Brenda çdo pushteti e qeverie ka nepotizëm, klientelizëm, bëhen pazare, abuzime e prapaskena për goditje brenda e jashtë “llojit”. Por nepotizmi, klientelizmi, pazaret, intrigat e prapaskenat që po bëhen në pushtetin dhe qeverisjen shqiptare 2009-2012 të ortakëve politiko-ekonomik Berisha-Meta, i ka kaluar dhe praktikat banditeske të çetave të kaçakëve, të fillim-viteve të shekullit të kaluar 1900-1912. Tamam si “kaçakët” e atyre kohërave, Sali Berisha e Ilir Meta të maskuar e të bashkuar pas dy siglave politike PD-LSI, kanë ndarë në mirëkuptim zonat e plaçkitjeve (ministritë). Të strukturuar në dy “familje” politike e qeveritare mafioze, të mbështetur nga klanet e tyre përkatëse politike-kriminale-financiare brenda e jashtë vendit, me përfaqësim e zotërim të përcaktuar pjesësh pushteti, “berishët” dhe “metët” janë përfshirë e po veprojnë në pazar interesash të hapura mafioze, duke përdorur për vetëmbrojtje dhe strukturat e policisë e të drejtësisë, që i kanë nën kontroll qeveritar.
Janë mijëra fakte, që dëshmojnë këtë profil “kaçakësh” të familje e fiseve sunduese dhe plaçkitëse “Berisha-Meta”, që nga gjyqi fals e maratonë i Gërdecit, që nga blloku i ryshfeteve të Ilir Metës, që nga vrasjet e 21 Janarit 2011, që nga lista e bizneseve që financojnë gruan e kryeministrit për një foandacion hije, që nga grabitja me dhunë e falsifikime e trojeve në bregdet prej fëmijëve, krushqive, ortakëve serbë e soj-sorollopit së kryeministrit, që nga vjedhjet miliardëshe në tenderat e rrugëve, që nga shkulja dhe shitja e ish-uzinave e kombinateve për skrap, që nga vjedhja e thesarit të shtetit (floriri), që nga vrasja e biznesmenëve, që nga shitja e territorit detar të vendit në shkëmbim të miliardave e sundimit në pushtet dhe deri tek represioni politiko-policor mbi këdo individ, grup individësh, shoqatë, apo institucion që i kundërvihet kësaj aleance e veprimtarie të familjeve mafizoe në pushtet “Berisha-Meta”. Janë 3 fakte të reja, të ditëve të fundit, që tregojnë se kjo babëzi, ky nepotizëm, këto intriga, ankth e panik i kanë përfshirë plotësisht…
“LSI-Sh.p.k” i vërsulet presidencës “Nishani”, për 20% të “aksione-kolltuqeve”
Fakti i parë vjen nga presidenca “Nishani” dhe provon atë që ka ndodhur dhe në pazarin PD-LSI, ose më saktë në ortakllëkun privat Berisha-Meta me pushtetin e vitit 2009. Ngaqë presidencën “Nishani” e konceptuan, e inskenuan dhe e realizuan si strukturë partiake të PD-LSI, dy “aksionerët” e plotfuqishëm të pushtetit po e përdorin atë si të tillë dhe në masën e përfaqësimit politik brenda administratës së saj. Nga burimet “TOPI” të mbetura ende pa u spastruar nga presidenca “Nishani”, mësohet se dy ditë më parë, presidenti i “Republikës i PD-LSI”, zoti Bujar Nishani (Mehmeti), ka marrë në dorë një kërkesë-kujtesë të dërguar prej boss-pronarit të LSI Ilir Meta, ku i kërkohet të zbatohet menjëhërë kontrata e tij me PD edhe në presidencë, për marrjen e 20% të kolltuqeve që nga shoferët, kuzhinierët, oficerët e gardës, pastrueset e deri tek postet qendrore të institucionit të kreut të shtetit. Në fund të kërkesës, zotit Nishani (Mehmeti) i është bërë e qartë në formë kujtese dhe fakti, që: “…siç është rënë dakord me PD dhe kur bisedohej e negociohej për presidentin dhe pas zgjedhjes Tuaj”.
Bashkëngjitur kërkesës, boss-pronari i LSI, Ilir Meta, i ka përcaktuar në mënyrë të detajuar presidentit të mazhorancës PD-LSI edhe kolltuqet konkrete që kërkon, madje dhe disa nga emrat që i ofron, si p.sh emrat e Luan Ramës, Ylli Manjanit, Erisa Xhixhos, Shezai Rokajt, Petrit Vasilit, Monika Kryemadhit e deri tek një “pionier” i LRI, me emrin Endrit Brahimllari etj…
Saliu hedh “agjentë biznesi” për të futur në kurth kryebashkiakun e Kavajës
Sali Berisha ka lindur, është rritur dhe formatuar deri shpirtërisht bashkë me intrigën dhe hakmarrjen, duke u bërë “master” i ideimit dhe realizimit të tyre. Edhe në “shpirt të fundit” të jetë, Sali Berisha nuk heq dorë nga intrigat dhe prapaskenat për të sulmuar e ndëshkuar kundërshtarët e tij politik, veçanërisht kundërshtarët personal, sidomos ata që e demaskojnë dhe e zhvlerësojnë publikisht. Personi që e ka zhvlerësuar me meritë njeriun “intrigë” Sali Berisha është Elvis Roshi. Në 8 maj 2011, ky djalë Kavaje e përzuri turpshëm Sali Berishën me votë popullore nga Kavaja, si një “qen të rrahur e të zgjebosur”. Këtë gjendje të krijuar, Sali Berisha e manifestoi publikisht, kur i merrej goja dhe i thahej pështyma në fut, teksa gazetarët e pyesnin dhe ai përgjigjej i zverdhur si kufomë, për humbjen e Kavajës.
Por ata që e njohin “specien” Sali Berisha e dinë mirë, që ai jo vetëm nuk harron, por ushqen dhe realizon hakmarrje barbare. Tani pas një viti nga përzënia nga Kavaja, mësohet se Sali Berisha ka ideuar hakmarrjen ndaj kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi. Lajmi ka dalë nga brenda pushtetit “Berisha”, sipas të cilit do veprohet kështu: Në muajin shtator, Sali Berisha në emër të qeverisë do t’i lëvroj bashkisë Kavajë, 750 mijë euro fonde nga buxheti i shtetit, për 4 investime në shërbimet publike të qytetit. Sipas përcaktimit (intrigës) që ka bërë qeveria (Sali Berisha), këto fonde do t’i prokuroj bashkia Kavajë. Kryeministri Sali Berisha ka instruktuar një grup biznesmenësh të “oborrit të tij”, me “misionin” për të manipuluar kryebashkiakun e Kavajas Elvis Roshi me joshe me ryshfete, në shkëmbim të gjoja marrjes së tenderave përkatës. Pasi ta ketë futur në kurth me prova të dokumentuara për pazare e marrje rryshfeti nga prokurimet publike, Sali Berisha do bëj shkarkimin dhe më pas çuarjen e kryebashkiakut të Kavajës përpara drejtësisë, madje “arrestimin e tij në flagarancë” nëpërmjet krimit ekonomik të ministrisë “NOKA”, siç ua ka bërë dhe shumë zëvendësministrave e drejtorëve të prokurimeve në ministrira, të cilët nuk i kanë qëndruar strikt urdhrave klienteliste të pushtet-familjes “Berisha” në pazaret e tenderave.
Nuk e dimë, se deri ku ka arritur të realizohet kjo skemë intrige për hakmarrje e Sali Berishës kundër kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, por dimë faktin, që kryebashkiaku është njoftuar tashmë, për këtë skemë goditëse prej “çakejve” të LSI, që janë pjesë e “shpellës” së pushtetit “Berisha”.
Dyndje tek MUL NOKA, 450 kërkesa kuksianësh për punësim në polici
Të tre individët e pushtetit Nishani, Olldashi e Basha, që kanë qenë në bordero si “ministra rendi”, kanë patur të drejtën të mbushin ca zyra dhe me individë të familjeve, krushqive, shokëve, zonave, fiseve e “trimave” që mbajnë pas menderes. Por ajo që ka ndodhur brenda 1 jave me ministrin e ri të Rendit Flamur Noka, me kërkesat për vende pune në polici, nuk ka ndodhur me asnjë ministër as brenda 1 viti. Sipas një informacioni nga brenda ministrisë së Rendit, mësohet se që javën e parë pasi Flamur Noka është emëruar Ministër Rendi, në drejtorinë e burimeve njerëzore në këtë ministri, kanë vërshuar mijëra kërkesa për punësim në të gjithë sektorët e policisë së shtetit. Sipas këtij burimi, “bumi” i kërkesave për punësim në polici i përkasin kuksianëve me banim në Kukës, Tiranë, Bathore, Paskuqan, Durrës, Lezhë, Shkodër. Gjithsej, mbi tavolinën e ministër MULIT, janë stivosur afro 450 kërkesa kuksianësh për vende pune e poste në polici, pa llogaritur kërkesat që vërshojnë në shtëpinë, në celularin, familjen, krushqinë, shokët, kolegët deputetë e politikanë, madje deri tek buodigardët dhe shoferët e ministrit.
Faktikisht, shumë nga këto kërkesa kanë kaluar për zbatim dhe disa realizuar që ditën e parë të punës së ministër MULIT. Ndërkohë në sekretarinë e ministrisë, vazhdojnë të dynden pa pushim zarfe me emra me origjinë e vendbanim kuksianësh, me kërkesa për punë në polici. Sipas konfirmimit, shumica e kuksianëve i kërkojnë “ministrit të tyre” të punësohen në qarkullimin rrugor, në makinat e grupeve të gatshme, tek “129”, në krimin ekonomik, në komisariate e drejtori policie rrethesh, në shërbimin kufitar, në dogana e deri në zjarrfikëse dhe emergjencat civile.
Nuk eshte kaq keq gjendja. Eshte Henri Cili qe na jep shprese! C`gjidi pusht e hajvan kishte qene. Henri, kuptohet!
Boll mire e ka than o zotri perparimi!
http://imazheshqip.blogspot.com/
nje shkrim i vertete ,ne pak rreshta permblidhen te gjitha.
mos u merzit o Perparim se pronari i LSI cobani i thive ka bere pazar te mbare dhe lakejt e tij qe lehin duan parate qe kane investuar per partin e matrapazeve keshtu mos u habit qe z.Naco te jete kryeprekurori i ri si shperblim i pazarit per zgjedhjen e presidentit. Keshtu eshte qelbur peshku nga bishti se koka ka mare ere po qelbe Shqiperin. Keshtu perallat dhe komedit e imunitetit jane zhurma mashtruse e radhes. Keshtu popullit duhet hequr imuniteti se ai mashtron dhe vjedhe ai e ka pushtetin ne dore. se debutetet dhe pushtetaret jane njerzit e besuar te popullit dhe ata i kane votuar me deshire dhe vullnet se per ti numeruar i numron vete kryeqeveritari qe i ka kthyer si eunuket e haremeve.Zhgenjimi dhe besimi nuk blihet me para, hajdutet therasin kapeni hajdutin dhe kete e dine qe shpellari akmares provincial nuk e njeh rotacionin politik si filozofi konkuruse ne sherbim te zhvillimit te shoqerise. Komuniste PD marin cdo kala dhe tashme qe ethet e parave dhe pushtetit kane verbuar kryeqeveritarin qe per hire te pushtetit shkon fle dhe me prostitutat e politikes Shqiptare. Vetem politik nuk behet ne Shqiperi matrapazllik dhe kusari provincialesh dhe drogaxhishe ku derjtesia eshte kthyer ne qender bisnesi dhe morali atyre qe pretendojne te japin drejtesi eshte si bluzaat e zeza qe veshin dhe nuk duhet tju kujtojm filmin italian te viteve 70 mafja me bluza te zeza qe sot ne shqiperi eshte nje ralitet i dhimeshem.Mendo ne se thash e themi do zgjedhi kryeprekuror Nacon do jete fundi i nje dragjediokomik i drejtesise. Se kush ka qene ku ka qene dhe bemat e tij dhe sherbimet e tij per qahllaret e tij e dine te gjithe ata qe heshtinqe kane punuar me te. Keshtu mos u cudisne se e nesrmja nuk dihet kulisat nuk flejne dhe e vetmja rruge ti shpetojne drejtesise eshte privatizimi i prekurorit te pergjithsem se mender nishan u vu per nishan keshtu mos u lodhni se na ishte nje here do vazhdoj dhe shtergo ripin Thanas do jete motua e popullit me te kopruptuar me imunitet me zhvillimin me te madhe ekonomik ne Evrope por me i varfveri ne Evrope. Zgjidhe kete formul po deshe ose pyet ate uralin cili se cfare eshte ai gazetare me duket.
Hajde kokelope hajde,t6a marre dreqi kete pune vazhdo njehere se fundi si dihet ketij maskaralleku
Hajde kokelope hajde,ta marre dreqi kete pune vazhdo njehere se fundi si dihet ketij maskaralleku.
NGA GEORGE CARLIN
( USA)
Politikanet ndodhen aty ku jane per t’ju dhene juve idene se ju kini lirine e zgjedhjes…por ju nuk e kini ate. Ju nuk kini kurrfare mundesi zgjedhjeje. Ju kini vetem pronare. Ata zoterojne gjithcka. Ata zoterojne gjithe token e vlefshme. Ata zoterojne dhe kontrollojne korporatat. Prej shume kohesh, ata kane paguar dhe i kane blere edhe Senatin, edhe Kongresin, edhe parlamentet e shteteve te tyre, edhe bashkite, ashtu sic kane futur ne xhepat e tyre te mbrapem edhe gjyqtaret. Ata jane zoter te te gjithe medias se madhe. Ne kete menyre, ata kontrollojne gjithe lajmet dhe informacionin qe merrni ju.
Ata ju kane kapur juve per topesh.
Ata shpenzojne cdo vit miliarda dollare per lobime… ne menyre qe te arrijne ato qe duan. Edhe ne e dime se cfare duan ata. Ata duan gjithnje e me shume per veten e tyre dhe gjithnje e me pak per te tjeret. Por, une do ju tregoj ju se cfare nuk duan ata. Ata nuk duan nje popullsi, te perbere nga shtetas te afte te mendojne ne menyre kritike.
Atyre nuk iu duhen njerez te aresimuar dhe te mireinformuar, qe te jene te afte t’i shohin gjerat ne menyre kritike. Atyre nuk iu intereson kjo gje, sepse nuk eshte ne favor te tyre. Kjo gje shkon kunder interesave te tyre. Atyre nuk iu nevoiten njerez qe te jene aq te mencur saqe te qendrojne rreth tavolines se ngrenies dhe te mendojne se cfare po iu ben nje sistem qe i futi ne kete vorbull 30 vjet me pare.
A e dini se cfare duan ata? Ata duan punetore te bindur, te cilet te dine aq sa u nevoitet me drejtua makinerite ne vendin e punes dhe me plotesua dokumentacionin e punes. Por, per ata, keta punetore dihet te jene aq te trashe sa , ne menyre pasive, te pranojne gjithe keto pune cfilitese me pagesa te vogla, me ore te zgjatura, me perfitime sa me te pakta dhe me pensione sa me minimale. Tani , ata po ju kerkojne edhe parate per Sigurimin Social. Pra, duan edhe parate tuaja te pensionit.. Ata kerkojne t’i grumbullojne keto para per t’ua dhene miqve te tyre kriminele te Wall Street-it. Dhe, a e dini nje gje? Ata do ia arrijne t’i marrin ato para, heret apo vone, pikerisht pse ata jane pronaret e vertete te ketij vendi. Ekziston nje Klub i madh, ne te cilin ju nuk beni pjese. Une dhe ju nuk bejme pjese ne Klubin e Madh.
Meqe ra fjala, eshte po ai klub i Madh qe ata perdorin per t’ju care koken gjithe diten kur duan t’ju mesojne se cfare duhet te besoni. Ata vazhdojne t’ju cajne koken me median qe ju tregon ju cfare te besoni, cfare te mendoni dhe se cfare duhet te bleni. Loja ka ndryshuar. Gjerat jane paravendosur por askush nuk duket se e veren kete gje. Duket se askush nuk e can me koken.
Njerez te ndershem e punetore….jaka te bardha, jaka blu. Nuk ka rendesi cfare ngjyre eshte kemisha qe kini veshur. Njerezit e ndershem dhe punetore vazhdojne te zgjedhin keta pasanike maskarenj qe nuk e cajne fare koken per juve. As qe duan t’ia dine per ju. Fare, absolutisht. Por duket se askush nuk e ve re kete fenomen. Dhe kjo eshte pikerisht ajo gje qe u nevoitet ketyre pronareve. Me kete mbahen ata. Fakti qe amerikanet, ndoshta, me vullnetin e tyre, do te vazhdojne te mos marrin vesh gje rreth dajakut te kuq, te bardhe apo blu, qe ua rreh bythen perdite, i ben keta pronare te ketij vendi te rrine te qete. Eshte quajtur Endrra Amerikane sepse ju duhet te rrini ne gjume dhe te vazhdoni ta besoni ate.
Qe kur Monika Kryemadhi deklaroi se e kishtr grupin e gjakut 0- dhe ILIR thesi e kishte M+ çdo gje do veje mbare.
Zjarri ju do vene pasurive te mercenareve,servileve te metes dhe saliut,keta peqelepe jane me te ndyre se dy te pa ngopurit.
DY COBANE
DY COBANE NE NJE STAN
RANE DAKORD TE PIJNE E HANE
NE NJE SOFER NE NJE SAHAN.
QE KUR NGIHEN PER MENGJES
NJERI TRE, TJETRI DY VEZE
NJERI DY LUGE TRE LUGE TJETRI
SE KESHTU ESHTE NDARE BULMETI.
SE SI HANE TA KA LEZETI
JO SI COBANE POR SI “BURRA” SHTETI
C’DO GJE BASHKE ATA E NDANE
PER TE TJERE GJE NUK LANE
I RANE STANIT E BENE TROKE
NJERI TOSK TJETRI MALOK
NJERI QUMSHTIN TJETRI LESHIN
NJERI SYRIN TJERI VESHIN
ANE E MBANE STANIN PO CVESHIN
PO E CVESHIN ANE E MBANE
DY FSHATARE “POLITIKANE”
T’MEJERET NE C’NA KA GJET
NGA KY STAN DEL KY BULMET.