Saliu, 56 vjet pa shkelur në Viçidol, ka lënë gërmadhë “kullën e babës”

21 Gusht 2012, 16:28Blog TEMA


Nga Përparim Halili

– Populli thotë: – “Mos prit të kesh hajër, nga ai që lë gërmadhë shtëpinë e tij” –

Prej 20 vitesh, që nga viti 1992 kur iu dorëzua pushteti dhe drejtimi i vendit e deri sot që e drejton përsëri, Sali Ram Berisha vazhdon të betohet e të përbetohet se “do ta bëj Shqipërinë, kopshtin më të lulëzuar të globit”. Vazhdon të betohet e përbetohet deri “me fjalë nderi” (veç nderin nuk e dimë ku e ka), se “do t’i bëjë shqiptarët, popullin më të lumtur të globit”. Vazhdon të betohet e të përbetohet, se “Shqipëria do të jetë qendra më e zhvilluar e ekonomisë botërore”.
Se sa e ka arritur Sali Berisha me pushtetet e tij “mrekullinë botërore”, këtë e tregoi platforma e tij e “Ekonomisë zero”. E tregoi “Çeku i bardhë”. E tregoi mbyllja, falimentimi dhe kthimi në gërmadhë i 4340 kombinateve, uzinave, fabrikave, ndërmarrjeve e qendrave prodhuese. E tregoi hedhja në rrugët e papunësisë e afro 1.5 milion shqiptarëve. Se sa i bëri shqiptarët “popullin më të lumtur të globit”, këtë po e tregon ende sot papunësia dhe varfëria ekstreme, që ka pllakosur deri tek supa e fëmijëve të “djepit”. Ekonomia reale e Shqipërisë nuk është ajo që Sali Berisha broçkollit me ekraneve me shifra mashtruese, por është ajo po përjetohet barabarisht këto 7 vitet e fundit nga 80% e shqiptarëve, të cilët “luten”, lypin, skllavërohen, kriminalizohen e vet-vriten për bukën e gojës. Se çfarë i ka bërë dhe po i bën Shqipërisë ky kallëp e sojsës kryeministër, këtë e tregon mbetja e vendit jashtë BE edhe pas 22 vitesh. E tregon “hanxhari” që ky anti-shqiptar i përbetuar, ka marrë në dorë për të copëtuar trojet kombëtare e për t’ua dhënë ato grekëve, si vazhdues i tradhëtarëve pro-serbë, dajo e nip Esat Pashë Toptani e Ahmet Zogolli.
Po kush po na bilbilos, që “Shqipërinë do ta bëj kopësht të lulëzuar”? Na e thotë Sali Berisha. Po a mund t’i besohen këtij demagogu gjepura, broçkulla e mashtrime të tilla për “Shqipëri të lulëzuar”, kur pikërisht ky “bir harram” ka braktisur e ka lënë gërmadhë shtëpinë e tij në Viçidol të Tropojës. A mund të besohet vallë, se do të ndërtoj “shtëpinë e shqiptarëve” Sali Berisha, “djali harram” që ka lënë shkret e gërmadhë shtëpinë e tij, vatanin ku ka lindur e është rritur?! Kam 20 vjet që dëgjoj Sali Berishën, duke deklaruar se “do rindërtoj Shqipërinë e re”. Unë do të vazhdoja ta besoja Sali Berishën në këto gjepura që bluan në tru e nxjerr nga goja pa pushim, por është një fjalë e urtë popullore shqiptare, madje tej ballkanike, që thotë: “Mos prit të kesh hajër, nga ai që lë gërmadhë shtëpinë e tij”.
Shkoni në Viçidol dhe shikoni “kullën” e Ram Berishës. I biri “harram-sës” Sali Berisha, ia ka lënë gërmadhë “kullën”, ia ka “mbyllur portën”, madje “çuditërisht” nuk e përmend kurrë atë, ashtu siç nuk ka përmendur kurrë as prindër, as vëllezër, as motra, as daja, as axha e askënd nga “berishët”. Aktaulsiht, “kulla” e tij në Viçidol është rrënuar krejt, me mure e trarë të rrëzuar, si han i braktisur duke u kthyer në “shtëpi banimi” vetëm për lopët, gomerët, dhitë, macet, zvarranikët e kukuvajkat. Ndërsa “djali harram-sës” Sali Berisha, nuk ka denjuar as për nostalgji e as për “sy të fshatit”, të shkojë e ta shikojë “votrën e babës”, brenda të cilës lindi, hapi sytë dhe u ngrit në këmbë. Sali Berisha i ka kthyer shpinën “kullës së babës” qysh në moshën 13 vjeçare, kur partia e çoi me studime në Tiranë. Dhe që atëherë, duket se hodhi “gurin prapa”, për të mos ia parë më as pragun e as oxhakun nga larg.
Prej 56 vitesh e deri sot që është plakush 69 vjeçar, Sali Berisha nuk e ka parë më me sy shtëpinë e vet. Saliu, si të kishte bërë një “betim-mallkim” për të mos e shkelur me gjallje “shtëpinë e babës”, nuk u kthye më kurrë në atë kullë, as në pushimet verore, as kur përfundoi shkollën e mesme, as kur përfundoi studimet e larta, as kur përgatiti dokumentet për komunist, as kur u pranua komunist, as kur u fejua me vajzën e çiftit të ofcerëve të UDB-serbe “Ramovic”. Madje, as kur u martua me Sllobadankën (Lirinë) nuk shkoi me nusen serbe t’i tregotne “kullën” ku kish lindur e ish bërë 13 vjeç, as kur lindi fëmijët nuk i çoi atje. Kudo ka shkelur Sali Berisha, gjatë 56 viteve, përveç shtopisë ku lindi e u rrit.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën e universitetit.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën Komitetit Qëndror të PPSH.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën e ish-ministrisë së Brendëshme, si i besuar i
dikaturës.

– Ka shkelur e ka hyrë si kollovar në portën e vilës së vjehrrit e vjehrrës Rexhep e Milica Ramoviç, kolonelë dhe agjentë të UDB-së.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën e ish-Dëgës së Punëve të Brendëshme, si ish përgjues e spiun “amiqsh”.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën ish-hetuesisë sekrete, si denoncues “i armiqëve”

– Ka shkelur e ka hyrë në portën ish-zyrave të internimit të “armiqëve të popullit”

– Ka shkelur e ka hyrë në portën ish-sallave të gyqeve politike, si dëshmitarë e kërkues pushkatimesh dhe varjesh në litar të “armiqëve”.

– Ka shkelur e ka përgjuar në portat dhe rrugicat e Tiranës natën e ditën, duke vigjëluar për të zbuluar e hequr traktet dhe veprimtarinë armiqësore të “armiqëve të partisë”.

– Ka shkelur e ka përgjuar në korridore dhe pas portash të auditorëve e spitaleve, për të përgjuar dhe zbuluar kolegë e studentë “armiqë”

– Ka shkelur e ka hyrë në portën e bllokut komunist, si shërbëtor besnik i familjeve të bllokut.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën e vilës së ish-ministrit famëkeq të dikaturës Hekuran Isai.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën e vilës së Hysni Kapos si shërbëtor besnik i familjes.

– Ka qenë familjrisht me pushime në rezidencat e diktatorit Hoxha, ka shkelur, ka hyrë e është ulur këmbëkryq në oxhakun e shtëpisë së tij.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën kryemafiozit, anti-shqiptarit serb Damir Fazlliç.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën e vilës së Milosheviçit dhe të krye-terroristit serb Arkan, ku ka bërë pazare për trafiqe armësh e karburantesh dhe për spastrim të shqiptarëve të Kosovës.

– Ka shkelur e ka hyrë në portat e vilave të dikatorëve Ben Ali, Mubarak, Gedaf, Bashar al Assad etj, për të bërë pazare për trafiqe armësh.

– Ka shkelur e ka hyrë në portën e qeverive shoviniste greke, duke bërë pazare për copëtimin e trojeve shqiptare.

– Sali Berisha ka trokitur, ka shkelur e ka hyrë edhe në portën e “djallit”, për të bërë karrierë, për të marrë e për të mbajtur pushtet, për fshehur krimet e për të pasuruar fëmijët…

Kudo ka trokitur, ka shkelur e ka hyrë rregullisht, me këmbëngulje e dëshirë maksimale Sali Ram Berisha. Veç në një portë nuk ka shkuar, nuk ka trokitur dhe nuk ka hyrë qysh prej 56 vitesh. Plaku afro 70 vjeçar Sali Berisha, i ikur që 13 vjeç prej “votrës” së tij prindërore, nuk ka shkelur më në “shtëpinë babës”. Edhe dy herë që ka shkuar në Tropojë për të përçarë e futur në luftë civile tropojanët, nuk ka pranuar të shkojë e të shkel pragun e shtëpisë së tij. Tashmë, kulla e “Berishëve” në Viçidol, ka mbetur pa zot edhe pse me gjendje civile, ka zot “djalin harram” Sali Ram Berisha.

23 komente në “Saliu, 56 vjet pa shkelur në Viçidol, ka lënë gërmadhë “kullën e babës””

  1. Korcari vip says:

    Po ka nje gje ky Sala qe svete atje ose do kete ndonje histori dashurie me ndonje Drane ose do ti kete kercyer ndonje dem race dhe sdo ta kujtoje. Sala me gomaricen eshte bere djale per here te pare ndaj ska nostalgji per fshatin e lindjes.

    1. Vlora says:

      eshte ceshtje kompleksiteti.

      i vjen turp, nga nena qe bridhte me dhi,i vjen turp nga babai karocier,
      i vjen turp nga fashti vicidol qe as ishte degjuar ndonjehere ne shqiperi,i vjen turp nga prejardhja e tij.

      prandaj eshte i mbushur me inat me te gjithe qytetaret.

    2. Hysen Xhaka says:

      Zoti Perparim, me shuani nje kuriozitet ju lutem!
      Kjo eshte foto ilustruese apo eshte vertete kulla Berisha ne Vicidol?
      FALEMINDERIT!

  2. Gjok Ndreu says:

    BRAVOOOOOO, PERPARIM!
    Te tan e dime se ky kriminel i ka ba hasha origjinen e vet e te familjes. Po njashtu germadhe si kullen e tij ka ba edhe Shqipnin!
    Kjoft i mallkuem ne jete te jeteve!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sali-berishas-recollection-gerdec-march.html

    1. KURIOZI says:

      Kush e di sa shum do e kene dhjere kullen e baces bashkefshataret e tij vicidolas ?
      Baca nuk u a dhjet kendej, ata ja dhjesin andej!

  3. peci luku says:

    PO PRANDAJ ZOTI E MALLKOJ MOS E DINI SE SALIU BEN JETE NORMALE JO JO AI RRON NE TMERRIN E FRIKES BASHK ME FEMIJET NUK E DI CI SJELL E NESERMJA SA FAMILJE KA NE GJAK E KERKON NJE JETE NORMALE SI NJERI I THJESHTE PO SE GJEN ME NJERIUN KA NEVOJE TE PUNOJE TE KET KUSHTE NORMALE KUR TI VIJE DITA E VDEKJES TE IKE I QETE SE NE ATE BOTE SMERR DOT AS PARA AS NDERTIME AI NUK KA ME RESPEKT NE POPULL E POPULLI DO E TERHEQI ZVARRE SI KADAFI QE KERKONTE MESHIRE I PLAGOSUR RENDE DER SA E BENE COPA COPA

  4. raimondi says:

    Banoret e Vicidolit jane te gjithe pro PS-se ,ndaj Sala nuk qaset fare atje . E dha top chanel para disa vjetesh nje intervite me popullin ne Vicidol . Ata ishin te gjithe socialiste….

    1. Arberor says:

      Jo nuk ishte ne Vicidol, por ne Berish te Kuksit, nga thuhet se eshte prejardhja e vertete e fisit te Saliut.

      http://www.youtube.com/watch?v=gTpZv83xoX4&feature=plcp

      http://www.youtube.com/watch?v=SBiDHUV76Fw&feature=plcp

  5. Dashi says:

    E ka ber plan me shkue po vec i dhe dy pune me i krye dhe mbasandaj ka me u nis dhe me e pa kullen e tij po mos harroni se ky eshte doktori i Enver hoxhes dhe vetem kur te vdesi do e marri shtetin ne dore dikush tjeter se perndryshe nuk e leshon ky i ka mesuar hilet e enverit ai nuk bridhte kot me shurren e xhaxhit enver nalt e poshte ky legeni i bythes

  6. Delli USA says:

    Ne se banoret e Vicidolit jan socialist,kjo tregon se ata e dine mire se cfar rrasati eshte Saliu.Duhet te jet soj shume i poshter qe te mos e doj asnje ne fshat. Edhe un qe po shkruaj ne fshat kam kam lindur,dhe megjithese kam 52 vjet larguar kam malle per vendin njerezit e per gjithcka.Kam mbi 15 vjet ne Amerike,por sa here vete ne Shqiperi nuk rri pa e bere nje vizite ne fshat megjithese vetem kushurinj me kan ngelur atje.

    1. Cicidoli says:

      Banoret e vicidolit nuk jan as pak socjalist biles mund te numrohen me gishterinjet e nje dore socjalistat ne vicidol

  7. martini says:

    po halen ku e ka kulla??? me siguri haleja e kulles eshte sali qen berisha.njeriu qe mohon te kaluaren nuk ka te ardhme.

  8. media says:

    tani me vilat qe ka saliu s’i hyn ne sy kulla ku lindi.

  9. O ZOT says:

    Bobo sa shume duhet ti kete .. robt e shtepise Berisha o Perrparim qe e ke kaq shume inat

  10. KOLONJA says:

    Vlores. Kam respekt per komentet tuaja dhe i lexoj me vemendje. Sot nuk jam fare dakort pasi ke ulur nuvelin e komenteve ,por edhe veten tende.
    Prinderit tane kane punuar ne pune te ndryshme.Dikujt i ra llotaria te ruante dhite ,lopet apo edhe derrat,sepse ate nivel kulturor e arsimor profesional kishin.Prandaj, pevarsishte se ku kane punuar prinderit e
    Saliut,me dhi nena apo karrocier i jati jane te nderuar,pasi i shkolluan
    femijet.Nga anet tona e nderuara Vlora thuhet”Femija i mire e mbulon baban e lig,kurse femija i lig e turperon baban e mire” Nuk ma merr mendje se nena e babai i Saliut do ishin dakort me gjendjen ku e coi Saliu SHQIPERINE edhe pse kane qene me nivel te ulet arsimor.Prandaj mendoi qe Saliut mos ti lem kusure duke e kritikuar,po prinderite tij jo.Me shume duhet te kritikojme Sokol HOXHEN me Liljanen qe e kane afruar ne shoqerin e tyre ,si dhe Simon Stefanin qe e kane mbajtur ne krah te tyre e nuk e kane njohur kete buke shkeles.Edhe priderit tane
    pa tjeter kishin deshire te shkolloheshin,te jetonin ne vila,po regjimi
    i atij qe do ti beje bust bronci ushtarak i la analfabete e pa tjeter
    do ruanin dhi e lop,ashtu si nena ime,e shume e shume nena te tjera shqipetare.Po kenaqeshin kur ne ate sistem femijet e tyre shkolloheshin
    e midis tyre dhe prinderit e Saliut.Nuk eshte faj i tyre qe djali tani thote nuk jam nga Vicidoli ,po nga fshati i gruas.Ndikimi mund te jete me i madh nga fisi i gruas.Pershendetje.

  11. orli says:

    Dashnoren e pare pelen e kuqe,ja pati marre Fadil Pela(mulgeci)prandaj nuk vete ke kulla sala.

  12. SKENDER BEU I VJETER says:

    SALIU NUK KA PER TE SHKELE NE VICIDOL SEPSE SIC THONE NE FSHATIN E LINDJES,KUR ISHTE I VOGEL12 VJEC FILLOJ TI LESHOJE BIRBILUSHI NJE ERE TE KEQE,SEPSE SHKONTE ME DHINE KUR E KULLOSTE NE NJE PRUA POSHTE NJE GESHTENJE DHE E FSHEHUR NGA NJE LAJTHI.(AH KETA ARORET) MIRPO NJE DITE NA E PA CJAPI CFARE PO I BENTE DHISE DHE JU SUL ME BRIRE DHE I LA NJE SHENJE TE THELLE NE BYTHE.CJAPI DESHTE TJA KEPUSTE KOQET SI GJETHE GESHTENJE POR NUK MUNDI TE MARE NISHAN MIRE DHE E GODITI NE PRAPANICE.KERKOJINI KETIJ PUSHTIKRYEMINISTER TE ZBULOJE BYTHEN DHE DO TE SHIKONI SHENJEN E THELLE.FSHATI E DI DHE SALA NUK EHARON PRANDAJ I DUKET SI MORTJE VICIDOLI.DUHET VETE BANORET E KETIJ FSHATI TE LARGOJNE TURPIN QE U KA BERE SALIU SOJSEZ,DHE TJA KRIPIN KOKEN.

  13. Sali Kari says:

    Brravo se te pakten ja keni bere nje fotografi , dhe ne kete menyre patrioti sali cmallet pak me trojet e te parve te cilet mbase edhe kane luftuar per ate cop toke dhe ky prap po mundohet me ja dhene vjehrrise ne serbi, ishalla nuk i shkon mendja se na shet edhe kuvajtin se i ka pas folur gjyshi per te

  14. halla says:

    As ne filmat horror nuk gjene pamje te tilla, njesoje si surrati i Saliut eshte katandisur.

  15. preng sherri says:

    keshtu e ka katandis dhe Shqiperine!
    natyrisht,pasi te coje deri ne fund misionin e tij shkaterrues,do ta braktise kete vend,se bashku me familjen.
    Nuk eshte as i pari as i fundit!

  16. england says:

    Ti o zot e ke nga pervoja qe e thua kete?
    siduket ty ta paska shkerdhy gjithe fisin !!!
    Ju te 55 jeni te gjithe si shefi juaj qe ha pace
    dikur ju shkerdheu Hekuran Isai,tani Sali maloku

  17. shqiptari says:

    Po si do tja beje ky i ziu,kure te vdese ! Po njesoje si Nexhmija do te pije kafe dhe do te jape Intervista,Familja e tije.
    E dini PSE ! se neve jemi populli idiot.Neve vrasim shokun mikun per nje fjale goje,per nje cope toke.Ndersa Diktatoret neve i Respektojme.
    Mire te na e bejne.Por mos te harojme,se te gjithe Politikanet jane njesoje.Nje m….ter jane.

  18. Antonin says:

    O shqiptar mendje peshkut , sa bëri Sala për shqiperine as yt at nuk bëri për juve. Nuk kan faj politikanët kur jeni të gjith hajduda, Qa deshtët juve tju sjell Sala pillin e rruar, dilni e punoni dembela te shkerthyer dhe mos I beni me sy vetes. Do vij dita te kritikoni dhe Ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje