Kryeministri emëron në krye të SHIU-t specialistin e përgjimeve

11 Gusht 2012, 09:25Politika TEMA

Tashmë shërbimi i zbulimit të shtetit shqiptar është vënë nën thundrën e Sali Berishës. Pas emërimit të Visho Likës në krye të SHIUT, Kryeministri ka firmosur edhe shkarkimin e kreut të Shërbimit të Ushtrisë, Ylli Zyla. Shqiptarja.com shkruan se kreu i qeverisë pranoi dorëheqjen e Ylli Zylës nga posti i kreut të Shërbimit të Zbulimit Ushtarak.

Ndërsa propozimi për emërimin në këtë post të kolonel Ilirjan Balliut, është bërë nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Ilirjan Balliu ka qenë para disa vitesh brenda strukturës së këtij shërbimi dhe ka punuar vetëm tek sektori i përgjimeve dhe kundërzbulimit. Jo vetëm kaq! Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes bëjnë të ditur se Balliu është njeriu që ka qenë pjesë e grupit që kanë negociuar për blerjen e aparaturave speciale të përgjimit telefonik dhe ambiental tek një kompani private, që tregton pajisje të tilla. Balliu është graduar me gradën kolonel nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami jashtë kritereve duke u shkelur procedurat për t’u ngritur në detyrë.

6 komente në “Kryeministri emëron në krye të SHIU-t specialistin e përgjimeve”

  1. lili says:

    eshte shume thjesht me paralyzuar je sherbim te tille:mjafton te hedhim lajme false apo t’ia fillojme te gjihe me perhap lajme per kryengritje:do paralizohet pseudoshteti i berishes vetem to verifikuar gjerat edhe rrenat qe prodhojme!

  2. Shkodran prej Puket says:

    Kush asht ky, mik i Imamit a djali i axhs i Fahri Balliut. Apo te dy nji mut jan! Tash pergjimi asht ngejt ne detyre ?

    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasandra-midis-berishajve-fahri-balliu.html

  3. TJ says:

    Hasan,po te vrasesh njerez te pafajshem ne mes te bulevardit nga Berisha mos duhet ta verifikojme lajmin,apo Gerdeci?

  4. Nordi says:

    Ky eshte nje shembull tipik se si ngjisin shkallet e karrieres ne menyre te pa merituar dhe duke mos respektuar asnje kriter persona si ky Ilir Balliu, qe jo vetem se lidh asgje me ushtrine, por dhe gjate ketyre viteve ka shetitur pas Lekut. Ky person ne saj te njohjeve dhe servilizmit te pa krahasueshem ka kaluar pjesen me te madhe te kohes se angazhuar ne ushtri, jashte vendit ne detyra te privilegjuara. Per kete tip pergjegjesi duhet te mbaj dhe Pandeli Majko.Ai e di mire kete… E po ske ci ben tani, dallkauket po dalin ne krye.

  5. altin says:

    pravo keshtu si e ka nis dhe zgjedhjet e 2017 do ti fitoje se te 2013 i ka te fituar me keto emerime qe po ben

  6. astrit says:

    Tema dhe Shqiptarja.com. Jo gjithmone keni te drejte. I. Balliu jo vetem qe nuk ka lidhje me pergjime, por s’ka asnje lidhje as me famekeqin Fahri Balliun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje