Edhe pse thonë që prej 20 vjetësh në PD komandon dhe “këndon” vetëm “gjeli plak” Sali Berisha, këtë “thashethem kripto-komunist” e ka nxjerrë së fundi jashtë loje deputeti dhe ministri grek i PD e qeverisë shqiptare Spiro Ksera. Edhe pse grek, Spiro Ksera tregoi më në fund se është më trimi nga të gjithë “trimat” në PD. Pas 20 vitesh, Spiro-ja i Omonia-s është “ekzemplari” i parë që guxoi dhe hapi “gojën” e iu drejtua “Zeusit” Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD të ditës së hënë. Natyrisht, Spiro-ja nuk e mori fjalën as për ta kundërshtuar dhe as për t’i dhënë mendje Saliut, sepse kryeministrit “poliedrik” Berisha nuk ke çfarë i kundërshton e i sugjeron. Omonisti PD-istë Spiro “trimi” hapi gojën vetëm për t’i bërë një “pyetje njerëzore”, pasi kryeministri shpjegoi motivet, ndjesitë, stilet dhe arritjen e “rekordit” të fundit në not.
Ndërkohë që Spiro u ngrit në këmbë në mes të grupit parlamentar të PD për të folur, deputetët në krahë dhe ata prapa tij e kapën nga xhaketa dhe rripi i pantallonave, duke e tërhequr me forcë për ta ulur. Por Spiro nuk u ul. Ai tha Saliut:
– Më fal që po ngrihem e po flas duke prishur rregullin e heshtjes tonë si grup e qeveri, por kam një pyetje që ma thotë zemra: – Doktor, urime për rekordin e ri, po a u djersite gjatë notimit?
“Rekordmeni” Berisha, si gjithë rekordmenët e tjerë, me modestinë që e karakterizon, buzëqeshi lehtë, rrotulloi sytë nga salla e iu përgjigj:
– Dëgjo këtu ti Spiro, shiko, më kupto, po ta them hapur, se ti je joni, tani e kupton apo jo. Nuk ka asnjë arritje pa djersë, por që të jem i sinqertë, unë nuk e përjetova sikletin e djersitjes sepse isha brenda në ujë, po notoja… Por meqë më pyete dhe meqë je i pari dhe i vetmi që flet në mbledhje, kam vendosë që në rekordin e gushtit të marrë me vete në Dhërmi edhe ty Spiro dhe të jap fjalën e nderit, që do të mësoj notin me qëllim që të garojmë bashkë… e të mësosh se si thyhen rekordet pa u djersitur fare.
Edhe pse pyetja ishte për të qeshur, në atë moment, sipas traditës 20 vjeçare të PD, në sallë nuk belbëzoi, nuk qeshi e nuk lëvizi nga vendi asnjë deputet e ministër, deri sa u përgjigj dhe qeshi Saliu. Pastaj të gjithë si në korr, dolën nga ngërçi dhe qeshën, duke i hedhur batuta Spiros.
Kjo ka ndodhur vërtetë ditën e hënë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, paçka se Patozi, Bumçi, Imami, Olldashi e Alibeaj kanë dy ditë që e tregojnë nëpër kafene e adresa të FB, si “barsoletë me doktorin”!
Papi,ku ta kam degjuar emrin une,para”90???.Mos ke qene gje gazetar ne ZP???.Nqse po,me vjen cudi qe nuk je ndonje deputet i PS,se Namik Dokle nuk eshte me i mencur se ty???.A po ku te lene bllokmenet e rinj,dhe miliarderet kokebosh te PS.Se sa reportazhe per Enverin me shoket e tij ke bere ti te takon nje vend ne ” Byro”.Po ku te le Fideli me Tomen ty???,nuk ke faj.
Beni o Garipi i Cikagos,po sa mire i zberthen direktivat e shokut Sali me mire se Selvia e bardhe dhe se Erla qe po digjet per nje cik burre.Po mire ajo mendja juaj nuk pjell gje,vetem fjalet e salicit perdorni.Sinqerisht ju kavje regjimi jeni bere te neveritshem.
osht djersit ene i shkonte rrekeja si lum lugut te bithve te thata,..Aq shum osht djersit saqe e morri menjiher Samarasi,ose Jarasi grek dhe i tha me jep detin se e mushe plot me shurr,pernryshe nuk ka tuba me te furnizu me gazin e Kar-pateve.
Berisha e theu rekordin,ene detin e shiti dhe Sifilizin jua ngjiti shqiptarve,..A e keni pa si i cirret zani Zholefines dhe si hapet Lilua i Monit kr ecen hapas,pa permen ktu Lulen e Amsterdamit,qi e boni profesorin hollandes me vra veten,,,ose noshta vdiq pre SIDE,,Tybe strefkulla se kom fillu ti gjej gjonat sikur me qene magjistare..
O Ben katnari nga Qi-kago. Ai i ZP eshte Fahri Balliu dhe Frok Cupi. Sot mbeshtetest te flakt te Doktor katnarit si puna jote.
E shef me katnaro-demokrat ? ca bohet
E paske lexuar me venendje ZP ne ate kohe qerrata. Po ketu e ke gabim. Me duket se e ngaterron me Fahri Ballmiun. Ai ka qene nje nga gazetaret komuniste me te devotshem ne ate kohe ne ZP.
O vellezer,
Pse nuk e themi troc ne jemi njelloj, tepke si ne kohen e xhaxhit asgje nuk ka ndryshuar. Po ta krahasojme me boten jemi tamam si Korea e Veriut e Kimeve qe vijne e ikin e asgje nuk ndodh. Ne jemi nje goxha diktature e njeshit dhe yjet(shqiptaret) rrijne e veshtrojne. Me turp e faqe e zeze nuk ka ku shkon. I biem kot legenit jo opozita, jo Edi, jo BE e terci e verci, ketu eshte llahtar e diktature e tmerrshme njesoj qysh nga Zogu, Enveri e tek ky rekordmeni fantazmagorik. Mire na e bejne deri sa nuk ia tund njeri pushtetin dhe ligjin e bejne si te duan te na e luajne fene deri ne fund. Sipas kokes dhe kapellon. Jemi te deshtuar kudo: shtet, ekonomi, turizem tashme edhe ne sport, lame nam ne Londer sportiste si zhapazhuler, ngordhalaqe e te mbaruar tamam si vendi qe perfaqesojne. Gjysma te droguar dhe te tjeret fryhen e fryhen sikur jane kampione bote dhe kur konkurojne iu del boja si mos me keq. Epo nga nje shtet i mbaruar qe nuk ka asnje impiant sportiv modern, as uje e drita cfare pret. Edhe Mali i Zi qe eshte sa Tirana na e dhjeu bravo i qofte atyre dhe shteteve te tjera te vogla qe kane dinjitet e pergatitje serioze. Kaq per sot se nuk ka liber e roman ti nxere bemat tona.
Po ta vesh re ngjyren e ujit me kujdes duken guret poshte sala po pllaquritet ne breg te detit te themi jo me kembe ne toke po me bark. Po ike o sali se na je qepur si dhelpra pas boleve te dashit ik o se vetem per ty po flitet.
Foto qe shikojme eshte qesharake.Pozicioni qe mban saliu me nje dore te mbeshtetur ne toke dhe tjetra ne nje pozicion qe tregon qe nuk e ka haberin e notit. Zmadhojeni foton dhe ta vlersojne ato qe dine te notojne. Me vjen zor te merrem me keto gomarlleqe qe ben ai dhe ato qe i shkojne pas. Turpi me i madh eshte per ato gazetar qe i shkojne mrapa.
Wow….Tamam Bosi i Familjes…Dulla ne prapanice…Sa posht kemi rene…