Sindikalizmi, “kufomë” e copëzuar në “çeta” me vula e tabela

13 Gusht 2012, 12:49Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Ajo që i mungon sot shoqërisë shqiptare mendoj se është edhe lëvizja sindikale. Sindikata ka e madje të shumta në numër. Madje sindikata paralele e politike edhe brenda të njëjtit shërbim, sektor prodhimi e institucionesh. Kudo ka nga 5-10 sindikata paralele. Por nuk ka aktivitet sindikal. Pse nuk janë veprim sindikatat? Pse nuk po e dëgjojmë më zërin e tyre? Troç: Ku janë sindikatat? Janë nëpër zyra!

Po bëjmë me pak rreshta një rikthim përpara 20 viteve, kur këto organizma social-shoqërorë lindën bashkë me pluralizmin shqiptar, si reagim e kundërshti e motivuar shoqërore e politike ndaj ish-Bashkimeve Profesionale, këtyre ish-levave e kukullave propagandistike të ish-sistemit komunist.

Në vitet 1991-1992, në çdo ndërmarrje dhe institucion u krijuan organizatat sindikale, të cilat pas krijimit u pozicionuan në dy grupimet e mëdha sindikale BSPSH (Bashkimi i Sindikatave të Pavarura) dhe KSSH (Konfederata Sindikale). Aktiviteti i tyre në shërbim të punonjësve ishte i gjallë e dobiprurës vetëm pak vite, aq sa sindikatat ishin faktor dhe aktor në jetën shqiptare në raport me qeverinë, me ligjvënien, me shtetin e deri me punëdhënësit privat.

Pas këtij shkëlqimi sipëror, roli dhe fuqia e tyre sikur u shua me “magji”, për të përfunduar pas kësaj në “kukulla” të politikës majtas e djathtas dhe në “leva” të bindura të punëdhënësve privatë e shtetërorë. Këtu nisi dhe braktisja e mbrojtjes së interesave të punonjësve. Nga ana e tyre, punonjësit të mbetur pa mbështetjen dhe mbrojtjen sindikale, braktisën deri në shpërfillje kupolat drejtuese sindikale dhe liderët e tyre, duke nisur të krijojnë “çetat” e tyre sindikale me nga 10-15 anëtarë e me nga një kryetar, por pa asnjë fuqi për të diktuar tek punëdhënësit dhe shteti zbatimin e ligjit dhe detyrimet ndaj punonjësve.

Historia e sindikalizmit post-komunist shqiptar po vazhdon të dëshmojë se sindikalizmi mbetet pjesa më e gjymtuar, e shkatërruar dhe e munguar e shoqërisë. Kjo strukturë zgjidhjesh sociale e shoqërisë shqiptare, në këto 20 vite ka rezultuar se është krejt e paaftë për t’u aktivizuar me efiçencë dhe për t’u pozicionuar si faktor veprues e ndikues në zhvillimet e vendit. Nëse në fillimet e tij, sindikalizmi ishte një “ortek” i frikshëm për të gjithë pushtetet dhe kabinetet qeverisëse, tashmë duket se ky ortek është thërrmuar, duke u shkrirë gradualisht e duke mos ekzistuar më si fuqi, madje as si pikë referimi prej punëdhënësit.

Dy pjesët e mëdha të sindikalizmit BSPSH e KSSH, kanë zënë tashmë pozicionet e tyre të palëvizshme të konfirmuara në jetën dhe zhvillimet shqiptare, duke tentuar të mbeten faktorë aktivë në raportet mes shoqërisë dhe politikës, shtetit dhe qeverisjes së vendit.

Konfederata Sindikale (KSSH), ka një pozicion fiks e të qetë zyrtar, që nuk e njeh veprimin në terrenin punëtor. Kështu pothuajse ka përfunduar dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura (BSPSH), duke humbur vitalitetin dhe profilin e afro 20 viteve me parë, kur në emër të mbrojtjes së punonjësve ka detyruar qeveritë e pushtetet politike, madje dhe shtetin, të pranojë alternativat e saj sociale.

Aktualisht sindikatat janë bërë “copa-copa”, të ndara e të shpërndara, deri dhe në konflikt brenda e mes njëra-tjetrës për vula, për zyra, për lista fiktive, anëtarësh, për zona dominimi e përfaqësimi nëpër institucione, ndërmarrje, njësi shërbimi e firma private. Opinioni jo vetëm sindikal, konstaton e vlerëson se këto pjesëza sindikale, të pagëzuara me gjithfarësoj emrash e siglash, megjithëse përpiqen të rifitojnë statusin e viteve kur “u shkonte fjala” e të ribëhen faktorë në jetën shqiptare, nuk e kanë arritur dot këtë stad. Jo se nuk duan e se nuk duhen. Por e kanë të vështirë. Punonjësit shqiptarë i njohin mirë individët që drejtojnë këto “çeta sindikale” dhe i kanë shkëputur përfundimisht raportet me ta, megjithëse këta individë të vetmuar vazhdojnë ta quajnë veten “sindikata”. Megjithëse vazhdojnë të tundin klubeve e kioskave vula dhe akte themelimi. Sindikalizmin e ka mbërthyer dhe po shkatërron sëmundja e krijimit të këtyre sindikatave private, të miratuara me një vendim gjyqi, por që nuk kanë asnjë lidhje me sindikalizmin e me punëtorët, por vetëm e vetëm më interesat e atyre që i kanë si sigël e si vulë.

Në Shqipëri, nëse janë dy sindikata të mëdha të vendosura BSPSH e KSSH, që për hir të së vërtetës duhet pranuar se plotësojnë disi kondicionet e formacionit publik institucional, të kompletuara me federatat përkatëse, nuk duhet harruar se nëpër lagjet, blloqet dhe kthinat periferike të Tiranës figurojnë dhe tabelat e 200 e ca sindikatave të tjera tip “çeta” e tip “individë”. Këto janë për nga emërtesa janë të mbivendosura brenda një institucioni e sektori pune, apo shërbimi. Aktualisht kemi këtë realitet: për një repart tekstil ka 15 sindikata, për një shkollë ka 7 sindikata, për një park autobusësh apo shoqatë taksish ka 13 sindikata e kështu me radhë. Këto sindikata të llojit “Tabelë-zyrë-kryetar-tel&fax” nuk janë gjë tjetër veçse pjesa e lodhur dhe e konsumuar e sindikalizmit shqiptar, “mbetje” e luftës brenda sindikalizmit dhe e pazareve me punëdhënësit kundër punonjësve. Këto lloj “sindikata-tabela” të “ngujuara” nëpër garsionere e bodrume pallatesh dhe që ekzistojnë vetëm në dosjet e gjykatave, kanë humbur përfundimisht përfaqësimin e tyre në masën e punonjësve. Këto vërtetë kanë vulat e këtyre sindikatave por nuk mund të bëhen dot faktor. Sepse faktor bëhesh, nuk të bëjnë. Të jesh sindikalist është aktivizim, por që të drejtosh sindikatë, ky është aktivitet që kërkon kolektivitet, që kërkon bashkëpunim. Sindikalizmi nuk lejon askënd që të marrë vulën, të gozhdoj një tabelë me logon e sindikatës mbi një portë, ballkon, tarracë pallati, apo dritare dhe kështu të vet-quhet “sindikatë”, paçka se nuk kanë asnjë anëtar, por vetëm nga 1 kryetar!

6 komente në “Sindikalizmi, “kufomë” e copëzuar në “çeta” me vula e tabela”

  1. Shkodrani London says:

    Respekte z Perparim.Mos u trego naiv,sepse dihet qe nuk jeni i tille.Dihet forca e sindikatave ne Bote,sic dihet edhe forca e shoqerise civile. Sali Kurva e Vicidolit e perdori forcen e sindikatave pas vitit 90 me sukses Arsyeja??? Ishin nje bllok i organizuar.Kjo monster kurve,i paisun me intuiten banale te poshtersise e intriges,i pecau te gjitha organizatat.Sot kemi dy sindikata,nje e punetorve e nje e qeverise.Shtypi i ndare ne dy pjese,media e percare.Shoqeria civile e leckosun.Kemi dy parti te Ballit Kombetar,megjithse tedyja trashegojne nje shtrese tradhetaresh e bythqimesh.A Rroshi e Alimuti.Te persekutuarit politike jane ndare ne dhjetra shoqata.Ky mut-muti ka ndare Shqiperine ne Jug-Veri.Ky mundohet me perca vete familjet Shqiptare.Ky asht tumori,kanceri i shoqerise Shqiptare.Duhet heqe sa ma shpejt nga trupi i kombit.

  2. Mashtrim says:

    Sidikalizmi do rifilloi kur te humbasin kontrollin politik 2 forcat politike kryesore.
    Sidikalizmi eshte koruptuar dhe i sherben politikes,kreret e tyre vetem sidikalist nuk jane.

  3. sindikalisti says:

    z.Perparim kam shume respekt per ju por nese ky eshte informacioni qe keni ju per sindikatat ju siguroj qe e keni shume te manget pervec asaj qe sindikatat sot kane zyra kryetare e vula.per ty dhe per lexuesit e gazetes dua te bej nje tablo per te dy grupimet e ashtuquajtura sindikale KSSH dhe BSPSH.
    te dyja keto sindikata kene nga nje presiden qe keta more vella dine vetem te vjedhin si do thuash ti po ja te dy ne objektet e dhena me qira pervec qirase qe administrojne ne Konfederatat e tyre dhe nul ka kush t’ju kerkoje llogari sepse nuk kane sindikata dhe ato nga 300 milion lek qe perfitojne nga qirate i vjedhin me forma nga me te ndryshme fale ligjit qe nuk ka akses te kontrolloje keto te ardhure sepse jane per aktivitet sindikal,por keta more zoteri jane aksionere qe te du ne kampet qe kane ne durres vlore dhermi etj fitimet i ndajne qe te dy sakush nuk di se si jane lidhur kontratat me keta qiramares ne BSPSH dhe ne KSSH sepse keta kane nga nje regullore ne sindikatat e tyre qe vetem keta nga te zgjedhurit kane dieni per keto para dhe te punesuarit e tyre te sugjeroj qe te pyesesh nese do qe ti besh nje nder te madh sindikalizmit qe ta vertetosh kete qe te thashe pak me lart nese nuk gjen njeri per te pyetur jam i gateshem te te jap informacion per kete dhe per probleme te tjera sa te duash dhe jo ilegalisht per te zbardhur kete pus te korupsionit ne sindikata por edhe per ti shpetuar ato edhe nga keta dy njeres te poshter qe ju rine sindikatave e sindikalisteve si xhelater mbi koke.Keta te dy shesin interesat e sindikalisteve te tyre ne rapoet me punedhenesit privat apo shtet vetem per perfitimet e tyre.

  4. tomori i beratit says:

    Krimi me i rende qe beri dhe po ben pd me sali kriminelin ne krye eshte ndarja e popullit ne veri-jug.Ky eshte krim .Deri dje kur degjonim per nje tropojan a kuksian a pukian ne krenoheshim ndersa sot…..Me thot nje shok ketu ne tiran.Erdhi nje banor i ri ne pallatin tone dhe pyetja e pare qe banoret e pallatit benin ndermjet tyre ishte.ISHALLAH nuk eshte çeçen.SA TURP.Kete e kemi peshqesh vetem nga nje njeri.sali ram berisha.

  5. Pamvarësia says:

    Realitet i hidhur dhe tronditës i ndarjes të çdo qelize të shoqërisë shqipëtare në dy e më shumë pjesë. Dhe këtë po e realizon ,,kardiokirurgu” serb i viçidolit.

  6. Xhemil Seferi says:

    Mirë more miq që Saliu e përçau Shqipërinë në Veri-Jug, por nuk doli një në dhjet milionë shqiptarë ta bashkojë?…. Kush e zgjith këtë dukuri të pa shpjegueshme. Një komb merret nëpër këmbë nga një njeri, dhe nuk reagon si me qënë jo subjekt, por një masë inorganike (Inerte).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje