Nga Arben Manaj
Ai duhet falenderuar tashmë, pasi ishte shumë i sinqertë në parlament dhe i errësuar nga urrejtja ndaj kundërshtarit, si padashur dha orientimet se cilët do duhet të jenë ata që ua ka prerë fletë-arrestin pas heqjes se imunitetit.
Fjalimi dhe shkumëzimi i tij na e lehtësoi shumë punën neve të medias që përpiqemi të lexojmë pas ose mes rreshtave dhe deklaratave të politikanëve.
Por sot Berisha na u gjend pranë!
Tashmë s’ka pikë dyshimi se ai mezi e pret heqjen e imuniteteve për të filluar makartizmin ndaj kundërshtarëve politikë, jo vetëm jashtë gardhit, por edhe brenda gardhit të vetë politik në këtë vit elektoral, ku do ndahet “shapit dhe sheqeri” i tij politik.
Replikat e tij në seancën e sotme në parlament ishin një sinjal i qartë i asaj që bluan në mendjen e tij në variantin “vetëm në mos më ardhtë ajo ditë”.
Bamirësit e Topit kanë ikur dhe tashmë topin dhe gjyqet i kam unë dhe si i tillë unë marr nishan, ishte nënteksti i tij. E për të pasur më shumë “Nishan”, pritet t’i vijë në ndihme edhe Kryeprokurori e Kryeshiksi i ri.
Vetëm kjo seancë mjafton për të kuptuar vizionin e tij për shtetin dhe sundimin e tij pas rikapjes së shtetit për herë të dytë. Por kësaj here më keq se ai i para 97-ës. Pasi kësaj here, përveç institucioneve ka kapur keqas në masë të frikshme edhe atë të medias, e shoqëruar kjo edhe me para formale dhe jo fomale më të shumta në dispozicion të këtij misioni, sesa në kohën e mbretërimit të parë presidencial.
Kjo seancë “falenderuese” e Berishës duhet të jetë një kambanë tjetër, në këtë muaj Ramazani, jo për ata opozitarë, që edhe mund ta meritojnë hetimin për korrupsion, përveç të korruptuarve të identifikuar, por “të fjetur” të pushtetit, por për opozitën e ndershme dhe çdo njeri të përgjegjshëm, për fatet e rrezikuara të shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Kjo kambanë duhet të bjerë për të qenë më të vendosur në vendosjen sa më parë të filtrave kushtetues ndotjes politike që Berisha dhe autopusheti i tij i shkaktojnë prej vitesh Shqipërisë, që nesërpasnesër të mos jemi Rusia, Bjellorusia apo Azerbajxhani i Ballkanit.
Seanca e sotme sërish “falenderuese” rikonfirmoi se Berisha e di se e ka shumë të vështirë marrjen e statusit në vjeshtë dhe po përgatit shpëlarjen e truve të të tijëve më shumë se të të tjerëve, se fajin për herë të tretë e ka sërish opozita.
Ai po kërkon alibi dhe mendon se e ka gjetur, për të keqen e vet dhe të vendit. Por vetëm naivet nuk e kuptojnë se ky nuk është rasti.
Nëse do ishte sikur edhe një fije i vërtetë ky argumentim i Berishës do ishte vetëvrasëse për opozitën të mos miratonte heqjen e imunitetit.
Por opozita sot më shumë se kurrë duhet të luaj rolin e saj historik, nëse kërkon besimin e shqiptarëve. Këtë do duhet ta bënte çdo opozitë edhe nëse Berisha do të ishte hipotetikisht opozitar dhe evropianist në shpirt.
Opozita nuk ka pse provon të kundërtën e dështimit të Berishës duke u thelluar dhe i hapur rrugën putinizmit në Shqipëri.
Shqipëria ka shumë gjasa sot, të mos e marr statusin edhe pse ka sebep 100 vjetorin, jo për imunitetin, sesa për mosdëshirën dhe paaftësinë e plotësimit të kushteve të tjera.
Nëse Berisha dhe koalicioni në pushtet arrin t’i plotësojë me shpejtësinë e Usain Bolt të gjitha kushtet e tjera deri në momentin e shqyrtimit të kërkesës nga Brukseli, do të kishte qenë i larë dhe i nderuar përpara syve të shqiptarëve, dhe ai do vdiste për atë shans, por ai e di se nuk ka shanse t’i plotësojë, ndaj kërkon sebepin e radhës.
Mbetet të shihet reagimi i Brukselit nëse nuk miratohet heqja e imunitetit dhe plotësimi ose mosplotësimi i kushteve të tjera.
Opozita me këtë veprim e ka vënë përpara një sfide të madhe Berishën për të parë sesa kushte të tjera do plotësoj përveç imunitetit.
Por njëkohësisht më në fund ka vënë edhe Evropën, e cila do të duhet të japë ose jo statusin me kushtet e tjera të plotësuara, pa imunitetin apo me kushtet e paplotësuara, sërish pa imunitetin.
Argumentimi nga Evropa pro ose kundër i statusit ose mos-statusit të Shqipërisë do të jetë prova ose sprova e seriozitetit të saj në pranimin ose jo të anëtarëve të rinj në gjirin e saj me gjithnjë e më pak qumësht.
E nëse Berisha i plotëson të gjitha kushtet e tjera dhe i lë në derë opozitës imunitetin, atëherë opozita edhe mund ta meritojë impunitetin nga elektorati, nëse nuk i shpjegon dhe rishpjegon arsyet e vendimit të saj politik.
Ne cdo artikull te tij te ri z.Manaj po e rregullon ne menyre te lavderueshme shenjestren ne drejtim te syrit te qikllopit qe ka pushtuar shqiperine.
Pervec sinqeritetit te “pakontrolluar” te Berishës ai ka shprehur dhe nje sinqeritet “te kontrolluar” po ne kete parlament kur deklaroi pa pike turpi “rrini urte se do tja u bej si ne 21 janar”
Kurse sinqeriteti me tragjik eshte ai i arvizuse kur i tha ketij monstre
“burre shteti” qe nenkupton se vrasja e 4 protestuesve eshte bere me miratimin e arvizuse .Keto jane sinqeritete qe jo vetem po na vrasin por po na shperfyterojne si komb.
Faleminderit zoti Arben !
A ka ndonje vella tjeter ky nishani qe ta bejme prokuror te pavarur. per 100 vjetorin e PAVARSISE?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/the-independent-president-of-albania.html
“E nëse Berisha i plotëson të gjitha kushtet e tjera dhe i lë në derë opozitës imunitetin, atëherë opozita edhe mund ta meritojë impunitetin nga elektorati, nëse nuk i shpjegon dhe rishpjegon arsyet e vendimit të saj politik”?????????
Un per vete nuk e kuptoj kete lloj mbyllje. Nuk e kuptoj se c’lidhje ka me ceshtjen
e trajtuar per degradimin e nje pushteti Tribalo-Krahinor.
Nuk kuptoj se si vihet ne dyshim fakti qe jemi me keq se Rusia, Bjellorusi
apo Azerbaijan.
Gjithsesi gjerat po shkojne per keq dhe nuk ka shance te ndryshojne.
o Vlona,ai ka dasht me shpreh se Populli pernryshe nuk ka me ja dhan voten PS dhe Edi Rames…Mos bej dhe ti sikur nuk kupton a derr-bardhe.
Tungjatjeta
Ps.Editorial shum interesant dhe me nje analiz shum profesioniste.
berishes nuk i intereson integrimi europian, se e di qe menjehere i vihen “byzylyket’.
opozita po qendron e forte ,dhe berisha kete gje nuk e pranon dot.
Withers po ashtu e ka ba RAMEN-BURRE SHTETI !
E quajti Withers burre shteti Ramen, por a e mban mend rastin?! Ishte koha kur Shqiperia, ne kushtet e standardeve te paplotesuara, priste pa shume shpresa (duhet thene) ftesen per ne NATO, dhe ajo nuk mund te merrej pa mbeshtetjen e opozites ne perlament per nje sere reformash. Dhe Edi jo vetem ia dha pozites kete mbeshtetje, por organizoi edhe nje simpozium ne Hotel Tirana ku ftoi gjithe ambasadoret e vendeve anetare te NATO-s, dhe u kerkoi perzemersisht atyre mbeshtetjen e vendeve te tyre, dhe ratifikimin nga parlamentet e atyre vendeve te kerkeses se Shqiperise per pranimin ne NATO. Ishte momenti qe dihej dhe nenkuptohej se Sala do ta shfrytezonte politikisht kete sukses, dhe do t’ia servirte popullit tone trim, liridashes, te mençur, bujar, fisnik, te beses dhe te mprehte politikisht, si sukses te VETEM qeverise se tij ne zgjedhjet parlamentare te 2009! Dhe praseprape Edi ia dha viston per ne NATO Shqiperise, jo Sales, se Salen e njeh mire ai se çfare bese ka. Per kete arsye e quajti ambasadori Withers burre shteti Edin! Besoj se edhe ju e kuptoni se jane dy raste diametralisht te kunderta. Une nuk e njoh aq mire Edin personalisht, por me aq intuite sa kam mendoj se ai eshte nga ata qe nuk e mbeshtet veprimtarine e vet tek ato se çfare thone te tjeret per te. Nuk ka nevoje, dhe nuk e vret shume mendjen per kete! Nuk ka ai aq shume kohe sa te merret edhe me keto gjera dytesore dhe tretesore E kunderta ndodh me Salen, i beri parate e shqiptareve rrush e kumbulla duke paguar per marketing politik Grosruch, Doris Pack, Volante, Joseph Doul etj…, etj….,!
Popull ji vigjilent,e keqja akoma s;ka ardhur.Politikanet tane do ndezin zjar Shqiperine,pasi e kane vjedhur,shkateruar,nuk u duhet me.
e ku behet shtet me cecenet malokare shpellare!
sala si i till qe esht e di qe ka perkrahje shpellash dhe para nje mizorije hordhije shpellnije te till s’ka qytetari jugore apo edhe euroatllantike qe ti dal ball!
por vetem nje gje harron sala,se kur zoti te nevrikoset dhe perndimi ta braktis atewhere do te kthehet ne nje Gadaf mali,qe duke qare do te lype meshire tek ata qe i ka share me rrenje e dhemballe
por s’kaq meshir per djallin
Europa.Ndoshta ajo Anli qe e coptoi Shqiperine ne 6 shtete do jete e mire me ne.Akoma besoni se Shteti Anlez ja do te miren Shqiptareve?Ai shtet e ka sulmuar per 100 vjet,per tja dhene serbeve dhe grekeve dhe ne sot te kemi besim kur nuk ka asnje shenje pendese?
Per Shpierine e mbetur te falenderojme Ameiken se sot nuk do kishte Shqiperi,ashtu si po e do politka e sotme,se nuk i duhet me e shkateruar,e plaçkitur,e dermuar,e gjymtuar,pa pyje,pa lumenj,pa bukuri.
Lajme tronditëse nga shtëpia! DUHET SEE! http://bit.ly/npl4zU
Z. Mane, Shqiperia ka shume kohe qe eshte ne putinizem; salizmi nuk eshte me i mire nga putinizmi!
Nik
Z. Arben! Keni pohuar një të vërtetë në këtë prononcim tuajin. Por nuk është hera e parë që Sali Berisha po tregohet i ,,sinqertë” me opozitën dhe shqipëtarët e ,,tij”. Ai, në situata të tilla, vazhdimisht ka nxjerr dhëmbet e tij agresivë, pamvarësisht se në ç’formë. Problemi tashmë nuk është Sali Berisha. Për mua dhe jovetëm, problemi madhor shqetësues janë: 1) opozita politike shqipëtare. 2)Inteligjenca shqipëtare.3)Indiferentizmi i masës të madhe të shqipëtarëve të dhunuar etj… Kjo situatë është e pa durueshme. Tashmë ai është shëndruar në një turp për Shqipërinë e shqipëtarët.
Zoti Manaj, mesa duket e njeh fare PAK, Berishen. Ndoshta jo per Fajin tend. Berisha nuk do te ndeshkoje askend nga opozita, me tentativen per te hequr imunitetin. Nuk duhet kuptuar ne kete forme, eshte pak me e sofistikuar.
Berisha ben debatin, do te votoje dhe imuniteti nuk do te hiqet sepse nuk arrihen 93 votat. Perballe qytetareve, Berisha do dale fitues sepse ai do thote qe ishte Opozita qe nuk donte. E njejta gje edhe me nderkombetaret. Nga ana tjeter, nisma e rrezuar mund te rimerret pas 1 viti. Do te thote se gjate nje viti Berisha e te vetet, do te kene IMUNITET. Kaq i duhet, pas 1 viti nuk dihet sec ndodh. A eshte a s’seshte ne pushtet!
Mos harroni, nje opozite nuk ka asnjehere imunitet, i hiqet me cdo votim te thjeshte
”..REZIKOHEN FATET E SHTETIT TE SE DREJTES”na thote autori
—————————————————————
Inderuari gazetar,kur edhe ju te paket intelektuale e gazetare ne shkrimet tuaja nuk po e ndjeni qe ne po shkojme drej shperberjes vaj halli nga kush do e mare vesh ‘rezikun’ sovrani.Ne shkrimet tuaja vazhdon te flitet per SALIUN dhe me e keqja jo vetem qe nuk tregoni as nje rruge se si do delet nga regjimi berishjan qe nuk eshte vetem SALIU e p.d por tere sistemi,POR me e keqja e kini fjetur mendjen qe edhe ne zgjedhjet e ardheshme do flitet per saline opoziten e me the e te thashe
Ka ardhur koha qe popullit ti jepet rruge po nga kush? nga intelektualet qe mungojne? ,opozita qe pjeserisht nuk e gjen dot vehten e pjeserisht nuk e ka legjitimitetin moral?,nga medja gojore e e shkruar qe i ben fresk regjimit?,APO NGA TE HUAJT QE E SHKATERRUAN DHE MBAJNE TE MBULUAR PO ATA DOSJET E KRIMIT E KORRUPSIONIT?
I nderuari gazetar te thuash qe rezikohet shteti i se drejtes kur ne nuk kemi patur asnjehere kjo jo vetem nuk informon e zgjon popullin por e ve ate ne gjume.TEK NE NE KETO VITE TE BE.NA.ME(Berisha,Nano,Meta)jane nderruar aqe prokurore sa nuk numurohen me gishtat e dores.
MENDOJ SE KA VETEM NJE RRUGE :TE KRIJOHET KOMITETI I INTELEKTUALEVE ME ‘IMUNITET'(ketu kuptoj te imunizuar nga korrupsioni e qe nuk e kane shitur shqipetarizmin)per referendumet e sovranit popull si e vetmja rruge e demokracise direkte te sovranit.ME KETE PARLAMENT NUK MUND TE SHKOHET NE ASNJE VEND PERJASHTU GREMINES.TE HUAJT O PER INJORANCE,O TE IMPLIKUAR O PER ANTISHQIPETARIZEM PO NDIHMOJNE SHTYTJEN DREJT HUMNERES.
“zeri i Amerikes latine” shume koment i drejte.Te falenderoj per pjesmarrjen ne diskutim.Ne na duhen rruget e shpetimit dhe jo thjesht konstatimi i krimeve te ketij pushteti fashist.Nje dicka tjeter qe eshte per te ardhur shume keq.eshte se nuk lexojme artikuj serioze qe te godasin ne zemer sistemin e kalbur te drejtesise.Nuk degjon te flitet per prokurore e gjykates qe jane te zhytur ne llum apo ne gjume dhe nuk reagojne ndaj asnje lloj krimi te pushtetit.Cdo dite lexojme per skandale,por asnjehere nuk shoh nje reagim te prokurorise.Ligjet aty jane,por nuk zbatohen.Nqs keta prokurore kane frike,atehere jane ne profesionin e gabuar,por une dyshoj se nuk eshte frika qe i pengon,por perlyerja me llumin e pushteteve keto 20 vjet dhe me pare.Do ti lutesha Z.Mero Baze ti kushtonte me teper vemendje ketij problemi.Une jam i vetdijshem qe Saliu eshte e keqja me e madhe e ketij vendi,por dhe zvarraniket qe e ndjekin nga pas apo ata qe i bien violines se pushtetit nuk jane rrezik i vogel.Po ti goditen dhe rrezohen patericat kermes,ai nuk do te kete se ku te mbahet.
Sinqeriteti i nje njeriu te pasinqerte duket haptazi edhe ne kete seance maratone te Kuvendit me replika e kunderreplika ,me kercenime e fyerje siç e ka zakon ky kryeminister i pasinqerte e i çekuilibruar.Qellimi i Sali Berishes nuk eshte qe te hiqet imuniteti, ashtu siç e deklaron me buje . Qellimi i tij , duke ditur se kushtet e tjera qe i ka vene BE , nuk mund t’i plotesoje dot , dhe pretekst eshte opozita dhe faji i mbetet asaj. Me kete rast ai do te beje zhurmen e madhe edhe gjate fushates elektorale VITIN E ARDHSHEM, SE FAJIN E KA OPOZITA ,NDERSA QEVERIA IME BERI TE PAMUNDUR PER TE NA PRANUAR SI KANDIDATE NE BE.
O OBSERVER!, Arben Manaj e njeh shume mire Sali Vicidolin mbasi e ka patur mik shtepie te babait te tij coban i dhive Ali Manaj, qe ka vegjetuar gjithe jeten ps bythes se Enver Hoxhes, Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut dhe Hysni Kapos me poste te larta nga sekretar i pare e ne kryesine e kuvendit ku vendosej pushkatimi de internimi i “armiqve te partise”.
O OBSERVER!
Arben Manaj eshte cun blloku, eshte ushqyer me banane e amita qysh sa ka lindur
o geno, po si shpjegohet qe keta cunat e bllokut jane me te zgjuar, me perparimtare, dhe me te qarte ne demokraci se ju cunat e ballisteve, se dukesh nga ata je ti vicidols. ne fakt ke te drejte se keta cunat e bllokut e ben levizjen tuaj, se te ishte per ju, u kishte hyre fika ne bark dhe dhisnit e shikonit prapa. ju pas ne 92 , pas edhe 2012. merru ore me problemin se jeni te pasinqeret, doni demorkaci por e doni si te shokut enver, te gjitha ne nje dore. ju paskeni qene me komunist se ata komunsitet. gjynah qe tere jetne ua kane fut keat cunat e bllokut. qe lala durt geno.
Kushtet per ne BE Sala do t’i plotesoje me 36 gusht.
“… njerzit e urte e te virtytshem jane te pakte, keshtu qe pjesa me e shendoshe dhe me e mire e popullit eshte e shtrenguar te kerruset nen peshen e pjeses me te madhe, ndaj oreksit te nje tribuni apo te nje oratori te pacipe…” – Jean Bodin
Uroj qe Berisha te mbetet i skalitur ne mendjet tona si nje gabim qe nuk duhet perseritur me kurre nese duam te ndertojme nje shtet te se drejtes.
CILIMUND TE ME THOTE MUA KUR DO TE PERFUNDOJE LUFTA NE FB.LUFTA BEHET NE RRUGE DHE ME PAS NE KUTITE E VOTIMIT!
Se shpejti Manaj me shkrimet e tij te goditura, do e bej kete kelemndasin te vari veten, prit kur tja degjojme mandatin.
Edhe une te mbeshtes nga mbrapa o kelmendas.Vecse kam nje vrejtje te vogel: shume gabime te gjuhes shqipe paske bere or jaron dhe kush i mban keto komsomolasit e meros qe po na i nxijne fytyren.Na ma kap nje cike ketu poshte sa gabime ke bo e ke dhi fare:
-pinjollve
-ndershimet
-mestastazat
-babajit
-hajdutve
-depudeti
-gjygjtari
-2 vje
-opzita
-prallat
-imeil
O kelmendas bon mire me e nrrue ate nickun se po tallin lesht me ty keto komentuesit alfabete te kisaj gazete apo mos je ndonje tip “pal melyshi”
Vetem per nji gjo deshta me d’vete:
Ata fjalen e fundit e ke fjalin me miellin qe na jep shab memia cdo dy vjet kur ka votime apo ate miellin e lazaratit qe e ka merak dhe ai kancerologu qe nuk po ja them emrin.
ME IMUNITET PA IMUNITET
SALEN TON E KINA MBRET
SA TE KEMI ARVIZUNE
EDI RAMA TE NA HAJE MUNE.
BRAVOO…O OPOZITE VERTET O KJO PARTI DUHET TRET,ZVARRE TE MARRE DHE PD..
https://sphotos-a.xx.fbcdn.net/hphotos-ash4/294365_221060134624836_1418046210_n.jpg
e Mental, nuk e vret vetne ky kelmendasi, se keta vrasin njeri-tjterin ne gjakmarrje. shpellar hesapi i ranum nga malet, lere te shkretin se fshihet me anonim se eshte tu ndjek ndonjeri per gjakmarrje keta kelmendasit.
o kelmedas prej trapoje
dukesh qe do jesh ndonje kapterr dezhurni me ndonje qoshe andej nga bashkia e pederit lulebasha ose me ndonje roje te frekuencat e flamurit mrenshem .
Deri kur ta nderrosh sherbimin e ke mire me shty kohen me komente.
Do ti themi mero bazes te japi ndonje shperblim se je figure ,nje njesh
jo vetem po na argeton por ne vend ti rregullosh vetullat sales po i syte.
Vetem mos thuj qe po shkruj nga belgjika se nuk kemi fuqi me te qeshim.
sa ma shume sali berisha bertet per dicka aq ma shume duhet ta dime se nuk e ka pernjemend!immuniteti nuk eshte aspak nje teme seioze per te.Ai NUK e do te votohet imuniteti,as opozita Nuk do te votohetky ligj!jane marr vesh bashke per mosvotimin,sepse interesi i tyre maffioz eshte te mos votohet!Po per ne ,na bejne nje show se kishe e duan me mish e me shpirt kete ligj…Sa ma shume bertitin,aq ma pak veprojne ,aq ma pak e deshirojne kete ndryshim sepse preken inteesat e tyre!Opozita e pozita tash e 20vjete shahen diten,darkojne naten bashke,edhe zgerdhihen me ne”va futem” edhe vazhdojne lojen ramizian pozite opozite e vendosur nga ramizi..