Kriza greke e ka prekur rëndshëm Shqipërinë. Do ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve

11 Gusht 2012, 10:05Politika TEMA

Nga Gerhard Lechner

Wiener Zeitung

 

Cila është arsyeja kryesore për kthimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi në Shqipëri?

Fillimisht perspektiva ekonomike. Të kthyerit kanë qenë të punësuar kryesisht në sektorin e ndërtimit, i prekur rëndë nga kriza në Greqi. Vitin e kaluar u kthyen 30 mijë shqiptarë, këtë vit janë kthyer 60 mijë e ndoshta më shumë. Klima e përkeqësuar politike në Greqi dhe sjellja raciste kanë kontribuar në rikthimin e njerëzve.

 

Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë? Më shumë të papunë, apo një efekt pozitiv për shkak se lekët e fituar do investohen në vend?

Kjo e fundit mund të jetë, por me një efekt afatshkurtër, që do zhduket shpejt. E vërteta e hidhur është se ekonomia shqiptare, e cila importon shumë dhe thuajse nuk eksporton asgjë, varet shumë nga paratë e dërguar nga emigrantët shqiptarë. Këta të fundit punojnë jo vetëm në Greqi, por edhe në Europën Qendrore. Por numri i atyre që kanë shkuar në Greqi është shumë i madh.

 

Sa e rëndësishme është Greqia për Shqipërinë?

Roli i Greqisë nuk mund të nënvlerësohet. Në vitin 2005, përpara krizës, 55 përqind e investimeve direkte në Shqipëri ishin nga fqinji jugor. Në vitin 2011 kjo shifër ishte 27 përqind. Megjithatë akoma Greqia është përpara Italisë dhe Austrisë me 15 dhe 14 përqind respektivisht. Nëse bankat greke falimentojnë, pasojat në Shqipëri do jenë shumë të mëdha. Edhe nëse Greqia vendos të rikthehet tek dhrahmia, do ketë pasoja. Të mos harrojnë se situata në Shqipëri aktualisht nuk është aq e mirë. Vetëm në një tremujor, industria shqiptare është zhytur me 19.3 përqind

 

Çfarë pasojash politike do kenë këto zhvillime në Shqipëri?

Në verën e vitit 2013 do mbahen zgjedhjet parlamentare dhe kriza do ketë ndikim tek kryeministri Sali Berisha dhe demokratët e tij. Socialistët e Edi Ramës mund të përfitojnë nga kriza. Megjithatë në Shqipëri nuk ka pasur asnjë rezultat zgjedhor që është pranuar nga palët. Humbësi pretendon se janë bërë manipulime. Por në vend ka pasur rotacion pushteti. Shqipëria është një vend ekstremisht pro- perëndimor dhe vendi nuk e pranon një manipulim zgjedhor në shkallë të gjerë.

7 komente në “Kriza greke e ka prekur rëndshëm Shqipërinë. Do ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve”

  1. Shqiptar emigrant says:

    NJE GJE NUK JA KAP RADARI KETIJ GAZETARIT TE HUAJ:
    PROBLEMIN E MADH QE DO I SHKAKTOHET PONIT ME SHOKE. DO KETE SHUME PERPLASJE EMRASH NE VOTIME SEPSE NE VOTIMET E FUNDIT PER EMIGRANTET KA VOTUAR PONI & Co. ATA DO TE VAZHDOJNE ME DATABASE TE VJETER TE EMIGRANTEVE SE PAKKUSH VETEDEKLAROHET NE ZYRAT E SHTETIT SI I KTHYER NGA EMIGRIMI ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sonila-dhe-rekordi-i-doktorit.html

    1. jimmi says:

      si greket e shqipot nje modele mostrash jane qe nga politikanet e deri teke bagetija qe te gjithe per leshe kane hikur le te hane njeri tjetrin

  2. Gavrosh Leka says:

    Ky greku me emër gjerman që po I qan hallin SHQIPËRISË duhet t’a dijë mirë që Shqiptarët asjëherë nuk kan pasur të mira nga grekët,të mos hyjmë thellë në histori për masakrat e grekve ndaj Shqiptarve,sa e pa greku se SHQIPËA po i afrohej B E,së,krijoi piramidat,duke pasur si kal troje,socialistat dhe të gjith pratë i çoi në greqi,që s’u kthyen kurrë më.

  3. Lucerne says:

    Bo as I zgjut je o gavrosh, sa Mir I dit ke gjerat. Kur e more besh apo duke kullot Lopet?

  4. zogu durres says:

    Ky ka te drejte, rotacioni politik ne shqiperi eshte i domosdoshem, sepse ketu hajdutet lider kthehen ne faraone, nuk i besoj as ps e as edvines, i besoj me se shumti patroteve dhe shtreses se mesme qytetare, mundesisht te jen fetar te ken frik Zotin , sepse koha po verteton se tipa si enveri saliu ramizi fatosi qe jan deklaruar ateiste laike, nuk kan force ta mposhtin hipokrizine dhe shtazoren e tyre,duhet te ken frike Zotin qe te drejtojn drejt vendin, kjo duhet te jet e pa diskutueshme, dhe kjo jo me fjale por me vepra.

  5. zum zum says:

    SHUME NJEREZ NE SHQIPERI GEZOJNE DHE TALLEN ME KRIZEN GREKE .NE EMIGRANTET PUNOJME DHE MBAJME SI FAMILJEN TONE DHE TE AFERMIT NE SHQIPERI KETU DHE 20 VJET,POR TANI PRISNI KAUS TE TIPIT 97 SE EVRO NUK KA ME ,20 VJET EMIGRANTET DERGUAN NE SHQIPERI MILIARDA EVRO ,DHE NUK NDRYSHOI ASGHE SHQIPERIA ESHTE SI AVGANISTANI ,BANGLADESHI,KURSE POLITIKANET JANE ME TE PASURIT NE BOTE ,PATJETER ME PARAT TONA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje