Gjykata e Tiranës vendosi 30 ditë burgim për Nazime Vishen, vajzën 18 vjeçare që ka qëlluar para pak ditësh mbi 45 vjeçarin Fiqiri Muça. Historia e tyre ka mbajtur pezull shqiptarët, ndërkohë që gjykata kërkon nga prokuroria më shumë prova brenda një muaji për të mbajtur më tej vajzën në burg. Nazime Visha pretendon se e ka qëlluar Muçën për vetëmbrojtje. Ajo thotë se ai e ka rrëmbyer e përdhunuar që kur ka qenë e vogël.
Është e vështirë të dalësh në një konkluzion për natyrën e saj. Ngatërrohesh. E vetmja gjë që kupton dhe e pohon me siguri, është fakti se ajo është dhunuar. Ajo është e akullt, e meqë pohon se krimin e ka kryer ajo, po e përkufizojmë: vrasëse gjakftohtë. Kjo eshte Nazime Visha personazhi i medjave kohet e fundit qe te kujton filmin “E bukura dhe Bisha” Vajza ka deklaruar se kur ka qendruar me viktimen (bishen) në një pyll të Bulqizës është dhunuar sistematikisht 11 ditë. Mendoj se ka patur vend për të bërë hetime dhe për të zbuluar më mirë këtë të vërtetë. Nëse do të kishin qenë hetime më të thella dhe më këmbëngulëse nga policia ndoshta kjo ngjarje do të ishte parandaluar dhe ndoshta do të ishte zbuluar edhe një skandal pedofilie. Fakti i tregon që një burrë në atë moshë të abuzojë me një fëmijë që ende nuk i kishte mbushur 14 vjec, Kodi Penal i dënon marrëdhëniet seksuale me të mitura
Natyrshem lind pyetja Çfare eshte krimineli ?
Që kur ekziston bota, nuk mbahet mend të ketë pasur shoqëri njerëzore pa kriminelë për të cilët edhe librat e shenjtë kanë paraqitur ligje ndëshkuese. E çfarë është krimineli? A duhet të ketë diç më pak apo më shumë se të tjerët që të jetë i tillë? Një gjë dihet: krimineli ka aq mend sa të dijë se po bën krim dhe është i përkryer në lidhjen e asociacioneve të veta mendore që nga fillimi i realizimit të projektit të vet e deri në fshehjen e gjurmëve nga të tjerët. Por, ajo që e dallon nga të tjerët është fakti se ai nuk mund t’i bëjë mirë vetes pa i dëmtuar të tjerët. Po pse kjo përqasje egoiste? Kur dy njerëz shkëmbejnë ide, marrin dhe japin nga njëri-tjetri, prandaj edhe gjendja e tyre është emërtuar marrëdhënie. Aty ku ekziston marrëdhënia, ekziston edhe përfitimi i dyanshëm (pavarësisht llojit të përfitimit). Krimineli nuk konkurron me ide, nuk jep por dëshiron të marrë kështu që vetë akti i dëshirimit përbën praktikisht fillimin e krimit. Krimineli është agresiv ndërkaq agresiviteti është reagimi i atyre që nuk mund të japin por duan gjithsesi të marrin ose më saktësisht, nuk kanë se çfarë të ofrojnë si shkëmbim për atë që u duhet dhe në mungesë të kësaj, duan ta rrëmbejnë dhunshëm, fshehurazi apo haptazi. Krimineli është inferior, prandaj së jashtmi shfaq superioritet në përpjestim me shkallën e inferioritetit që ndjen brenda. Krimineli është edhe guximtar dhe guximi i tij rezulton nga mosdija e tij sepse të kesh guxim për të marrë atë që nuk e paguan dhe të dëmtosh tjetrin për ta kënaqur veten, domethënë të mos kesh dije që të gjitha këto t’i realizosh në një mënyrë tjetër: duke i dhënë tjetrit diçka që ai nuk e ka dhe duke marrë nga ai atë që nuk e ke, dualitet i natyrshëm ky i ekzistencës së dikotomive që plotësojnë njëra-tjetrën. Mjerisht, kriminale nuk janë vetëm veprat e banditëve, por edhe veprat e antibanditëve të cilët duke mos ditur ta pakësojnë krimin, e rrisin atë. Kriminalieti, në kuptimin e rëndomtë të fjalës, është vetëm një segment i krimit që rezulton si produkt i mënyrës së të menduarit të një shoqërie të tërë në djepin e të cilës përkundet krimi. Thatësia mund të arrijë deri aty ku nuk arrinë uji njëlloj si fshehtësia deri aty ku s’mund të arrijë dituria. Çdo gjë që nuk e dimë quhet fshehtësi dhe e tillë do të jetë deri në momentin që dija ta zbulojë. Njeriu është qenie që kërkon siguri për të ardhmen e tij dhe posaçërisht siguri nga krimi i cili mbin dhe zhvillohet po në shoqërinë njerëzore.
Vjedhja, korrupsioni apo vrasja janë disa nga pasojat që inicohen nga një shkak e ky shkak është sfondi që përbën botëvështrimin e atyre që nuk e duan diturinë por duan të jetojnë nga të diturit. Sa më larg dijes, aq më larg marrdhënies dhe aq më afër krimit. Mbase kjo e shtynte dhe mësuesin e lashtë romak, Senekën të pohojë se me injoratët duhet të shoqërohemi aq sa të mos i lëmë të mendojnë vetëm me kokën e tyre sepse po i braktisëm tërësisht, kushedi se çfarë mund t’u shkrep në mendje. Nga kjo këshillë e e mësuesit të vjetër del edhe një pyetje për nxënësit e rinj: Nëse krimineli është injorant, çfarë është injoranca? Nëse nuk është kriminalitet, atëherë për mua është fshehtësi të cilën ende dituria s’e ka zbuluar e nëse dituria s’e ka zbuluar, unë i ngjaj thatësisë dhe do të mbetem i tillë deri sa të më arrijë uji. Nëse është kështu, shpresoj që uji të më vijë para se të më vrasin kriminelët, të paktën të mos vdes i etur, përndryshe vrasja ime do të prezantohet si qërim hesapesh mes kriminelësh.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/makthet-e-saliut.html
Doktori shikon ëndërr me Gaddafin
Eja, eja miku im!
Eja shpejt, mos u vono
Të kam patur mik për kokë
Merr dhe Lulen mos harro
Si dy shoqe, si dy shokë.
Shih ç’po bëhet me Asadin
Mos e kruaj me fiq deti.
Meqë e ke qejf kallashin
Rrafshoje mirë te thepi!
Më kujtohet si tani
Në tunel të gjallë më zunë
Pistoletën larë flori
Ohh sa fort, nga pas ma vunë.
Po s’besove çfarë po them,
Meqë ti përdor IPadin
Më gjej mua në Youtube,
Pyet dhe doktor Tritanin.
Lëre shpejto amanetin,
Lilit, Shkëlzenit e Gitës
Të nisin urgjent kurbetin
Larg, në atdheun e Çitës.
Eja se më ka marr malli
Trim si ti isha dhe unë
Por kur shkava, rashë nga kali
Asnjë çast s’ma ndanë drunë.
Boll ke vrarë, ke shkatërruar
S’mund të rrosh ti sa të duash
Në Xhehnem ke pronotuar
Përjetsisht do ta paguash!
P.S. Makthet e Doktorit vazhdojnë
Ne keto dite lecoim e mesoim gjera te ndryshme per ete vajzen e cila eshte viktima e problemit.Ai e donte plumbin ose burgun por kur ke nje shtet primitivqe din vetem te vjedh e te vras populin e ti si do merret me problemet e ti.14 vjeq e keqtraituardhe ai vroma ka vajzen 2 vjet me te madhe asnjeri nuk analizoi traumat e asai vajze qe 14 vjeqe jetoi dhunen e nje krimineli analizoin vetem gjakftohtesin tani qe i kaluar te gjitha dhe eshte18 vjeq akoma dhe ka bere diqka qe duhej a bente sheti njerz te tille qe perdorin te mitura vetm ate duan.Ishalla do dale njri e ta ndihmoi ae vajze edhe nga ana psikologjike dhe nga ana financiare e te ndryshoi jeta e sai.Nje shtet primitiv i interesoin qe hehe njerzit te sillen si primitiv qe ti gllabroi sa me shum.A kriminel serbi berisha qi bere kei populli
E them mire
varja leshin
e donte plumbin
si ‘Tritani preshin
Sa fatkeqe! Pa asnje lloj mbeshtetje! Cfare duhet te bente? Dy rruge te vetme per Nazimen e shkrete: ose nje femer e poshteruar/dhunuar/demtuar psikologjikisht/fizikisht ose nje kriminele. Ajo zgjodhi te dyten. (Ate do zgjidhja dhe une). Kush mund ta gjykoje dhe denoje per kete veprim? Gjykata e Tiranes, sepse te gjithe e dine qe eshte shume e perpikte me “zbatimin” e ligjit!
Zoti Blloshmi!”ndoshta do ishte zbuluar nje rast pedofilie”lapsus apo padituri nga ana jote?!ky eshte puro rast pedofilie dhe po te kishte organe drejtesie,pamvaresisht denoncimit vetem mbajtja per 11 dite ne pylle do ishte denuar!megjithse me ne fund monstra mori ate qe meritonte.
Bravo Vajzes….po bene nje mbrojtje si AVNI RUSTEMI.
HALLALL……
Brovo i qofte. Ilumte dora dhe te gjithe ato qe mendojne negativisht per te ua perdhunofshin femijet jo 14 po sa me te vegjel. Harram i qofte buka motres se Nazimes qe ka thene ne gazete se ka ikur me deshire. E paska drg zoti tek vellai i mostres se e tille paska qene .
( Burri qe eshte burre i var *oqet ne mur e i godet me gur!Ne shtepine e mikut ,shokut dhe atij qe ja ka hapur deren ne besim nuk i ben qejfe bythes kurree.)
E lus Zotin Perendine e vetem qe e beson gjith njerzimi . Atyre qe arsyetojne mardhenjet seksuale me te mitura ,ne menyr te fshehur dhe pa dijenin e prinderve ,perendija ne shenje hakmarje per drejtesi dhe per te kuptuar dhembjen e viktimave te ju ben te mundur gjith femijet e tyre te dhunohen qofte ne rini qofte ne pleqeri.
Bravo vajzes dhe bravo edhe atyre qe e mbeshtesin !Shih kurajo qe ka nje femer pa njeri ,pa mbeshtetje ,pa perkrahje e zhytur ne ambientin e varfer injorant ku edhe mir nuk di te flas dhe gjen forcen e pashembellt me gjith njomesin e moshes ,te heq qafe dhunusin e saj ,shtypsin e saj qe ndofta edhe e deshi per nje moment feminor por brenda 4 vjeteve kuptoi ci behej dhe e tundi ! Bravo pra dhe turp nje popull i ter qe ka 70 vjet qe shtypet e mashtrohet qe sot e zbret nga kali dhunusin e neser prap e hyp cilindoqoft se askush ska qen burr i mir e ska me burra te mir !Merni shembull nga nje femi o milet pa ngjyr e kok ulur se jeni me te vegjel se ajo 14 vjecarja por ndryshimi esht se kedo qe hipet ne kal ju dhunoi ju mashtroi ju trodhi e ju talli si i desh by….E perseri do ju tallin kopeja e cakejve te dhjamosur qe cirren se do ju sjellin ditet e mira (perall 24 vjecare)..