Punëtorët e ARMO-s kanë tre muaj pa marrë pagat, kërcënojnë me protestë

11 Gusht 2012, 10:55Sociale TEMA

Naftëtarët e Ballshit kërcënojnë kompaninë ARMO se do të hidhen në “aksione konkrete”, nëse deri më 31 gusht nuk marrin pagat e bllokuara, raporton gazeta IDEA.

Naftëtarët i kanë dhënë një ultimatum kompanisë së administruar nga z.Rezart Taçi, por pa përcaktuar se çfarë do të bëjnë konkretisht pas kësaj date.

Kërcënimet e naftëtarëve për të ndërmarrë veprime konkrete ndaj administratorëve që, sipas tyre, kanë muaj pa i paguar, vijnë pas një serie denoncimesh që ata kanë bërë përmes rrjeteve sociale dhe në platformën denoncuese IDEA.

Ndërkaq në denoncimin e fundit që dërgojnë në adresë të gazetës sonë, ata shprehen se i janë drejtuar për ndihmë edhe Avokatit të Popullit, të cilit i kanë kërkuar që të zbresë në “bazë” për të parë nga afër gjenden e naftëtarëve. Por sikurse shprehen ata, zyra e Avokatit të Popullit u ka kërkuar që ata të paraqiten në zyrat e këtij institucioni për të depozituar ankesat.

Reagimi i punëtorëve ka ardhur ndërkohë që kriza në kompaninë ARMO po thellohet më tej. Një ditë më parë Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestron mbi aksionet e administratorit të ARMO-s, biznesmenit të naftës Rezart Taçit, për shkak të një borxhi të papaguar prej 75 milionë eurosh që kompania i ka Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit, për investimet që kjo e fundit ka vërtetuar se ka kryer në Shqipëri.

Sekuestroja i është vendosur 85% të aksioneve të shoqërisë ARMO, në pronësi të AMRA Oil, llogaritë bankare të këtyre dy kompanive dhe është vendosur bllokimi i pasurive të paluajtshme të ARMO-s, stokut të kompanisë deri në përfundim të gjykimit.

Banka azere i kishte depozituar 75 milionë eurot në bankën ‘Credins’ në formën e një garancie për blerjen e kompanisë ARMO nga Rezart Taçi, por ky i fundi i ka tërhequr ato pikërisht për të paguar faturën e blerjes dhe nuk ia ka kthyer paratë bankës së Azerbajxhanit. Kjo bankë i është drejtuar Gjykatës së Tiranës e cila i ka dhënë të drejtë dhe ka vendosur sekuestron konservative nga 85% të aksioneve të Taçit në kompaninë ARMO.

10 komente në “Punëtorët e ARMO-s kanë tre muaj pa marrë pagat, kërcënojnë me protestë”

  1. Nadia Shabani says:

    Do ti merrni parate sac po i marrin emigrantet ne Greqi. Po abuzojne pronaret greke gjoja ne emer te krizes dhe nuk ja u japin parate me, ashtu do ti merrni edhe ju more te mjere. Mos prisni me por bllokoni punen dhe dilni rrugeve se ndryshe mbetet pa para se pa pune dihet qe do te mbeteni nga piramida e re e Saliut me Tacin e tij.

    1. No baby don't CRY says:

      Tamam moto e Taqi Oil:
      With us, you just cry!
      (Me ne ju vetem qani)
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/with-us-you-just-cry.html

    2. fule says:

      Po lereni more Avokatin e Popullit e budalleqe te tjera.

      Po nuk nxorret tym andej, te gjithe se bashku ashtu sic jeni, nuk keni per te marr gje.

  2. lali says:

    Rezart Taçit,Rezart Taçit,Rezart Taçit,
    Stamps – Space craft – Skylab, Saliut 1 7 , MIR – PW

  3. Mashtrim says:

    Nafta ne kete kohe nuk mund te falimentoj.Taçi duhet te hetohet.

    1. komi says:

      patjeter duhet jape llogari.te qahet se nuk ka shitur nafte e kush nuk e blen naften..

  4. Llogjika says:

    Ju komentuesa, perdorni pak llogjike.
    Nese taci ska para, si do ti marrin keta me greva. Te shkretet ate rroge e kane burim jetese per familjen. Nuk kane pune tjeter nese largohen.qofte dhe ata te shkretet ne greqi, cte bejne. E pranojne mashtrimin, fyerjen, peruljen.
    Te gjitha keto jane lojra te sales per tja thyer vullnetin popullit deri ne ate mase sa te pranoje cdo gje.
    Dhe greqia nuk eshte ne krize. As italia, as spanja. Eshte nje metode qr po perdoret nga te djathtet extreme per tja thyer vullnetin pipujve te tyre me qrllim per te rritur perfitimet e tyre, duke ulur rrogat, shtuar oret e punes, rritur pensionet.
    Kjo teori doli pas renies se murit berlinit.
    Sali kafsha si nje delirant psikopat kopjon situatat me te keqia te botes. Shume vende seriozr ose ndoshta shumica nuk I hyne ketyre pislliqrve. Vetem disa vende si greqia me ate te djathtin fadhist, ca e kish emron karamanlis a nuk e mbaj ment. Italia me psikopatin berluskonia dhe ai fashisti aznar.
    Eshte loje psikopatesh te semure.
    Mjere populli shqiptar per kete psikopat qe e kryeson. Po derisa e votojne dhe 20_30% mire tu behet. Se ai psikopat asnjehere ska fituar. Ai votat I vjedh

  5. Bato says:

    Mero,

    Mendoj se duhet te hetohet me shume ne kete skandal, pasi gjerat per mendimin tim jane te paqarta. Skema e financimit mbete e paqarte, si nje banke e huaj depoziton 75 mio eur ne favor te nje shoqeria pa e kerkuar kjo e fundit? Psa ajo kjtohet pas 4 vjetesh per te kerkuar zhbllokimin? Cgare roli ka Credins ne blerjen e Armos, a ka kredituar ajo direkt Taci Oil dhe nese kjo e fundit ka filluar te paguaje shlyerjen ndaj Credins? Skema duket komplet si nje koperture per dicka tjeter pasi te gjitha palet jane te njohura me njera tjetren dhe me lidhje me majen e piramides shteterore.
    Kredinsi, taci, elvana, kryeministri, avokatja e kryeministrit, alievi.
    Dhe gjykata e tiranes jep nje vendim pa sherr e shamata.
    Media nga ana tjetr komplet e blere, terr informativ per kete skandal

  6. nel says:

    skema eshte e qarte berisha do te futen azeret dhe heq qafe tacin si koqe qe eshte.i behet presion edhe marikes qe ne rast se une do fus ruset dhe guzo te me heqesh…amerika nuk a marr vesh perse ben sehir…
    por nje gje a ka njeri te me thote..banka credins eshte e sigurte pasi kemi kursimet tona dhe nuk po dime se cfare te bejme.Ju lutem me informoni pasi ca thone qe eshte spekullim ca thone jo eshte e vertet.a ka terheqje depositash ne banke pasi shoh levizje njerzish por jo shume.

  7. anonim says:

    une jam nje punetor i thjeshte i rafinerise se ballshit, kam gjithe jeten qe punoj aty qe ne fillimet e saj ne vitet ’76. gjithe kohes jemi paguar rregullisht cdo 2 jave, 2 here ne vit kemi marre shperblime, oret shtese dhe ato qe binin ne dite pushimesh na paguheshin 2-fish dhe te gjitha keto ishin konform ligjeve ne fuqi. qe kur e ka marre taci kompanine armo filloi raprezalja ndaj nesh. fillimish bene buje te madhe se rriten rrogat me rreth 30%. por nga ana tjeter hoqen pagesat e oreve jashte orarit me justifikimin se keto ore do ti merrni pushime tani kane filluar as pushime nuk po na i japin, ditet qe jane pushime zyrtare po na detyrojne te vijme ne pune dhe na i paguajne si nje dite te zakonshme, qe ne fillim sapo erdhen punesuan disa te ashtuquajtur “inspektore te disiplines” te cilet sapo shohin nje punetor qe thjesht rri ne kembe pa bere gje i kepusin nje gjobe marramendese qe varion nga 15.000 leke te reja deri ne pezullim te pages mujore. fillimish vonesat e pagave filluan me nje muaj pastaj me dy e tani punetoret e armos kane jo pak por 4 rroga pa mare, kane marre rrogen e shtatorit gjysma e punetoreve para vitit te ri te cilet me zor blene nje pule pularie pasi nuk kishin mundesi me shume ndersa gjysma tjeter e moren rrogen e shtatorit pas vitit te ri dhe nuk munden te gezonin familjet e tyre me nje pule te qelbur pularie per naten e nderrimit te viteve. gjithe kjo e keqe vjen vetem nga rezart taci i cili ka vendosur si drejtor te pergjithshem te armos nje ekstremist mysliman te quajtur bledar myftari i cili per punetoret e armos eshte kthyer nje hitler i dyte. ka qene nje sindikate e punetoreve te armos te cilet bene nje greve per te kerkuar te drejtat e tyre dhe te nesermen ne porten kryesore te hyrjes se punetoreve ne uzine ishin shumefishuar forcat e rojeve te policise private dhe ata qe ishin anetare te sindikates nuk u lejuan te hynin dhe u pushuan menjehere nga puna ndersa te tjeret u kercenuan ata qe nuk vijne sot ne pune te mos vijne me pasi jane automatikisht te pushuar nga puna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje