Mitt Romney zgjedh zëvendësin: Një yll në rritje i republikanëve

11 Gusht 2012, 11:10Politika TEMA
Mitt Romney zgjedh zëvendësin: Një yll në rritje i

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mitt Romney, 65 vjeç, se ka vendosur për numrin dy të tij: ai është kongresmeni Paul Ryan, 42 vjeç, nga Wisconsin. Ryan njihet edhe si një yll në rritje i republikanëve dhe një ekspert i buxhetit, për shkak se është edhe drejtues i një komisioni të rëndësishëm për këtë çështje.

Ryan është katolik dhe kjo do vendosë njëfarë ekuilibri me Romney, që është mormon. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Shkojnë shumë mirë me Romney dhe ekspertët politikë thonë se është dyshja e duhur për këtë garë. Kur Romney foli të enjten se si do jetë zëvendëspresidenti i tij, të gjithë kishin në mendje Ryan.

Gruaja e Romney ka rrëfyer se atij i është dashur punë për të përzgjedhur një emër që nuk kishte probleme, sidomos në fushën private. Përzgjedhja e Sarah Palin në vitin 2008 është cilësuar një katastrofë, ndaj nuk duhej bërë një gabim i tillë sërish.

9 komente në “Mitt Romney zgjedh zëvendësin: Një yll në rritje i republikanëve”

  1. Pellumb Pipero says:

    Zgjedhje e duhur, se them dot sepse nuk kam si ta di, por shikimi i tij ne foton qe botoni ju sdi pse me kujtoj menjehere shikimin e Kenedit dikur. Shpresoj te jete dyshe konkurente e denje perballe nje Obame qe ende njeh ngritje.

    1. fule says:

      Besoj se Amerikanet nuk do e ulin nivelin e perfaqsimit te tyre ne menyre kaq dramatike, nga Obama tek Romney.

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Ashtu flisnin dhe per Clintonin ne termin e pare o Pellumb dhe vetem kur shpertheu ne termin e dyte…Keshtu eshte kur para-ardhesi i tij i le banken qendrore bosh ku qendronin vetem muret dhe prisni mrekulli…Ky eshte ne gritje, me nje mendje te prapambetur qe ka vetem llafe..Media show, asgje tjeter…

    3. antonio says:

      I zgjedhin zevendesat e,sikur te jene DASHNORET E TYRE!!!
      Ne fytyre i ngjan KRIMINELIT SALI BERISHA!!!

  2. BEN USA says:

    Gjisesecili ka te drejte te zgjedhe liderin e tij, e jo ti imponohet si ne ALNBANISTAN ku lideri eshte monopol i komunisteve!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html

  3. pelikani says:

    Zv/Presidenti Joe Biden – Katolik! Speaker i dhomes ne Kongres John Boehner – Katolik! 154 Senator dhe Kongresmen ne USA – Katolik. 9 nga 23 anetaret e kabinetit Obama po ashtu jane Katolik! Nje rritje e influences ne menyre te jashtezakoneshme!

  4. U SURPRIZOVA,GATI NGELA PA FRYME KUR LEXOVA TITULLIN;MOS THASH ME VETE,NA I MOREN “YLLIN TONE NE NGRITJE”NA IMORI AMERIKA,SE KA DHE PASHAPORTE AMERIKANE “YLLI TONE,TASHME I NGRITUR NGA ARVIZU”OBOOO;C’NA GJETI,PO S’QENKERKA E THENE ,NE NA KA RENE FATI TE KEMI YJE TE SHUAR,OSE E THENE NDRYSHE YJE NE RENIE POR QE I LUTEM ZOTIT “QE RENCIN E THEFSHIN KOKAT QE NGA YLLI PLAK E DERI TEK YLLI NE NGRITJE(ESHTE FJALA KETU PER “YJET SHQIPETARE’)

  5. tamam says:

    Mua me duket ehdhe ky si Sarah Palin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje