Pse shqiptarët nuk po dalin ngadhënjyes në Lojërat Olimpike

7 Gusht 2012, 23:01Blog TEMA

Nga Augustin Palokaj

 

Është koha e Lojërave Olimpike dhe sytë e botës janë përqendruar drejt kësaj ngjarjeje më shumë sesa në çfarëdo teme tjetër. Mediat dhe opinioni në shumë vende të botës përcjellin atletët e tyre dhe i gëzohen secilit sukses, e sidomos nëse në emrin e shtetit të tij dikush fiton ndonjë medalje olimpike. Ndoshta mediat tona në gjuhën shqipe janë ndër të rrallat këto ditë të ngrohta vere, të cilat vazhdojnë në kryetituj të kenë politikanët, ndërsa rreth sportit më shumë përcjellin atletët e huaj. Edhe Lojërat Olimpike më shumë do t’i mbajmë mend për faktin se atje ishin kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentja Atifete Jahjaga, sesa për ndonjë sukses sportiv. Edhe në Shqipëri më shumë është shkruar për rekordin e presidentit Sali Berisha, i cili na paska notuar në det më shumë sesa viteve të mëparshme.

Pjesëmarrja e dy liderëve nga Kosova në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike ishte paraqitur sikur të ishte sukses i tyre sportiv, sikur Thaçi dhe Jahjaga të ishin kualifikuar me aftësitë e tyre për të marrë pjesë atje. Ata u ftuan thjesht sepse kjo ngjarje e madhe zhvillohet në një shtet, i cili e njeh Kosovën si shtet, e madje i ndihmon që të ketë edhe më shumë njohje. Por ajo që në Lojëra Olimpike mbahet mend është fitorja e medaljeve. Dhe Shqipëria, që është shtet tash e 100 vjet, ende nuk ka fituar asnjë medalje të vetme. Në Evropë e ndoshta edhe më gjerë, nuk ka shtet me më shumë se 3 milionë banorë e që nuk e ka asnjë medalje olimpike. E Kosova as pas katër vjetësh pavarësie nuk ka arritur as të jetë anëtare e Komitetit Olimpik dhe të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Shqiptarët kanë fituar medalje për vendet e tjera, ndoshta kështu mund të jetë edhe në këtë Olimpiadë ku ka sportistë me përkatësi etnike shqiptare që garojnë për shtetet e tjera. Ka edhe shqiptarë të Kosovës që kanë fituar medalje për ish-Jugosllavinë.  Edhe pse ato medalje janë personale, tash i llogariten Serbisë. Për çudi, Serbia në këto Lojëra Olimpike ka fituar medaljen e 100-të me radhë. Kjo ka ndodhur falë gjeturisë politike të Serbisë dhe  neglizhencës së Kosovës, por edhe vendeve të tjera të dala nga ish-Jugosllavia. Të gjitha shtetet është dashur të regjistroheshin nga fillimi si anëtare të Komitetit Olimpik, ndërsa Serbia është thirrur si pasardhëse e ish-Jugosllavisë. Kështu të gjitha medaljet që janë fituar në emër të Jugosllavisë, që nga Mbretëria serbo-kroato-sllovene e deri tek shteti i përbashkët, Serbia dhe Mali i Zi i llogariten Serbisë. Kjo ka shkaktuar indinjatë në Kroaci, vend jashtëzakonisht i suksesshëm që për 20 vjet ka fituar më shumë se 20 medalje. Kryetari i Komitetit Olimpik të këtij shteti, Zlatko Matesha, ka thënë se mbi gjysmën e medaljeve olimpike në ish- Jugosllavi i kanë fituar sportistët kroatë. Por sot prapa emrave, si: Mate Parllov, Aziz Salihu, Shaban Tërstena, Shaban Sejdiu dhe të tjerë, figuron Serbia.

Këtë vit ishim me shpresë se më në fund Shqipëria do të ketë medaljen e parë në historinë e saj. Pas zhgënjimit se Majlinda Kelmendi nuk u lejua të mbronte ngjyrat e Kosovës, filluam të mendonim se sa mirë do të ishte që një sportist kosovar të jetë fitues i parë i një medaljeje për Shqipërinë. Do të ishte kjo një simbolikë e mirë në 100-vjetorin e Pavarësisë ,sepse medaljet olimpike e vënë një shtet të vogël në hartën e botës më shumë se qindra takime të politikanëve tanë me diplomatë të huaj.

Por Majlinda ishte nën presion të madh. Ajo për muaj më shumë sesa me përgatitje fizike dhe psikike është dashur të merrej me lobim politik. Në një situatë të tillë, në një sport ku qetësia shpirtërore është po aq e rëndësishme në secilin moment sa edhe përgatitja fizike, ajo nuk pati fat.

E vetmja gjë për çfarë Shqipëria hyri në kryetitujt nga kjo Olimpiadë ishte dopingu i një sportisti shqiptar, i cili u diskualifikua. Pra e vetmja gjë për çfarë u përmendën Shqipëria dhe shqiptarët ishte për të keq.

Për gjendjen e sportit shqiptar duhet fajësuar edhe politikanët. Paratë shkojnë më shumë aty ku ka korrupsion e nuk investohet në talente të vërtetë që mund të sjellin rezultate. Sporti është i harruar dhe përmendet vetëm atëherë kur ndonjë individ, me sakrifica të veta personale apo  familjare bën ndonjë sukses a atëherë politikanët tentojnë të përfitojnë nga një popullaritet i atij sportisti.

Për të fituar medalje olimpike duhet punë shumëvjeçare, duhet financim dhe krijim të kushteve. Medaljet olimpike nuk fitohen me parulla politike. Po të ishin manipulimi i zgjedhjeve apo korrupsioni disiplina olimpike, Shqipëria ndoshta do të kishte gjasa më shumë të fitonte ndonjë medalje. Për këtë gjendje të mjerueshme të sportit ndër shqiptarë fajtore janë edhe strukturat politike në Shqipëri dhe Kosovë.

Për shkak të politikës Shqipëria më vite nuk mori pjesë fare në Lojëra Olimpike. Shteti ishte aq i izoluar dhe diktatura aq paranoike saqë frikohej të lejonte sportistët të dilnin jashtë vendit nga frika se nuk do të ktheheshin. Për shkak të politikës shumë sportistë shkuan jashtë  Shqipërisë. Në këtë kohë kur gjinden para për projekte të panevojshme, disa sportistë që mund të kaliten për të fituar medalje nuk kanë të ardhura as për t’u ushqyer.

Këto janë arsyet përse para të huajve nuk mund të gjejmë një përgjigje në pyetjen se si një shtet që ekziston më shumë se 100 vjet nuk ka asnjë medalje olimpike. Pse një shtet që ka dalje në dy dete nuk ka kurrfarë suksesi as në not, as në vaterpolo e në asnjë sport ujor. Pse ata që fituan medalje i fituan për të tjerët dhe çfarë bëri shteti t’i ndalte ata. Për këtë shkak për medalje duhet të presim, por nuk mund vetëm të shpresojmë se ato do të vijnë vetvetiu. Për to duhet punuar.

15 komente në “Pse shqiptarët nuk po dalin ngadhënjyes në Lojërat Olimpike”

  1. loni says:

    Se nuk kane breke n bythe e do vene atje me shit mend,,shikoni pra si u rrah Tirana nga Alesmuti,..ishim pa ngrene thane,uf, te uriturit e shekullit..

    1. sorge says:

      Shqiptaret jane te PARET NE BOTE per TRAFIKIM DROGE,FEMRASH dhe KRIME TE SHUMTA!!!
      KRIMINELET SHQIPTARE JANE ME TE EGRIT NE BOTE!!!
      Sali Berisha ngjiti MURIN E MADH KINEZ me lart se te hkithe lideret e botes!!Sali Berisha ka NOTUAR(ndenjur ne uje) prej 1 ore e 41 minutash,gje qe tegon se eshte me AFER KAFSHES SE NJERIUT!!!
      GJENI,po mundet nje kryeminioster ne bore ,qe te shaje me LIBER SHTEPIJE deputet opozitare si Sali Berisha!!
      Gjeni nje vend ne bote ku VIDHEN votat ne zgjedhje HAPUR LIVE NE TV,si ne Shqiperi!!!ASKUND!!!E,pra jemi te paret per gjera te tjera!!

  2. fule says:

    Shhiko shtetin ashtu do jete dhe sporti. Rrumpalle.

    Shikoni suksesin e Malit te zi ne Handball qe mundi Francen.

  3. Notin e kina na says:

    Ju lutna shum zotni gazetar!
    Rekordin e notit per kohezgjatje e kina na:
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/london-2012-hall-of-shame.html

  4. Ligor Luarasi says:

    LIGI Nr1 I PROGRESIT:
    Pa hyre ne hollesi te ketij ligji,eshte me se e vertete qe:
    Si te kesh drejtuesin e shtetit ashtu ka probabilitet te behen gjithe qytetaret.Ky lloj drejtuesi mbleth reth vetes shtabin e tij,me po ato cilesi qe ka vete,keshtu vazhdon puna poshte deri ne qytetari me i thjeshte.
    Drejtuesi i shtetit i ndershem,i drejte i afte,nxit prodhon edhe qytetare te tille.
    Oponenti,i kunderti i ketij drejtuesi prodhon qytetare hilenxhare,matrapaze,dembele,servila,deri edhe sportiste te pa afte.

  5. Sal Topalli says:

    Jo me vlla ne Shqipni medaljet dhe cdo gje fitohet me politike.Ne kemi sportiste qe merret me politike(sportiste i thencin,karagjoze komplet)si klodiana shala,kemi kengtare qe kalojne ne orgazem kur permend emrin e lugatit Sali,si Greta Koci,Ciljeta etj.Shqipnise hiqi cdo gje,vec politike dhe kafe lejoja,budallalliqet e tjera i rregullojme vete.

  6. raimondi says:

    Keshtu sic jemi te ndare ne 3 shtete nuk kemi per te fituar asnjehere, sepse duke qene te copezuar , lojtaret per tu grumbulluar do kene gjithmone probleme me vendin ku do grumbullohen , me perkrahjen financiare .Pastaj dikush vjen dikush jo , sepse duke qene te ndare edhe shteti i Shqiperise eshte shume i dobet finacialisht

    Ndaj ne duhet patjeter te krijojme sa me shpejt shtetin tone te perbashket me Kosven si fillim –dhe ne ket emenyre resurset tona njerezore, dhe financiare do jene shume te medah

    Edhe shteti jone do jete me i konsoliduar , duke ju krijuar sportisteve te gjithe infrastrukturen e neovjeshme qe ata kekrojne peprara nje aktiviteti te tille serioz

    Pra , zgjidhja e vetem qe te perfaqesohemi me dinjitet ne veprimtarite e ardheshme sportive , ku kerkohet shume mund e shpenzim , eshte vetem Bashkimi i trojeve tona

    Bashkimi ben me te vertete fuqine –AI na rit ne numer, ne siperfaqe , ne personalitet, ne dinjitet –Na forcon psikologjiksiht perpara cdo aventure sportive , por edhe politke , edhe ushtarake

    ___Bashkimi eshte oksigjeni qe mban gjalle shprtin e Shqiptarit , i jep atij force ,
    jete dhe gjalleri per perballuar te gjitha sfidat qe na i hedh perpara kjo kohe moderne, dhe fqinejt tane armiqesore

    Ndaj te gjithe ju aty ne Kosove dhe ju aty ne Shqiperi, nqs doni te keni
    nje paraqitje dinjotze ne cdo aktivitet sportiv nderkomebtar , duhet te ….Bashkoheni

    1. mad doctor says:

      Po qe ja ke fut kot ore. Po Jugosllavia u nda me 6-7 cope e cdo shtet pervec Kosoves fiton medalje. Me ke ka nevoje te bashkohet Mali i Zi? Problemi jemi ne dhe standarti i dobet i jeteses, kultura dobet, dhe futja e hundes se Partise Shtet edhe ne Sport.

      1. raimondi says:

        Jugosllavia u nda ?. Po vertet u nda , por Serbia eshte nje shtet i madh se ka 10 milion banore , apo Kroacia ka 5 milion banore

        Shqiperia ka 3 milion banore,Kosova 2 milion banore –Ne jemi shtete shume te vegjel
        –Edhe te bashkuar ne prape ngelemi te vegjel , por qe sidoqofte nqs bashkohemi ne harijme t e pakten 5 milione , dhe shkojme ne rangun e Kroacise

        Atehere nqs do jemi bashke gjithe talentet e Kosoves dhe Shqiperise
        nuk do ikin jashte , ne Europe , por do qendrojne ne Shqiperinene e Madhe ,
        sepse edhe shteti duke qene i bashkuar do kete me shume Financa ne duart e tij, sepse do kete me shume burme njerezore, me shume burime natyrore.
        Bizneset do jene me te shumta , ndaj edhe taksat qe do marri shteti do jene me te medha

        Pra duke qene te bashkuar shteti jone forcohet ne cdo aspekt dhe keshtu ka mundesi te shpenzoje me shume per mire trajtimin e
        talenteve

        Standarti i jeteses do ritet menjere nqs bashkohemi , se riten te ardhurat financiare te shtetit ne emnyre te kjashtezakonshme

        Mali zi nqs ka fituar ndonje medalje tani, kjo nuk do t e thote se do fitoje perseri
        Ka fituar medalje ne mnenyre rastesore , dhe as ka per te fituar me

        Ndersa duke qene te bashkuar ne krijojme nje baze konstante per te pasur gjithmone sukses

        Bashkimi jone eshte jeta jone

  7. Titr says:

    Omer Pampuri ! Medalisti shqiptar! Plotesisht I harruar…….si shume te tjere.

  8. Veterani i sportit says:

    Shkrim i mirë , por me perjashtim se Gazetari nuk njeh historinë e sportit olimpik shqiptar, me sportistë të cilët i dhuruan atdheut medalje olimpike, si Ymer Pampuri në peshëngritje me rekordin e tij të përjetshëm në stilin e shkëputjes, në olimpiadën e Munihut në vitin 1974. Ose medaljet e qitseve A.Tusha, E Karabolli, D. Mata etj. Nuk duhet errësuar cdo gjë e kaluar për hatër të politikës sotme!

    1. jetoni says:

      Teksti nuk thot se nuk ka patiur sportist kamčpion por nuk ka patur emdalje olimpike. Shikova historikun ne Komitetin Olimpik Nderkombgetar dhe aty nuk figuron asnje emdalje olimpike poer Shqiperine. Ptra numri i medalje olimlike eshjte 0. Ymer Pampuri ka hyre ne histori te lojerave olimlike ne Munich me 1972 (kur Shqiperia mori pjes per her te pare). Pampuri ka thyer rekordin olimpik ne peshngritje por ka ngelur pa medalje per shkak te lendimit. Ka perfunduar ne poziten 9. Kaq sa per fakte.

  9. SHABA says:

    O Agustin Paloka edhe ti si te gjith shqiptaret e tjer qe kan frik te thon si ka qen rrealiteti ne pesedhjetveçarin e kaluar,per arsye te frikes se ju thon komunist dhe ju prishet biografia,o zotri mos e krahaso spotin sot me sportin e kohes se PPSHse, nuk kan te ngjar,sporti sot esht inegzistent ne shqiperi e para dhe e dyta, nuk e di un nga e ke degjuar ti qe ne sistemin e kaluar ne nuk mernim pjes per arsyet e politikes neper olimpiada, kjo esht genjeshter, ne qoftese nuk e njef rrealitetin e sportit ne at koh pyetYMER PAMPURIN, PESHNGRITESIN SHKODRAN QE MORI MEDALJEN E PAR NE OLIMPIADEN NE GJERMANI, ne kemi zen vende nderi dhe ne qitje ne ate koh,kemi shkelqyer dhe ne lojrat me dor, ne basketboll dhe volejboll,kemi marr pjes ne hedhje shtize,çekiçi,disku dhe ne shum sporte te tjera qe nuk po i permend,ato kan qen kohet me te arta te sportit shqiptar,athere kishte klasa futbolli,minikampionate ne te gjitha sportet dhe organizimi ishte i shkelqyer,se çfar politike ndiqte shteti ajo isht histori qe nuk duet te ngaterrohet me sportin, por panvarsisht nga politika e kohes, shteti shqiptar ne at koh i kushtonte kujdes te jashtezakonshem sportit dhe mundohej me çdo kusht qe ti krijonte kushte sportit ne te gjitha nivelet,PO NUK TREGUAM RREALITETIN PER TE KALUAREN ZOTRI ASNJEHER NE NUK DO TE JEMI TE AFT QE TE NDERTOJM TE ARDHMEN TON,se duke shtrmberuar rrealitetin i japim dor ketyre politikanve batakçinj qe te justifikohen, duke then se sot jemi keq por kemi qen edhe me keq ne sport,gje qe nuk esht aspak e vertet,kto njezet vjet te gjitha terrenet sportive qe ishin ngritur me djers dhe ne baza vullnetare kur ishte nevoja nga vet qytetaret, u shkaterruan kto njezet vjet ne menyren me mizore,po nuk e tham keshtu rrealitetin te gjith bashk,i lem shteg batakçijve te sotemqe te shkatrrojn sportin dhe te ardhmen e fmive tan, ky eshte rrealiteti i dashur Agustin Paloka,MODERATOR mendoj se nuk e kam tepru me çfar kam shkruar shpresoj ta botosh.

  10. zum zum says:

    o sa mire me kene shqiptare.po cna thua o rajmond duet te bashkoemi me kosoven qe te te marim metalje dhe te jemi te forte .ne jemi te paret ne droge ,hashash ,per vrasje ,per te share te tjeret si race arjane qe jemi ,per te duar trokitur dhe uluritur rofte sali berisha qe mer metalje k.ari ne not ne nje shqiperi te semure me semundje te pa sherushme o sa keq me qene tifoz shqiptar

    1. raimondi says:

      Shut up qelbesire ! Ti je nje krimb qe di vetem te zvarritesh , ndaj nuk duhet te flasesh

      –Ti duhesh shkelur me kembe, sepse kjo bote do jete me e mire pa ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje