Po vjen “sikur-i” i radhës. Javë e re kismet i ri, por në politikën shqiptare kismetet tashmë janë të vjetra. I njëjti avaz. Do bëjmë sikur do votojmë për një projektligj që sikur i vetëm gropos korrupsionin.
Koalicioni do bëjë sikur do votojë të hënën në gjestin më të pakuptimtë dhe irritues politik. Do flasë me vetveten, dhe njeriu dhe politika kur flet me vetveten janë simptoma në rastin më të mirë të një lodhje të madhe ose në atë më të keqin të një sëmundje të rëndë e llojit psikik.
Të gjithë po bëjnë sikur janë duke studiuar për provimet e vjeshtës në lëndën e integrimit, kur asnjëri në fakt nuk është i sinqertë.
Çështja është shumë e thjeshtë. “Kur ka një vullnet, gjendet edhe një rrugëdalje”, thotë një shprehje e vjetër dhe e njohur angleze. Por në Tiranën politike nuk ka vullnet për tu integruar dhe për tu bërë perëndimor, në radhë të parë në mentalitet.
Një klasë politike, e cila është bërë “gazi i botës” në qendrat e politikbërjes ndërkombëtare dhe ende e fshatarepsur në metodologjinë e të bërit politikë.
Caktohen apriori data presioni, data që s’thonë asgjë, data që s’bihet as formalisht dakord, dhe mbi të gjitha as nuk ulen për të negociuar kur ka një ngërç. Kjo s’është evropiane, kjo s’është perëndimore.
Ky është bajraktarizëm politik që vjen nga papërgjegjshmëria e tejskajshme për fatet e vendit dhe integrimit të saj, dhe e deshifruar lehtësisht vetëm si një lojë tipike ballkanike plot malinjitete.
Padyshim, që kemi të bëjmë me kalkulime që dëshmojnë se nuk e duan shtetin ligjor dhe janë për bllokime procesesh në vitin e vështirë dhe vendimtar elektoral për fatet e tyre politike, ndërkohë që bëjnë sikur nuk i zë gjumi për t’i bërë ata që janë me “duar të papastra” me precedent penal.
Loja është e thjeshte. Për imunitetin që është në tavolinë duhet vetëm një buton në parlament. Por një palë kërkon që të bëhet më shumë për të qenë efektiv ndaj pandëshkueshmërisë, gjë që s’pranohet nga kundërshtari. Koalicioni mund të argumentojë se opozita bën edhe ajo sikur, pasi fle lepuri tjetërkund.
Në çdo demokraci normale, tentohet në shumicën e rasteve terreni i përbashkët. Dhe në Perëndim dhe në botën demokratike me standarde të konsoliduara, tentohet maksimalisht përafrimi i qëndrimeve.
Konkretisht ndryshimet e kërkuara në Kushtetutë nga opozita as nuk pranohet të diskutohen nga ekzekutivi. Dhe në kushtet kur duhen 84 vota, i takon qeverisë që t’i hapë rrugë atij që “ia ka zënë kokën me derë” kësaj here.
I takon Kryeministrit të ulet dhe mundësisht të kërkojë kompromisin për ato që kërkon opozita. Fakti që nuk denjohet as të diskutohen publikisht këto propozime, nuk ka sesi të mos çojë në konkluzionin e hidhur se kjo bëhet për t’ju shmangur të vërtetës se përse nuk duhen miratuar këto ndryshime?!
Ka hipokrizi kur në njërën anë trumbetohet, se jemi të hapur katërkanatësh dhe se do votojmë variantin e opozitës për imunitetin, dhe këtu çuditërisht kemi pranimin e parë se opozita qenka më e avancuar në konceptimin e saj. Nga ana tjetër, nuk pranohet jo më miratimi qoftë edhe i një pjese të propozimeve për ndryshimet kushtetuese, por as negocimi i tyre. Logjika normale e do të paktën negocimin e tyre.
Por asnjëra dhe as tjetra nuk bëhet, dhe ndaj bëhet “sikur”.
Koha nuk pret, për të mos thyer sërish rekordin tonë unikal ne detin e trazuar evropian të mosintegrimit! Treherëshin e mosmarrjes se statusit kandidat.
Berisha le ta lërë Dhërmiun këtë verë, e Ramës me “new look” le t’i dalë sërish mjekra dhe qeset e fryra poshtë syve nga të negociuarit. Por kësaj here jo vetëm ju të dy.
Prej arrogancës suaj, pasi nuk u konsultuat me të tjerët, po vuajmë edhe sot e kësaj dite konstitucionalisht dhe institucionalisht. Koha kërkon edhe ata që ju bëni sikur janë të parëndësishëm në politikën shqiptare, majtas dhe djathtas apo në qendër.
Diplomatët e huaj lërini “të pushojnë” se janë “lodhur” me ju aq më tepër kur kanë përpara një vit të mbrapsht me sa ç’duken bathët.
Ndërkohë edhe Presidenti ynë i ri i nderuar le të mos i bindi kritikët dhe skeptikët e vet, që thonë se ai është “President-sikur”.
Muaji i mjaltit presidencial edhe shtyhet, kur ka sfida dhe trysni të mëdha integrimi dhe le të angazhohet më shumë në arritjen e dialogut politik, nëse edhe në këtë fushë pret më shumë, siç me të drejtë pret më shumë për Prokurorinë.
Jahjaga dhe Prizreni aty janë edhe në shtator e më pas. Statusi nuk pret më!
Klasës politike shqiptare i duhet hequr urgjentisht alibia e “ah sikur të kishim mundësi të bënim më shumë për këtë vend e këtë popull”, që vetëm bëjnë “sikur” e duan më shumë se gjithçka në botë!
eshte me se e qarte qe berisha nuk e do integrimin,,,,por meshifet si kalamajte,,dhe mendon po si femijte, se vertet brukseli nuk e shef.
te gjith shqiptaret se bashku kane nje detyre te rendesishme qe te mos presin zgjedhjet e 13, por ta rezojne kete qeveri.
ne 13, duhet te shkohet me qeveri teknike,se ndryshe ketu e kemi edhe 4,edhe 4, edhe 4, deri sa ta mari ai lart,por atehere do ken mbaruar shqiptaret.
Te kam njohur qe para 22 viteve, atehere kur Shqiperia dukej se po ndryshonte, atehere, kur me pagat 6-7 $ muaji,ishte teper e veshtire qe te beje gazetari!
Ke qene nje nga gazetaret e mire,perparimtare dhe me integritet profesional te asaj kohe dhe me vjen mire qe e ke ruajtur edhe sot!
All the best!
Edlira!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
http://www.respublica.al/opinion/2012/08/03/perse-une-nuk-jam-krenar-qe-jam-shqiptar
Bravo Arben.Ju ke Cjerre masken ketyre politikaneve Sikur.Mjere ky vend ku te gjithe sikur Jetojne.kurse politikanet sikur punojne.Kushtetut. Sikur korigjojne Berishe e Rame sikur na integrojne.Nga dashuria e tyre e
2008 kur spyten askend nuk dihet sa do vuajm akoma
Link shume i vecant.
http://www.proletari.com/26-spiune-te-sigurimit-punonjes-te-ambasades-amerikane/html
Sikur te kishte halla koqe do thirej daje.
Opozita i ka humbur te gjitha pushtetet,kerkon te mos humbas dhe mjetin e fundit, imunitetin.
opozita nuk ka pushtet se po te kishte nuk quhej opozite. pushtetet qe po uzurpon saliu nuk jane te opozites por te shtetit shqiptar qe eshte i imi dhe i yti dhe i te gjitheve. kur te arrish ta kuptosh kete do fillosh te ulerish.
te lumte Z. Arben Manaj
Arben Manajt,
Vertet permetaret jane njerez te mencur dhe te edukuar si dhe shumica e shqiptareve qe nuk flasin shume ne kushtet e rregjimit fashist, por ti Beni nuk ben mire kur perpiqesh te nxitesh dialog midis Kasapit dhe Viktimes sepse keshtu krijon pershtypjen tek te tjeret dhe tek gjithe bota demokratike se Sali Berisha nuk eshte ai Pinjoni i pare i Tezes se serbeve se “Shqiptaret nuk kane aftesi shtetformuese”. Qellimin e tij e di shumica e shqiptareve por duhen personalitete qe u degjohet zeri per ta artikuluar fuqishem dhe per ta demaskuar kete ofensive te padegjuar kunder aftesive dhe inteligjences se shqiptareve. Te heshtesh ndaj ketij problemi madhor, t’i japesh mundesi mbrojtjeje nje parvenyje te tille politike si eshte Sali Berisha, eshte vertet nje mekat i rende qe mund te paguhet neser me humbjen e identitetit kombetar. Kush e ka zerin le te flase, kush ka penen e tastieren le te shkruaj dhe nuk flas per blogistet por per ata qe njihen si figura ne krah te se drejtes, ne krah te demokracise e ne fund te fundit ne krah te kombit tashme te martirizuar shqiptar.
Nuk e kuptoj, pse europoanet i japin kaq rendesi heqjes se imunitetit. Me duket se kjo eshte nje loje e tyre. Cfare roli luan imuniteti. Kush me jep nje shembull, nga rreth 15 deputete te cileve ju eshte hequr imuniteti ne keta 20 vjet, qe te jete denuar. A eshte ndeshkuar ndonje? Asnje.
Pra kjo eshte nje pordhe e SRB-it, por nuk i ka hedhur aq rigon sa duhet.
Sa per pranimin e Shqiperise, ne BE, ne shumica e shqiptareve nuk duam te hyjme ne te bashke me SRB-in. Detyra jone, para 12 detyrave te tjera qe na ka vene BE, eshte rrezimi i komunistit te fundit ne Europe. Ne e dime se kjo Europes mbase nuk i intereson, por populli shqiptar nuk mund te prese me. Europes dhe SHBA, nuk i interesonte as rrezimi i Enver Hoxhes. Dhe per kete ka fakte. Prandaj kjo Evrope, KURVA E MOTIT, tani duhet ta degjoje popullin shqiptar. Atij nuk i intereson as imuniteti, bile as Europa. Pas plotesimit te detyres se pare, vjen e dyta e me radhe. Dhe Edi Rama, duhet tja thote pa frike europes dhe botes. Pa relizuar detyren e pare, rrezimin e SRB-it, ne nuk mund te kalojme ne dtyrat e tjera. Dhe radhen e detyrave e percakton populli shqiptar. Dhe ne themi: JO NE EUROPE ME SRB-in.
Ky duhet te jete aksioni i hapur i opozites. Dhe te veproje ashper. Vetem keshtu nxiten ndjenjat per lirine dhe mireqenien e vertete te shqipyareve dhe realizimi i endrres se tyre europiane. SRB-i dhe qeveria e tij, e kane mendjen, vetem e vetem se si te ngrene nga nje vile ne te gjithe fshatrat turistike te shqiperise. Por se ka shqipetar te cilet s’kane shtepi e buk te hane, per ta nuk ka rendesi.
Ata per vete jane jo ne Europe, por ne stratosfere. Per 20 vjet ata kane aq pasuri, sa nje familje te pasur ne amerike i eshte dashur 200 vjet, brez pas brezi ta vere.
Po perse, bejne sikur nuk i ze gjumi per Europen. Pergjigja: Sepse duan te cimentojne qendrimin e tyre te perjetshem ne pushtet. Nuk ju plas bytha per EUROPEN. As per shqiptart qe s’kane buke te hane.
Shkruajeni kudo slloganin: NE EUROPE PA SRB-in…
Plotesisht dakord, me i argumentuar eshte komenti juaj se artikulli i Arben Manaj.
I-lir: Eshte shume e rendesishme qe te hiqet imuniteti per shume arsye,sepse hetimi i nje deputeti qe e din qe eshte ne hetim nuk eshte e njejt me nji hetim te fshehte sepse jemi nji vend i vogel dhe cdo deputet ka aq njohuri qe ti bllokoje hetimet te mos flase ne telefon per aferat korruptive mbasi ti kerkohet heqja e imunitetit,dhe problemi me i madh me imunitetet eshte dhe me personat qe jane ne pergjim qe skan imunitet dhe gjat pergjimeve ose hetimeve ne qoftese ai person flet ne telefon me nji deputet ose gjygjtare qe eshte me imunitet automatikisht bllokohet cdo hetim deri ne momentin qe merret leje nga parlamenti ose organi perkates per gjygjtaret, prandaj heqja e imunitetit eshte jetsore per nji prokuror qe te hetoje ne fshetesi pa dalur sekreti i hetimit….
‘STATUSI MANAJ’
‘Mire gomari na ngordhi por sna le rehat as MANAJ’.Manaj flet per ata qe flasin me vehte,edhe per patologji por ne fakt me kete shkrim ai vete flet,vete shkruan e vete degjon.
Or ti ‘mik’ nuk kemiarritur akoma edhe pse kane kaluar 22 vjet as tek dixhitali SALI e as tek ‘opozitari’ fatzi,por nuk dime akoma ,perjashtu tejeçeshte ‘integrimi’.’asocimi”bashkepunimi’,’shkerdhimi’,BB,BE,12 PIKAT.13 PRESJET,PRESIDENT KONSESUAL,IMUNITET PAS 22 VJETESH ,SHTET I SE DREJTES,DREJTESI,EKONOMI,POLITIKA EKONOMIKE,VARFERI,SHPERNGULJE ME DIXHITAL ALLA SALI,1 MILION TE RINJ JASHTE QE SDINE SHKRIM E KENDIM SHQIP,SHQIPETARE JASHTE QE SKANE PARTI PER TE DREJTAT E ‘KAFSHEVE’ E NE BATHORE KA PARTI PER TE DREJTAT E NJERIUT.PER KE INTEGRIM FLET ZOTROTE E PER CILAT PARAMETRA QE DUHET TE KETE NJE VEND PER TU INTEGRUAR?POPULLIN SHQIPETAR TI E KONSIDERON BAGETI QE NJE RAM E NJE SALI TA INTEGROJNE KU?
Pse mendohet Ed Rama? Hiqeni imunitetin,pa me te voglin dyshim.Asnjeri te mos kete imunitet,qe nga doktor Qorrbelaja e deri tek Latif Maliqi.O socialiste?Po ngjalluni pak ore aman,ju i dashkeni makaronat qe t’ua kojne si bebet.T’a marre e mira t’a marre!
Ke te drejte o Arben Manaj po kujt i thua Berishes? Ai eshte vet i pari qe nuk e do integrimin eurpian se nuk vjedhin dot me femijet e tij se do te kete me shume kontroll. E dyta po pse si kujtoni ju ja lejon atij Rusia me Serbine integrimin e Shqiperise ne Europe. Ketu do te jemi Shqiperia nuk ka per te hyre ne Europe, as Kosova jo, se nuk e lejon Serbia nje gje te tille dhe ne do te rrezikohemi nga shperberja si komb dhe kete po e realizon Saliu dite per dite edhe duke e percare popullin, jug e veri, Kosove e Shqiperi.Cfar kujtoni ju se kujt ju be vone per imunitetin? Saliu njerezit e vet i mbron edhe pa imunitete se korrupton gjykatat por lepuri fle tjeterkund. Saliu ben gjoja sikur po perpiqet shume per heqjen e imunitetit por ne fakt ai kekon te heqe ato imunitete qe do ai dhe nuk do te beje ato ndryshimet e tjera kushtetuese me zarar per mazhorancen, prandaj nuk ka faj Edi Rama se Saliu i kerkon te gjitha per vete ashtu sic ka bere gjithmone dhe vazhdon te vjedhe dhe shperdoroje parate e shqiptareve duke paguar sharlatanet e huaj si Joseph Daul e Volontes.Ne fund te fundit nuk e duam fare nje Europe me Sali Berishen se na ka veshtirosur cdo gje me qendrimin e tij antikombetar dhe Europen po e shikojme me dyshim tani se edhe ata na e kane me hile, nuk jane te sinqerte me ne.Keshtu qe nice try Arben Manaj por kot lodhesh, daullet bien per ata qe kane vesh dhe jo per Saliun ai nuk merr vesh nga ajo ane, ai vete paguan para per nje fotografi me David Camerun per te bere propogande tek populli qe ja mua me duan Europianet e shikoni kam dale me David Camerun, po cfar te bente i shkreti kur te ze tjetri deren do ti flasesh. Ketu ku jemi katandisur mos prisni asnje ndryshim, nuk ka integrim dhe nuk ka shtet demokratik, diktatura ka kohe qe eshte vendosur ne Shqiperi.
Te lumte shoku Arben!
E ke shkruajtur sipas porosive te partise dhe shokut Enver. Te gjitheve u ke terhequr veshin, u ke dhene detyra dhe u ke caktuar afate. Me siguri plani i imunitetit do te realizohet para afatit. Kjo do te japi nje mundesi tjeter qe t’ia futesh perseri pordhes sic ja ke futur! Pirdhc shoku Arben pirdhc!
Qe Berisha nuk e do integrimin kete e dine te gjithe por qoftelargu Sali me karten per tu pranuar ne B.E.po kerkon jo plotesimin e 12 pikave por si te mbrohet me mire per vete e stanin e hajduteve qe ka krijuar.Po ta ndjekesh me kujdes luften qe ben ky kodosh politik gjoja nen trysnine e pranimit ne B.E.eshte forcimi i pozitave te tij se po te donte ky fyell nuk zgjithte president nje lolo qe seshte as mish as peshk ku dhe roli i presidentit te republikes eshte vetem per te dhene dekorata.Kush nuk e kupton kete stil te z.Berisha eshte nje miop politik,prandaj si analistet ashtu edhe opozita te godasin fuqishem ne kete drejtim per ta nxjere zbuluar kete langaraq qe ben vetem lojen e nje politikani antikombetar.
Z Mane!Nuk kam ndermend me vu ne dyshim intelektin dhe talentin tuaj ne gazetari,por kam nje sugjerim modest.Ju dhe shume si ju,duke patun aftesine me i dallu ngjyrat,duhet me i nda meritat e fajet drejtesisht.Per 22 vjet anarki,akuzoni Berishen dhe Ramen.NQS asht dikush nje Kropotkin ne politiken shqiptare,ai asht Sali Berisha.Nuk asht kristal E Rama,por dallimet jane te sterdukshme.Ju Z Mane,duke i barazue tedy krahet e politikes,vetem se damton besimin e popullit tek e ardhmja.I ke aftesite me ba dallimin,prandaj i duhet spjegu popullit e drejta dhe krimi.Opozita,duke u ndodhun perball nje diktature te maskuar mire,nje diktature,qe ka ngritun me sukses rrjetin Gebelsian te medias,nje diktature.qe me paret e popullit,paguan figura te dyshimta per lobingje ne BE dhe DASH,pra kunder nje diktature te tille,kjo opozite lufton pa kompromis.Sali Berisha ka perca te persekutuarit,shoqerine civile,sindikatat,ka ritredh intelektualet e tredhun te komunizmit dhe i perdor si pedina shahut.Kjo e shtyn opoziten te vendose kushte,per te frenu epshin shtazarak te Shpellarit per pushtet.Rama kerkon dicka themelore per demokracine,zgjedhjen me vote te cilsuar gjykatat,prokurorine e organe te tjera kushtetuese.Neser Rama vjen ne pushtet,por edhe ai nuk po kerkon uzurpimin e pushteteve te pavarura.Prape neser do zgjidhen me shumice te cilsuar.Prandaj ndaje hakun per kedo.Jepi Cezarit cfare asht e Cezarit.Po i barazove,atehere populli e flen mendjen e bahet pasiv,nuk voton,nuk e ngre zanin,por flen ne vorfenine e vet.Edhe dicka tjeter,jam ma i ri se ju,por ju jeni gazetar me profesion dhe jeton ketu ne Londer.Shfrytezo edhe gazetat prestigjoze Britanike,ku mund te hedhesh pasqyren e vertete te demokracise ne Shqiperi.Do ti bajshe nje sherbim te mire popullit tand
Hahahahaha eshte e paimagjinushme qe ne ate vend harxhohet kaq “energji” bla bla bla per te analizuar gjasme thenjet e kryekurves berish ,duke ditur fare mir qe ai tallet hapur e ka thjeshte cdo gje qe dhjet prej goje hipokrizi aspak serioze , sepse eshte nji armik i ktij vendi e para dhe e dyta se eshte totalishte i paafte thjeshte idiot.C’eshte ky lloj truei qe merret me kte berish shkerdhat ,kte funderine …tru prej druri ? Sepse vetem tru njeriu nuk mundet te jet nje i tille .Sepse cdo e ashtuquajtur analiz qe i behet ktij muti te kombit ,indirekt i tregohet rrespekt ,dhe merret seriozishte ,mbahet ne pushtet , vleresohet !
Sa per te ardhur koq eshte ne ate vend sharalatanesh e te pashpres .
Zoti Manaj,
Duke u perpjekur te jeni ‘ politically correct’ ju prishni peshoren!
Pyetja eshte e thjeshte a duhet te futet Shqiperia Ne BE me Nje klike vrastare dhe kleptomane??? Eshte kaq e domosdoshm si do votoje opozita per imunitetin qe gjobitet kur thote se Argita e Shkelzeni Kane prona te pajustifikuara APo fakti qe Ne Shqiperi ka vite qe svotohet rregullisht, politikanet pa imunitet vjedhin e Vrasin e sdenohen??? Tani me kete Gjyqesor do u heqim edhe imunitetin opozites? Po Partia Fashiste Ne fuqi ska nevoje per imunitet se ka mjetet e dhunes Ne kontroll e ska Sashenke me bole Ti denoje.
Po Ti o burr i dheut ke kaq vite Ne Londer nuk i Shikon me sy kritik defektet e qeverisjes shqiptare?
Te lutem a mund te ma shpjegosh termin ” klasa politike shqiptare” ????
Une them qe ska dhe Ne jetojme Ne Nje Monarki te pa deklaruar ose pushtet i familjes si e ka quajtur Mero Baze!
Sna pelqen opozita, shume mire, le Ti dalim ballas une e Ti Monarkut Ne zgjedhjet e ardhshme!
Nuk ka rendesi kush vjen pas por keta duhet te shporren njehere e me pare!
REspect!
Ore ;lexojme editorialin e z.Manaj dhe vetvetiu i bejme pyetje vehtes “Po ku eshte prononcimi i njeriut me te madh te ketij vendi ,i atij qe na tregon se si mund te vritet nje popull,se si mund te dale i pafajshem nje minister hajdut,se si gatuhet patatja se si mund ti vidhen votat nje elektorati se si urdherdhenesit e vrasveje mund te quhen Burra shteti,se si e nen sherbimin e kujt mund te behesh kryetar bashkie,ku eshte xhanem e perse nuk prononcohet se kemi nevoje per fjalen e tij,per fyturen e tij per diplomacine e tij,ku eshte ambasadori yne?Kjo eshte pyetja e dites e lerini broçkullat e tjera,pa te cilat ky popull edhe mund te jetoje po ta te kurresesi!I lutem redaksise se gazetes “Tema “te na nxjerre te pakten nje foto te tij ndoshta ne nje nga plazhet ,e te na thone nese i kane bere mire rrezet e diellit apo jo per te miren e ketij vendi.
DERI KUR KESHTU??
Forca e DEMONIT te Sali Berishes qendron ne ARROGANCEN e tij, qe perpiqet ta paraqese si ELEGANCE dhe “zgjuarsi” politike. Me thene te drejten deri tani ja ka arritur qellimit ne APARENCE me shume i ndihmuar nga APATIA e Opozites dhe qendrimit te lekundur, shesh here pa llogjike te Edi Rames si LIDER ne radhe te pare dhe INEKZISTENCES te Shoqerise Civile dhe Medias se pavarur ne radhe te dyte. Mirpo po te hedhesh nje veshtrim prapa ne kohe do te zbulosh se “zgjuarsia” politike e Saliut nuk i ka sjelle asgje te mire Shqiperise dhe shqiptareve. Ne periudhen 1992-1997 kujtoi se zbuloi SEZAMIN me Piramidat e Bodes dhe falimentoi shtetin duke i vene zjarrin Vatanit me shume vitkima nga pas. Pa i kerkuar asnjeher falje popullit per zullumet makaber te tij. Ne 1998 perdori me djallezi vrasjen e paralajmeruar te Azem Hajdarit per t’i hedhur fajin tjeterkujt, duke vazhduar te beje zullume i pandeshkuar, per te cilat s’u kujtua me kush. Kur u kthye me kale te bardhe cuditerisht ne 2005-n vazhdoi avazin e vjeter me biznesin e trafiqeve klandestine. Dhe Gerdeci nuk vonoi me BUMJEN qe groposi 26 vete. Prape i shpetoi Drejtesise me finte enveriste, per te mbijetuar ne situata te pamundura ndryshe ne nje vend tjeter. Bile detyroi Edi Ramen t’i bjere kraheve dhe t’i thote: “Te rroni vete!” dhe te mbylle syte per hir te pranimit ne NATO. Me pas e mashtroi edhe per ndryshime Kushtetuese ne dem te Demokracise. Te gjitha e kane bere Saliun nje politikan FINOK dhe me pervoje, por nuk i kane sjelle asnje perparim vendit. Ky njeri aftesite qe ka nga Zoti dhe Natyra nuk i ka perdorur asnjehere per zhvillimin dhe progresin e Shqiperise, por per mashtrime te castit, per te lidhur martesa dhe per t’i zgjidhur ato ne momente decizive. Me nje QELLIM te vetem: Pasurimin makaber te familjes se tij. Sa me i pasur behet, aq me shume kerkon te vjedhe dhe te pasurohet. VEMJET qe ka rreth tij e kane kuptuar kete mani-semundje te pasanikut Sali Berisha, dale nga plehu komunist dhe e ndjekin nga pas mesa munden. Deri kur keshtu? Kjo eshte ceshtja. Saliu vret njerez dhe nuk ndeshkohet. Saliu vjedh prona dhe pasuri dhe nuk ndeshkohet. Saliu vjedh edhe votat dhe nuk ndeshkohet. Prandaj edhe ceshtja eshte:
DERI KUR KESHTU?
Halla po te kete koqe thirret xhaxha,jo daje!
6 gushti eshtenje teke e tangerllik,i nje grupi fshataresh qe kerkojne tu thone fshatareve te tyre se ne vendosim oren, diten dhe muain, mjafton kaq qe te ririn credencialet fshatareske te pushtetit.
Fshataret nga drejtimi po sikur ti heqim ? nuk do jet me fshat ne qytet…Pyetini para se te votoni nga vjen e ku do na çoni more ???
“Sikur” hahaha. kjo eshte gjetja dhe perkufizimi me i bukur qe i behet gjithshkaje ne Shqiperi.
Shume e vertete.
Bravo z.Manaj.
Zoti Mano lexojev link-un
http://www.proletari.com/agim-hamiti-leter-e-hapur-drejtuar-klases-politike-te-tiranes-e-te-prishtines-dhe-ambasadorit-amerikan/html