Në emër të maksimalizimit të votës

29 Korrik 2012, 20:08Editorial TEMA
Në emër të maksimalizimit të votës

Nga Arben Manaj

 

Deklarata e fundit e Kreshnik Spahiut apo formacionit më të ri politik të lindur, por ende pa emrin e babait në certifikatën zyrtare të lindjes, FRD-s, se “nuk do bëjmë koalicione me PD dhe PS”, të rikujtojnë Ilir Metën dhe LSI përpara disa vjetësh.

Madje më shumë ta rikujtojnë deklaratat se do fitojmë zgjedhjet dhe dy “ujqërit e vjetër” politik do i nxjerrim në pension.

Në vartësi të këndvështrimit politik dhe mënyrës se si e hedh votën, mund të irritohesh, madje edhe nënqeshësh me to, por edhe mund të ndjesh keqardhje aq sa dhe optimizëm.

Në fund të fundit, nuk ka rëndësi se çfarë thuhet tani ,pasi nuk është se do japin dorëheqjen këta politikanë, nëse nuk dalin parti e parë. Askush nuk e ka bërë këtë gjë, as Ilir Meta. Dhe nuk pritet ta bëjnë as aspirantët e rinj, të cilët ende nuk i kam dëgjuar ta deklarojnë një gjë tillë.

Gjithçka bëhet në emër të marrjes së sa më shumë votave nga ajo kategori e targetuar në spektrin politik, ku luajnë. Dhe për hir të së vërtetës është një seksion jo i madh i mbetur në tortën e ndarë elektorale shqiptare e cila është e “gardhuar” pa lënë shumë hapësira për të tjerët.

Ata që janë të djathtë ose që duan të votojnë për Berishën, pa pasur iluzion, do votojnë edhe sikur ai të bëjë më shumë prapësira dhe të dështoj më shumë se kaq, apo të jetë edhe më i suksesshëm në rekordet e notit, të vetmit lajm të mirë sportiv në këtë muaj olimpik për kombin.

Në këtë linje edhe ata që duan të votojnë për PS, do votojnë për të, pavarësisht nga fakti nëse e duan apo urrejnë Edi Ramen me ide të reja rilindase e jotradicionale apo me Twitter dhe editoriale.

Po ashtu, ata që duan të votojnë për LSI dhe Ilir Metën, sërish do votojnë për të, qoftë për një vend pune në administratë apo parti, pasi janë prishur me partine Nënë apo edhe nëse ai del me bllok në dorë apo i pafajshëm nga drejtësia.

Këto formacione të reja politike mund të argumentojnë se ka shumë shqiptarë që janë lodhur me bajlozët e vjetër dhe mund të pretendojnë se të lodhurit dhe të pakënaqurit do përfundojnë në prehrin e tyre magnetik.

Ky mbetet një probabilitet i paprovuar, por gjithsesi në parim, nuk duhet përjashtuar deri në verifikim.

Në kalkulimet politike, këto deklarata janë mese normale dhe mund të interpretohen sa si diletantizëm aq edhe kujdes paraelektoral.

Do te habitesha për mire nëse Kreshniku dhe Aleanca do të dilnin parti e parë, siç po pretendohet. As Ilir Meta nuk doli edhe pse pretendoi shumë. Por nuk do habitesha nëse ata vetëm nën një flamur dhe ombrelle te madhe , nuk do ishin “king makers”, vendimtar për formimin e koalicioneve të ardhshme qeverisëse, në rast se nuk masakrohen në ditën e votimit nëpër komisionet e numërimit të votave, gjë që edhe mund të ndodh.

Them diletantizëm pasi duhet të lësh një shteg hapur, si çdo shtëpi apo apartament normal e ka një dalje ne rast zjarri. Dhe zjarrin nuk duhet ta kesh kurrë mes teje dhe daljes.

Ashtu si edhe në futbollin modern spanjoll ku po eliminohen rolet dhe po luhet me 8 mesfushorë dhe pas sulmues të mirëfilltë, edhe në politikën shqiptare, “mesfushorët e rinj”, duhet te luajnë sa majtas dhe djathtas, me pasime dhe lidhje te shkurtra.

Kështu ka luajtur Berisha që pas zgjedhjeve të para, e deri më sot. Kështu po luan Ilir Meta. Kështu do luaj edhe Edi Rama, e kështu ka deklaruar së fundmi edhe ish Presidenti Topi, ndryshe nga FRD-ja!!!

Kjo mund të mos jetë parimore në politikë, e cila përgjithësisht s’njihet se ka parime, por është realitet jo vetëm në Shqipëri, e cila gjithnjë e më shumë po më mësohet me “kompromiset antihistorike”.

Idealizmi i tepërt, siç do gjë e tepruar ne jetë, në politikë i përket një bote tjetër, tashmë me epitaf.

Por këto deklarata njëkohësisht kanë shumë elemente të një kujdesi paraelektoral, që duhen mirëkuptuar deri në ditën e shpalljes ose marrjes vesh të trendit elektoral, pasi më pas, veprojnë parametra të tjerë.

Madje disa të tillë janë duke u aplikuar që tani, siç po na e rikujton duke na ulëritur përpara syve dhe veshëve z. Ndoka.

Nëse do të ketë një qasje dhe frymë të re siç pretendohet dhe nuk do të aplikohen parametra të tjerë, është mirë të flitet hapur me ata që u duhet marrë vota për atë se si do veprohet politikisht në rast të një Plani B.

Nuk ka pse as të zhgënjehen ata votues pasi ua ke marrë votën për të larguar Berishën dhe mbajtur Ramën në opozitë, nëse adopton modelin LSI. Kjo nuk do ishte konsistente me te vërtetat që po i tregohen nga këto forca të reja politike shqiptarëve.

Nuk ka vlerë as të gënjesh veten me rekrutim votuesish që nuk kuptojnë domosdoshmërinë e ndryshimit, aq sa nuk ka vlerë të kesh pranë aleatë që janë të gatshëm të kapërcejnë ylberin për çdo kockë të hedhur nga pushti dhe pushteti i ditës.

Përtej këtyre deklaratave, përtej kalcifikimeve elektorale të dy partive kryesore, jo aq premtimet avatare elektorale, sesa nuhatja se nga shkon era dhe jo fryma e pushtetit dhe më pas një vend pune apo një lidhje me pushtetin, do të jenë përcaktues se ku hidhet vota ditën e zgjedhjeve, në kushtet kur do mungojë besueshmëria për një frymë, politika apo vizion të ri qeverisës, në përpjekjet e dështuara deri më sot, për të larguar nga pushteti “të fundmin e mohikanëve demokratikes”, që historia u ofroi fatin të ishte komunisti i parë demokrat, dhe na ka ngelur “demokrati” i fundit komunist për 22 vjet në këtë vend.

erisha �7ps��4 �5 ve të para, e deri më sot. Kështu po luan Ilir Meta. Kështu do luaj edhe Edi Rama, e kështu ka deklaruar së fundmi edhe ish Presidenti Topi, ndryshe nga FRD-ja!!!

 

Kjo mund të mos jetë parimore në politikë, e cila përgjithësisht s’njihet se ka parime, por është realitet jo vetëm në Shqipëri, e cila gjithnjë e më shumë po më mësohet me “kompromiset antihistorike”.

Idealizmi i tepërt, siç do gjë e tepruar ne jetë, në politikë i përket një bote tjetër, tashmë me epitaf.

Por këto deklarata njëkohësisht kanë shumë elemente të një kujdesi paraelektoral, që duhen mirëkuptuar deri në ditën e shpalljes ose marrjes vesh të trendit elektoral, pasi më pas, veprojnë parametra të tjerë.

Madje disa të tillë janë duke u aplikuar që tani, siç po na e rikujton duke na ulëritur përpara syve dhe veshëve z. Ndoka.
Nëse do të ketë një qasje dhe frymë të re siç pretendohet dhe nuk do të aplikohen parametra të tjerë, është mirë të flitet hapur me ata që u duhet marrë vota për atë se si do veprohet politikisht në rast të një Plani B.

Nuk ka pse as të zhgënjehen ata votues pasi ua ke marrë votën për të larguar Berishën dhe mbajtur Ramën në opozitë, nëse adopton modelin LSI. Kjo nuk do ishte konsistente me te vërtetat që po i tregohen nga këto forca të reja politike shqiptarëve.
Nuk ka vlerë as të gënjesh veten me rekrutim votuesish që nuk kuptojnë domosdoshmërinë e ndryshimit, aq sa nuk ka vlerë të kesh pranë aleatë që janë të gatshëm të kapërcejnë ylberin për çdo kockë të hedhur nga pushti dhe pushteti i ditës.

Përtej këtyre deklaratave, përtej kalcifikimeve elektorale të dy partive kryesore, jo aq premtimet avatare elektorale, sesa nuhatja se nga shkon era dhe jo fryma e pushtetit dhe më pas një vend pune apo një lidhje me pushtetin, do të jenë përcaktues se ku hidhet vota ditën e zgjedhjeve, në kushtet kur do mungojë besueshmëria për një frymë, politika apo vizion të ri qeverisës, në përpjekjet e dështuara deri më sot, për të larguar nga pushteti “të fundmin e mohikaneve demokratikes”, që historia u ofroi fatin të ishte komunisti i parë demokrat, dhe na ka ngelur “demokrati” i fundit komunist për 22 vjet në këtë vend.

50 komente në “Në emër të maksimalizimit të votës”

  1. Arsen says:

    Sinqerisht nuk e kuptoj kete peshtjellim argumentash. E ke perkthyer nga anglishtja ?

    1. turi says:

      Arsen e ka perkthyer nga The Times. Po ti je mesuar me zhgaravina mor derzi ndaj te ben pershtypje stili prej te huaji. Iiii sa katunar e zbulon veten keqaz hahaha.

      1. adriatil joti says:

        Aleanca Kuq e Zi duket ne rruge te mbare. pse jan terbuar kaq keq PD dhe PS?!!!!

      2. Rrema says:

        Nje tuf idiotesirash te cilat per shkak mungese te argumentave, sherbehen me nje paqartesi idiote per ti bere te duken me ekzotike! Gati gati duken si argumentet e humbura te edit.

    2. anti - grek says:

      Aleanca Kuq e Zi duhet te vazhdoj e vetme dhe te mos bej gabimet qe te hyj ne koalicion as me ps dhe as me pd

    3. OLSI says:

      Shqiperia ka pas nevoje per nje levizje te re si aleanca kuq e zi dhe Kreshnik Spahiu duhet ti rezistoj ashtu sic po ben ofertave

    4. erjon says:

      jooooo PS nuk ka asnje shans te fitoj zgjedhjet nese Aleanca Kuq e Zi nuk luan keshtu. Opozita nuk duhet te jet ne nje tren por ne dy ose tre. Ne nje rresht shkatrohet gjitheshka.

    5. ida says:

      Kreshnik Spahiu i bi ballit te dy ketyre komunistave te qelbur, Partia e Bamirit ka per te perfundu te gjiri Berishes serish

  2. Integrim Shishtufina says:

    GAZETARE,nuk po u kupton me njeri”jeta ne bote eshte bere aritmetike Olimbi’e jo ‘POLITIQI’5 pleq kane ngelur ne Shqiperi.ME MIRE MOS FLISNI èPO NUK DINI ‘EKONOMI’

  3. anais says:

    BRAVO … nje analize shume e sakte ….

  4. Astrit says:

    Sakte. Respekt per Arben Manajn.

  5. Treviso says:

    Zoti Bledi, jam dakort plotesisht dhe jemi te nje mendimi.
    Ja kam bere vrejtjen dje me ultimatumet qe nxirte nga qyteti i Koeçes me kulture Europiane.Ultimatumet çojne uje ne mullirin e vrasesit te popullit shqiptar,sali Rom Berisha.

  6. *_Realist_* says:

    Nje Albania

    Nje KLAN politik
    Nje jane Pd-psss-Ak,e lesh e li te gjithe
    NJESH…,ata jane kunder Albanias
    Nje gje mbani mend….? Ata do te vazhdojne te jene duke e tallur akoma me ate popull,sepse ashtu Duhet !!!

  7. Palla says:

    Pa koalicion gjitheperfshires te te gjithe atyre forcave politike qe jane per rrezimin e pushtetit te familjes se Berishes, nuk mund te firohen zgjedhjet e 2013-es.
    Koalicioni para dhe pas elektoral duhet te jete i qarte me PIKESYNIM KRIJIMIN E SHTETIT mbas fitores ne zgjedhje, dhe jo me NDARJEN E PUSHTETIT. Partite qofte AK apo FRD duhet te hyjne ne koalicion paraelektoral dhe mund te mbeshtesin PS ne formimin e qeverise edhe pa marre pjese ne kabinet, por duke e mbeshtetur me vota ne parlament dhe duke i vene KUSHTE PER TE NDERTUAR SHTETIN. Kjo formule bashkepunimi do te tregoje nese realisht keto forca politike jane per rrezimin e regjimit te familjes se berishes apo mbajtjen e tij ne kembe.
    Vendosja e kushteve per te ndare thelat e pushtetit, perpara kushteve per te ndertuar shtetin, tregon se edhe ne keto parti te reja egziston koncepti i mjeljes se pushtetit dhe jo ndertimit te shtetit, dhe e meritojene te shkrihen si kripa ne uje, apo ne te ardhmen e afert te behen vasale te berishes, i cili eshte mjeshter i kenaqjes se orekseve te tilla patriarkale.
    Kushtet e ketyre partive qe marrin pjese ne koalicion duhet te jene te qarta ne lidhje me ndarjen e pushteteve, zgjedhjen e presidentit, ndryshimin e ligjit zgjedhor, krijimin e aministrates se politizuar, politiken e jashteme, ceshtjen came, shqiptaret e Maqedonise, Serbise e kosoven si dhe shume ceshtje te tjera thelbesore.

  8. 1 thes miell says:

    Kur zgjedhja e presidentit, si funksioni me i larte i Republikes banalizohet ashtu si perhere, cfare mund te thuash per zgjedhjet ne komunat dhe fshatrat e thella ku vota grabitet e blihet per 1 thes miell?!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/presidenti-i-shqiperise.html

  9. Ajet Delaj says:

    z Manaj pershendetje per pasurimin e teorise se “xhuvelizmit” ne Shqiperi qe per te verteten e ka pasuruar ne praktike LSI me Ilir Meten.
    Nuk e di ne keni marre pjese ne keto formcione politike por filozofia e shkrimit tuaj eshte perfekte per keto formacione.
    Megjithate eshte e drejta e gjithsecilit te shkruj e propoandoje per ate se per cfare paguhet . Nese behet fjale per te dhene kontriut intelektual sesi duhet te reformohet politika shqiptare ne funksion te prosperitetit e natyrisht integrimit te vendit mendoj se duhet thene tjera gjera. “Xhuvelizmi” nuk mendo se eshte risi e mire qe ndihmon prosperitetin dhe integrimin. Une di nga historia dhe filozofia se pergjithsisht forcat antikonformiste qe kerkojne te thyejne statukuone sjellin ndryshime e progres te plote apo te pjesshem per kete besoj jeni i bindur edhe ju pasi vete Partia Demokratike dikure ka qene nje force e tille. Tani nese forcat e reja shpalosin para shqiptareve alternativa te reja e ju beni pjese ne dy formacionet e medha se paku gjere tani une medoj se do ishte shume me progresiste e produktive te kerkohej nga PD te kapte koherencen nese mendon se eshte progresiste edhe mbas 22 vjetesh dhe per PS te reformofej deri ne ate shkalle sa realisht te pasqyronte alternative te re jo vetem me te kaluaren komuniste por edhe me trashigimine grabitse te Fatos Nanos.
    E them me bindje se “xhuvelizmi” jo vetem nuk eshte progres por as alternative qe duhet synuar. Formacionet e reja duhen mbeshtetur nese ato vertete arrijne te shpalosin idete dhe programet e tyre alternative reale e progresiste. Nese ndonjeri kerkon te beje demagogji me kodin mund t’ju them se cdo force politike shqiptare qe arrin te marre 1.5 miljon vota te tera kalkulimet e demagogeve shkojne ne kosh te plehrave. Pra me kete duhet thene se vlen per te tera forcat politike thirrja per reforma e performance sa me dinjitoze me duar e fytyra sa me te patra pasi”xhuvelizmi” kam bindjen e plote se nuk eshte alternative. Prostitucioni politik duhet te marre fund pasi ndikon drejteperdrejte negativisht ne implementimin e programeve te forcave politike qe kane marre mazhorancen e votave. Une nuk arrij te kupoj se si Partia Demokratike si formacion politik i djathte i le kater vjet LSI Ministrine e Ekonomise kur filozofite e tyre qeverisese jane te kunderta dhe nuk kupoj se cfare programi do adaptoje koalicioni PD- LSI nese do vazhdoje edhe per nje mandat tjeter.
    Pra programet alternativat dhe stafet dinjitoze duhet te jene percaktuese per te synuar prosperitetin dhe integrimin e Shqiperise.

    1. Reformer says:

      “Xhuvelizmi”, duam apo s’duam ne ka rezultuar nje praktike e suksesshme politike. Ne fund fare nuk ka rendesi se kush e meriton, por kush e ha pulen. Vertet qe me “xhuvelizem” nuk mund ta shtysh gjith jeten, por Xhuvelit i mjaftoje per te arritur deri ne diten e pensionit si keshilltar i kryeministrit. E ci duhet me teper?

  10. labi nga vlora says:

    Po.-Nje analize plote Ura dhe skema
    per te sqaruar nje realitet,qe sot kerkone
    Strategji te reja bazuar ne forca
    shumepaleshe,me qellim qe te mbulojne tere fushen,
    dhe ta zoterojne sa me mire topin(voten)!
    Ne kete perballje qe z.Manaj ofron,-thekson se
    skuadrat jane me fizionomi te ndryshme;
    Te vjetrit me trainier Berishen dhe as.Meten,
    perdorin turli varjantesh,sepse kane Pushtetin edhe Parane.
    Opozitaret vertete kane perkrahjen masive,por qe nuk hyjne dot ne stadjum!sepse nuk kane me se ta blejne bileten.
    Atehere dyshja Berisha-Meta,ju ofrojne fukarenjeve bileta falas,me kusht qe te bejne tifo per ta.
    Kurse pjesen tjeter qe do tju duhet,e perafrojne me deformimet qe sajon akrobati Ristani…
    Keshtu Zjarri eshte aq i madh sa veshtire te kalohet
    pa ndihmuar njeri tjetrin.
    Por ka edhe nje moment;-
    Ate qe zemerata popullore te vazhdoje ti perbuz me neveri
    Meta-Berishen,edhe pse do tju japin nga nje grusht me mjell!.
    por rendesi merr gjithashtu edhe ajo qe ne opozite
    te hapen te gjitha dyert,deri sa tju a zene koken me dere
    balozeve siameze Meta-Berisha.dhe,me pas te gjithe te shperblehen ne baze te kontributeve,ku te gjithe ta shijone
    Torten e fitores.
    Keshtu duhet nenshkruar garanti,jo vetem i fitores
    por edhe i seriozitetit ne bashkepunim.
    Mendoj se z.Manaj e ka realizuar mjafte mire
    Recencen e Projektit te rrezimit…
    dhe vertete e falenderojme.duke shpresuar
    se do ta mirepresim herepas here me plote kenaqesi.

  11. I-liri says:

    Qe dikush genjen te tjeret, per forcen e vertete te tij, ka nje fare llogjike. Edhe kur dikush perpiqet ti mbushe mendjen vetes, se ai vlen dicka, eh, edhe kjo hahet. Por kur dikush, perpiqet me te gjitha format te genjeje e mashtroje veten, dhe te fryhet si nje gjel deti, per tu dukur sa me i madh e me me peshe, kjo eshte t’ja maresh me vershellime, me qellim qe Kreshniku dhe Gazmendi, te bejne gullu, gullu, gullu…
    Mire gjeli i detit, nuk e di cfare eshte viti i Ri. Por Spahia, Oketa, por edhe Ndoka qe e dine se cfare jane e kur jane zgjedhjet, kjo eshte te kesh dy bythe. Nje ta cash e nje ta mbash. Se pas zgjedhjeve nuk flasin dot. Pasi si kaposhi, ne Vitin e Ri, edhe keta dalin te masakruar nga zgjedhjet…. Dhe zduken pa nam…. e pa nishan…

  12. Besmiri nga Luari says:

    Komenti im per shkrimin eshte:
    I mbrekullueshem, teper realist dhe shume i goditur. Ne Shqiperi akoma vazhdojne te na udheheqin vetem komunistet me mediokritetet dhe injorancat e tyre dhe ja ku e degdisen Shqiperine. Per ta plotesuar kete ide une po beje nje pyetje? Sa persona ka ne drejtimin e partive pa qene komunist apo pinjoll te komunizmit? Asnje. Keshtu do te vazhdojme te ngreme demokracine ne ne Shqiperi? Demokraci komunistet quajne vetem kur qeverisin ata dhe pinjollet e tyre, po pse nga shtresat e permbysura nuk le shoku Sali te marrin pjese ne qeverisje? E pra kjo nuk eshte demokraci por rrumpallizem. Demokracia ne Shqiperi do te vije kur te gjithe te jene te barabarte per nje vend pune si ish ballisti, komunisti apo legalisti. Kjo eshte ajo qe ne start te hyjme te barabarte dhe kush e fiton garen hallall, por jo si deri tani qe ne administraten publike dhe ne drejtimin politik e shteteror te gjeshe vetem ish komunistet dhe pjellat e tyre. Kjo shkurt eshte lufte klasash dhe me e ashper se dje ne kohen e Enverit dhe ja ku na degtisen ne mjerim, injorance, hajduteri. Pena Shqiptare duhet te shkruaj per gjithe shtresat e popullsise dhe jo vetem per komunistet. Me pelqene shprehja juaj kur shpreheni se nuk duhet te vazhdohet me me kompromise historike. Hallall besoj se e ke prekur sadopake problemin shqiptar. Nga kjo ka vuajtur dhe po vuajme ne se jemi ngare ne dy kampe armiqsh dhe nuk pyesim me per asgje dhe biem ne injorance kur themi: Me mire nje tufe budallenjsh se nje i mençur se ai te prish pune dhe kjo eshte e vertete pasi budallenj gjen me bollek tek komunistet. Kete gje ata kane mbi 70 vjete qe e kane vertetuar dhe po vazhdojne ta vertetojme. Shkurt ka ardhur koha ti themi gjerat troç dhe kete gje une po e shoh ne disa pena shqiptare per tmos i permendur me emra. Mediokritetit dhe injorances duhet dhene fund. Tani eshte koha. Te lumte z. Arben Mane. Je trim. Per te tille njerez ka nevoje Shqiperia dhe jo per shpellare te tipit Berisha.

  13. Nadia Shabani says:

    Nuk del parti e pare Kreshnik Spahiu se do ta kuptoje populli qe te votosh per ate eshte njelloj si te votosh per Saliun se ne fund mbas zgjedhjeve ai do beje koalicion me Berishen per “interesat e atdheut”.

  14. suela marko says:

    Pershendetje i nderuar! te lumte ajo pene se ti ua liroke nonen te gjitheve. respekte.

    1. arsen says:

      … dmth shpetuam ?

  15. tekniku says:

    Deklaratat e dy zogjve te rinj ne politiken shqiptare AK dhe FRD jane te inspiruara nga guzhina e Berishes dhe jane ne sherbim te saj.Ajo qe duhet te thuhet sot nga i gjithe spektri opozitar shqiptar eshte bashkim me kedo qe do te heqe zgjedhen e Berishes nga qafa e popullit sahqiptar.Cazogj qe nuk ju kane dale puplat akoma pretendojne te fluturojne vetem.Kjo conuje ne mullirin e Berishes.

  16. rolandb says:

    Disa ‘opinioniste’, dhe 100 vjet te punojne ne BBC prape nuk do mesojne kurre si te shkruajne. Te tjerat i ka thene gjergji nga USA ketu me siper.

  17. o gjergj prej usa bathorja, te paska djeg shkrimi dhe duket qe e studjoke artikullshkruesin. ti do jehs ndonje nga ata zinxhirdredhesit e viccidolsit qe u ka lene zyravev te piqeni si lejpuj se vete eshte tu thy rekorde mallkimi i shqiperise. gjasme bo si antiberishist dhe e shake qen bir qeni bjdo malon, po ju jeni plera se keni nje filozofi zi berisha qe po tu dalesh kunder te shani me liber shtepie. gjame dike ene englisht katunari h no thanks. a jei i zoti or zotni tja hedhesh poshte argumentin, lerini keto sulme te poshtra. te ka djeg ajo fjalai e fundit e po ashu eshte mo kamunist derrit i konvertuem ne dimokratikas qi 22 vjet turp i botes. e kapi gjysmene e rekordit te enverit. po ju vicidolsit keni qene me keq se komunistata e vertete, e keni bo ate parti si sekt fetar.hajd tund george usa bathorja

    1. dashamir says:

      replike me komentuesin:”gjergj usa prej bathore”
      Nuk e di kush fshihet prapa pseudonimit tuaj vete autori apo ndonje derivat i tij? Komentusi “gjergj usa” eshte te pakten nder dhjete komentuesit me te nderuar dhe te ekuilibruar dhe ka te drejte per kete artikullin tuaj qe me teper ngjan me parashikimet sportive te skedinave dhe ndertimin e formacjoneve te skuadrave.Medoj se ky komentues nuk mund te jete berishistaq me teper nga bathorja .Per “kenaqsine” tuaj po bej copy -paste nje nga komentet e tij me pikante te diteve te fundit dhe mund edhe ta konspektoni se do ju vleje qe te mos merreni me skedina 1×2 per ndonje honorar……………..
      gjergj usa — 29 Korrik, 2012 në 7:11 am
      Kemi 21 vjet qe po numerojme vetem banalitete .Nuk i bejne pershtypje me njeriu ne shqiperi per te tilla perversitete.Kjo kakafoni e stafit te presidences nuk perben ndonje lajm ose te terheqe vemendjen e ndonje politikani apo ambasadori thjesht ” tenxherja po gjen kapakun” Jane thjesht ndodhi qe lene gjurme per 12 ore dhe fshihen nga kujtesa te nesermen.
      Le te permendim ca mega-banalitete qe pothuajse jane fshire nga kujtesa e ketij populli qe eshte shkaku i ketyre menxyrave qe ndegjojme dhe nuk reagojme sot:
      1-Banaliteti me i madh ka ndodhur ne 1991-1992 ku per here te pare dhe te fundit ne historine e njerzimit nje ambasador merr pjese ne nje fushate elektorale ne krah te nje partie sic eshte PD.
      Ardhja e tij nga beogradi,prishja e votimeve te 31 marsit organizimi i i 2 prillit 1991 dhe shkaterrimi i tre qeverive shqiptare brenda nje viti nga dyshja proserbe rajerson-berishe kur shqiptaret kishin deri problem urije ka vend per te kerkuar falje nga ato qe udhehiqnin kete strategji te gabuar.
      2-I tille ka qene dhe tolerimi nga Nato qe ju “ofrua” Berishes kur theu embargon ndaj xhelatit milloshevic.Akoma me miope te cuditshem po tregohen kosovaret qe vazhdojne ta nderojne kete monstre te ballkanit.
      3-Viti 1996-1997 do te mbetet ne koleksionin e banaliteteve qe jane ne kurriz te berishes dhe me teper te faktorit nderkombetar vecanerisht atij amerikan qe dhe sot eshte i paspjegueshem se perse e lane ate vend ne balte.
      4-Futja e liderit te opozites Nano ne burg per disa kavanoza receli dhe gradimi berishes dhe bashes qe vodhen gjysem miliardi dollare ne rrugen e gjahut te kombit nuk ka nevoje per koment.
      5-E dogji Berisha per se treti Shqiperine ne shtator 1998 dhe asnje llaf per denim nga komuniteti nderkombetar.Vecse u dergun disa mesazhe
      si gallate dipllomatike.”Na vjen keq i dashuri Berishe por na falni se nuk ju njohim dot pushtetin qe e fituat duke perzene ne menyre kriminale socialistet por ju lutemi shume i dergoni tanket te vendi,
      biles po e pe te udhes mund te japesh deshmi brenda mureve te ambasades amerikane me prokurore amerikane se te kemi xhan-xhan akoma..
      Per kete akt kriminal te berishes ne 1998 nuk ka nevoje per ekspertiza
      qesharake te FBI pasi cdo gje eshte e regjistruar.Dhe cdo prokuror normal ne glob mund ta coje prapa hekurave berishen qe sot natyrisht nqs do vellai yne i madh alejandros arvizu dhe ata prapa tij.
      6.Nuk po zgjatem me holokaustin e gerdecit qe ishte nje biznes i piste
      i kompanive amerikane qe kishin vene dhe familjen e mobsterit berishe ne dispozicjon.U quajt aksident teknologjik u gjet fajtore nje karroce e salduar dhe se ato municjone ishin kineze ???
      Vrasja e baxhanakut te berishes,eleminimi mafjoz i kosta trebickes,
      ofendimi i NY Times leter higjenike,dhe paisja me vize amerikane e gjeneralit LEPUR HOXHA qe kishte probleme me drejtesine akoma tregojne se filmat me mafjoze te hollivudit duken si romanca para ketyre qe po na shohin syte “LIVE”ne Shqiperi.
      7.Nuk po zgjatem me 21 janarin dhe votimet e tiranes se dihet ato u fituan me merite nga arvizu-volfart-berisha.
      8 Shkurtimisht ca monstruozitete te tjera me forme “banale”
      -Shqiperia nje euro
      -kinezcja gjuhe e dyte
      -kemi gjak turku
      -turqit i pelqejne grate tona
      -pashaporte shqiptare kush investon 100 mije dollare
      -hekurudha pekin-tirane-vicidol
      -feste madheshtore e berishes kur u vra i ndjeri F.vogli
      -irani duhet sulmuar
      -eci me postulatet e rigonit(reganit)
      -jemi fuqi energjitike
      -jemi fuqi arroresh , gshtenjash & boronicash
      -vetem gjermania na konkuron ne europe.
      -ekzagjerimi i tradhetarit ahmet zogji
      -injorimi i nolit,gurakuqit,prishtines,currit etj.
      -kur kapet 1 ton droge nuk perben me lajm
      8-Sekuenca nga holokausti i berishes;
      -rrafshimi i ekonomise ne nivelin zero
      -shtypja me kerrbac e protestes 1996
      -futja ne kon.islamike pa referendum
      -djegia e gazetes koha jone
      -persekutmi i qindra intelektualeve
      -takimi sekret me milloshevicin ne maqedoni
      -furnizimi me karburat i serbise
      -lejimi i firmave piramidale
      -zhdukja e remzi hoxhes
      -3000 te vrare ne 1997
      -nxjerrja ne prite e azem hajdarit
      -perdhunimi total i shtetit shqiptar 1998
      -shkaterrimi i vend kalimit te “zogut zi”
      -anullimi i hekurudhes moderne durres-tirane
      -vrasja e 26 vetave ne gerdec
      -vrasja e fatmir xhindit
      -vrasja e k/komunarit Veseli ne Kukes
      -djegia ne makine e oficerit te shikut
      -vrasja me telekomade e gjyqtarit Konomi
      -vrasja e biznesmenit te cimentos ngjitur me arvizune
      -fshehja e vrasesit te remzi hoxhes ne londer.
      9-Jane me qindra vrasje te tjera nga aksidenet rrugore,nga plackitjet nga lufta per pronen ,per gjak marrje ,per depresine,per varferi extreme etj etj qe cdo dite ne shqiperi keto njoftime duken si buletine lufte .Dhe ne vende si afganistani apo siria qe jane ne lufte nuk ndodhin kaq shume dhe kaq frikshem qofte vrasje politike apo ordinere.
      10-Perfundimi eshte se instalimi i demokracise ne Shqiperi jo vetem qe ka deshtuar plotesisht por ka ndodhur e kunderta qe kjo qeveri e ndihmuar hapur nga treshja e ambasadoreve po e pengon hapur kete proces duke perkrahur berishen naten dhe duke ushtruar presion diten opozites qe realisht eshte “out the order”
      Ky eshte kulmi i kulmit i banalizimit:PERKRAHJA E HAPUR QE I JEP AMERIKA DHE EUROPA NJE KRIMINELI SI MENDERBERISHA.
      Mos i lodh i nderuar MERO me manekinin BUJO NISSANI dhe stafin e tij.
      Ai eshte pambarimisht i vogel (PMV).Edhe sikur t’ja heqin komplet stafin ketij handikapati nuk ka per te ndodhur asgje.
      I vetmi lajm serioz qe kemi marre deri tani nga presidenca ka qene sherri i bere ne konvalishencen qeveritare ne durres midis mamit te Bujar Nishanit me mamin e Flamur Nokes per te marre dhomen me te mire me pamje nga deti.Me komikja ishte se ne ate kohe nuk i kishin marre akoma postet e tyre dhe celsat e zyrave.Por ama mamate e tyre i kishin gllaberuar celsat e shtepive te pushimit,dhe nje zot e di kur i fillojene dhe i mbarojne ato..ESHTE BANALITET TE MERRESH ME KETO MONSTRA DHE TE MOS SHIKOSH SHQIPERINE E PUSHTUAR NGA BURRAT E SHTETIT DHE YJET NE QITJE APO NE NGJTJE.ESHTE BANALITET TE MOS MERRESH ME ATO QE I KRIJUAN KETO PERVERSE.NUK ESHTE SEKRET E DINE TE GJITHE..ESHTE AI QE THOTE “ACT NOW” DHE MBAN ME VEHTE OSE JA VENE ME ZOR NGA PRAPA BYTHE FARI BALLIUN NJELLOJ SIC E MBANTE “LAL HEKRI ” NE VITET 80-90 MES KEMBEVE.
      NQS SHQIPERIA QUHET TASHME E DENVERIZUAR SIPAS DOKTRINES 20 VJECARE TE RAJERSONIT ESHTE KOHA TANI PER DEBERISHIMIN DHE DEFARIBALLIZIMIN E SHQIPERISE.ACT NOW MISTER ARVIZU !
      NDRYSHE DO TE VIJE SHPEJT DITA QE DHE PENDA E ATDHETARIT MERO BAZE DO JU FUSE TE BANALITETET SIC JU KLASIFIKOJNE NJE PJESE E KONSIDERUESHME E SHQIPTAREVE SI NE SHQIPERI ASHTU DHE KETU NE AMERIKE.

  18. dantes says:

    tregu politik kjo eshte fjala qe duket eshte me e pershtatshme per kete kohe . berisha i cili ka qeverine e ka met te lehte te joshe parti te vogla te cilat marrin nje post dhe bejne nje fushate me komode keshtu do te ndodhe me nard noken njeri pa asnje integriteti mediokritet i gjalle do marri nje post do lepije ato qe ka thene per saliun dhe aq po keshtu ne kampin tjeter rama nuk ka cfar tu afroje poste aleateve ato duan nje sistem qe nuk ishte vetem ne doren e rames por edhe rames nuk i interesonte ndryshimi i sisitemit seopse i shikon si pengese milon , gjinushin qe per hire te se vertetes nuk kane me elektorain e duhur por qe votat e tyre nuk kane arsye qe te humbin aleatet duan nje pozicionper deputetet . pra te gjithe shikojne hallin e tyre te marrin nje cope me te gjitha menyrat dhe ajo qe eshte me e rendesishme largimi i rregjimit te saliut ato e kane harruar . lindja e dy forcave politike te reja AKZ dhe FRD duket po ndryshojne ballancat por edha ata vuajne nga i jejti sindrom politik shqiptare nuk jane bashkpunues ne pikpamjet politike nuk jane koherente nga njera an nuk kane nje program te qarte nga ana tjeter bejne nje politike populiste kjo me teper per AKZ kane rene ne grecken e berishes qe thote se ato jene parti te rames dhe ne kete menyre kane frike qe te bejne publike kualicioni me ps duke ruajtur formen dhe programin e partive te tyre qe do te thote se pas rrezimit te saliut ata kane te drejte te qeverisin duke e detryruar ramen qe te plotesoje edhe nje pjese te programit te tyre pra ceshtjen e pronave votimin e eimigranteve reabilitimin e te perdjekurbve politike qe te gjithe kto e kane ne programin e tyre .dhe kjo nuk ja ndryshon identitein e partive te tyre perkundrazi jep nje forme te re qeverisese . por car ndodh pa u testuar ne elektorat si AKZ dhe FRD shpallin jo aleance me ps ne nje kohe qe topi u zgjodh me votat e te majteve per president po ashtu edhe spahiu ka qene keshilltare i nanos dhe ai ne krye te KLD me votat e majta erdhi .aleancatezen e saje ka kombin e madh qe ne parim nuk ka asgje te keqe por qe ne realitet nuk eshte e zgjidhur edhe sikur AKZ te kishte e vetme qeverine dhe te kishte nazhorancen ne parlamenten bashkimin e shqiperise me kosoven dhe camerine nuk erealizon dot sepse jane faktore te tere te huaj dhe te mbredeshme me te forte se sa AkZ qe nuk e lejojne dhe se duhen kushte te tjera per kete qe edhe vete spahiu e di me mire se pa nje unifikim gjuhesore ekonomik infrastrukturore social kulturore nuk ka se si te ndodhe bashkimi i trojeve tona .po keshtu dhe frd pa dale mire deklaron jo kualicionme ps sepse ka frike si nga berisha qe thote se topi ka votu per ramen ashtu edhe nga elektorati qe mendon se do ti bashkohet qe do te jene nje pjese emadhe te pakenaqur nga Pd duke dashur te paraqiten te reja ne fasde po ti shikosh kane rreth tyre te rinje pa emer ne nje kphe qe politike dhe programet etyre i kene bere njerez me eksperiece ne politoke tek FRD aleksander meksi dhe te AKZ blerim cela te cilet kryetaret etyre kane frike tua thone emrat se duket sikur jane te vjeter .duke menduar me nje medesi qe eshte per tu ardhur keq vjen si pasoje e te mos berit realpolike ose nje politke infantile te dyja keto rrezikojne qe pushtetin ta mbaje berisha . ajo qe po kerkohet sot nga re tere eshte rrotacioni politik dhe kalimi klases politike te vjeter ne pension dh e vendosjen para drejtesie te atyre qe kane grabitur dhe vrare shqiptaret pra e klikes se berishes gje qe nuk mund te realizohet pa u larguar vete berisha . fillimi i bisedimeve per nje aleance anti regjim te berishes mes paleve te reja AKZ dhe FRD me PS do te bente qe edhe aleatet e PS te heshtnin dhe te rreshtoheshin ne nje bllok kjo do te sjelle qe lufta e berishes te mos kete me nje shenjester gje qe do te conte ne corjentimin e elektoratit te PD dhe ne fitoren e opzitareve kjo do te beje te mundur qe edhe PDIU te shohe pozitat ne qeverine e berishes dhe shkeputjen nga berisha sepse programet e kualicionit anti berishe jane me afer me PDIU qe do te conte ne shkaterrimn total te saliut i cili po pregatite per nje manipulim galopant dhe te pa precedente ne historine e zgjedhjeve .vendosja e flamur nokes ne krye te redit nje injoranti sy qorr qe eshte i gatshem te beje cfar do shefi ai buri , po keshtu presidenti nishani nje ushtare invalid ulok qe merr kocken qe u hedh saliu do te bejne qe zgjdhjet te jen nje kercenim serioz dhe imedjat per manipulim . ne keto kushte vetem nje njeri qe ka ardhur per interesa thjesht personale dhe okulte nuk mund te pranoje nje kualicion ne te miren e sotme te vendit duke larguar me vote popullore berishen . prandaj kualicioni transparent publik ne sy te shqiptarve qartesisht te vendosur per rrezimin e saliut midis PS AKZ FRD eshte rruga e sigurte dhe dobimire .

  19. abati says:

    rama ne medyshje . spahiu po fluturon me pras , topi as mish as peshk . saliu behet mbret mjere per ne nga kush politikane drejtohemi. te afte per lafollogjira te pa afte per te rezuar nje klike pra te lire ne krunde te shtrejte ne miell .

  20. demir says:

    e vetmja aleance qe e shpeton kete popull eshte besimi se zoti do ja marre shpirtin berishes pa arritur 100 vjetorin

  21. Tepelena says:

    Zoti Arben ti je i biri i nje fanatiku Komunist por ju po tallani me popullin shqiptare ,kur mer babai jote strehim politik turp per Anglin qe ne besonim verberisht se jane shtet antikomunist por jemi te zhgenjyer mjaft.

    1. Po Anglez jon kamunista mer jahu. Qi kur deshin ti banin puq Doktorit ja kom heq vizen. Duhet me i hedh syt nga vllaznit kaukaz nga Azerbaxhoni psh

  22. NjeQytetarOptimist says:

    Heqja e Gadafit ka vetem nje shpetim…Votim masiv per Edi Ramen..Opozita duhet te beje nje fushate (campaign) jo per votim partish, por individash….Duhet te kapen vetem me nje person qe ka ngelur GANGRENA e Shqiperise..Duhet te kapen me nje skizofren dhe mashtrues..Nje individual qe kushedi sa here del ne c’do cep te televizoneve qe ti shpelaj trurin njerzve te varfer shqiptar qe kane ngelur ne mizerje…Ti tregojn njerzve sa here ne vit del dhe flet percart me premtime boshe kur vetem pret shirita deri tek Rruga e Mendafshit…Dhe duke prere shirita ne gjysmen e ekranit, dhe gjysmen tjeter duke treguar shifrat e borxhit publik…Parti te tjera jane vetem gracka e carqe personale fitimprurese…Qenit tregoi shkopin…

    Edi Rama do fitoj…Diaspora e do Ramen te fitoj..Llogjika e do ate te fitoj..Fryma e ndryshimit e do ate te fitoj…

    Gjebura te tjera me bisht, pyesni Kelmendasin nga Qikago…

    Arben Manaj, shkrim i mire…

  23. kinezi says:

    shkruani,komentoni,shani,ofendoni,ciruni,ulerini e beni c’te doni ne fund fiton BACA SALI.suksese pjatalarresve comentues!!!

  24. malcori says:

    ky tipi jeton ne londer pordhen e shet ne shqiperi,po hajde o i mencur jeto prane nesh meqe te keputen l…t per ne

  25. Dukati says:

    Kush është tradhëtari? Berisha, Nano, Meta, apo Rama?.
    – Një pjesë Berishën e përcaktojnë tradhëtarin e kombit si agjent të UDB-së, pra shitës i atdheut më tej s,do koment…
    – Pjesa tjetër përcakton Nanon si atdhe shitës tek Greku.
    – Një pjes thonë se kemi të bëjmë me lidhje treshe anti shqipëtare Berisha-Nano-Meta.
    -Një pjes ajo më karagjozja akuzon Ramën si bllokmen pra si njeri që do ta kthejë faqe me nder revolucionin demonkratik Saiistë e KO, mbrapa.
    Si shikohet po se ka tradhëti reale, gjithë të tjerët pa dallim feje krahine dhe ideje të bashkohen dhe të çlirojmë Shqipërin nga pushtuesi. Pra të gjithë ata që do bashkohen kanë ide, idealin kombtar dhe jo si thot dikush se idet sot qënkan anakronizm. Pa ide s,ka zhvillim kjo është dialektike dhe dialektika është taksative i kundërvihet sharlatanizmit. Vetëm qënjet pa ndërgjegje s,kanë ide, të cilëve më shumë u afron Xhuveli, Meta dhe gjithë ushtria e Sërbit të viçitolit. Formacioni i kundërt ai kombtar me idealin kombtar do quhet i tillë kur të bashkohet dhe të çliroi Shqipërin me ato mjete që mbahet i pushtuar. Në rast se konkludojmë se idet sot i paska marrë lumi athere mirë e kemi dinastin Social feudale Berisha Meta Nano e ko. Ç,po na duhen shtypës të tjerë pa ideale kur jemi mësuar me të këtyre, s,dihet dimesjoni që do na i futin dhe sa do na dhëmbi.

  26. beso says:

    E lexova dje,por s’e kam kuptuar as sot.Mund te mos nderhyja as sot,por une urrej termin”maksimalizim i votes”.çfare eshte maksimalizimi i votes?Te synosh maksimumin e votes apo qysh?Apo te premtosh te gjitha qiqrat me gjithe hellin vetem e vetem te futesh sa me shume vota ne qypin tend?Partite ate pune kane;te fusin doren ne lluce e mos t’u dale dora huq,por a ka mundesi qe ne pese gishta te kene gjashte peshq…Koalicionet parazgjedhore dhe ato paszgjedhore jane brum i te njejtes buke;vetem orari i furrit ndryshon.Fillimisht une mendova se AK e Spahiut ishte e quajtura partia e Topit,por ne fakt ky paskesh filluar nje parti tjeter.Ta them sinqerisht,nuk ma ndjen ta krahasoj AK e Spahiut(e sidomos Pashajt,Xhufit,Arbanes)me LSI.Per hir te se vertetes nuk trashegon rrufjanllekun dhe kodoshllekun e Ilir metes.Partia e Topit ka nje element negativ;Topin.Por ndoshta eshte pozitive hyrja ne skene e ketyre dy partive,sepse po luhej vetem treshe,ndersa figurinat me çame,nard ndoke,Leser,ceker,greker e ku di une u bene si dollaret fallso.

  27. skenderi says:

    kush analizon zhvillimin shoqeroro politik te shqiptareve thone qe vdes ne moshe te re, dhe nuk i eshte gjetur akoma dermani,mendimi im eshte se me opinione duhet te meret vetem nje kategori njerezish ata qe vuajne nga semundja e papunesise qe eshte e pa sherueshme

    1. tefa says:

      O Skender, nje keshill mor bir. Mos mallko se te zene ty mallkimet. Mos e ulni nivelin e diskutimit kaq poshte.

  28. ela says:

    Arben pershendetje,

    Urime per shkrimin. I paske terbu fare keta berishistet qe jane aq te ulet sa edhe mallkojne.

    Terbimi i tyre tregon se ua ke vene gishtin tek plaga. Vazhdo dhe leri ziliqaret dhe te paaftet qe bejne sikur jane PHD.

    Jane mjerane derisa nuk te thone asnje kunderargument. Eshte sulmi i berishisteve qe duan te te sfumojne kritiken dhe duan te te mbylin gojen dhe vazhdojne akoma merren me lufte klasash. Cfare injorantesh….mban kjo toke. Do vazhdoj tju lexoj me kenaqesi ne te ardhmen.

    1. faku says:

      me ngadale moj ela,mbaje veten !
      Ti po flet sikur sa po ta lexoje berisha kete shkrimin e arben manajt dhe komentin tend do te iki i lemerisur…
      Vendi moj ela eshte i pushtuar nga tre banda qe duhen larguar:
      -banda e qeverise qe ka vrare, vjedhur dhe tradhetuar.
      -banda e ambasadave qe jane kthyer ministra te neveritur te berishes
      -banda e opozites qe ka tradhetura hapur popullin qe u ngrit ne 21 janar.
      Per keto te flase zoti manaj jo per sofizma qe nuk i hyjne ne pune as dreqit..Vetem kujdes me ate kenaqsine e madhe se mos kalon ne orgazem.

      1. ela says:

        O Faku, apo Fuck si ta kesh

        Tani qe te lexova ty u orgazmova. Rrofsh per direktivat se tani do shtjellohen. Ore nje njeri mund te shkruaj, por ne fund te fundit duhet te ngrihet populli. Asnje analist nuk eshte leva e Arkimedit, nese populli yne eshte i mberdhif, dhe i tille do mbes edhe pas direktivave te tua, qe duhet thene se po ja prishin pushimin Berishes ne dhermi e na le pa rekord ne gusht…

        1. faku says:

          duro moj ela ,mos u nxito kaq shume.
          popullit shkrete i eshte cuar disa here dhe shume fort biles.
          p.sh ne demonstraten per votimet e 26 majit 1996 ku dhe faku ishte
          i pranishem dhe i thyen kerrbishten shume opozitare dhe qytetare te felliqur shkonin fusnin paret te vefa dhe gjallica dhe bonin gallate me fakun.
          dhe me 21 janar 2011 ku u vrane kater bij nenash ky arban manaj nuk e ka hapur sqepin.
          kjo date ndan fakun me ju zoti a zonje ela qe paske nje difekt:e se e paske orgazmen ne fillim.

  29. shvejk says:

    E ke sterholluar shume zoti Arben ,mund ta thoje me dy fjale ;Politika eshte kurve,dhe politikanet Shqiptare jane te tere kelyshe kurve.

  30. Fred says:

    per si e kuptoj une z artikullshkrues, pavaresisht se i biri i kujt eshte se si e ka mare statusin e rezidentit ne Britani apo se si ka fituar vendin e punes si gazetar ne BBC, nenvizon vetem nje fakt te thjesht pas nje serie konstatimesh qe jane nje liste me “skandale” te moralit politik ne nje bote politike panshqiptare ku gjeja me e thjeshte eshte te goditen dhe te shahen nga nena deputetet ne nje seance parlamenti dhe fakti sipas meje njekohesisht edhe nje lloj Ftese per forcat e ashtuquajtura te REJA : DILNI HAPUR DHE ME KURAJO DHE MOS BENI DEMAGOGJI.Ne rastin me te mire mund te ndodhe pikerisht modeli grek qe z SPAHIU e perbuz dmth qe z Spahiu te dale Force e 3 por e paafte te qeverise vetem dhe duke njohur realitetin e Shqiperise e paafte gjithashtu per te diktuar Kushte per qeverisjen e ardhshme,por thjesht te beje koalicion me fitimtarin gjithmon nese ky nuk i ka numrat ose ketij i duhet nje lloj kozmetike postelektorale,keshtu qe me korrekte per z Spahiu apo FRD do te ish te thonte :Synojme force e pare, synojm te marrim votat e te zhgenjyerve , indiferenteve dhe radikaleve apo nacionalisteve, nuk bejme koalicione paraelektorale, por mund te bejme koalicione paselektorale me forca progresiste qe synojne rotacionin e elitave egzistuese.Deklaratat e tjera te z SPAHIU jane thjesht retorike

    1. devolliu says:

      Fred,

      Mire e ke nis komentin. nje gje sinqerisht nuk arrij ta kuptoj me disa komentues.

      E para qe akoma merren se djal i kujt eshte analisti.

      kjo eshte te ulerasesh. dhe kete e thone ish ballistet, me siguri.

      E dyta se si qenka bere rezident babai i tij ne Londer?! po si u ben tere maloket ne londer angleza, si kosovare. edhe nese babai i tij eshte bere si kosovar i lumte.

      dhe e treta qe eshte me skandalozja, kane guxim dhe flasin per nje njeri qe ka punuar ne BBC 18 vjet ne mos gaboj, kur sokol balla ka ndej atje vetem tre vjet, bashke me ad krasten.

      ore kaq budallenj i dini ata birbot e BBC ju sa qe te marrin ne pune te
      paafte, qe edhe ka shkuar per merite te babait!!!!, aq me teper qe ai paska qene gazetar ne tvsh perpar se te shkonte ne Londer. Boll or delenxhinj se na e pshtiroset me kete malinjitet prej anonimesh dhe deshtakesh. skam fjale per zotin. per te qeshur e per te qare.

  31. a.shehi says:

    i nderuar devolli jo ne BIBISI por dhe ne bibiqi te kete punuar 100 vjet nuk do tja dije me njeri.shumica e komentuesve e kritikojne se per te shkuar nga devolli ne vicidol ky arbeni i bien rrotull nga kina.
    i ka te gjitha kapacitetet te flase me sakte dhe me qarte.
    PERSE NUK FLET KESHTU PO MERRET ME FUTBOLIN SPANJOLL ME CA PLANE “B” E PORDHI KALI..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje