Nishani pret ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu

17 Gusht 2012, 11:38Politika TEMA

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu është takuar sot me Presidentin e vendit, Bujar Nishani. Takimi i parë mes dy zyrtarëve të lartë vjen vetëm pak ditë pas dekretimit të kreut të ri të SHISH, dekret ky që sipas reagimeve të para, nuk është pritur mirë nga ambasada amerikane, raporton Ora News.

Edhe pse vetë ambasadori Arvizu nuk ka bërë asnjë koment për zëvendësimin e kreut të SHISH, Bahri Shaqiri me Visho Likën, burime nga ambasada thanë në ditën e dekretimit se ishin befasuar nga kjo lëvizje dhe se nuk ishin njoftuar më parë.

Po ashtu burimet shtuan se dekreti i Presidentit kishte qenë shumë e shpejtë, nisur nga fakti që propozimi i Kryeministrit ishte bërë vetëm pak orë para firmës së Nishanit. I pyetur pak ditë më parë për këtë çështje, Arvizu tha se nuk do të fliste tani, duke lënë të nënkuptohet se do të ketë një reagim zyrtar në ditët në vijim.

 

9 komente në “Nishani pret ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu”

  1. Vlora says:

    tani u be i gjalle ky,,,,,qe i sistemoi berisha si deshi?

    ka shkur per ti uruar me llokume?

  2. ismeti says:

    ky nji kriminek tjetri nji nepunes amerikan i deshtuar apo i shitur

  3. Albani says:

    Zoti Ambasador Aleksander Arvizu kjo video tregon shume fare per te mirat qe i keni bere ketij populli ju faleminderit.http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  4. Arbeni says:

    Sigurisht shkoi te kerkoj kompensimin per punet e kryera per mrrekulli gjate kesaj vere! Vetem puna e imunitetit nuk u shkoi sipas planit, por edhe ajo do te behet pasi Arvizu te arrij te mashtroj Ramen edhe nje here!

  5. Tirona says:

    I ka derguar qendrimin zyrtar te SHBA ndaj SHISH. Presidenti ka marre shuplaken e pare nga SHBA.Pritet qe presidenti te japi doreheqjen dhe vila po i bohet gati Topallit.E ka lujt bukur pjesen Sala me Jozefinen.

  6. Sali Kari says:

    Te dy i moren nga 500 milion nga taksat tona apo bregdeti shqiptar i shitur ke greket, keta te dy jan si dy Arrxhi , paterica te burrit te shtetit Shpellar Berisha

  7. hemo says:

    he mo arvizu eshte edhe ky burre shteti?

  8. MARKO says:

    Si dy vellezer siameze, jane.Me nder me thene nje m….jane.

  9. z.arvizu ose me sakte arvizu berisha, u thirr nga berisha per te mbylle diskutimet per shefin e ri te shikut, siguroi se arvizu mbeshtete mafien berisha-basha-meta-shikasin e ri shqipetaro-kanadez. arvizu nuk sqaroi nese ka pase ndonje here shba-ja nje drejtoi cia-se qe 12 vjete e fundit te kete qene shtetas i nje shteti tjeter. arvizu, kur takoi bashen para disa ditesh i tha ti thote berishes se vazhdo se me ke ne krah si ne vrasjet e 21janarit, si ne zgjedhjet e bashkise se tiranes, si ne gjyqin e ilir metes megahajdut. pasi takoi bashe, nishanin, arvizu shkoi e i raportoi berishes e porositi qe te shpejtoje edhe per kryeprokurorin, qe te jete nje kriminel i tipit basha.pse mbeshtete kriminele ky ambasador, e cuditshme. besoi se do ta botoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje