Si erdhi një ruse në Prishtinë për të shitur veshkën në klinikën “Medicus” dhe sa pagoi një gjerman për organin jetëdhënës? Cilët qeveritarë, këshilltarë dhe eksponentë të Partisë Demokratike të Kosovës ishin të përzier në rrjetin kriminal të tregtisë me organe? Këto dhe detaje të tjera ka zbuluar revista “Der Spiegel” në numrin më të ri. Imazhi i Kosovës sërish ka pësuar një goditje të rëndë – dhe për këtë përgjegjësit gjenden edhe në kolltukët qeveritarë në Prishtinë
Nuk rregullohet imazhi i Kosovës nëse Hashim Thaçi në mënyrë pothuaj klandestine vjen në Zvicër dhe merr titullin “Doktor nderi” nga një shkollë private e themeluar nga një ish-punëtor i OKB-së në Bosnjë. Nuk rregullohet imazhi i Kosovës nëse kryeministri i vendit merr pjesë në ceremonitë e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër vetëm për të treguar faqe botës shqiptare se mund të udhëtojë nëpër vende të BE-së dhe aty-këtu mund të bëjë fotografi me ndonjë politikan që kalon rastësisht andej. Nuk ndreqet imazhi nëse ajo që po quhet presidente e Kosovës shkon në Londër dhe nuk di çfarë të bëjë dhe takon një politikan bjerrakohës britanik, i dyshuar nga mediet për korrupsion, i cili për para të majme kinse lobon për Kosovën, shkruan broshura dhe poston mesazhe prokosovare në Twitter. Fjala është këtu për Denis MacShane, i cili në vjeshtë të vitit të kaluar kishte marrë 10 mijë euro për një ligjëratë të mbajtur në një universitet privat në Prishtinë. Imazhin e Kosovës s’mund ta përmirësojnë as disa poterexhinj që mbajnë ligjërata bajate për sukseset e vendit në arenën ndërkombëtare apo që krekosen për organizim konferencash, ku pjesëmarrësit ia lyejnë njëri-tjetrit mustaqet me mjaltë, fshijnë, sipas mundësisë, ndonjë honorar dhe për gjendjen në Kosovë e vrasin mendjen mes avullit të saunës. Ka raste edhe më bizare: zyrtarë të lartë qeveritarë shëtisin nëpër Egjipt dhe Arabi Saudite, madje të shoqëruar nga bashkëshortet, dhe televizioni pseudopublik këtë vizitë e prezanton si “lobim për Kosovën”. Këto janë pak a shumë përpjekjet që bëhen sot nga ana zyrtare për përmirësimin e imazhit. Për më tepër imazhin e Kosovës përpiqen ta ndreqin gazetarë të blerë si prostituta nga ana e regjimit, ish-gazetarë që shkruajnë sipas muzikës së nëntokës politike, por edhe kalemxhinj aq të pafytyrë, që ditën në opinion paraqiten si “analistë politikë”, ndërsa natën marrin rroga, kontribute financiare, honorarë dhe ndonjë ëmbëlsirë tjetër që rrëshqet nga tabaku i pushtetit.
Për fat të keq imazhi i Kosovës ka rënë në pus dhe pjesën më të madhe të fajit për këtë e bartin pikërisht qeveritarët e tanishëm. Kapitulli më i tmerrshëm me siguri mbetet akuza e ngritur nga ish-prokurori zviceran Dick Marty mbi tregtinë me organe, të kryer gjoja nga eksponentë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Raporti i Marty-it – dhe kjo nuk po thuhet për herë të parë – pjesërisht është një përpjekje e ulët për të diskredituar pavarësinë e Kosovës. Për pjesët tjera të raportit duhet pritur hetimet. Një pjesë e akuzave të tij tashmë janë bërë objekt hetimesh ndërkombëtare dhe ndërlidhen me klinikën “Medicus”. Përkitazi me këtë garazh për masakrimin e njerëzve me qëllim të tregtisë me organe dhe transplantime prej muajsh ka hulumtuar revista gjermane “Der Spiegel”. Kështu së paku ka njoftuar redaksia e saj, e cila në numrin më të ri ofron detaje të reja mbi skandalin “Medicus”, i cili është temë qendrore e numrit. Nëse qeveritarët e Kosovës janë të interesuar të binden për këtë gjatë javës mund ta blejnë revistën “Der Spiegel” në kioskën te kafeneja “Monaco”, fare afër Newbornit.
Në qendër të rrëfimit është Vera Shevdko, e cila në korrik të vitit 2008, pak muaj pasi Kosova kishte shpallur pavarësinë, aterroi në Prishtinë. Vera, ruse me kombësi, punonte si pastruese në Izrael. Atje kishte shkuar disa muaj më herët, pasi në Rusi kishte lënë ish-burrin dhe vajzën 10-vjeçare. Vera kishte ardhur në Prishtinë nga Stambolli. Në avionin e njëjtë ishte edhe Walteri, një fabrikant i sëmurë gjerman, i cili kishte vendosur ta blinte veshkën e Verës. Ky biznes i përgjakshëm ishte organizuar nga mjekë dhe ndërmjetësues shqiptarë, turq, gjermanë, rusë – që të gjithë të etur për para dhe pa etikë fare. Ky sistem kriminal kishte funksionuar vetëm për shkak se ishte mbuluar nga mjekët dhe zyrtarët e Kosovës. Kështu thotë prokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel, për revistën “Der Spiegel”. Ndërmjetësuesi që e kishte takuar Verën në stacionin e autobusëve në Tel-Aviv i kishte premtuar asaj 10 mijë dollarë nëse e dhuron veshkën. Në takimin e dytë kishin marrë pjesë edhe dy gra të tjera; një burrë ishte përpjekur t’i bindë këto gra se dhënia e veshkës nuk ka pasoja për shëndetin, ndonëse e kundërta është e vërtetë, sipas mjekëve të pavarur dhe me etikë. Mjekët e klinikës “Medicus” pa vonuar ia nxorën veshkën Verës. Kur ajo u zgjua nga narkoza, në trup kishe të lidhur një zorrë plastike. Moshe Harel, një izraelit, i dha asaj një zarf me 8100 euro brenda – ndonëse jo vetëm në Kosovë, por në gjithë botën, sipas “Der Spiegel”, është e ndaluar blerja dhe shitja e organeve. Por kush bëhej merak për këtë në Prishtinë. Mjekët e firmës për masakra “Medicus” e konsideronin veten të fuqishëm. Zyrtarisht pronar i klinikës ishte mjeku gjerman, Manfred Beer, i cili sot thotë se nuk ka ditur për këtë kapitull të errët të “Medicusit”, por deklarata e tij, sipas “Der Spiegel”, nuk tingëllon e besueshme. E paqartë mbetet se si u bë një mjek gjerman pronar klinike në Kosovë. Avokati i mjekut Lutfi Dervishi, i cili ishte përgjegjës i klinikës “Medicus”, ofron këtë shpjegim: gjermani Beer e kishte strehuar familjen Dervishi gjatë luftës; pas kthimit në Prishtinë Dervishi i kishte propozuar gjermanit të hapnin një klinikë moderne kirurgjike në Kosovë. Avokati thotë se Beer në Kosovë ka investuar tre milionë euro. Por “Medicus” me gjasë nuk ishte klinikë (vetëm) kirurgjike, siç pretendon Beer. Hetuesit e prokurorit Ratel kanë gjetur në një server amerikan disa e-maila, ku në njërin prej tyre Beer e pyet Dervishin se çka u bë me paratë e fituara dhe kërkon prej tij që t’i deponojë ato në një xhirollogari bankare. Në mars të vitit 2008, Dervishi i shkroi partnerit gjerman se është duke zhvilluar biseda me njerëz në Kosovë dhe Turqi. Në një gjermanishte të dobët Dervishi shkruan: “Ne kemi me transplantime të veshkave filluar. Rasti i parë është bërë. Edhe një ne bëjmë më 28 këtij muaji”. Beer thotë se nuk i kujtohet emaili i Dervishit.
Revista gjermane “Der Spiegel” njofton se që nga tetori 2011 po zhvillohet një proces gjyqësor lidhur me klinikën “Medicus”; të akuzuar janë katër mjekë dhe një ish-sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë. Mbi ta rëndojnë akuzat e tregtisë me njerëz, krimit të organizuar dhe ushtrim i palejuar i veprimtarisë mjekësore. Mes të akuzuarve është edhe Lutfi Dervishi, profesor universiteti. Sipas aktakuzës, Dervishi kishte mbajtur lidhje me qarqet më të larta qeveritare të Kosovës. “Ai takohej personalisht me ministrin e Shëndetësisë dhe me këshilltarin e kryeministrit (fjala është për Shaip Mujën e Hashim Thaçit, v.j.). I akuzuar është edhe një ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili kokë më vete ia kishte dhënë klinikës ‘Medicus’ lejen për transplantime organesh, të cilën sipas ligjit kurrë nuk ka mundur ta merrte”, shkruan “Der Spiegel” dhe vazhdon: “Akuzat për tregti me organe në Kosovë shpejt u shndërruan në temë politike: ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, dhe raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, kanë pretenduar viteve të fundit se kryeministri i shtetit të ri, Hashim Thaçi, si luftëtar i trupës kosovare UÇK në fund të viteve ‘90 paskësh lejuar që të vriteshin të burgosurit serbë në mënyrë që t’u merreshin organet. Dëshmi të sigurta deri më tani nuk kanë paraqitur as Marty, as Del Ponte, por (misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, v.j.) EULEX është duke zhvilluar hetime nga shtatori 2011”.
Mjeku kryesor që ishte marrë me operime dyshohet të jetë turku Yusuf Sönmez, nga mediet ndërkombëtare i quajtur herë “Dr. Korbi”, herë “Dr. Frankenstein”. Vera, rusja që e shiti veshkën për pak para, thotë për “Der Spiegel” se e kishte njoftuar Dr. Sönmezin në Prishtinë. Ajo ankohet se ai nuk ishte përgjigjur në asnjë pyetje të saj, as në rusisht, as në hebraisht – dhe e “kishte injoruar si një copë mish”. Sönmez është arrestuar në Turqi, por pasi ka paguar një kaucion, është duke e gëzuar lirinë. Turqia refuzon ta ekstradojë atë në Kosovë. Sönmez, sipas hetimeve, kishte bashkëpunuar me Moshe Harelin. Ai dyshohet se ka organizuar dhuruesit e organeve. Pas aksionit të policisë në Kosovë kundër klinikës “Medicus” Harel u arrestua në Prishtinë, por pas pak javësh ai nga gjykata u lejua të shkonte në Turqi, sepse nëna e tij gjoja ishte e sëmurë. Harel nuk është kthyer kurrë në Kosovë, ndërkohë që prokurori kanadez Ratel gjithnjë e më shumë e humb besimin se do të përmbyllet ky proces. Vera tani është penduar që e ka shitur veshkën; fabrikanti gjerman me emrin Walter jeton me veshkën e gruas së varfër dhe të mashtruar nga mafia kosovare, turke, izraelite dhe ruse. Sipas hetuesve, Walteri kishte paguar 81’892.72 euro për veshkën e Verës dhe shërbimet e tjera. Prej kësaj shume Vera mori 8100 euro. Se në xhepat e kujt kanë përfunduar 73’792.72 euro, ndoshta do të tregojnë hetimet e mëtutjeshme.
Çfarë na tregon ky rrëfim i përgjakshëm? Na tregon imazhin me të cilin sot identifikohet Kosova. Na tregon se eksponentë të pushtetit, të grumbulluar rreth Partisë Demokratike të Kosovës, nuk kanë zgjedhur mjet për të fituar para; aty ku disa prej tyre e kanë nuhatur duhmën e gjakut fitimprurës nuk kanë menduar mbi pasojat për vendin. A është e mundshme që kryeministri Hashim Thaçi të mos ketë ditur gjë mbi aktivitetet e këshilltarit të tij për shëndetësi, Shaip Muja, i cili për turpin e Kosovës është edhe përfaqësues i popullit në Kuvend dhe shpesh di të llomotisë fraza pseudopatriotike? Ky grup njerëzish të papërgjegjshëm sërish e solli Kosovën në ballinën e revistës “Der Spiegel”. E, siç dihet, kjo revistë nuk mungon në asnjë zyrë vendimmarrëse, nuk mungon as në tavolinën e kancelares Angela Merkel, as në tavolinat e kryeredaktorëve të gazetave dhe televizioneve, as në tavolinat e specialistëve të Ballkanit. Tirazhi i shitur i kësaj magazine informative është – në daç besoni, në daç jo – 906’804 ekzemplarë! “Der Spiegel” është revista më e madhe politike e Evropës. Vetëm një grup me potencial të hatashëm kriminal e ka “nderin” të stolisë ballinën e “Der Spiegel”. Në shqip “Der Spiegel” domethënë pasqyrë. Pse Kosova doli në këtë pasqyrë, është një pyetje që shoqëria e Kosovës duhet t’ua bëjë atyre që publikisht thonë që po punojnë për popullin, por fshehurazi vringëllojnë thikat e krimit të organizuar.
Ja pra qe qeveria e Kosoves eshte bere pjese e mafies serbo-ruse.
Njelloj si qeveria famekeqe e Berishes.
Ka nje rruge qe populli duhet ta ndjeke, dhe ti kerkoje vete llogari qeverise Thaci per keto pazare( te pergjakshme).
Ne kete menyre mund te vere ne vend nderin e vet..dhe perpara pasqyres, Spiegel.
Keto qe thote Pasqyra gjermane jane gjera shume qesharake, dhe bile behen karogjoze fare
kur gazeta futet ne hollesira per te treguar se po thote nje dicka te vertete –Ne fakt , ne s’kemi shtet sidomos Shqiperia ka pergjegjesi kryesore kur flitet keq per Kosoven , sepse Shqiperia eshte shteti Nene
Berisha tregohet shume i ulet qe nuk perdor propaganden e shtetit tone
per ti diskretiaur keto artikuj qe mundohen te vene shenjen e barazimit midis
nje Genocid mesjetar me prerje Kokash , e gjymtyresh si ai qe ben serbet kunder shqiptareve te Kosoves me keto krimet ordinere q endodhin ne cdo vend te botes
U theren me mijera njerez more, duke u kthyer Kosova ne nje thertore si ne kohen e Sulltanit
dhe sikur te mos ishte United States Evropa as qe do reagonte fare, Mos permendim pastaj perdhunimet, shkaterimet shtepive dhe ekonomive te njerezve te thjeshte qe ishin tmerruese ….
..Dhe tani , ne vend qe keto gazeta te kerkojne ne artikujt e tyre ku jane 2000 te zhdukur Shqiptare nga forcat serbe ,merren me keto fantazite e propagandes serbe , per ti dhene viktimes fajin dhe xhelatet serbe ti nxjerin si …viktima
__Kosova duhet te kerkoje ne gjykaten e Hages demshperblimet e luftes per gjithe shkaterimet q e beri Serbia ne Kosove , ashtu sic ju be Gjermanise pas luftes , edhe Serbia duhet te paguaje demshperblimet ndaj Kosoves
Kosva nuk duhet te bisedoje far me Serbine nqs ata nuk paguajne demsherblimet e luftes dhe te gjejne eshtrat e 2000 te zhdukurve
Bejne shume gabim politka e Kosoves qe e tolerojne Serbine duke mare pjese ne bisedime –Ata jane popullsi armike , dhe toleroe sa te duash ata njohin vetem gjuhen e forces , nuk njohin llogjike –Ndaj me ta eshte mire te vihen keto kushte , dhe te mos bisedohet fare
Keto difektet qe ka qeveria e Kosves i kane te gjitha vendet me demorkaci fillestare , porse Kosova eshte nen goditjen e vazhdueshme te propagandes serbe dhe t emiqve te tyre ne Europe
Do thosha qe nuk ka rendesi fare nese kete gazete e lexon Markel apo jo,
sot ata qe pergjigjen per kete NEW ORDER ne Bote , jane njerez shume inteligjente dhe keto lloj propagandash te ketyre fizarmonicisteve gjermane te Serbise
ju fyejne intelektin e prapanices kur i lexojne , se krimet qe beri Sebria jane te pa imagjinueshme per kohen e sotme dhe nuk mund te eklispohen nga krimet sporadike qe jane te zakonshme ne cdo shoqeri , dhe qe
jane pjese e cmimit qe paguan shoqeria njerezore ne rugen e saj te progresit….
Natyrisht shqetesimi i artkullshkruesit esht i drejte , dhe qeverite shqiptare duhet te reagojne kundrejt kesaj gazete ,por jo ta marin per t emireqene ate q ethote gazeta , sepse ne Kosove nese ndodh dicka pergjegjesia bije mbi nderkombetaret, sepse ata drejtojne ne cdo aspekt vendin atje —-
Kur te ikin ata nga drejtimi i qeverise . policise etj , athere pergjegjesia per cdo gje qe ndodh bije me shtetin ksoovar
Ndersa , tani cdo gje qe ndodh faji eshte i nderkombetareve , te cilet drejtojne vendin atje, dhe paguhen nga prate e europianeve qe te bejne punojne tamam , jo te bejne sikur punojne……
Megjithate sic thashe keto krime sporadike jane kudo dhe keto nuk tregojne
se jane te verteta ato perrlalat e Dick Martit ne 1999 , se atheere gjithe kufiri midis nesh ishte i minuar nga serbet ….
Eshte cudi ne fakt se gazeta kekron te perdori metoden e induksionit ne gjykim duke dale nga nje shembull i pervecem ne nje konkluzion te pegjitheshem ,
por metoda e induskionit perdoret kudo ne eskperimentet shkencore , me perjashtim
se nuk perdoret kure ne shpjegimin e fenomeneve te shoerite njerezore.
Kosva do bente mire te ndertonte ne Prishtine nje Muzeum kur te kete fotografi , dhe filmime me ze te viktimave te krimeve serbe ndaj popullit shqiptare ne Kosove _-Kjo do ishte nje ndihme shume e adhe , per tju treguar gjithe t ehuajve se perpara se te lexojne keto pasqyrat hipnotike duhet ti hedhin nje sy muzeut te krimeve serbe …..
Z.Robelli, dua t’ju pergezoj dhe komplimentoj per ato cfare shkruani gjithmone. Vende si keto tonat (Shqiperia dhe Kosova),kane nevoje per njerez si ju. Mos ju mungofte kurre deshira dhe guximi! Respekte.
“Der Spigel”èshtè vèrtetè njè gazetè e madhe, por kjo nuk mjafton qè tè jetè krejt serioze dhe duke patur nè imagjinatè njè artikull tè sajè nè lidhje me lojrat olimpike tè Londrès, do ta quaja “pasqyrè Derri”…
Nuk kam ndèrmend dhe nuk mund tè marr nè mbrojtje KM e Kosovès H.Thaçin.
Ajo qè “pasqyra e derrit ” ka sajuar me njè trillim alla 007, thekso kètu njè russe qè tè dhuron atè ‘veshkèn’ dhe njè gjerman qè e blen….Operacioni zhvillohet nè klinikèn ‘Medicus’ ku Thaçi luan rolin e asistencit tè kirurgut. Ajo ‘pasqyra e derrit’ le tè merret me russen qè e jep dhe gjermanin qè e blen, nè njè kohè ku Thaçi nuk i detyroi palèt pèr njè marrveshje tè tillè… Nuk jam nè gjendje tè vlersoj se nè ç’shkallè qèndron ndèrgjegjia e Thaçit, por njè gjè nuk mund tè mos thuhet se AI po sulmohet sistematikisht dhe nga drejtime tè ndryshme. E ky sulm bèhet mè intensivè nè momente kur pritet tè vendoset diçka me rèndèsi pèr tè ardhmen e Kosovès. Ndaj jam i idesè se duke i ‘prerè’ kèmbèt Thaçit do tè mbetet mè e lehtè nènshtrimi i Kosovès. Kjo vjen nga fakti se Europa èshtè jo vetèm e pa fuqishme tè ndalojè serbinè, por dhe èshtè tepèr e frikèsuar nga e ardhmja e sajè , kèshtu qè duke mundur mè tè dobtin ( Kosovèn) dhe Serbinè e mban nè Europè dhe kriza mbaron. Po atè politikè qè ka bèrè kètu e mbi njè shekull mè parè.
Rèzimi i Thaçit nuk besoj se do tè sjellè diçka tè re pèr Kosovèn, por dhe figura e tijè èshtè tronditur, kèshtu qè AI nuk duhet ta kalojè me tè butè si me D.Martin…sido qoftè nè mes nuk èshtè aspak zbulimi i krimeve tè ‘veshkave’ por mbullja e çèshtjes qè rrin pezull ende, nè rrugèn mè tè shkurtèrt dhe me sa mè pak shpenzime.