Ministri Arben Imami shënon një tjetër skandal në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ai ka hartuar strukturën e re te Forcave të Armatosura në mungesë të dokumentit strategjik, siç e kërkon një vend anëtar i NATO-s.
Sipas opozitës, në 5 vjet janë hartuar katër struktura dhe kjo është bërë vetëm për të vendosur në poste kyçe njerëzit e duhur për të shitur pronat e ushtrisë. Këtë e ka denoncuar në seancën e 24 majit në Kuvend deputeti socialist Pirro Lutaj.
“Ju po paraqisni një strukture të përpiluar me një grup pune të ngritur për tjetër gjë. Në bazë të urdhrit të mësipërm, pra atij të paligjshëm të nxjerrë nga shefi i shtabit, i cili nuk ka zgjidhur asgjë përveçse ka përcaktuar në mënyrë shumë “korrekte” objektet ushtarake dhe asetet e rëndësishme të ushtrisë që do të lirohen dhe davariten tek të preferuarit e pushtetit. Përndryshe është shumë e vështirë të kuptosh ngutjen tuaj për paraqitjen e strukturës së re të Forcave të Armatosura pa përfunduar rishikimi i strategjisë së mbrojtjes.”
Rasti konkret i emërimit të paligjshëm ishte ai i Ferdinand Kreshpanit në Forcat Detare, i cili siç “Vizion Plus” publikoi me dokumentet përkatëse, u shpërblye për shitjen e dyshimte të tre nëndetëseve në Pashaliman. Por nuk mbaron këtu. Vetë Imami dhe vartësit e tij kryesore kanë pasur qëndrime të ndryshme për çështjen e strukturës. Në interpelancën e 24 majit në Kuvend ministri Imami pohoi se prej një viti e gjysme dikasteri i tij po hartonte strukturën e re.
Në fakt, disa muaj para kësaj deklarate, në një seance dëgjimore ne komisionin e sigurisë, zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Sander Lleshi pohoi në prezencë të Imamit se nuk kishte plan për një strukturë të re, siç e vërteton edhe ky proces verbal i datës 29 shtator 2011. E gjithë kjo ndodh kur në Ministrinë e Mbrojtjes mungon dokumenti strategjik, i cili vazhdon të mungojë ndonëse kanë kaluar 4 vjet nga anëtarësimi në NATO.
Ministrisë së Mbrojtjes i mungon gjithashtu edhe paketa ligjore për funksionimin e saj, fakt të cilin e ka pranuar edhe vetë Imami, por që është justifikuar se ajo do të finalizohet në pak muaj.
Po cfare do presim tjeter nga Arben imuti?
PRIT SE KA EDHE MO!
EDHE KUR TE KETE 10 VJETE QE TE KETE THYER QAFEN NGA MINISTRIA AKOMA DO FLITET PER BEMAT E TIJ ATJE.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/big-bother-imami.html
IMAMI (ne te vrtete na bajalldisi) skandal pas skandali apo skandal permbi skandale…
Kjo tregon qe Mrojtjes Ushtarake Salbanese nuk kane ç’ti bejne skandalet dhe kjo tregon forcen tone ushtarake..
S’ka skandal qe na mposht!
hajdut me keq se sali’
Ky “Imami’eshte bere si lolo Pavari, ose sic thone nga Tirana MON Kukaleshi i familjes SRB.
ju ka ba koka si qen stani robit po ju trashe koka si imamit ai vetem skandale dine te beje,pastaj se mos eshte fusha e tij mbrojtja .
mos u shqetesoni te tere skandale bejne ne shqiperi nga salushja e deri tek pastrusja.
kjo eshte qeveria e turpit dhe e skandaleve te njepasnjeshme.
MOR SE MARR VESH KY IMAM BAJALLDIA A NUK E KUPTON VETE SA I PA SKRUPULLT ESHTE,JA THOT KUSH APO JO,PER MU E BESOJ PER GJITHE SHQIPEARET NORMALE ESHTE SI NJE KRIMB PA KOCKA,SHUME I PA SKRUPULLT DHE TEPER I PA KARAKTER.E KAM SHKRUAJTUR DHE NJE HERE,SI KA MUNDESI QE KY MONSTER ESHTE SOT MINISTER,SEPSE GJITHCKA MUND TE ISHTE POR TE VISH NGA FRONTI FAMEKEQ I ”REZISTENCES REVOLUCIONARE” E HOP MINISTER KJO ESHTE SHUME E DYSHIMTE DHE E PA MORALESHME,SI KA MUNDESI QE NJE PUSHT I TILLE DREJTON SOT NJE DIKASTER KAQ SERIOZ,C’FAR MUT NATO ESHTE KJO QE E PRANON KETE MASKARADE NE KERTHIZE TE EUROPES,SI MUND TE JETE MINISTER NJE FLLIQESIRE E TILLE.AI POPULL QE PAJTOHET ME KETE SITUATE O ESHTE NE LETARGJI O MERITON ME I HYP HU 24 ORE PA PUSHIM.JAM SHUME I HABITUR,ZOTI E BAFTE MIRE…SHPRESE…
Nuk duhet te anatemohet Imami per cdo gje. Ai ka kusuret e tij, te cilat jane dokumentat ligjore ku mbeshtetet hartimi i struktures qe diskutohet. Nje strukture per FA eshte finalizuar ne vitin 2010. Mungesa e vizionit dhe e objektivave qe synohen te cilat percaktohen ne dokumentin strategjik ben qe ne te rishikojme strukturen cdo 2 apo tre vjet. Nje veprim i tille nuk sjell konsolidimin e strukturave te FA, por dobesimin e tyre dhe kthimin ne struktura jo eficente, te cilat nuk i sherbejne angazhimeve qe ka marre Shqiperia ne kuader te NATO-s. Kur thash qe nuk duhet anatemuar ministri per cdo gje kam parasysh qe kompponenti ushtarak nuk duhet te filloje rishikim strukture pa pasur dokumentat ligjore qe me te drejte pretendon deputeti. Pra faji eshte i ushtarakeve te cilet nenshtrohen te bejne dicka qe qe ne fillimet e saj eshte e deshtuar sepse pa dokumentet ligjore struktura e re do te rishikohet perseri mbas dy apo tre vjetesh.
Ne kendveshtrimin tim, Imami eshte Ministri me kapacitetet me te ulta intelektuale nga te gjithe Ministrat e tjere (Jo se keta te tjeret shquhen ne kete drejtim). Ne ato raste qe na eshte shfaqur ne intervista apo emisione televizive, i kam bere pyetje vetes: vertet eshte Minister ky njeri? Medet! Me ato artikulacione ne bisede, del qe Imami as roje te dera e Ministrise se tij nuk ben. Por c’ti besh, kjo eshte Shqiperia e Saliut. Dhe sa do vazhdoje kjo situate?
Po pse gabon dhe Gjenerali http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww