Sali Berisha ka prekur ëndrrën e tij 7 vjeçare për të marrë nën kontroll Shërbimin Informativ Shtetëror. Visho Ajazi, njeriu i dytë i ish- SHIK-ut të Bashkim Gazidedes dhe njeri shumë konfidencial i tij, është njeriu që Berisha ka ëndërruar qysh në vitin 2005 për të çuar në krye të Shërbimit Informativ. Në atë kohë, dhe më pas, SHBA reagoi ashpër dhe Berisha u zmbraps, por nuk u tërhoq kurrë përfundimisht. Sot ai ia ka arritur qëllimit. Brenda muajit ka futur nën kontroll presidentin, KLD, SHISH dhe i ka mbetur çështje javësh Prokuroria.
Ndryshimet në SHISH kanë nervozuar dukshëm SHBA, jo vetëm për shkak të prekjes së një njeriu, tek i cili SHBA kishte besim, por dhe tek mënyra si u hoq, arroganca dhe mos konsultimi për të bërë ndryshimin dhe mbi të gjitha për personin që u emërua aty.
Në debatin e heshtur mes SHBA dhe Sali Berishës për “mbrojtjen” e kryetarit të SHISH me çdo kusht, nga SHBA ka pasur një teprim në raport me shoqërinë shqiptare. Mënyra se si ambasadorët amerikanë mbronin kryetarin e SHISH prej Sali Berishës ka qenë ofenduese për ne qytetarët e tjerë, pasi në një farë mënyre u thuhej shqiptarëve që Sali Berisha është i rrezikshëm po t’i japim në dorë një institucion që i shërben SHBA për luftën kundër terrorizimit, ndërkohë që mbronin në një farë mënyre Berishën si udhëheqës të shqiptarëve. Ky qëndrim, që për shumë qytetarë shqiptarë dukej me dy standarde, është ofendues. Në këtë vend problemi është Sali Berisha dhe jo institucionet që ai do të kapë.
Gjërat mund të zgjidhen më thjeshtë duke mbajtur qëndrim ndaj atij që i shkakton problemet dhe jo ndaj viktimave apo servilëve të tij. Ndaj dhe ambasadorët amerikanë, përfshi zotin Arvizu, do të ishin me eficentë të sulmonin Berishën për rrezikshmërinë që ai paraqet si zaptues institucionesh se sa emra të veçantë, të cilët pasi shkarkohen nuk janë asgjë.
Është pikërisht ky qëndrim i dyzuar i SHBA ndaj Berishës që i jep atij hapësirë veprimi të luajë me politikën e faktit të kryer dhe të marrë nën kontroll gjithë institucionet, sikundër thuajse i mori.
Por ky është problemi më i vogël. Problemi më serioz është se personi i emëruar në krye të Shërbimit Informativ është personi kyç me të cilin amerikanët kanë pasur probleme sidomos në vitet 1996- 1997 lidhur me qëndrimin dyshues dhe më pas akuzës të SHIK se SHBA po përdorte pakicën greke në Shqipëri dhe disa defekte të demokracisë për të destabilizuar vendin. Visho Ajazi ka drejtuar atë që quhet Drejtoria e Jashtme në SHIK, ose kundërzbulimi, dhe është praktikisht hartues i raportit për planin Lorus të Greqisë ndaj Shqipërisë dhe përfshirjen e CIA dhe influencën e Tenet në konspiracionin kundër Berishës.
Ai u largua nga Shqipëria pas rënies së Berishës nga pushteti, pasi kaloi një periudhë kohe në një zyrë të PD si këshilltar i tij, dhe u vendos në Kanada.
Rikthimi i tij fillimisht si këshilltar i kryeministrit për
teknologjinë dhe informacionin dhe më pas zëvendësministër i Pollos ka qenë thjesht një mënyrë për të pritur premtimin e Berishës për postin që më në fund e mori.
Nuk di sa do t’ia dali SHBA ta ketë të besuar këtë drejtor SHISH-i, por ka pak gjasa që të ruhet i njëjti nivel marrëdhëniesh dhe konfidence mes dy institucioneve.
Nga ana tjetër është joetike, që një njeri i cili ka jetuar së paku dhjetë vjet në emigracion, të kthehet në një post kaq delikat, pa sqaruar të shkuarën e tij si emigrant dhe problemet që mund të mbajnë peng punën e tij si kryetar i SHISH.
Një pikë tjetër që tërheq vëmendjen në deklaratën e SHBA është koha në të cilën u bë zëvendësimi. Vendimi përkon me një ditë dramatike për të ardhmen e një banke dhe një biznesmeni spekulant në Shqipëri, të cilët janë vënë nën sekuestro për një mashtrim të kryer ndaj një borxhliu azerbajxhanas. Skandali mund të tronditë ekuilibrat e brishta financiare në vend dhe mund të shkaktojë tërmet. Nga kjo pikëpamje dita e sotme është zgjedhur dhe si një përpjekje për të zhurmuar skandalin Taçi.
Por përtej kësaj ka sërish një linjë antiamerikane që përshkruan këtë vendim. SHISH, edhe nën ndikimin e SHBA, kishte vigjiluar gjatë privatizimit të ARMO për të mos u përfshirë filiale të Lukoil rus apo kompanive lindore në privatizim. Tani që ne kemi përpara privatizimin e Albpetrolit, që sipas gjasave po ndahet mes azerëve dhe rusëve, SHISH kishte filluar të lëvizte përsëri. Goditja ndaj kryetarit të SHISH, që gjerësisht konsiderohet njeri i SHBA, dhe emërimi në krye të SHISH i një personi që kam frikë se ka ende probleme më të shkuarën e tij me SHBA, është një goditje ndaj kërkesës amerikane për të shmangur influencën ruse në ekonominë shqiptare. Bugajski e tha pak javë më parë hapur se Shqipëria duhet të shmangë përfshirjen e rusëve në ekonominë vendase dhe tashmë i vetmi institucion që punonte në këtë drejtim, është në duart e një linje antiamerikane.
Kjo shpjegon edhe faktin pse amerikanët janë të shqetësuar për kohën dhe arsyen përse u largua njeriu i tyre nga SHISH dhe u vendos aty një njeri, që u rikthen deja vu e viteve 1996- 1997, kur ky vend prodhonte sërish të njëjtat probleme me piramida, kontroll të gjithë pushteteve dhe karshillëk të hapur ndaj SHBA.
Armiku kryesor i USA,sot eshte terrorizmi,dhe pas tij vjen komunizmi,dhe shtetet totalitare qe shfrytezojne kete ideologji.Ne Shqiperi dihet kush eshte pasardhes dhe mbeshtetes i zjarrte i komunizmit,po ashtu dihen tendencat pro greke te PS,si dhe nje antiamerikanizem i thelle dhe i trasheguar,kjo shihet edhe ne gjuhen ,sharjet,e ofendimet ndaj perfaqsuesit diplomatik te Presidentit Obama ne Shqiperi,ambassadorit Arvizu,,,per ju ashtu si edhe per baballaret tuaj Amerika vazhdon te mbetet armiku Nr.1.
Ne Shqiperi dihet kush eshte pasardhes dhe mbeshtetes i zjarrte i komunizmit,po ashtu dihen tendencat pro greke te PS.
Sali Rame Berisha sekretar i PPSH prane spitalit te Tiranes. Sali Rame Berisha i fal detin Jon Greqise.Sali Rame Berisha emeron Janullatosin si udheheqes te ortodoxeve shqiptare.Sali Rame Berisha mbush jugun e Shqiperise me tabela ne greqisht e maqedonisht.
ikni ore mbushuni –Na flisni ju per patriotizem –PS-ja juaj eshte nje partio qesharake qe i merr urdherat nga greku edhe per te pjerdhur
Ikni ore , se ju nuk fitoni kurre, vetem po perfituat nga Aleanca e Kreshnikut
, se ju vete i keni drejtuesit kryesore sherbetore te politkes greke
PS-ja kot nuk quhet Parti Socialsite e grekeve te Shqiperise
Edhe qe nuk beni protesta kunder Sales, eshte greku qe nuk ju lejon te beni protesta …..se Sala me politken e tij ja ploteson qejfin grekut dhe greku ju thote ju mos protestoni…
Edhe shume mire ju thote Beni i Chicagos –Ju ketu shani amabsadorin Arviziu
Po amabsadori ju ka perkrahur ju te PS-se ne menyren me te mire te mundeshme
Ai ju erdhi ju mbrojti votat –Kjo eshte e pa imagjinueshme , dhe ju e shani
Turp tju vije ! Njerez koketrashe e te pagdhendur, q enuk dini c’eshte nderi
Mondi, sa kohe ke pas sot, e bone hartimin…tani ik e lexo 55 bashke me benin se na merzitet ke tema…
Eshte e vertete qe z.ambasador arvizu nuk ka problem personalisht me emrin
e vishinsk ajazit por vetem me kohen dhe menyren qe u zgjodh shpejt e shpejt.Eshte identifikisht si u zgjodh president zoti nishani qe USA kishte vetem verejtje qe te zgjidhej me konsensus,pamvaresisht se edvin kristaq rama nipi spiro koleges e ka miratura sic thote ai per hater te integrimit.
I lutem shume komentuesve jo fort te nderum te temes qe mos te ofendojne dhe le te shikojne idete qe percjedh ne kit koment.
Mos u boni si komentusi nastradin qe ka harruar cfare i ka bere sistemi komunist dhe shan sali berishen qe mundi komunzmin e enver hoxhes
Nuk e kan pas keq ata mirditoret qe ja moren motorrin nastradinit dhe e lane lakuriq ne mes te fanit te madh.E ka lone enverin dhe i asht turr berishes por nuk keni cfare me i bo se ka krejt aleatet me vehte pamvaressht nga disa polemika te vogla. tung.
Ke te drejte o kelmendas-Miku, me kujtohet ngjarja shume vite me pare kur mirditoret na grabiten motorin dhe na lane lakuriq sic na kishte bere nona. Kur ishim deruar me urdher te Partise se Punes per te studiuar me specialistet cekosllovake mundesite per hidrocentrale. Me kujtohet me mire, kur komisari i Kukesit, nje buurre i mire na tha kishim shpetuar per nje qime, me shume nga xhupat tona prej lekure, sesa nga meshira mirditore. Sepse banoret e Fanit te Madh nuk i pelqenin xhupat angleze me brima. Megjithate nuk i mbaj meri mirditoreve, qe ndryshe te marin gjak ne vetull. Nuk e ka harruar dhe nuk e ka falur kursesi nastradini sistemin komunist dhe ate me te keqin ne sojin e vet, ate enverist. Qe nuk i grabiti vetem xhupin prej lekure dhe motorin gjerman BMW te Kohes se Qepes si mirditoret sypatrembur dhe mustaqegjate te Fanit te Madh, por kriminelet me pushtet te Enverit i grabiten jeten, rinine dhe pasurine e prinderve dhe e transformuan ne nje skllav te bindur pa pagese. Kur erdhi demokracia nastradini i kthyer nga mergimi e pa, qe asgje nuk kishte ndryshuar ne vendin tone pa fat. Nuk ishte nastradini qe j’u turr Sali Berishes, por Sali Sekretari j’u turr nastradinit me gjithe fuqine e pushtetit te tij mafioz, qe ne vitet e para te pseudodemokracise enveriste, per te vazhduar kauzen e Partise se Punes per te vjedhur pronat dhe pasurite private dhe per t’ja falur ato TALEBANEVE te tij nga Kelmendi, Fani i Madh apo nga Bjeshket e Nemuna. Pse keshtu dhe si keshtu? Mund te pyesesh ti o kelendas-Miku. Per vota dhe pushtet o kelmendas-Burri te thote nastradini. Sepse pronat e familjes se nastradinit jane nje PALO GJE. Sepse mire kane bere tani TALEBANET e Saliut, sic MIRDITORET e Enverit vite me pare. Sepse ne fund te fundit i sherbejne te njejtes KAUZE dhe te njetit BOS. Tung dhe mos e ruj fare as me sapun dhe pa sapun.
Foli dhe kompetenti i Sales me nivelin e zakonshem mjeran. Cfare gjeni te shpifur kane ne gjak keta Salistet mor aman. Cdo 5 rreshta pas 20 vjetesh cirren akoma per komunizmin
Po per c’komunizem flet ti o funderrina njerzore, atekohe kur Doktori u mbante uturakun atyre?
pergjigje shum te nderhumit Kelmendasi(prej Beogrades)
“Eshte e vertete qe z.ambasador arvizu nuk ka problem personalisht me emrin
e vishinsk ajazit por vetem me kohen dhe menyren qe u zgjodh shpejt e shpejt.Eshte identifikisht si u zgjodh president zoti nishani qe USA kishte vetem verejtje qe te zgjidhej me konsensus,pamvaresisht se edvin kristaq rama nipi spiro koleges e ka miratura sic thote ai per hater te integrimit.”
Ne Shqiperi shefi i ri i SHISH-it thiret Visho. Andej nga anet e tua mund ta qujne VISHINSK.
Ne Shqiperi plaku i vdekur qe ne gjallje i ka sherbyer vertet diktatures, e qe, sidoqofte,nuk i figuron emri ne ndonje sherbim te huaj, therritej nga mbiemri Koleka. Andej nga anet tuaja mund ta quajne k o l e g e.
Ne Shqiperi thuhet “…idete qe percjell ne kete koment” dhe jo “idete qe PERCJEDH NE KIT KOMENT”.siç mund te flitet andej nga anet tuaja.
Meqenese ra fjala nga ç’ane ju kemi?
Hapi syte dhe kthjello mendjen o kelmendas.Nuk ishte Sali Berisha qe e mundi komunizmin.Ishte komunizmi qe ja fali pushtetin ne tavoline Sales,ne kembim te favoreve per te grabitur pasurite kombetare per te bere katovicen.Pse nuk moren pronat e tyre ish pronaret?Meqe ky tri sokoli i mundi komunistat? Se po te jete per Salen ai akoma nuk e ka mundur akoma komunizmin,me shtetin qe ka krijuar dhe menyrat komuniste te tu sjellurit me shumicen e popullit.Kete bande vetem ardhja ne pushtet e nje force radikale mundet qe ta çmontoje nga rrenjet.Pse jo mund te jene dhe komunistet ata qe mund ta bejne.Berisha pa dashjen e tij po i krijon keto kushte.Pushteti Berishes ja ereson shikimin dhe i turbullon aresyen(megjithese ai realisht eshte psikopat) e nuk di qe do te krijoje nje shtrat te ri per nje lufte civile.Kete radhe me duket se ka per ti paguar dhe krimet e 97-es.Dhe keshtu uroj ti paguaje nje nga nje qe kush te guxoje ,pastaj te vere dore tek vota e popullit te dhjese gjak.
o hasan
kelmendi ka qiellin e kthiellët,çi duhet më shumë???
qashtu or taj ke fol bukur he burr,he tu rrit nera o kelmends na komento me shpesh se nihet mungesa jote or lum miku
o ben chicago je nje trap maskara
Or ti Ben, sa para te japin per te lehur? Se te jetosh ne Amerike e te flasesh siç flet ti, vetem hje qen mund ta beje
Pse je kaq Pervers more Ben Chicago,Monster ke mesuar te shkruash dhe flet si Idjot i klasit te pare,
Ne jemi Shqiptare dhe jo Socjaliste apo Demokrate ,duam Vendin,Amerika ka beshtyre lart dhe tani po i Bie beshtyma ne Surrat,kete dhurate e kane nga “Burri” i Shtetit Shqiptar,Une i kam Urryer te gjithe ata qe i kane dhene doren Sali Berishes, se te gjithe e kane njohur kush eshte ai.
Per te gjitha zullumet qe po ndodhin ne Shqiperi, ka vetem nje emer:
Sali Ram Berisha!
Ai po arrin ne 100 vjetorin e PAVARSISE ser Shqiperise, ne krye te mbretnise se tij ? ? ? ? ?
POR, VLORES, TEPELENES, … I VJEN ANES! ATJE DO TA FESTOJME 100 VJETORIN E PAVARSISE SE SHQIPERISE!
Ketu ne Tirane le ta festoje Saliu me tradhetaret e Kombit, me zagaret e bythlepiresit e tij’
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
P.S. Ti gjithmone i qellon ne zemer problemeve te mprehta te shoqerise shqiptare o mero djali.
Jete te gjate e pena TOP!
O Daut skela, ti vetem nga skela smund te jesh por mos jeton ne llonxhe. C’fare 100 vjetor do te festosh ti o kokpalare ne vlore dhe me ke me Shpetim Gjiken dhe me gjithe sorollopin tuaj fshataresh , ju qe s’late gje pa vrare e prere ne 97 pa share qe nga autori shkrimit sepse atehere ai ishte me Salen dhe keto qe shkruan tani atehere as qe i shkonin ne mendjedhe jo me ti shkruante.Ti i thua Meros qe gjithmon i qellon ne zemer problemeve te mprehta te shoqerise shqiptare a mos valle edhe ne 97 i qellonte keshtu? Por kur i thua edhe djale kjo te ben akoma edhe me shume qesharak.
tanime BURRI I MADH i shtetit po i fut prasin ne by…edhe amerikes, se i shko muhabeti ma mir me azerbaxhinjte ….
Tani nuk mendoj se do na kritikojne si celule antiamerikane ne shqiperi
E verteta eshte se ka nje celule anti-shqiptare ne ambasaden amerikane.
Mero, doli predikimi pike per pike i atyre editorialeve qe shkruaje ca kohe me pare, ku Saliu do ti merrte te gjitha institucionet.
Me te vertete qe Saliu po na fut te gjitheve pAk nga pak ne nje kepuce. As ne zgjedhje nuk do zhduket ai sepse I ka te gjitha institucionet nen vete deri atehere. Me te vertete I zgjuar
Shik-u 92-97i Berishes eshte me famkeq se sigurimi i Enver Hoxhes.
Dite te errta per Shqiperine ne 100 vjetorin e pavaresise.Nuk duhen pritur zgjedhjet e vitit te ardhshem(bastardi sali do i vjedh 100% i sigurt)
Opoita duhet te levize sa seshte vone.
Sali Berisha eshte i marre ate e mundon akoma 97-ta.Ky bastard nuk njeh kufi.
Ajazi….mbiemër i plotë bullgar!Gollo…thonë shqiptaret!Duhet të jetë ai dhe kjo lidhet me armerinë e vet Saliut!Natyrisht ai do ti humb zgjedhjet,por opozita e sotme do griset neser nga dhembet e ingeanazheve te Berishes,Presidenti,Shiku,Prokuroria,Gjykata!…Por ky është pushteti i “frikshëm”.Ja perse duhet zënë kudo me gurë ky palo president gjysmak,ne tru,servil ne veprim dhe pavoten konsensuale ne zgjedhje!Shqiperia do rirrukulliset në trazira!Kjo është e vetmja rrugë për të riprurë demokracinë e dhunuar dhe ndeshkuar vrasesit qeveritare dhe të korruptuar!Edi Rama këte nuk e bën dot,për arsye të suspacionit nderkombetar!Indinjados popull me dalje ne rrugë dhe bllokim të cdo rruge e institucion po!Të indinjohesh është pak të veprosh është koha e demokracisë kundër anti demokracise,vrasesve dhe te korruptuar!Ai popull që fle-Vdes!…
Ti z.Kelmendasi,me siguri do te jesh ne inventarin e ndonje kopeshti zooligjik dhe ke gjetur rastin per dale kur te hapen deren e kafazit per ta pastruar.Te tille,si puna jote behen te rrezikshem per jeten e njerezve paqesore,po te lihen te lire,prandaj dhe i mbajne te mbyllur ne kafaze te hekurta,per t`i ruajtur si specie te rralla,qe ende mbijetojne.
…dicka po digjet,shpresoj jo Shqiperia…
Diktatori Sali,po i bene punet ashtu sic Ai di.
Po kopsit cdo dege dhe institucion,
seshpejti edhe me Prokurorine perfundon…
Kuptohet gjithcka ne kundershtim me Nderkombetaret,
vecse shume shpejte,do bjere ne dakortesi me Opziten
per te bere ndryshime edhe ne Kushtetute.
Ne kete rast,do behet i “Hapur” an,e mbane
dhe do ulurrase ja,Cfare Opozita kerkone,
Une te gjitha ja dhashe…
Kesaj i thone :-Une po mbaj mishin,
Hellin po ja u jap atyre.
Me thoni tani or vellezer,qe nuk eshte Shejtan Budalla.
Ose sic thote xha Jahua:-
Per vete Mjellin,Opozites Krundet…
A ka ndonje zgjidhje,kjo pune o xha Jaho?
Sigurisht qe ka,sepse,ate qe mahere ne e mbanim ne Krah,
ju e kini lene neper Qilare…
Derri do Plumb,ndryshe do ti rrafshoje
te gjitha te mbjellat Are me Are…
Po sikur i ka mbaruar!
Jo more bir,se po te jete keshtu sikunder thua Ti,
nuk kishte perse te mirrej me keto pune…
Prandaj,mos u ktheheni ne krahun tjeter.
Dysheku nuk te thote kurre Ngrehu!
dhe vatani nuk eshte dyshek…
Ja keshtu te thote Jahua nga laberia.
Ata nga anet e Saliut;-Te pa bese kane qene…
ku me Krajlin e ku me Serbin…dhe me ta, vetem
zarare i kane sjelle ketij vendi…
Nqs ky zoteria paska akuzuar CIA per 1997 , bravo i qofte , sepse edhe ne qe e shikonim ateher nga jushte kuptohej qe Ambasada Amrikane ne ato vite , biles ehde kur u vra Azemi, ishte kthyer ne nje Ambasade greke N# 2.
_-Dhe ishte tamam nje nderhyrje e Tenet , qe e deformoi fytyren demorkatike te sherbimit amerikan ne Shqiperi
Berisha eshte treguar shume i bute me kete fakt, Por nqs do kerkonte nje seance degjimi ne Kongres per kete pune , opozita republikane do bente namin , dhe jo vetem opoizta e ketyre por edhe shtypi amerikan
-Shtypi ketu shakaun do
Nje vend demorkatik si Shqiperia ku sherbimi sekret shqiptar dhe amerikan punonin sebashku , dhe CIA nuk e sinjalizonte Shebrimin shqiptar per kryengritjen qe drejtohej nga kriminelet te cilet vinin nga burgjet e Greqise…!!!!
C
Ca eshte ky bashkepunim ?-
-Kur CIA kekronte bashkepunim per luften kunder terorit , Sala ja hapi dyert CIA-s
dhe e lejoi t e bente c’te donte –Nderkaq qe Greqia asnjehere nuk e ka lejuzar CIA-n amerikane te beje cte doje ne Greqi
Biles Greqia ka pasur baza te teroristeve Arabe ne ishujt e saj ,
ku teroristet arabe sterviteshin , dhe midis tyre kishte kriminele
si Abu Nidal qe kishte vrare njerez ne EU , dhe Greqia as qe donte tja dinte per kerkesat e CIA-s dhe te sherbimeve te tjera sekrete te EU per ta dorezuar ate kriminel.
Ndaj nuk duhet trajtuar sikur CIA eshte sistem referimi per drejtesine
Edhe demokratizmi i CIA-s eshte nje proces qe ka ne rugen e tij te progresit plot gabime te cilat i paguajne popujt e tjere
Ky shefi i ri i SHISHI-t po i ka akuzuar CIA -n per 1997 ka bere shume mire
Ambasadoret amerikane kur ka qene TENET ne detyre , ishin kthyer ne katile kunde ropozites
U vra Azem Hajdari , ne mes te Tiranes , nga uniforma policie dhe Shioku te Nanos , dhe CIA qe ishte me zyre ne Tirane me SHIK-une Nanos , nuk lajmeroi aspak , por mbylli nje sy ……
Duhet pasur edhe nje gje parasysh .Ne jemi vend shume i vogel. dhe USA eshte nje shtet shume i madh qe merret me aktoret kryesore te politkes globale ne bote –
Por kur vjen puna tek ne, ata caktojne nepunes me te thjeshte , dhe nuk i kushtojne shume rendesi ngjarjeve ne Shqiperi-
-Dhe pikerisht per shkak te kesaj neglizhence qe ne ja imponojme State Departamentit ben qe te inflitrojne deshira te paligjeshme te nepuneseve t e ndryshem te administrates amerikane, nepeunes te cilet kane nje background etnik qe eshte pjese e lobeve t e ndryshme
Prandaj , autoritet e shtetit shqiptar duhet te ngrene zerin e protestes ,
deri ne STate departament sa here shikojne abuzime nga nepunesit aemrikane ,
pavaresisht rangut te tyre ….Ne menyre qe ti dalesh te keqes perpara perpara, se keta kane edhe nje zakon qe nuk e hedhin poshte nepunesin e tyre
Shteti shqiptar po ka ankesa eshte mire qe ti beje sa me shpejt dhe biles te shkoje deri ne Kongres ,
Te perdori lobingun e tij
Se ketu funksionimi i politkes sE ketyre eshte i koklavitur, dhe lobingu te zgjidh shume gjera
Mero ka te drejte vetem kur flet per Etiken , sepse ky duke qene ne emigracion mund te jete rekrutuar nga te tjere .
Megjithse ky duket qe eshte patriot, derisa sa marre ate guxim kunder CIA-s ,
dhe emigracjoni pertej oqeanit te ben patriot …E ka thene dhe Noli
Amerika te ben patriot , por edhe ne Canada njelloj eshte
Nuk e besoj se mund te jete pro rus, se vetem nqs eshte budalla fare , mund te jete pro rus
Ai eshte pro rus , nqs eshte Sala pro rus,se ai nuk diskutohet qe eshte servil i Sales
Amerika nuk merret me Salen, se Sala po zbaton kushtetuten e vendit te tij, Porse si do shkoje me tutje kjo ngelet per tu pare –Por Salen duhet ta kundershtoje vetem Opozita ,nuk merret USA me Salen, se ne jemi vend sovran dhe Sala i di ku i ka kufijte
Nuk eshte aq trim sa te kuturisi pertej kufijve…
S’po ndodh asgje me teper se kthimi i Saliut te 97, ne kushte te tjera fatmirsisht!
Por kujdes, keto kushte nuk e bejne me pak te rrezikshem Sali Berishen! Tani ai po privatizon gjithcka, rritja e pushtetit te tij ne menyre hiperbolike do te sjelle deme te pallogaritshme per vendin. Gjithcka do te kaloje ne duart e familjes dhe vendi do te katandiset ne nje ciflig hajdutesh dhe mafiozesh.
Mjer ne c’na pret! As per jeten nuk pyet me njeri.
Administrata Amerikane eshte e ndergjegjshme qe Berisha eshte terrorist! Ai terrizon popullin Shqiptar prej vitesh; ka organizuar perpjekjen per rrezimin me arme te helikopterit me qytetar qe perpiqej te evakuohej Ne 1997, ka ndermarr sulme me antitank e kallash ndaj Kryeministrise duke dhunuar kodin e vdekjes me par kur perdori arkivolin e te ndjerit Hajdari si Cekic per te shembur porta…. E se fundi Po terrirozon popullsine civile duke e privuar nga e drejta e jetes duke lene kriminelet rrugeve jashte kontrollit! Administrata Amerikane e di se ai eshte edhe komunist me tipare te theksuara autoritare!
Por Administrata Amerikane nuk nderhyn perderisa Kostoja e Tolerimit te Nje Diktatori Ne Nje vend te varfer te Ballkanit eshte me e Ulet sesa Kostoja e rrezimit te tij! Kjo nuk do te thote qe Berisha nuk i ka ditet e numeruara por cdo gje per pragmatizmin amerikan ka te beje me koston per amerikanet e Jo Shqiptaret!
REspect!
Rrotull,rrotull rrotullo dhe asnjehere drejt e tek problemi o Baze.Me veprimet e veta Amerika nuk ka thene se Berisha eshte i mire per shqiptaret sic e permend ti ne editorial.Ka lene te kuptohet qarte se Berisha eshte mire per momentin dhe do vazhdoje te jete ne pushtet per aq kohe sa do te jete Rama kandidati per ti zene vendin.Ju dhe te tjere analiste te njohur ne vend qe ti sugjeroni opozites dhe opinionit publik rrugen e vetme per rrezimin e regjimit qe eshte zhbllokimi i opozites,i jepni leksione Amerikes se si te veproje me politiken shqiptare,a thua se nuk i njeh Amerika politikanet shqiptare.I njeh shume mire deri ne detaje lidhjet dhe mentalitetin e tyre,shume me teper nga sa perflitet ne media.Ata e dhane proven qarte vjet ne zgjedhjet e Tiranes se e realizojne deri ne fund projektin e tyre,edhe duke dale diten per diell kunder disa parimeve baze te se drejtes.E cfare beri Rama kunder kesaj,iku me bisht nder shale sic ka kater vjet rresht qe po ben.Kurse ju vazhdoni dhe e ferkoni akoma Ramen e vetem ndonjehere sa e kilikosni ndopak.
Po mire xhanem, ky vishua paska qene 10 vjete ne kanada?! Te mos e ket’ ditur Amerika ,thua….
Eeejjj, per ata qe nuk e dine akoma:
Pas ketij emerimi, ne Drejtorine e Jashtme në SHIK, ose tek kundërzbulimi, vjen brenda gushtit Ilir KUMBARUA.
Une personalisht nuk e dua Sali Berishen, por nuk e dua hic e hic Edvin Ramen dhe Rucin e Meros qe na ben e zgjuarin dhe te diturin, me vjen keq per nje gje se me komentet qe lexoj te jeni te bindur se shumica e shqiptarve e perkrahin SALI SHERRIN E SHIQERES, arsyja eshte se CENSURA QE I BEN KJO GAZETE NEVOJTORE E MERO GELBAZEZ PERKRAHESVE DHE DASHAMIRVE TE SALI SHERRIT KUPTOJ SE KUNDERSHTARET JANE NJE PAKICE DHE KETA JANE PERKRAHSIT E RUCIT CO, PJELLE BOLSHEVIKE E BODRUMEVE TE K.Q.PPSH-se.Ta gezoni SALI BERISHEN DERI NE 2017.
Ti komentues me siper je pervers.Cfare te ka bere Ruci dhe Rama ty cfare te ka bere komunizmi qe ti nuk e ke merituar?
Edhe nqs te kane futur ne burg me soj e sorollop,pak te kane bere se ju e meritonit qe atehere te ishit harruar dhe as varri mos tu gjendej.
Ty Ben krimbit dhe kelmendas zvarranikut
O vlora 1 po te them dy llafe une vlora 2. Atij komentuesit me siper une nuk e di c’fare i kane bere Ruci dhe Rama qe nuk i do, por ty qe je i dashuruar me ta mos te kane qire te teme.
Berisha nuk di te mbaje pushtetin, kurse shqiptaret te mos kene frike nga Berisha, por te cohen dhe te fillojne protestat per te larguar Berishen. Pritja e zgjedhjeve te 2013 do ti jepte Berishes kohe per tu ndjehre konfident per te vjedhe zgjedhjet e 2013. Pra populli e ka ne dore fatin e Berishes dhe te vet.
Kujt po i nxihet trapi se mori shikun, qe ambasadori ameriqen qe certifikoi vrasjen e njerezve ne bulevard sikur qeme ne ndonje republike bananesh ne ameriken latine. Njerez boll me proamerikanizma sic benit dikur me kinezet, ruset e turqit. Ky vend eshte ne evrope ose do silleni si ervopjane ose kodoshet e kontinenteve te tjere do u perdorin si kurvat e tyre.
He mor arvizu, si po te del ai burri i shtetit qe pate lavdruar ti me gojen tende? Nje fjal e urt shqiptare thot:Ruaju nga puset qe hap vet se nga puset qe hapin te tjeret te ruen zoti.Arvizu ruaju se shpejti dote shpadhesh person “nongrat”nga Saliu jone,po te duesh te rrish ambasador ne shqipri,thuaj atij Ben çikagos te flasi me Obamen .per ndryshe e ke keq punen.
O komentues, a din te thote ndonjeri nga ju, Ky Shaqiri ishte nwpunws i shtetit shqiptar qw paguhej dhe varej nga Krywministri shqiptar apo i SHBA. Kaq poshte keni renw.Dhe pretendoni te merrni vota.
shefi i sherbimit njeri qe spijunonte ke berisha per cdo gje edhe per ata qe flisnin kundra tije
Ne pamje te pare edhe une si qytetar i thjeshte u bezdisa nga kjo zgjidhje tejet e politizuar, aspak etike dhe joprofesionale. Gjithesesi, duke lexuar Meron me del se: trajtesa e tij eshte e paargumentuara mire. Sepse. Problemi shtrohet ngushte qe ne fillim. Na del se kjo Amerika dhe ambasada e saj ketu na qenkan ca krijesa pangjyre dhe paforme, qe vetem vrojtojne. Se ato, ne punen e tyre nuk marin ne konsiderate, anashkalojne, protestat e popullit te shumte opozitar ne Shqiperi. Se amerikanet nuk e njohin jeten dhe vepren e shefit te ri te SHISH. Se na paska mbetur neve t’ua sqarojme amerikaneve metamorfozen e tij. Se amerikanet nuk e njohin Berishen dhe krijimtarine tij te kualifikuar folklorike. Se amerikanet nuk e ditakan se Berisha eshte sa antiamerikan aq edhe proamerikan. Pa dyshim qe Berisha eshte proamerikan, madje i rendit te pare. Mos haroni se: edhe ne Amerike institucionet shtetrore dhe private lobojne ne bote per te mbrojtur, sipas nevojes, interesat amerikane per paqe; interesat amerikane per amulli; dhe per interesat amerikane per lufte. Shikoni filmat amerikane. FBI ngaterrohet me CIA. Kjo e fundit spiunon presidentin. Presidenti pergjon opoziten. Kandidati per president ben brockulla diplomatike. Shefi CIA behet president dhe pastaj le djalin si pasues te vetin. Dhe kur kjo gje ndodh edhe ne Rusi, atehere Putin paska bere gabim. Po nga ju amerikanet e mesova – iu pergjegj Putin! Kaos. Prandaj. Ne rastin qe Berrisha do te ishte nje antiamerikan, del pyetja: a do te mundej ai qe te manipulonte kaq haptazi dhe perdhunshem interesat amerikane dhe demokracine e lekundur shqiptare? Po. Ai ate po ben. Del pyetja e dyte. Ku e dime ne se cfare kerkon te gjeje, zbuloje, kuptoje Amerika ne Ballkan, apo ne boten sllave, duke i perkedhelur bishtin Berishes? Pra, ben vaki qe ajo e perdor Berishen per qellimet e veta, dhe Berisha perdor Ameriken per tu pasuruar familiarisht, ne pamundesi per te mare titullin mbret. Tjeter pyetje. Ku e dime ne se Berisha nuk eshte mes dy zjarreve, ku secili zjarr thote me veten e tij: le ta djege ai tjeteri? Tere keto pyetje – padyshim dhe me te drejte – i bejne te qeshin ekspertet e problemeve te sigurise kombetare. Por ne popull jemi dhe ashtu flasim sepse ashtu dhe kaq kuptojme. E fundit. Opozita i di te gjitha keto, madje dhe me shume, e andaj ajo nuk revoltohet dhe as nxitohet ne misionin e vet. Cili eshte ai? Ti siguroje popullit opozitar vetvrasjen – me lezet e pak e nga pak.
arvizu ta kon bashen pra basha eshte nderlidhesi i saliut me arvizune . po car ndodh . basha eshte me i lig se sa saliu . duket se amerikaneve u ka rene rruf ne qiell te paster . pra informacionet e tyre kete rastjane te vona . . ka nje rruge per tja dale . rrezimi i berishes . besoj amerikane i dine te gjitha opsionet . duhet ta bejne .ne mos amerikananet do jen jashte shqiperise po futen ruset shume shpejt .
pune leberish, lalucesh dhe lepujsh
Kur flisni per “kontroll” te SHISH-it, keni parasysh zbatimin e kesaj dispozite ligjore apo gje tjeter?
LIGJ Nr.8391, datë 28.10.1998
Për shërbimin informativ kombëtar
Neni 4
Shërbimi Informativ Kombëtar është institucion qendror, që varet nga Kryetari i Këshillit të Ministrave.
Të mbrojmë Shqipërinë. Të gjithë kundër nesh janë. Historia vazhdon rrjedhën e shekujve. Amerikanët nuk kanë luftuar komunizmin, por Enverizmin sepse ishte burr me tope dhe ju vuri kufirin tek thana.
Amerikanët nuk kanë luftuar komunizmin, por Enverizmin sepse ishte burre me tope dhe ju vuri kufirin tek thana.
Jam 100% dakort pisha flamur .
NUK KA NDONJE GJE TE KEQE QE LUFTOI AMERIKA ENVER HOXHEN ESHTE NORMALE.
E KEQJA ESHTE SE ATA PERDOREN UDB JUGOSLLAVE TE CILET INFILTRUAN DHE
NJEREZ TE TILLE SI ELEZBIBERAJ,SALIBERISHA,MEHMETELEZI,AZEM HAJDARI
QE ISHTE SHTABI I OPERACJONIT “BIBEROSA”
EDHE KY TRIMI AJAZI ME 100 MBIEMRA ESHTE PJESE E KESAJ JUNTE…
a ka ndonje komentues qe e njeh kete vishon se po me duket shume enigmatik.
disa thone eshte vlonjat disa kuksian,,dikush thote eshte fotokopje e artan hoxhes atij fuksit te dy sistemeve qe desh u bo president.
Krimi me i madh qe eshte bere ne shqiperi pas shpalljes se pamvaresise eshte mos hapja e dosjes se sigurimit dhe ato te agjenteve te UDB dhe asfalise greke nga dyshja filoserbe berishovic-rajersonovic.
Jo vetem qe nuk u hapen dosjet por PO RICIKLOHEN AGJENTET E SIGURIMIT POR DHE ATO TE ISH UDB JUGOSLLAVE ETJ ETJ…
Mendoj qe dhe ky njeri enigmatik eshte i kesaj kategorie koleg me gazideden dhe kumbaron.
Gazetaret si Ju i kemi zili per kurajon kunder kucedres qe s’ka te ndalur per te marr shtetin e pushtetin sic i ka marr,por partit paterica qe mbajne ne kembe kete perbindesh dhe qe mburren e te qenit ne pushtet duke lepir kockat(edhe shumat marramendse te ekonomise Shqipetare) heshtin,hesht monstra e LSI ,heshtin camet, heshtin gazetaret kurajoz, hesht populli yne punetore i pa pune e pa personalitet,qe vret vellane e tij per nje gardh,dhe mbane tere jeten ne qaf lubin e asaj e kesaj kohe.
Ah….Shqiperi moj Shqiperi
Ndodhi ajo që ishte paralajmëruar si rrezik dhe kërcënim serioz kombëtar: Kryeministri Sali Berisha, i ka tashmë të gjithë pushtet në dorë. Ky njeri i konfirmuar si anti-shqiptar, ka mundur më së fundi, të rikthehet në fuqinë dhe praktikat e viteve të pushtet-sundimit “xhungël” të viteve 1992-1997. Brenda 24 orëve, ai ka marrë nën kontroll absolut dhe dy pushtete të tjerë të fuqishëm, të cilët kishin mbetur jashtë kontrollit të tij, Janë dy pushtete përcaktuese, që kanë lidhje me krye-drejtësinë dhe me krye-sigurinë kombëtare.
– Në datën 8 gusht, presidenti i Republikës së PD-LSI, “busti” Bujar Nishani vet-shpalli si N/Kryetar të KLD një “lolo”, një pjestar e shërbëtor të bindur të pushtet-familjes mafioze Berisha-Meta-Topalli si dhe konfirmoi KL si strukturë të binmdur të pushtetit “SALI”, duke i shtuar dhe një “pronë-pushteti” shefit të tij Sali Berisha. Sot nuk kemi Këshill të Lartë Drejtësie me kryetar, nënkryetar e anëtarë të pavarur, por kemi veçse një seksion partie të PD, të komanduar nga Sali Berisha.
– Në datën 9 gusht, vetëm 24 orë më pas, presidenti i Republikës së PD, “kukulla” Bujar Nishani, shtoi “ekstratin pronësor” të pushteteve të “Sulltan” Saliut, duke vet-shpallur si kryetar të SHISH, një militant të PD, një vegël qorre të kupolës së ish-SHIK-ut famëkeq të viteve 1992-1997, kur pushteti kriminal “Berisha” furnizonte Serbinë me naftë, municion e armë që masakruan, vranë e zhdukën 190 mijë shqiptarë, që dogjën e vranë dhe familjen “JASHARI”. Sot nuk kemi më SHISH të pavarur ligjor e me funksione kushtetuese, por kemi SHISH strukturë politike të PD, tipik si SHIK-u “GAZIDEDE” i viteve kur rriheshin, burgoseshin, rrëmbëheshin, vriteshin e zhdukeshin gazetarë, politikanë, intelektualë e bisnesmenë, kur basuteshin e digjeshin shtëpi dhe zyra opozitarësh e gazetarësh, kur lejoheshin shërbimet sekrete greke, ruse, serbe, bullgare, maqedonase etj, të komandonin politikat e jashtëme shtetërore e ato të sigurisë kombëtare shqiptare.
Nuk e dimë, nëse ndoshta nesër në datën 10 gusht 2012, presidenti i PD zoti Nishani (Mehmeti) mund të dekretoj “me gojë” dhënien e ndonjë një pushteti tjetër për sundimtarin Sali Berisha. Por dimë faktin, që pas 3 muajsh ky president “bust” ka dhënë sinjalin e hapur publik në media, që do t’i dekretoj Sali Berishës edhe marrjen e pushtetit të Prokurorit të Përgjithëshme, këtij pushteti drejtësie, me të cilin Sali Berisha, gruaja, fëmijët, dhëndri, ministrat, deputetët, ortakët e tij mafioz serbë, grekë, libian, egjiptian, azerbajxhanas, kosovarë, sirianë, rusë, italianë, maqedonas, rumunë, bullgarë, austriakë etj, etj, kanë shumë llogari të hapura me dosje krimesh nga të gjtihë “ngjyrat”. Edhe ky “front” i pakapur drejtësie, jemi të bindur tashmë, që pas 3 muajsh do të jetë “bandë politike” e Sali Berishës.
Mund të më konsideroni cinik e anormal, por konstatoj se tashmë gjendemi përballë faktit dhe situatës alarmante, të instalimit të një pushteti e shteti JUNT në Shqipëri, me sundim absolut të një individi “DESPOT” dhe të familjeje mafioze, të quajtur “Berisha”. Alarmi jepet, mbasi ky sundim kontrollohet totalisht nga Sali Ram Berisha, i ekzaminuar dhe i skeduar që prej vitit 1972 e deri sot, me këtë “kartelë mjekësore”: Me tru e ndjenja sadisti. Individ e plak egoist krejt i shfrenuar dhe i sëmurë për karrierë. I çmendur, hakmarrës, i papërgjegjshëm, i babëzitur për sundim personal. Psiko-delirant në çdo synim, fjalë e veprim që kryen. I pandalshëm e pasionant deri në këmbëngulje dhe kënaqësi ekstreme për të ideuar, nxitur e kryer çdo lloj krimi, mjafton të ketë lidhje me interesat, hegjemoninë, mbrojtjen dhe fuqizimin e sundimit të tij. Po bëjmë vetëm një ballafaqim: Sali Berisha kur ishte 8 në opozitë pa asnjë pushtet dhe ushtronte dhunë mbi institucionet e kundër kujtdo që i dilte ndesh. Po tani, që zotëron gjithë pushtetet, çfarë mund të bëj vallë kjo specie barabare dhe e ç’ekulibruar mendërisht?! Nuk ka asnëj dyshim, që do bëj ato që ka bërë në vitet 1992-1997, madje akoma më tepër, sepse tashmë ka në kontroll familjar e klanor dhe pushtetin mafioz ekonomik e financiar të vendit.
Ky individ që komandohet vetëm nga psikoza dhe ndjenja prej DESPOTI absolut e të përjetshëm aktualisht komandon e bën gjithçka në këtë vend: jep gjithë urdhërat, nxjerr gjithë vendimet, bën gjithë ligjet, vendos gjithë vulat e firmat që kanë lidhje me fatet e këtij vendi e të këtij populli. Ky “sulltan”, brenda 20 ditësh ka marë në kontroll 3 pushtete kryesore, përcaktuese për zhvillimet dhe fatet e vendit: Presidentin, Presidencën, KLD, kren e SHISH dhe SHISH. Kujtojmë, që për t’i futur në kthetra edhe këto pushtete sipërore, Sali Berisha është “përleshur” për 7 vite rradhazi në mënyrë anti-kushtetuese, amorale, banditeske e rrugaçërore me drejtuesit e këtyre 3 pushteteve, madje duke shpërfillur dhe BE e SHBA. Po çfarë pushteti, i ka mbetur pa marrë Sali Berishës? Sipas evidentimit, bandit-despotit Sali Berisha nuk i ka mbetur asnjë pushtet pa patur nën kontroll e përdorim…
– Postin e kryeministrit e ka në “pronësi” e përdorim privat Sali Berisha.
– Këshillin e ministrave e ka në “pronësi” e përdorim privat Sali Berisha.
– Kushtetutën e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha
– Parlamentin Shqiptar e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
– Kryetaren e Parlamentit e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
– Të 15 ministrat i ka nën urdhër e përdorim privat Sali Berisha.
– Presidentin e Republikës e ka në kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
– Kryetarin e KLD e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
– Nën/kryetarin e KLD e ka në kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
– Anëtarët e KLD, provuan me vota unanime janë “pronë” e Sali Berishës.
– Kryetarin e SHISH, anëtar i PD e ka në kontroll e përdorim Sali Berisha.
– Gjykatën e Lartë e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
– Gjykatën Kushtetuese e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
– KQZ e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
– Kontrollin e Lartë të Shtetit e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
– Guverantorin e Bankës e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
– INSTAT-in e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
– Bankat i ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
– TVSH e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
– Diplomacinë e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
– Policinë e shtetit e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
– Ushtrinë e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
– Shëndetësinë e ka nën kontroll e përdorim priva familja “Berisha”.
– Drejtësinë qeveritare (ministrinë) e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
– Pronat i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
– Pensionet e pagat i ka nën kontroll e përdprim Sali Berisha.
– Monoplet tregëtare i ka nën kontroll e përdorim familja dhe klani “Berisha”.
– Koncensionet i ka nën kontroll e përdorim familja dhe klani “Berisha”.
– Tenderat e rrugëve i ka nën kontroll e përftim familja dhe klani “Berisha”
– Bixhozet qeveritare i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
– Doganat, portet, kufirin i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
– Ekonominë kombëtare e ka nën kontroll e përdorim familja dhe klanet “Berisha”.
– Privatazimet i ka nën kontroll e përdorim familja dhe klanet “Berisha”.
– Hidrocentralet i ka nën kontroll e përdorim familja dhe klani “Berisha”.
– Administratën publike e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha
– Bashkinë e Tiranës e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
– Rezidencat qeveritare i ka nën kontroll e përdorim familja dhe mafia “Berisha”.
– Trojet kombëtare shqiptare i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
– Akademinë e Shkencave e ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
– Instituciont e studimeve historike, i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
– Nxënësit e shkollave, fëmijët e kopshteve ka në përdorim Sali Berisha.
– Afro 80% të medias e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
– Inteligjencën e ka nën kontroll e përdorim privat Sali Berisha.
– Afro 20% aksione tek kryesia e PS, i ka nën kontroll e përdorim Sali Berisha.
– Nxënësit e shkollave, fëmijët dhe kopshteve i ka në përdorim Sali Berisha.
SHUME GJATE I KE RENE MORE LONI.
NQS BORDERONE NE 92 JA BENTE RAJERSONI BERISHES KURSE TANI BERISHA JA BEN BORDERONE DHE “BIOGRAFINE” ARVIZUSE DHE VOLFARTHIT..NUK KA NEVOJE PER KAQ RRJESHTA SA JE LODHUR..ATO DIHEN..
zoti mero baze po jetojme nje situat shume te veshtire por asnjehere nuk kemi jetuar situata te mira si komp por kjo nuk do te thote se nuk kane vajtur ne shtrua te gjithe ata qe punuan kunder ketij atdheu te njejtin fund do kete edhe sala [familiarisht] ska ku te shkoje por nuk jane pjekur kushtet akoma dhe do filloje nga femijet e tij pastaj ky person do vdesi ne nje menyre shume makabre se ja do trupi e meriton nje fund te tille
Z.Mero,pa i hequr asnje presje analizes suaj desha vete te shpreh vetem mendimin tim ne lidhje me veprimin e fundit te Berishes.Berishes i duhej SHISH per tre aresye krtyesore 1- Ta fokusonte punen e SHISH ne drejtim te politikaneve opozitare me Berishen,kryesisht ne grumbullimin e informacioneve mbi pasurine e tyre,aktiviteteve te jashteligjeshme,te metave e dobesive personale e familjare etj.me qellim shantazhimin e tyre ne cdo kohe.Me pak fjale,Berisha kerkon qe SHISH-it ti thuhej vetem emri i personit dhe ne tryezen e tij te kishte informacionin qe i duhej.Kjo nuk mund te realizohej pasi ligji per SHISH e ndalon qarte dhe prere grumbullimin e informacionit per persona te vecante nisur vetem nga emri,nese ne ngrakim te tij nuk kane dale te dhene per aktivitet antikushtetues e antiligjor ne dem te sigurise kombetare. 2- Te kishte dijeni te plote per ate qe te huajt dine per te,sa dine e deri ku shkojne me informacionet qe kane,mendimin e tyre per te,e te transmetonte tak ata vetem ato gjera qe i interesonin atij (Berishes).Kjo nuk mund te realizohej sepse mardhenjet me sherbimet partnere jane maredhenje te normuara e reciproke bazuar ne objektivitetin dhe sekretin qe sebashku me ligjshmerine,perbejne tre kollonat baze te nje sherbimi sekret.3- Te kishte dijeni te plote per dokumentet qe SHISH ka ne ngarkim te tij e te bashkepunetoreve te tij.Kjo per aresye se nje pjese e madhe e dokumenteve qe SHISH krijon,(pra informacionet qe mbledh,perpunon e administron) kane afat ruajtje me te madhe se qendrimi i Berishes ne pushtet.Edhe kjo nuk mund te realizohej sepse ligji ngarkon vete SHISH per ruajtjen,administrimin dhe shperndarjen e informacionit.Pra per te tre arseyet qe thashe me lart,Berisha,ligjerisht, e kishte te pamundur te kontrollonte e te drejtonte SHISH-in.E vetmja menyre,(sipas tij) ishte vendosja ne krye te ketij sherbimi e nje njeriu te Gazidedes qe eshte gati te ndermarre cfaredo lloj aventure antiligjore,pasi nje njeri me njefare aresyeje qe e di praktiken e Berishes,veshtire se do te kishte pranuar ate post,pa patur te pakten mirekuptimin e opozites.(Them se eshte aventure ti sherbesh vetem Berishes,dhe jo atdheut,ndoshta ne me pak se nje vit).Vendosja e shpejte dhe tinzare e ketij personi ne krye te SHISH-it (pa u konsultuar me sherbimet partnere te cilat mund te kene materjale ne ngarkim te tij,apo pune qe ngelen ne mes me shefin e larguar te SHISH) dhe pa marre mundimin as per konsulta e as per perzgjedhje,tregojne se Berishes nuk i intereson as integrimi e as institucionet e shtetit shqiptar.Sigurisht ai nuk do te arrije asnje nga objektivat e tij,e vetmja gje qe do arrije eshte nderprerja e maredhenjeve me sherbimet partnere e mike,c’integrimi i institucionit me te integruar e bashkekohor te shtetit tone.