Ibrahimi: Nuk ka referendum për ndryshimet kushtetuese pa u miratuar me 2/3 në Kuvend

11 Gusht 2012, 20:00Politika TEMA

Referendumi popullor për ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit të zyrtarëve duhet të kalojë domosdoshmërisht për votim të cilësuar në Parlament. Duke iu referuar nenit 177 të Kushtetutës, konstitucionalisti Genti Ibrahimi thotë se kërkesa për referendumin është për një ligj të thjeshtë, por për ndryshime kushtetuese dhe sipas ligjit kjo duhet të kalojë nga Parlamenti, raporton Ora News.

Ibrahimi sqaron se nëse mazhoranca i referohet nenit 150 të Kushtetutës për referendumin, atëherë ai do të jetë nul, pasi nuk do të jetë një referendum kushtetues.

Ibrahimi thotë se edhe drafti i propozuar nga opozita mund t’i nënshtrohet referendumit, pavarësisht që siç thotë ai në bazë të Kushtetutës qytetarëve nuk mund tu drejtohesh për ndryshimet territoriale. Në këtë pikë ai thotë se bëhet fjalë për një marrëveshje që u shtrohet përpara qytetarëve.

Megjithëse thotë se të dy palët po luajnë lojë politike për sa i përket referendumit, konstitucionalisti Genti Ibrahimi thotë se koha është e limituar për mbajtjen e tij.

5 komente në “Ibrahimi: Nuk ka referendum për ndryshimet kushtetuese pa u miratuar me 2/3 në Kuvend”

  1. Treviso says:

    Zoti Ibrahimi, mos mendoni per referendum por mendoni per organizimin e protetstave ne mbare Shqiprine per rrezimin e qeverise se korrupsionit, droges dhe plehrave. Koha nuk pret. Nje Tetori duhet te njohi qeveri te re teknike.
    Atdheu po lengon nga kafshet qe po e shkaterrojne.Jane hedhur ne sulm nga te gjitha drejtimet per shkaterrimin e plote.
    O popull, vejeni doren ne zemer dhe shpetojeni Atdheun nga keqbersit si vrasesi dhe tradhetari sali Rom Berisha me zagaret e tije. Po se bete sot, neser do jete shum vone.

    Ju uroj shendet dhe kurajo

  2. apollo says:

    neni 150 lexo

  3. Pamvarësia says:

    Eh, more z. Konstitucionalist Genti! Duhet të jeshë konstitucionalist i tipit ,,Rustem Gjata” që Saliu të të ketë në refene. Ndryshe, ju, të ,,tipit” ,,Njazi Jaho” as që bëni hije mbi kët dhe, sipas k/ministrit të 1/3 të shqipëtarëve. Gjithësesi përpjekjet e juaja profesionale, këmbëngulëse e pa u tërhequr nga presione çfardolloji qofshin, janë një domosdoshmëri që duhet çuar deri në fund.

  4. Devolliu says:

    O sot o kurrë; të gjithë duhet të bëhemi bashkë për ta shpëtuar Shqipërinë nga ky rregjim kriminal, neofashist i kryekriminelit, kryehajdutit e kryetradhtarit, shpellarit të Viçidolit.
    Të gjitha partitë opozitare, të vogla e të mëdhaja, të reja e të vjetra të djathta apo të majta, detyrën e parë, imediate, kanë që të krijojnë frontin e përbashkët anti-rregjim për ta shporrur nga pushteti të çmendurin e Viçidolit.
    Vetëm në këtë mënyrë, pra pa Salih Geddaf Gërdec Gërdallën, Shqipëria mund të hyjë në zgjedhje të lira e të ndershme dhe partitë le të garojnë pastaj si të duan, me programet e aleancat e tyre.
    Nëse drejtuesit e këtyre partive nuk do e kuptojnë këtë domosdoshmëri të bashkimit, atëhere do të bëjnë një faj të madh ndaj Popullit Shqiptar.

  5. ismeti says:

    po qka merzitet saloviqi per kushtetut ,aj e ndrron si ti teket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje