Kriza ekonomike në zonën e Euros mund të marrë fund vetëm në vitin 2016, atëherë kur kur përfundon afati i masave shtrënguese për Greqinë dhe Irlandën, që do të ishin dy vendet e fundit të shpëtuara.
Ndërkohë, tre vendet e tjera të prekura nga kriza në BE, Italia, Spanja e Portugalia, mund te dalin nga kriza aktuale ne vitin 2013, nëse përmbushin reformat e njoftuara paraprakisht.
Këto janë parashikimet e agjencisë të njohur të vlerësimit Moody’s, e cila ka publikuar një raport gjatë ditës së sotme. Raporti evidenton planin e ri të shkurtimeve të “Qeverisë Samaras” me 13.3 miliardë euro dhe thekson se nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, kriza greke mund të shkojë drejt zgjidhjes përfundimtare brenda katër vjetëve.
Ky parashikim i Moody’s është vlerësuar edhe nga agjencia e vlerësimit FITCH, drejtori ekzekutiv i të cilit e ka cilësuar Mario Montin dhe qeverinë aktuale italiane me shumë kredibilitet. Sipas zotit Davit Rilei, Monti është personi që riktheu besimi në ekonominë italiane dhe do të jetë po ai që do ta nxjerrë këtë shtet nga kriza ekonomike.
Një lajm i mirë ky për italianëve dhe jo aq për grekët, të cilët do të duhet që të përballen me masa kursyese dhe shtrënguese edhe për katër vitet e ardhshme. Kuptohet, nëse nuk do të dorëzohen dhe nuk do të dalin nga BE-ja deri atëherë.
mo e rruani fare ju se do shpetoj ne 2016 greku,,,,,,,,,,,,
Kini meshire, hidhni nje sy edhe kendej! na keni derguar ca mashtrues ordinere sikur nuk na mjaftonin keta tanet:-(
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi.html
I kam thene edi rames te presim deri ne 2017 se na rrezon saliu menjehere sa te marrim pushtetin ne 2013. jo jo nuk duhet ta marrim pushtetin do jete gabim i madh. do ta pesojme si papandreu dhe nuk ka burre nene qe na ngre ne kembe me. degjo fjalet e mia edi.
….ne 2216 bo vaki , por me pare nuk ka as me te voglen mundesi….do shkojne ne fis jevgjitet e mutit.