Qarkulluan këto ditë plot lajme dhe komente në mediat, për një vilë qeveritare në Vlorë, për të cilën qenka shpenzuar tej mase dhe që, me luksin e vet, dëshmon për babëzinë ose papërgjegjshmërinë e klasës në pushtet dhe të kryeministrit Berisha vetë.
Dje kish dalë edhe një veteran i PS-së, Sabit Brokaj, për t’i deklaruar Shqiptaresse shpenzimet marramendëse të qeveritarëve të sotëm as mund të krahasohen me ato të sistemit të kaluar dhe se “Vila e Enverit ishte modeste.”
Kjo deklaratë nuk di pse më kujtoi një karakterizim që ia pat bërë shtëpisë së Enver Hoxhës P.J. O’Rourke, gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1997 (Eat the Rich, Atlantic Monthly Press, July 1999, p. 54). Kur flet për atmosferën në “bllok”, O’Rourke shkruan se
ideja e tyre [e rrethit të Hoxhës] për luksin ishte gjysmë-suburbane, e po atij lloji lagjeje gjysmë suburbane ku ti po përpiqesh të bindësh prindët e tu për të gjetur shtëpi, para se t’ua vjedhin makinat. Mirëpo rezidenca e Hoxhës duket si shtëpia e një dentisti shumë të suksesshëm, në Chicago. Ka diçka nga stili preri i Chicagos në dritaret e saj të gjëra, por të keqpërpjesëtuara; në çatinë e ngathët, me strehë të thella; dhe në terracimin prej gurësh të gjerë, të palatuar – le ta quajmë Frank Lloyd majtiste.
Dhe, natyrisht, ideja dhe shijet e borgjezisë post-totalitare, në Shqipërinë e sotme, e kanë lënë mbrapa me kohë estetikën prej dentisti të suksesshëm të Chicago-s.
Megjithatë, ka një gabim të madh në këto krahasime; gabim jo në kuptimin që çdo krahasim çalon, por në rrezikun e homologimit të dy sistemeve krejt të ndryshme mes tyre; dhe të dy llojeve të ndryshme me të cilat autokratët – Hoxha atëherë, Berisha sot – hynin në marrëdhënie me pushtetin.
Si kreu i një regjimi totalitar të kulluar, Hoxha e mishëronte “pasurimin” e vet, ose suksesin e vet individual nëpërmjet akumulimit të pushtetit; përndryshe, ai mund të rrinte edhe me tuta nga mëngjesi në darkë, dhe askush nuk do të pipëtinte.
Në një nga librat e tij me kujtime, Hoxha shkruan se i kish kërkuar dikur Nexhmijes ose motrës së vet që t’ia arnonin një ombrellë të vjetër të grisur – dhe unë e kam besuar këtë; sepse ajo ka qenë kultura e Hoxhës: e një mikroborgjezi provincial, dorështrënguar dhe të respektueshëm ndaj sendit dhe shpërdorimit.
Në kujtimet e Hoxhës (ose në kujtimet e Kadaresë për Hoxhën, tani s’mbaj mend) kam lexuar për Stalinin, që hante për darkë një tas me supë ose mashurka. Natyrisht, ndryshe nga ç’kish parë yni, Stalini mirënjihej, aso kohe, për gostitë gargantuane që shtronte çdo natë në Kremlin (Hrushovi u ka kushtuar atyre gostive kapitëse shumë faqe të zvargura, në kujtimet e veta); por shefi i totalitarizmit sovjetik nuk kish ndonjë pasion për luksin – mjaft t’i kujtosh setrën ushtarake dhe çizmet, që nuk i hiqte kurrë nga trupi.
Asketike, të thjeshta dhe minimal i kishin uniformat e huqet edhe krerët e totalitarizmit kinez.
A mund t’i krahasosh tani ato gjimnastjorka prej kërpi e shajaku, apo dokun proletar ngjyrë battleship grey të kinezëve të Maos, lëkurën e thiut të çizmeve të Stalinit dhe fanellat prej leshi deleje natural të Enverit, me kravatat farfuritëse, kaleidoskopike të pushtetarëve të sotëm spitullaqë, berlinat e tyre të shtrenjta, stilin e jetesës prej gangsterësh (po të Chicago-s, në vitet 1930), ishujt me emra të pashqiptueshëm ku i kalojnë pushimet dhe të tjera bëma që edhe vetëShqiptarja s’lodhet së rrëfyeri në faqet e veta rozë?
Jo, nuk mund dhe nuk duhet t’i krahasosh.
Pushteti i sotëm është banal në thelb; të cilin thelb e materializon, ndër të tjera, edhe në konsumin e spikatur ose për dukje (conspicuous consumption) të protagonistëve të vet – të cilët janë të detyruar të duken, përndryshe e humbasin garën sakaq me rivalët, mbeten prapa, ekspozohen ndaj harresës, tatëpjetës, rrokullimës dhe disfatës.
Nën totalitarizëm, përkundrazi, konsumi i spikatur ekonomik mbahej për krim, politik dhe etik përkundrejt një kulti pothuajse kristian të varfërisë dhe përkorës; njëlloj si guru-të e sekteve vetë-privuese, udhëheqësit e atëhershëm konsumonin jo të mira materiale, por pushtetin ndaj Tjetrit. Ti mund të veshësh kostum stofi të shtrenjtë polak, të thoshte Enver Hoxha, por unë t’i heq edhe brekët po të dua.
Do të më objektohet se edhe konsumi i spikatur ose për dukje është një lloj dhune, sado e tërthortë, së paku ndaj ziliqarëve; dhe se milionat që mund të shpenzojë e të shpërdorojë Berisha & Co. me gjithfarë veturash, pishinash dhe qilimash përkthejnë vuajtjen e atyre të tjerëve, të cilëve u janë marrë këto miliona.
Nuk dua ta kundërshtoj këtë; por njëlloj edhe nuk mund t’i akuzoj kështu haptazi dhe thjesht, pushtetarët e sotëm, për rendjen e detyruar pas luksit, si të ishte kjo ndonjë pllangë e pafalshme amoraliteti në pëlhurën përndryshe të bardhë borë të virtytit të tyre human.
Sistemi që po sendërtohet e riprodhohet në Shqipëri, me pjesëmarrjen e hareshme të gjithë qytetarëve, e lyp këtë pisllëk vetvetiu. Nuk mund të presësh nga Berisha që të sillet si presidenti uruguajan Mujica, brenda një regjimi si ky i tanishmi në Tiranë, ku konsumi i spikatur funksionon si katalizator për dinamikat e pushtetit.
Enver Hoxha që ia lejonte vetes të arnonte ombrellën, kishte pushtet absolut brenda një regjimi totalitar dhe e dinte këtë; sikur të fillojë edhe kryeministri i tanishëm shqiptar të arnojë ombrellat, të riparojë orën e dorës, të hajë supë nga tasi e të dalë rrugëve me kostum poliesteri bojëqiell, atëherë Shqipërinë vërtet e mori lumi.
Gabon, pra, kush e akuzon Berishën se po bën “jetë si sulltan”, me dëshirën për ta demaskuar si autokrat dhe gjakpirës; sepse shpenzimet e tepruara të kryeministrit shqiptar për vila, makina, pishina dhe qilima janë shenjë jo e pushtetit të tij të pafre, por e frikës së tij se mos pushteti i rrezikohet; Berisha që shpërdoron paranë e buxhetit për projekte vanitoze dhe buçet me gjithfarë mburrjesh nga podiumet është një autokrat i pasigurt, që e sheh veten të rrethuar nga rivalët, teksa përfshihet, volens nolens, në të njëjtën garë absurde ku janë futur tashmë, qorrazi, shumica e bashkatdhetarëve të vet./ Xha Xhai/Pejsazhe te Fjales/
Bravo!
ka nje ndryshim shum te madh midis enverit dhe berishes.
enveri vinte nga nje familje e mesme gjirokastrite ku koka i kishte lindur ne krevat, dhe ishte ritur ne nje shtepi te mire te asaj kohe.
keshtu qe kishte bere nje femijeri normale.
ndersa berisha mase jo per faj te tij, eshte lindur ne shpelle ku per jastek kishte gurin, dhe femijria e tij ishin bjeshket kur shkonte pas dhive.
eshte i mbushur me mllef,dhe i pangopur per shkak te femijrise dhe familjes ku eshte ritur.
edhe populli e ka si shprehje kur thote: “rruhu nga zengjini i ri se te ben gjemen”.
Dulla nuk arnonte onbrellen , por arnnte carapet se ecte me parimin …..me andra por te pastra ..looooooooooooool hahahaha
Por ishte me termend kursimtar Enveri, nuk harxhonte
Edhe kur erdhi njehere televizoni italian i RAI Uno per te pare vilat qeveritare ne Vlore , ata u cuditen kur pane vielen e Enverit qe ishte thjeshte fare
Gazetaret e RAI-t thane :…. ca thoni ju qe ky ka jetuar ne lluks-
-Keto vila nuk kan easnje lloj lluksi–Ai paska qene njeri i thjeshte…..
Sado qe shqiptaret qe shoqeronin gazetaret mundoheshin te thoshin qe ai ka jetuar ne luks, gazetaret thane :..ju beni propagande pa fakte kunder diktatorit tuaj.Ai paska qene shume i thjeshte , kete lluks qe ai ka ne vilat e tij, ne Irali e kane pasur ne vitet 1930……-
Enveri ishte i pergjegjeshem per jeten e tij dhe nuk ja lejonte vetes te ishte i pacipe duke i bere karshillek jetes se thjeshte te popullit te tij
Ndersa Sala sot nuk leviz dot pa helikopter, se i vritet thyba ne makine
Enveri i ndertoi te gjitha vete , kishte flote arjore , dhe kurr nuk bleu ndonje heliopter per te bredhur neper Shqiperi
Volens non volens Berisha nuk eshte nje autokrat i pasigurte dhe i rrezikuar. Ai eshte nje autokrat qe po lufton egersisht per te perjetsuar pushtetin e tij. Ne kete kuader, ai nuk e ben vilen qe ta gezoje dikush tjeter, por qe t’ju lere te kuptojne te tjereve se ai nuk ka ndermend te iki kaq shpejt, JO deri sa ta therrase AI i madhi Lart.
Ne vend te diskutimeve per gjera siperfaqsore do te me pelqente te diskutohej se cila do te jete kostoja e largimit te Berishes nga pushteti dhe sidomos nese kjo kosto do te rritet akoma me shume nese ai nuk iken vitin e ardhshem.
Me mire Liria e lumtun ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/erdhi-prilli.html
Bjeri drejt,o SOFIST i Berishes!
ME MIRE ENVER I VUAJTUR,POR I NDERSHEM DHE NJEREZOR,SE BERISHA KRIMINEL I PANGOPUR ME GOJEN TE MBUSHUR ME GJAK SHQIPTARI!!!
Kur nuk flet dot hapur,i bie nga Kina per te dale ne Shqiperi!!!
Enver Hoxha dhe sistemi i tij SOCIALIST ISHTE 1 MILION HERE ME NJEREZOR PER SHUMICEN E POPULLIT SE KY I KETYRE 22 VJETEVE KAPITALIZEM GJAKATAR!! Si mund te justifikosh Berishen dhe HOVARDATE E TIJ ME PARATE E POPULLIT,KUR SHUMICA E SHQIPTAREVE VUAJNE PERR BUKEN E GOJES???
Per cfare duhen harxhuar 500 MILION LEKE,per VILEN E MUSTAQELLIUT PRESIDENT,KUR AI KA VILAT QEVERITARE DHE PALLATIN E BRIGADAVE???
Kur popullin e ke FUKARA,NUK TE LEJOHET TY SI KRYEMINISTER TE GLLABEROISH PARATE E SHTETIT PER LUKSE QEVERITARE!!!
POPULLI NE KASOLLE EDHE QEVERITARI NE KASOLLE!!!
SHIKONI SHEJKET E DUBAIT SE SI JETOJNE MES FLORINJVE,POR EDHE POPULLIT I KANE GARANTUAR NJE JETE NORMALE!!!
ATJE NUK KA PARTI POLITIKA,NUK SHKON OSBE-ja<NUK DUAN TE FUTEN NE BE,AS TE MARRIN VIZA SHENGEN!
JOOOOOO! BOTA LUTET TE SHKOJE ATJE!!!
KETU GJOJA NE DEMOKRACI,VIDHET VOTA HAPUR DHE HESHTIN BOTA KUR DUHET GODITUR ME GRUSHT KY FASHIZEM E GJALLE!!!
NUK E BEJNE SE VETE BOTA SUNDOHET NGA PO TE NJEJTET FASHISTE!!!
enveri diktator
saliu demo diktator
c’mumnd te prese shqiptari nga dy komunistet? kulmi a nuk jane vetevrasjet me vrasjet e c’do dite?
E thote Vlora:Mut i maces ne krye te vatres.
Juve qe justifikoni Saliun e hajdutet qeveritar,duhet te thoni kush jenise pastaj ne thomi qe keteshkrim e ka bere vet Saliu ose djali i tij.Si more e justifikon vedhjen galopane te kesaj qeverisje te koruptuar ne cdo qelize? Si e justifikon vjedhjen e miljona Euro,mijra hektar tokave,lumenjeve,minjerave etj.etj.me nevojense koha ka ecur sjemi ne kohen e Enverit duhet te kemi ne cdo godine qeveritare shume lluks. a e di qe shume qytetar skane Buken e gojes,ska konvikte edhoma studimi per studentet e Dh,Kule vjedh me miljona,se Bode,Imami,Ruli,Topalli,Meta,Bregu,Fejziu,gjithe kabineti qeveritar s’lane gje pa vjedhur e ju na thoni,vjedhin ne emer te xhvillimit.Turp per ata qe vjedhin,turp per ju qe si sahan lepires qe je do te na mbushesh mendjen me dokera.Njeri pa personalitet.
ky qe ka shkruar kete duket se qenka edukuar ne epoken hrushoviane nga ato qe shkruan se ka lexuar por ajo qe nuk kuptoj une eshte si mundet nje njeri te ulet e te beje nje shkrim te tille pa lidhje dhe pa thelb dhe me nostalgji per te kaluaren. sikur ta harxhonte ate kohe per te protestuar kunder saliut do ishte me i vlefshem
TEMA:-Te “bukur artikull” na gjete! Gabon,pra, kush e akuzon Berishen se po bene ‘jete sulltani’ me deshiren per t’a demaskuar si autokrat e gjakpires (?!) Te krahasosh Enver Hoxhen me Sali BISHEN, mund t’i mbushesh mendjen vetem brezit, qe ka lindur pas vitit ’85. Eshte realitet nje brez i “vjeter”, qe Luftoi, Rindertoi dhe Ndertoi Shqiperine me Udheheqes ENVER HOXHEN, e vleresoi dhe sot e VLERESON! Ndarjen nga Jeta te Enver Hoxhes me 11 Prill ’85 e qau shumica e popullit shqiptare dhe miqt e Tij! Koha do te tregoje (s’afermi) si do te perciell ky popull VAMPIRIN Sali BISHA!!!
Ndryshimi ndermjet dy diktatoreve ;
Envri qytetar i kuluruar > sala shpellar i tymosur ,
Enveri vrau kundershtaret > sala shqiptaret
Enveri pasion Russ> sala multipasion
Enveri komunist> sala gjithcka mbaron me -ist
Enveri ndertoj sipas kultures se tij > sala sipas zakoneve te shpelles
Enveri beri shtet ushtri> sala e shkaterroj
Enveri i tregonte k** te huajve > sala i tregon bythen
Enveri pervetesoj dicka nga shteti > sala gjithe shqiperine
Enveri beri luft me antishqiptaret > sala shijon “Ate” ne prehrin e tyre
Enveri u terhoq zvarre si statuje > sala te jemi te sigurt i gjalle
Dicka ka ndodhur sot me Temen keta nuk qenkan ne teerezi. Si duket kane marre ndonje kercenim qe po justifikokan shpenzimet e Sali Berishes duke jetuar si sulltan me djersen e popullit. Ketu po flasim per qindra milione leke shpenzime per vilen e Sali Berishes dhe te Bujar Nishanit e ju na tregoni perralla me mbret.Krahasoni arnimin e ombrelles se Enver hoxhes me lluksin e familjes se Sali Berishes.Ai qe eshte nje kryeminister normal i kursen parate e popullit dhe shtin kembet sa ka jorganin jo te bleje mobilje luksoze qe te lozin niperit dhe mbesat e tij e ju na thoni se Enveri ishte totalitar prandaj nuk shpenzonte shume kurse ky sipas jush na qenka “demokrat” ky fare burri qe vrau 4 vete me gjak te ftohte. Cfar ka ndodhur me ju te temes sot, komentet tek letra e avokatit Mark Nikaj i hoqet, ketu po na mbroni Saliun se na paska bere shpenzime por qe keto qenkan te justifikueshme se Berisha u dashka krahasuar me rivalet e tij. Per cilet rivale e keni fjalen per lideret e vendeve perendimore apo per ministrat e kabinetit te tij? Po qe se e keni fjalen per lideret e vendeve perendimore ata kane pasurine e tyre personale dhe nuk shpenzojne parate e popullit se i zhvesh populli i tyre per 24 ore, nuk flene gjume si ne. Edhe n.q.s vendet perendimore kane vila luksoze ata nuk krahasohen me gjendjen ekonomike te Shqiperise qe jane shkollat pa xhama dhe tere dimrin femijet ngrijne nga te ftohtit.Asnje lloj ndryshimi nuk ka fare totalitarizmi eshte njelloj si atehere edhe tani, te gjitha pushtetet i kishte Enver Hoxha atehere te gjitha pushtetet i ka edhe Saliu sot vetem se ky i ka marre ne emer te kushtetutes kurse Enveri i kishte te vendosura me kushtetute dhe dihej. Tani flasim gjithe diten per demokraci dhe nuk ka gje tjeter vetem vjedhje, krime, rremuje, pasurim te ujqerve te pushtetit qe nuk ngopen kurre prandaj nuk ka aresye te krahasoni kete pushtet te felliqur me Enver Hoxhen se nuk ka asnje mjet justifikimi shperdorimi i parave te popullit nga pashallaret e kuq te rilindur pas viteve 90-te.
Ne thelb te dy ,si ENVERI ashtu dhe SAL RAM BERISHA jane diktatore .I dyti po te kishte qene ne kohen e te parit ,do te kishte vrare 2 milion shqiptare . Diktatoret e perdorin fuqishem pushtetin e shenjave ,mbajne truproje te vecante ,kur kalojne ata ,zihen rruget ,ndalet qarkullimi ,nuk kalojne aty ku kalojne qytetaret e thjeshte dhe pse predikojne barazi . Bejne si ju thote mendja e tyre dhe pak pyesin se c’mund te thone te tjeret .Sigurisht dhe PAPA ,mbreterit etj e perdorin pushtetin e shenjave,p.sh ,shkopi apo kurora e tyre tregon pushtet .Ne te kundert shenjat e pushtetit jane shenjat e vlerave ,p.sh ,qe te kesh nje kryeminister si kancelarja gjermane qe nuk e tepron me veshje (ajo merr 224 mije euro ne vit,ndersa tek rruga e kombit LULZIM SALI BASHA mori plot 230 milion euro) apo si mbreteresha e anglise qe tregohet mjaft e perkore eshte nje gje e mire .Shenje pushteti eshte kur ti del ne rruge dhe njerezit te nderojne ,sic ndodh me ministrat ne hollande apo norvegji etj, kur ti iu qan hallin njerezve si MANDELA ,kur ben gjera te mira per popullin tend .
sokrati i vrejtur apo derr i kenaqur ,bukur.
Nje shkrim qe se kuptova. Se mora vesh se cfare mesazhi deshte te shperndante autori anonim. Krahasime te pakuptimta. Si ai qe thoshte se autobuzi kaloje ne pese stacione dhe pyeste se sa pasagjere ishin ne autobuz.
Me pelqyen shume komentet e sotme. Ndoshta me te mirat qe kam lexuar ne tema. Me beri surprize komentuesi raimondi. Hera e pare qe komenti I tij ishte I plote dhe I pjekur. Real. Faktet jane fakte. Historia eshte histori. Koha do ta vendose piken mbi I shume shpejt.
Nuk e di pse dyshova qe gjuha e autorit te shkrimit eshte e komentuesit te perditshem hipikrit qe komenton nen emrin kelmendasi.
Nuk e di pse dyshoj qe eshte ai
“Xha Xhai” i “Peizazhe te fjales” eshte Ardian Vehbiu (sipas emrit dhe mendjes, do t’i shkonte t’i vinim perpara titujt ‘aga’, ‘pasha’, ‘myderiz’ a ndonje tjeter nga ato te kohes se turqise)qe bente opinione per Shekullin deri para ca kohesh e shkruan edhe per Mapo-n.Besoj se jeton diku ne Evrope ose SHBA. Eshte nje kontravers, i shkolluar ne fakt, me tituj shkencore (dr. ose prof. me duket) e botime ne fushen e gjuhesise e letersise, qe shkon kunder rrymes, ngjashem me ate hajvanin Edison Ypi (edhe ky, me gjithe paraardhesin e vet, Xhaferr Ypin e kohes se Zogut, i perket se njejtes bote e kulture orientale), vetem se nuk shkruan me gjuhe banale dhe vulgare si ai, ketu ndryshojne. E mban veten per filozof ose njohes te filozofise, psiko-sociologjise dhe antropologjise bashkekohore.Njihet si kundershtar i konceptit komb dhe kombetar, i ndjenjes kombetare dhe i patriotizmit(ai qe ka futur ne qarkullim ate thenien se “patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjve”)shqiptare se e mban veten per kozmopolit e modern. NE shume shkrime ka hedhur idene se ne Shqiperi nuk duhet folur per bashkim kombetar apo njesi kombetare shqiptare, sepse ka shume etnitete (komunitete etnike) te kombesive te tjera qe do te fyheshin dhe margjinalizoheshin(perjashtoheshin padrejtesisht) dhe qe jane pjese e shtetformimit dhe identitetit te shoqerise se sotme shqiptare. Si te thuash, eshte dakord per njohjen e Shqiperise si shtet multietnik (si statusi i Kosoves dhe Maqedonise), kujtoni mbrojtjen qe i beri vetedeklarimit te kombesise dhe besimit ne censusin e famshem. Pra, ai nuk e duron dot qe shqiptaret mund te kene akoma “ne shekullin XXI”, ndjenja patriotike dhe interesa kombetare per te mbrojtur, se qenkan bere demode ne epoken postmoderne dhe te globalizmit! Qe eshte “mulli me ere” kjo merret vesh kollaj, vetem se nuk dihet nga “e merr ujin”…
“Qe eshte “mulli me ere” kjo merret vesh kollaj, vetem se nuk dihet nga “e merr ujin”…”
– Nga era.
Po eshte me mulli me ere o rrote, nuk ka nevoje per uje.
Jaaaa, nga era ëëëë? si e gjete o trap trapi? vete e gjete apo ta tha lymi i cajes? pash zotin si e bone me e gjet, se na cudite fort mo! u te qafte jot ame, sa te mencem te ka bo zoti! te kishte bo jot ame nje trung ma mire, se do ishte ngrof gjith dimrit!
Enveri dhe Saliu jane dy diktatore qe polli historia e popullit shqiptar. I pari rridhte nga nje familje e kamur dhe duke qene vjelur me budalleqet e shoqerise mikroborgjewe te kohes luftoi per pavaresine e vendit te tij dhe u perpoq qe ai te jetonte me modesti,pa lluks por te punonte dhe te jetonte me nder me djersen e tij,duke i treguar populllit qe te merrte shembullin e tij.I dyti doli nga shpellat me gurin per jastek ,shfrytezoi perpjekjen e te tjereve per te arritur ne majat e pushtetit dhe u kthye nga ish lypsar ne nje mbret te pangopur anadollak.Ai veproi taman si ato vajzat e mbyllura fshatare qe kur martohen ne qytet dalldisen dhe morrin kot,duke mos pyetur per burre dhe familje. Ai nga njera ane pasurohet duke grabitur popullin nga ana tjeter shperdoron te gjithe pushtetin e tij.Ai shkaterroi vendin,copetoi dhe vrau popullin,duke i kundervene njerezit kunder njeri tjetrit.Po ben gjithcka per te ngritur ne pjedestal kultin e tij.Ketij i sherbejne vizitat e tij te pafundme ne te kater anet e botes,pa pasur asnje arsye per t’i bere,sic ishte ajo ne Lojrat Olimpike te LOndres,ku Shqiperia perqfaqesohej me kater deshtake,garat e notit per t’i treguar popullit me mburrje se une jam i shendetshem dhe do me keni edhe per shume kohe ne krye. Kurse Enveri gjate jetes se tij te thjeshte vetem 2 ose tre here ne Moske ka shkuar dhe me vone nuk shkoi ne asnje vend.Te gjitha keto tregojne se Sala nuk ka ndermend te largohet ,ate vetem vdekja do ta largoje nga rruga qe ka nisur.Per te arritur qellimet e tij te cmendura ai e ka hipnotizuar nje pjese te popullit me lemosha,per ta pasur si mbeshtetje per planet e tij djallezore. Sala eshte misherimi i te gjitha te keqijave dhe ligesive.Mjere populli nga kush udhehiqet,nga nje skizofren qe ndonje dite do te dale te kerceje para ndonje mitingu, si nje ish-presidentet i nje vendi latinoamerikan me emrin Abubakar qe ne mes te mitingut luajti nga mendja dhe filloi te kercente para popullit.I tille eshte zoti Sali .Derri do plumb, thote populli,Por ne Shqiperi ende nuk ka lindur ndonje Avni Rustem i ri.
lexoni ketu shkrimin dhe debatet ne blogun e Ardian Vehbiut (xha xhai) “Peizazhe te fjales”
http://xhaxhai.wordpress.com/2012/08/24/briret-e-budallallekut/
Enveri prehet ne parajse. Saliu mban eren e m*** qe ka leshuar daci ne krye te konakut.
E lexova me vemendje shkrimin tuaj z.Vehbiu,dhe nuk shoh qe krahasimet nuk mund te behen,qofte duke perdorur argumentet tuaj.
Persa i perket argumentit,te sistemit e kohes,une mendojne se çdo lloj sistemi e kohe ka pasur lider hajdute te ndyre e te pa cipe, qe
kane jetuar ne luks te çfrenuar.Hajdutlleku eshte i vjeter,po aq sa njerezimi.Hajni asht hajn,nuk varet as nga sistemet,as nga koha. Pra,problemi nuk jane sistemet,por kultura qytetare qe mbart personi. Diktatori Hoxha e respektoj sistemin e tij.Beri nje jete modeste me gjithe familiaret.E me ate çka shihnim nga jashte,sjellja dhe veshja e tij me nje eleganc per tu pasur zili,ste linte pershtypjen se ishte nje person qe nuk e njihte luksin.Ndersa Berishen nuk e shoh qe ta beje nje gje tille.Une skam para gjekundi te thuhet qe ne sistemin kapitalist,lideret bashke me familiaret mund te sillen si nje çete jeniçeresh,duke grabitur haptas djersen e popullit te tyre
E Berisha me fammilje nuk vjedh sepse eshte pjelle e sistemit,por sepse ka nje formim prej hajduti te ndyre.PRA, i pari e raspektoj
sistemin e tij ,ndersa i dyti e perdhosi ate.
Argumenti tjeter ishte se diktatori nuk e ndjente te nevojsheme te
vithte e te jetonte ne luks,sepse ishte i velur nga pushteti apsolut.
Ay nje mikroborgjez ishte Kjo do te thote qe Sala i gjore eshte duke vjedhur para e mbrapa,sepse e ka nga halli qe nuk e ka arritur akoma pushtetin apsolut.O zot vaj medet per ne!Nuk dime nga te ja mbajme Neqoftese presim derisa te behet i plotfuqishem,mund edhe te zgjase,e deri atehere ka rrezik me makuterin qe ka ai, te mbesim edhe pa brek.
Ose ti urojme qe te behet nje ore e me pare i gjithpushtetshem,ne kete menyre do te ndjehet i ngishem bashke me familjen,e do te flake gjithe luksin,e i veshur me zhgun do te ulet mbi nje postiqe dhije duke ngrene nje tas te mire me grosh me nja dy kokrra qep.Ay nga malsia vjen,apo jo.Mos qofte e thene ajo dite!Brrr!çfare tmmerri!
A jeni me mua zotiVehbiu
Nuk besoj se është ky thelbi i problemit. Nuk mund të injorohet makutëria e pa kufijshme e Berishës, për pushtet, pasuri dhe lavdi.
E lexova me vemendje shkrimin tuaj z.Vehbiu,dhe nuk shoh qe krahasimet nuk mund te behen,qofte duke perdorur argumentet tuaj.
Persa i perket argumentit,te sistemit e kohes,une mendojne se çdolloj sistemi e kohe ka pasur lider hajdute te ndyre, e te pa cipe, qe kane jetuar ne luks te çfrenuar.Hajdutlleku eshte i vjeter,po aq sa njerezimi.Hajni asht hajn,nuk varet as nga sistemet,as nga koha. Pra,problemi nuk jane sistemet,por kultura qytetare qe mbart personi. Diktatori Hoxha e respektoj sistemin e tij.Beri nje jete modeste me gjithe familiaret.E me ate çka shihnim nga jashte,sjellja dhe veshja e tij me nje eleganc per tu pasur zili,ste linte pershtypjen se ishte nje person qe nuk e njihte luksin.Ndersa Berishen nuk e shoh qe ta beje nje gje tille.Une skam para gjekundi te thuhet qe ne sistemin kapitalist,lideret bashke me familiaret mund te sillen si nje çete jeniçeresh,duke grabitur haptas djersen e popullit te tyre
E Berisha me fammilje nuk vjedh sepse eshte pjelle e sistemit,por sepse ka nje formim prej hajduti te ndyre.PRA, i pari e respektoj sistemin e tij ,ndersa i dyti e perdhosi ate.
Argumenti tjeter ishte se diktatori nuk e ndjente te nevojsheme te vithte e te jetonte ne luks,sepse ishte i velur nga pushteti apsolut.Ay nje mikrobborgjez pa pretendime ishte. Kjo do te thote qe Sala i gjore eshte duke vjedhur para e mbrapa,sepse e ka nga halli qe nuk e ka arritur akoma pushtetin apsolut.O zot vaj medet per ne!Nuk dime nga te ja mbajme.Neqoftese presim derisa te behet i plotfuqishem,mund edhe te zgjase,e deri atehere ka rrezik me makuterin qe ka ai, te mbesim edhe pa brek.
Ose ti urojme qe te behet nje ore e me pare i gjithpushtetshem,ne kete menyre do te ndjehet i ngishem bashke me familjen, do te flake gjithe luksin,e i veshur me zhgun do te ulet mbi nje postiqe dhije duke ngrene nje tas te mire me grosh. me nja dy kokrra qep.Ay nga malsia vjen,apo jo.Mos qofte e thene ajo dite!Brrr!çfare tmmerri!
A jeni me mua zotiVehbiu
KOVACANA ENVER.
Ai zefi do jete ne cmendine kur ben njerzor enver satrapin.
Te ishe komunist do te thote te ishe ajdut i prones te njeriut te ndershem,spiun,vrases,antiligjeve,kunder drejtesise,shkurt enver-sali jane dy bisha me fytyre njeriu te maskuar.Mos u beni idiote,kush e polli saliun? kovacana enver.
une habitem sesi krahasoni kete pederast me enverin
Berisha i vjen Enverit deri tek …bolet.
Enveri i mesoi shqipetaret te hanin me luge jo me gishterinj…Saliu po i meson te hane me gishterinj.Kjo jo se s ka luge por se Berisha nxit tiparet e kafsherore tek shqipetaret…babezi,lakmi,makuteri,ndjenjen eurrejtjes dhe hakmarjes,skizofreni….Edhe majmunet s jane kaq agresive …
pa dashur të hyj në diskutim për orgjitë dhe supën e stalinit,apo për tutat dhe mbi 2 miliardë dollarët e kastros(para 10-15 viteve),nuk dua të hyj në diskutim për “sigurinë e absolutizmit” të enverit,dhe pushkatimet e pothuajse të gjithë atyre që i dhanë “absolutizmin”,por dua ti them këtij Xha Xhait(nuk e di se i kujt është,por duhet pyetur timi)!
të bësh një artikull të tërë për të justifikuar tërë krimin e berishës më duket një bythëlëpirje ndaj tij dhe një poshtërsi ndaj popullit shqiptar!ky Xha Xha i(timit) në paragrafin e fundit na del me mendimin se sala qënka i detyruar i shkreti nga rrjedha e ngjarjeve!ose nga kundërshtarët,o nga shokët e tij!or Xha Xha i(timit)ti nuk po bën gjë tjetër vetëm se po riciklon tezën e para ’97,eë e la të gjallë sali berishën,”saliu është i mirë,ndershëm,kurse ata që e rrethojnë janë hajdit”!mor debil,nëse enveri dhe blloku i tij kishin diçka të shtrenjtë,ajo ishte pronë e shtetit,shtëpisë të pritjes!kjo u duk kur ra diktatura e enverit,të gjitha gjërat mbetën në vilat ku ata jetonin!
enveri dhe pasuesit pas vdekjes së tij bënë gabime dhe faje,por mor debil mos u mvish gjëra që nuk i kanë pasur!mos i barazo me këtë bastard,të pa krahasueshëm me askënd në historinë e shqipërisë!ai jo vetëm po rrjep në palcë popullin shqiptar,po shet sovranitetin dhe teritorin shqiptar(shtetit),por po bën dhe një degjenerim të pa parë të mendimit të mirë dhe të shëndetshëm,të krijuar në breza,shqiptar!
ti o Xha Xha i(timit)me këtë llogjikë,”psikanaliste”kërkon ta shesësh për të vërtetë “barazimin e gjithanshëm hoxha-berisha”!jo mor xha debili,jo çdo gjë e llogjikshme është e vërtetë!prandaj mos u përpiq të barazoshenverin me saliun!pavarsisht gabimeve dhe fajeve të tij enveri nuk mund të barazohet me sociopatin sali berisha!në asnjë drejtim!sali berisha dhe dëmet që aoi i ka shkaktuar popullit shqiptar,do të duhen dekada për ti riparuar!kurse me “dëmet”që enveri i shkaktoi kombit,po bëhen miliarderë gjithë ata që ti po justifikon!me në krye berishën dhe familjen e tij!
ti je vetëm një vegël e qelbur e berishës!vegël që llogjikën perverse përpiqet ta shesë për fakt të vërtetë!
Titulli i shkrimit qe eshte nje kopje e thenies se famshme:
Nje Sokrat i vuajtur apo nje derr i kenaqur.
Njeriu ka te trasheguar nga natyra,se e ka prajardhjen nga kafsha,pabesine,ziline,genjeshtren qe per interesin e tij cfare nuk mund te bej.
Ate qe e ben njeriun te dallohet nga kafsha eshte dija,kultura,ndergjegja,respekti dhe mirenjohja ndaj ketyre vyrtyteve.
Keto vyrtyte fatkeqesisht nuk njifen kur interesat politike dhe kombetare e bejne njeriun jo te largohet nga kafsha por i afrohet.
P.sh.
Mirenjohja dhe respekti nuk tregohet me fjale boshe por me vepra.
Do ishte me vend qe nje burre shteti te kishte ne zyren e tij nj bust te Personalitetit te pare Demokrat Perikliut.
Per nje filozof te kishte bustin e Sokratit babait te filozofise.
Per nje muzikant te kjishte ate te Orfeas e keshtu me rradhe.
Aq me teper qe keto jane arritje te kombit tone Greko-Iliro-Epirot.
Sic kane besimtaret shenjtoret e tyre.
Apo jemi ne nje lige me ata qe kopjuan Perendite e Famshme Greke dhe i vune emra te tjere,apo dhe Alfabetin e bene Latin se ndryshuan dy apo tre germa.
Atehere pse ta quajme Alfabetin tone Latin kur ndryshon nga ai me shume se sa Latini me origjinalin greke?
Nje njeri qe ka kulture dhe ndergjegje nuk ka nevoje te behet i keq,hajdut,apo dhe kriminel.
Kjo eshte pergjigja dhe sa te jete njeriu mosmirenjohes i identitetit dhe historise trasformohet natyrshem ne nje njeri,materialist,interesaxhi,dhe dogmatik.
Sepse ideollogjia ka vdekur ne momentin qe interesi politik,shteteror qe i sherben atij qe e ka krijuar kete shtet per interesat e tij,se ndryshe nuk mund te egzistoje.