Pyje të shkatërruara. Masive plehrash në çdo kilometer. Fytyra të ngrira prej brishtësisë së muguar në komunikim. Kjo është përshtypja e parë. Një turisti të huaj, që hyn në Shqipëri, i duhet të përballojë habinë, por edhe burokracinë poshtëruese që afron ky vend nga fillimi në fund: i huaji do të filtrohet nga doganierë “historikë e histerikë” dhe nga policë shpesh pa përvojë dhe pa autoritet, sapo të shkelë tokën tonë. Në hyrje, në kufi, plehra, makina të parkuara keq, zyra sigurimesh e qebaptore, ngjitur njëra me tjetrën, janë të afta njëlloj sa luginat e shëmtuara pa pemë dhe gjelbërim, të stisin një furi dëshpërimi te çdo vizitor. Peizazhi kufitar ngjan si i prerë me thikë.
Turistit do t’i duhet të shtrëngojë dhëmbët që t’i bëjë ballë përshtypjes shokuese se ndryshimi është tërësor. Duke hyrë në Shqipëri, kufiri që ndan dhimbshëm parajsën ekologjike të vendit të huaj me mallkimin e gjelbër që ndien sapo shkel në tokën shqiptare, është i dukshëm. Mbrapa mbretëron paqja me Zotin, këtej sundon pisllëku, shërbimi i vrazhdë i autoriteteve, gjeografia e thatë, kercurët e prerë, natyra e sakatuar dhe mizerja. Udhëtimi pastaj në rrugën kombëtare të Shqipërisë, që është një rrugë e re dhe e mirëmbajtur vetëm në statistika, i afrojnë vizitorit imazhe nostalgjie. Fshatrat e përbaltur kufitarë dhe fshatrat në thellësi të teritorit shquhen për vlerë antike. Janë si ato pikturat bardhë e zi të shekullit të kaluar me vrazhdësi feudale.
Edhe klima, edhe atmosfera, edhe pështjellimi i jetës në ambientet e tyre të varfra, të gjitha vijnë erë vjetërsi, megjithëse makina luksoze me shoferë gladiatorë fishkëllejnë rrotat e tyre në të gjitha drejtimet. Në këto peizazhe, pemët anësore janë prerë prej kohësh, plehrat shoqërojnë udhëtarët komfortësisht, me një këmbëngulje tradicionale, ndërsa postblloqet e policëve rrugorë, si një stres, por jo si një përjashtim, janë aty, në këmbë, në çdo kohë, në çdo km.
* * *
Një vizitor perëndimor që hyn nga Dogana e Kapshticës apo nga çdo doganë historimadhe e vendit, dhe udhëton drejt kryeqytetit, e ka të pamundur të kuptojë maskaradën ekologjike dhe masivët e plehrave në këtë vend. Vështirë të kuptojnë edhe mënyrën se si funksionojnë në detyrë policët që përfaqësojnë shërbimin rrugor shtetëror.
Vizitori do të përballet me kundërlogjikën e detyrës së tyre: Jo rrallë, një pjesë e mirë e policëve rrugorë, thjesht, qartë, shkoqur, natyrshëm, por edhe paturpësisht, vjedhin e abuzojnë në rrugë, pa u kujdesur fare të fshehin babëzinë e përfitimit, që edukon zakonisht të qenët në pushtet. Shumë nga këta policë janë barkmëdhenj ose mendjemëdhenj dhe postbllokojnë nëpër rrugët shqiptare, në hyrje dhe në dalje të çdo qyteti, duke ecur me koketerinë e grave me barrë, ndërsa tunden me harqe të rrezikshme për shtyllën kurrizore, për të rrezatuar egër pushtetin e detyrës që kanë.
Ky është një aktrim i nevojshëm. “Hija e rëndë” e detyrës, ndihmon për fitime ngazëllyese çdo ditë. Udhëtarët, të huaj ose jo, të cilët përballen shpesh me aktrimin, naivitetin dhe me egoizmin e tyre provincial, nuk e kanë të vështirë të nuhatin se si është ndërtuar ekuacioni korruptiv i vjedhjes: në këta shpirtra të veshur me uniformë, zë fill modeli i abuzimit. Ai model, që i amplifikuar, zbatohet më me finesë në rangjet e larta, në ministri, në institucione, në tendera, në vjedhje të mëdha. Ky modelim është i njëllojtë. Bazohet në shpërdorimi brutal të pushtetit të madh e të vogël, ndërkohë që, babëzia e të vegjëlve për përfitime është aq më e madhe sa më të vogla janë mundësitë e tyre. Jo pak nëpunës në terren të policisë sonë rrugore, me dashamirësi hajdutësh, i kërcënojnë viktimat e rrugës, duke u shpjeguar se krahasuar me gjobat e ligjshme ndaj shkeljeve të bëra, (të cilat shkojnë në llogari të shtetit), dhuratat nën dorë për xhepat e tyre janë dyfish ose trefish më të ulëta…
Lëkundin trupat pa muskuj dhe ecin ngadalë, me një autoritet të neveritshëm, që buron nga terrori spontan i lekëve që ata do grumbullojnë patjetër përditë nga udhëtarët e thjeshtë, nga emigrantët, dhe nga të huajt. Edhe pse të grabisin në dritën e diellit, të vështrojnë shpërfillshëm, me sy naivë, me fytyra të lyrosura nga gostitë dhe alkoli, me të cilat e shpërblejnë veten cdo ditë. Fodullë të gjithë, pa përjashtim, këta janë fytyra e shtetit, fytyra e rebeluar e një shteti të kapur, të manaxhuar keq. Autoriteti i shpifur dhe kultura ekskluzive dhe ekzekutive e pushtetit në teren!.
Këta njerëz janë stres psikologjik në çdo km për këdo. Emocione negative dhe shpërdorues të dinjitetit. Kush ka jetuar e udhëtuar në Europë, por edhe në Ballkan, krahasimin e ka fare të lehtë:e di se policisë sonë rrugore i mungon jo vetëm ndershmëria, ndjeshmëria dhe autoriteti profesional, që të tjerët, të huajt, e kanë moton e detyrës publike që bëjnë. Diferenca është kaq e shqartër sa i kobshëm është edhe ndryshimi i natyrës: Parajsa andej, ferri këtej.
C’farë janë? Hajdutë të babëzitur, mediokër dhe ordinerë, që rëmbejnë qindarkat e vështira nga xhepat e qytetarëve të varfër e të mërzitur me shtetin e tyre. Natyrisht, nuk janë të gjithë të tillë, hajdutë e mediokër. . Mbase janë pakica, kushedi.. Por gjithsesi, ashtu si fruti i kalbur në shportë, prishin tërësisht imazhin.
Nuk është vetëm babëzia dhe vetëm mediokriteti. Kjo pjesë e konsiderueshme e njësive të policisë rrugore, që ka çmeritur edhe përshtypjet e vendasve dhe të huajve, është edhe vetë jo rrallë shkelëse e kodit ndërkombëtar rrugor. Ndodh që policët rrugorë tundin tabelat ndaluese për të provokuar shoferët që afrohen në postbllok, dhe shpesh, jashtë çdo rregulli, i ndalojnë ata në metrin e fundit.
Duke sfiduar gjithashtu rregulloren, fshihen nëpër kthesa, mbas ferave, për të kapur sa më shumë “viktima”. Por nëse i paguan nën dorë, nuk janë aspak të rrezikshëm. Përkundrazi. Dinë edhe të buzëqeshin.
Arinj polarë të pushtetit rrugor mbi qytetarët e thjeshtë, dhe mbi të huajt, kanë sakaq anën e errët të “hënës së tyre”. Fodullëku i këtyre njerëzve shndërrohet sakaq në një servilizëm të mjerë, për një polarizim të rrezikshëm, pasi pafuqia dhe nënshtrimi ndaj shefave të tyre shndërrohet aq më shumë në egërsi hakmarrëse për të tjerët, rrugëtarët e thjeshtë. Dhe shefat e tyre janë natyrisht oficerët institucionalë apo njerëz me imunitet politik, ose mediatik, të cilëve
u tremben aq më shumë sa më shumë kartëmonedha kanë futur padrejtësisht në xhepat e tyre. Por shefat e shefave të rrugës mund të jenë edhe kriminelët e lirë që qarkullojnë me fuoristrada, të cilat askush nuk guxon t’i ndalojë, pasi me ndihmën e shtetit, policia rrugore është një çështje e fshirë nga lista e problemeve të tyre.
* * *
Me pak fjalë, policia rrugore është përfaqësuesja e parë e autoritetit të shtetit shqiptar, fytyra e rrudhur e pushtetit ekzekutiv në Shqipëri. Sepse, pa metaforë, pa anësim, pa ndjeshmëri, pa tendencë e natyrisht pa ndjeshmëri dhe pështjellim surreal, mund të supozohet që një pjesë e këtij shërbimi të shëmtuar, është shëmbëllimi i pastër dhe i derivuar i shtetit te ne.
Epo inteligjenca nuk ka brire!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/grate-inteligjente-te-pd.html
hej Tan Mullaj. ke humbur shkrimtari yne. sapo me kaluan ne mend gjithe episodet qe kam patur ne rruge me polict qelbt te Sal malokut. Si e thua? Lwkundin trupat e dhjamur si grate me bare. hahahaha. sa kam qesh.I madh je! Po shkruaj vella. Shkruaj….
ti qenke njish o vlla. vetem ti e drejton kete vend vazhdo shkruaj dhe gjeju vendin atyre plerave qe e moren ne qaf shqiperin dhe na lan emigrant rrugve neper bote……….
Fatkeqesisht gjithscka shkruhet eshte e vertete. Kan ardhur nga Belgjika ne Tirane dhe policin e pare e takova ne Shkoder dhe qe aty me shume se 10 postblogje grabitqare.
O Zot shpetoje Shqiperine
BUKUR SAKT DHE NDERSHEM PARAQITJA E SITUATES O ARTAN.90% E POLICEVE AS NUK E KANE HABERIN TA LEXOJNE APO TA KUPTOJNE.ATA JETOJNE NE NJE KOHE TJETER SEPSE ASKUSH NUK U KA THENE SE ESHTE NDRYSHE. KURSE AI 10% DO THOTE MIRE E KE TI O VELLA PO NE KEMI BARINJ NE KRYE DHE NESE NJE DELE ANKOHET BARIU NUK JA PERTON. URIME PER SHKRIMIN……!
Bravo, kame 15vjet qe sjetoje ne memedhe, kur vije vizitoj te afermit cdo dy vjet verej te njejtat gjera! Me vjene neveri nga perrallat e politikaneve dhe krenaria e degjeneruar e patrioteve!!!!!! Mallekim po e digjeneroni kete shtet——-0000000
Artikull shume i goditur nga z.Mullaj per situaten, paraqitjen ne vendin tone dhe ne vecanti te policeve rrugor. Ata te ndalojne pa asnje shkak dhe kur i pyet perse me ndalove ata thone qe kjo eshte puna jone. Ne 15 vjet qe jetoj jasht vendit jam ndaluar pes here nga policia, a kam marre dy gjoba per shpejtesi. Ne shqiperi per nje periudhe me pak se dy vjet me kane ndaluar tete here dhe kam pagur tre gjoba. Ata nuk kane kurajon te ndalojne ata shoferi qe drejtojne autovetura luksoze dhe fuoristrade se kane frike se i heqin nga puna.
Po tregoj nje histori te pak diteve me pare: Po shoqeroja nje çift italian nga Duresi per ne Berat.Me kane ndaluar policet rugor pa asnji shkak.Makina qe udhetoja ishte me targa te huaja.Tamam si ato kafshet e egra qe i zene prit pres se tyre ashtu edhe keta BASTARD POLIC RUGOR dilnin mbas ferave me tabel ne dore tamam si çakej.Te fshehur mbas ndonje peme reze hijeve prisnin me pa durim ardhjen e makinave.Me ndaluan ne Kavaj e me than -je shpejt ore çun dhe me kerkuan dokumentat,ja u dhash dokumentat-Nuk eshte e vertet i thashe sepse e di qe jeni ju perpara dhe nuk iki kurre shpejt,me gjithate te me falni,kam edhe te huaj me vete.Tjetri qe ishte te makina po e mbushte gjoben.2000 leke te reja me than.I kundershtova ashper dhe u thashe qe po veproni gabim dhe po beni nje figure teper te ulet.Te huajt me pyeten se çfar ka dhe ja u thash qe me vendosen gjob se isha shpejt.Me thane po nga e maten shpejtesin keta nuk kishin as aparatin e matjes se shpejtesis.E masin me sy u thashe dhe ata vertet shtangen.U thash policave qe nuk isha shpejt dhe nuk ju jap asnje lek dhe i kerkova dokumentat.Pa me dhene asnje pergjigje ashtu si te forte ata hipen ne makin dhe u kthyen mbrapa e iken drejt Duresit.Isha gjith nerva por çfare te beja.U nisa drejt destinacionit tim Beratit.Por si duket ata ishin mare vesh me koleget e tyre dhe ne te dale te Rogozhines me ndaluan dhe me kerkuan dokumentat.U thashe qe mi kishin mare policet dhe po shkoj te nje njeriu im i afert qe punon ne ministri e ti them se si ndodhi.Te dy policat pane njeri tjetrin ne sy seç biseduan menjan dhe me than.Ik ore djal por pa dokumenta do te ndalojn prap.Edhe nji makin policie me ndaloi ne hyrje te Beratit por aty shyqyr qe policet ishin me bujar edhe pse dukeshin qe e kishin hedhur nga nji gote.U thashe qe jam me turist italian dhe njeri polic afroi koken te dritarja dhe i buzeqeshi zonjes italiane duke i thene-çao moj italanke-dhe duke qeshur me tha- mundet te vazhdosh o çun-.E falenderova dhe mora frym i lehtesuar.Ja te tilla histori ka me mijra ne ruget e shqiperis.Nuk ke ku ankohesh se te tallin.Dokumentat i mora mbas tre diteshsigurisht duke futur MIK por edhe LEK .Keshtu u katandis ky vend,miq dhe lek per pun ,miq dhe lek per shendetin,miq dhe lek per shkollen,miq dhe lek per makinen,miq dhe lek per parkimin,miq dhe lek per karburantin,miq dhe lek per ushqimin,miq dhe lek per policin,gjykatat,administraten publike deri edhe miq dhe lek per rojet qe kane mbire kudo.Keshtu qe çfare te them .per ty o vendi im.po e them.-TURP I MADH ME QEN SHQIPTAR-.