Zike Pallaska shpjegon Shqipërinë në këtë 100 vjetor

4 Gusht 2012, 17:18Blog TEMA

Nga Pëllumb Kulla

 

-Me të parë e me të dëgjuar

 

Pritet që këto ditë në kodin penal të miratohet një nen që trajton shpifjet. Neni i ri saktëson: kush thotë se tek ne nuk ka liri, do të futet në burg!

 

Në Londër kryeministri ynë, vajtur për hapjen e lojërave olimpike, ftoi edhe 14 kryetarë të tjerë shtetesh që të na urdhërojnë këtu për kremtimet e 100 vjetorit. Kryeministri ynë kish harruar se tre prej tyre i pat ftuar dhe më parë. Dhe bile që të tre ata i patën thënë: po! Qejf o qejf që do bëhet në Tiranë më 28 nëntor!

 

Në  vitin ’92, një rrugës së qytetit tonë, i patën hequr emrin e dëshmorit Rushit Bilbili dhe i patën vënë emrin e një deputeti të Zogut, pushkatuar nga Enveri e që quhej, rastësisht, Bilbil Rushiti! Socialistët në ’97 erdhën në pushtet. Ia hoqën rrugës pllakën e re dhe ia rikthyen rrugës emrin e parë, të partizanit. Më 2005 u rikthyen këta të Berishës: e hoqën pllakën me emrin e partizanit Rushit Bilbili dhe e vunë përsëri atë me të deputetit Bilbil Rushiti. Kështu ajo rrugë ka mbetur thuajse me po atë emër, por çdo tetë vjet, një herë e ka Bilbilin prapa e një herë e ka Bilbilin përpara!

 

Vajzat që shkojnë me turistët nëpër hotele dhe ndajnë krevatin me ta, nuk janë vajza të pamoralshme por, thjesht, vajza që natën kanë frikë të flenë vetëm.

 

Njerëzit janë të shqetësuar që edhe kryeministrit do t’i hiqet imuniteti. Qetësohen disi kur e dinë që Berishën e ruajnë 67 badigardë; që ai ka me vete Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtrinë (megjithë armatimet e lehta dhe të rënda!), flotën ajrore dhe detare; aq më mirë që nën urdhrat e tij është Ministria e Brendshme dhe Gjykata e Lartë e Republikës. Mban dhe jelek antiplumb që nuk e heq as kur bën dush! Por… mirë do të qe të kishte edhe imunitetin!

4 komente në “Zike Pallaska shpjegon Shqipërinë në këtë 100 vjetor”

  1. G.Sula says:

    DERMOI PA PERTIM.

    Z.Kulla ku ke qene
    nga s’te kerkuam
    me dylbi gjithandej
    ne Shqiperi o ketej
    mos na haro
    na shkruaj
    as qe ka
    si pena tuaj
    realiste tallamane
    per plaget tona
    mjerane
    beji cope mos kurse
    delenxhinjte
    e Shqiperise
    jane tul o teneqe
    ne drejtim
    e ne sundim
    ndaj dermoji
    pa pertim
    nga ne ke
    falinderim.

  2. geno says:

    O Pellumb Ku(ku)lla e cdo regjimi, ka ikur koha e humorit tend qe fshikullonte shfaqjet mikro-borgjeze e revizioniste dhe armikun e klases ne pune e shoqeri. Ha ato leke qe ke fituar nga bizneset me vizat kur ishe ambasador ne SHBA dhe ato milionat qe te dha Sali Kerma si gjoja i persekutuar qe punoje dhe pije kafe me sekretarin e pare te PPSH, me shefin e hetuesis dhe kryetarin e deges se brendeshme ne Fier.

    1. Lomi pri Baldushku says:

      Me thon t’drejtën Pallumit nuk i hikën koha as edhe i her. Gjithnji me humor gjun ate qi duhet gjujt. Geno mos ma luj Pallumin. Zotnia jote bo mir me u mor me Salën ne me zagart e tredh qi i gjimojn ka mrapa. Pallumin mos ma luj se nuk osht burr i keq. Huqe kimi t’gjith. Ene tina ke huqe mos m’kunërshto. Ene Pallumi ka huqe po humorin e ka tamom. E ka tamom m’kohet. Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje