok.notar. Recordmen. Fizikan. Hiatorjan. Pilitikan. Gjeograf. Shtazan. Psijopat. Sali berrisha.

  6. enea says:

    Aahaha, cfare lajmi. Duan amerikonet me cdo kusht te duken superiore.

  7. Taulant says:

    Une kam kerkuar ne internet dhe nuk kam pare gjekundi qe Alan Shepard eshte shqiptar.Kam lexuar nje pohim te tille,por vetem ne shqip.Ka ndonjeri ndonje link ne anglisht ku vertetohet qe Shepard eshte shqiptar?

    1. raimondi says:

      Ka dhene interviste ne nje gazete amerikane dhe aty ka thene qe jam me origjine shqiptare —Kete interviste te tijin e ka dhene edhe gazeta shqiptare Illyria qe botohet ne New York

  8. Shkerdhatokracia says:

    Te gjithe lexuesve me pak inteligjence tangenciale do t’u beja nje pyetje? A ka ere ne Hene qe te valeviten flamujt? Mos u besoni broçkullave mediatike te amerikaneve

    1. koqekracia says:

      kujdes me inteligjencen tangenciale se si e thot dhe vete fjala kalon pa taku me asnje pike me faktet(tangent). Te keshilloj te perdoresh llogjiken perpenduikulare se minimumi do kesh nje pike takimi me faktet. levizja e flamurit nuk shkaktohet vetem nga levizja e ajrit, por shkaktohet edhe nga vibrimet mekanike. Kur astronauti e ka ngulur ne truallin e henes natyrisht qe dridhjet e shaktuara e bejne flamurin te valvitet. Ne mungese te ajrit (domethene te rezistences) valvitja e shkaktuar nga dridhjet e dores dhe levizjet e shtizes gjate ngulljes ne truallin e henes vazhdon per nje kohe shume, shume, shume me te gjate se ne kushtet e tokes. Per kuriozitetin tend tangecial po te jap nje fakt perpendikular; rrokullis nje sfere ne rere dhe shiko sa larg shkon. Rrokullis t enjejten nje sfere me te njejten force mbi xham dhe shiko sa larg shkon. Ajo qe e ndalon sferen te vazhdoje rrokullisjen eshte forca e rezistences nga ferkimi me siperfaqen e kontaktit (rera ose xhami) Sa me e ulet forca e frekimit/rezistenca aq me larg e vazhdon udhetimin sfera ne kohe dhe ne distance. e njejta gje ndodh edhe me flamurin te cilit i jepet nje valvitje mekanike nga dridhjet gjate nguljes ne truallin e henes. Meqe atje nuk ka ajer, dmth nuk ka rezistence levizja do nje kohe shume te gjate qe te shuhet ne krahasim me kushtet e tokes ku ajri e fren pothuajse menjehere. Pershendetje dhe hiq dore nga tangentet se te lene batall
      Pershendetje

  9. hill says:

    Thuhet edhe qe njeriu nuk ka shkuar ne hene.

  10. Per Taulantin dhe te tjeret qe ngaterrojne origjinen e atyre te cilet pa asnje shtyrje pervec patriotizmit, shpalosen dhe shpalosin ndjenjat e tyre per Shqiperine, pavaresisht se ku u linden dhe ku u rriten.

    http://dardha.org/index.php?option=com_content&view=article&id=78:astronauti-dardhar-william-gregory&catid=9&Itemid=560&lang=sq

  11. Dhe nje foto e vjetshme e WWilliam Gregory-t, dale me familjen e tij ne nje feste shqiptaresh ne Arizona, USA.

    http://dardha.org/index.php?view=detail&id=46&option=com_joomgallery&Itemid=446&lang=sq

  12. Ka kerkuar Dr. Moikom Zeqo per Shepardin, dhe ja ku e ke edhe shpjegimin ne anglisht rreth flamurit.

    Publikuar me: Mërkurrë, 29 Nëntor 2006 23:16

    Nga Dr. Moikom Zeqo
    Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar

    Duke kërkuar në arkivin e Muzeumit Historik Kombëtar gjeta një dokument të jashtëzakonshëm nga të gjitha pikpamjet. Mbi një karton të fortë është vendosur një fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bërë nga sipërfaqja e Hënës. Krahas kesaj fotografie është vendosur një flamur Shqiptar i përmasave të të vogla.
    Nën fotografinë është shkruar:
    Antares at fra mauro, kurse poshtë fotografisë është ky mbishkrim:
    This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971. It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly. Nga ky shkrim mësohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) është mbartur në Hënë në trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri më 9 Shkurt 1971. Ky flamur është paraqitur prej zëvëndës Admiralit Alan B. Shepard Jr., i Flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që ka qenë delegat në Sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Antares është pjesa e anijes që zbriti në Hënë dhe Fra Mauro eshte emri i vendit në Hënë ku zbriti anija. Ka edhe një mbishkrim dore shkruar me bojë të zezë nga Alan Shepardi, qe lexon: With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71, që përkthehet në Shqip: Me fjalët me të mira të astronautëve të Shteteve të Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971.

  13. Shkedhatokracia says:

    @ballcracy
    Duke e imagjinuar se lexuesit e kesaj gazete “dine gjithçka” nje sqarim, qe e bej vetem per ata qe nuk jane kaq te ndriçuar sa “ballcracy”. Eshte e vertete qe ne Hene nuk ka atmosfere, por forca e gravitetit ne Hene eshte 1/6 e asaj ne toke, qe do te thote nese leshon nje objekt ne hene do te ndaloje 6 here me ngadale sesa ne toke. Ne hene nuk je ne Boshllek. Nese ato foto jane reale atehere ku eshte Hija e flamurit ose te flamujve? Eshte e vertete qe flamuri valevitet por kjo ndodh nga qe eshte e manipuluar nga dora e astronautit qe e mban, nese ai e heq doren nga filli horizontal qe e mban nga poshte, flamuri nuk valevitet. Nese i sheh te gjitha fotot me vemendje, kur flamuri nuk preket nga austronautet ai qendron i palevizshem. Nuk e bera kete sqarim per ata qe “dine gjithçka”, por per veten time, qe te bindem se ka njerez me te zgjuar se une.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje