All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Sali-u, Edwinn-i dhe Ethet e Gushtit

31 Korrik 2012, 18:01Blog TEMA
All - Paragraf - 1

Nga Altin Ketro

 

Data 6, e verës së tretë, të motit 2012, mund të hyjë si datë historike në (k)analet e Historisë së Shqipërisë nëse Edwinn-i bëhet burrë e nuk frigohet më nga Klubi i Miliarderëve. Është data që i madhërishmi Sali ka shpallur për heqjen a kufizimin e imunitetit të përfaqësuesve më të ndritur të kombit, atyre që me veprimet dhe mosveprimet e tyre po ndriçojnë rrugën tonë drejt e në amshim.

All - Paragraf - 4

Po u lutet, po u përgjërohet: ta votojmë o burra e burrnesha, që të shpëtojmë nga kthetrat e korrupsionit. Ah këto kthetra- këto kthetra, që na kanë mbërthyer e s’pa na lëshojnë të marrim frymë e të ngremë kokë. Mos u çudisni kush e thotë këtë. Është ai pra, Saliu i Madh, të cilin korrupsioni i opozitës nuk po e lë dot të dalë ballëlart në raportet ndërkombëtare. Eh kjo opozitë e poshtër që ka 7 vite që ka në dorë gjithçka bëhet në këtë vend e s’po i lë kusur duke e rrjepur. Por Saliut i janë lidhur duart ta ndëshkojë se është një Mur i Madh Kinez që ndryshe quhet “imunitet”, që s’e lejon dot t’i afrohet këtyre deputetëve korrupsion-bërës për t’i kapur për zverku e për t’i rrasur në qelitë më të errëta të Gazit të burgjeve.

Po çirret lart e poshtë Saliu, sa edhe fundjavën nuk arriti ta shijojë në paqe. Ndërkohë që ndodhej në Dhërmi, atje tek vila qeveritare ku dikur, në kohë të Xhaxhit, kalonte pushimet daja e Edwinn-it, iu kujtua që këtij të fundit i duhej dhënë kurajo për të dalë nga makthi që e ka futur Klubi i Miliarderëve. Siç ishte duke pllaquritur krahët e fishkur në detin e gjerë e të kaltër jonian, fiks në minutën e 131-të, pra 1 minutë përpara se të parakalonte tej normave të lejuara të shpejtësisë rekordin e një viti më parë, nxjerr vërtik nga xhepi i rrobebanjove iPadin e tij, dhe ashtu i ulur në shpinën e një polumbari që pas 30 sekondash i mbaronte oksigjeni në bombul, shkroi shatra- patra një tekst të kripur e të bërë qull dhe ia nis online Selvisë (jo asaj që ndodhet tek rruga e “Dibrës”) ku i thosh shkoqur se ç’duhet të llomotisë. Selvia la përgjysëm fundjavën që po e shijonte jashtë Tirane dhe niset nxitimthi drejt selisë së partisë për të lexuar tekstin, tashmë të korrektuar të Saliut, ku ndër xhevahiret e shumta veçoj:

All - Paragraf - 6

 

Ngrihuni ju o të pakorruptuar

All - Paragraf - 8

të shembim murin imunitet

të çlirojmë prej vargojve Edwinn-in

ta shpëtojmë prej miliarderëve të vet

 

I pastër si kristali, Saliu është i qetë se asnjë mëkat s’ka në ndërgjegjen e vet. Përkundrazi, çdo bela që i vjen këtij vendi është nga krahu sallaks i politikës; ai krah që Saliu s’po e merr dot, as në kthesë, as në vijë të drejtë, ndonëse i ka dhënë një dorë piloti Li Ke. Helbete, askush s’e pyet të mjerin Sali, asnjë s’ia var në akt-akuzat e tij kundrejt të korruptuarve të opozitës dhe këta të fundit vetëm majmen e fryhen si tullumbace, vënë dhjamë e shtojnë shëndet me gjakun e këtij populli, me pasuritë e këtij kombi. Saliu, ky lumëmadh që i qan zemra për Shqipërinë, rri e vështron, hahet me vetveten, i bie murit me kokë, po ç’e do, nuk po i ecën e tija. Po s’duan të paudhët, se kanë frikë se sapo të mbeten pa imunitet, fap, qysh të nesërmen mbesin në çarkun anti-korrupsion që vet Saliu ka ngritur.

Hall i madh të ka gjet zotni Sali Efendi. Ta di e ta qaj këtë hall e bashkë me mua, një popull i tërë. E dimë që ti për të mirën tonë po e bën gjithë këtë luftë me… panelet diellore. E ke thënë para do kohësh që sa t’u hiqet imuniteti të paudhëve, eh ç’do vejë pastaj: po s’do gjejë vrimë ku të futet ky qerrata korrupsion. Veç mirëqenie ka për të parë ky popull prej asaj dite. Je në ethe deri më 6 gusht. Dhe këto Ethet e Gushtit na i ke futur të gjithëve ne që po presim më sy e zemër prej teje, a do ia dalësh ta marrësh edhe këtë Kala, nga më të vështirat, por më strategjiket ama. Se s’i thonë shaka: të jesh në krye të punëve prej 7 vitesh, me ushtri, financa e polici; me kuç e me maç që të bindet symbullurazi; që fjala jote u duket më e shenjtë se e Jezusit a e Muhamedit; që vija jote qeverisëse u duket si vija e Dritës së Partisë që nuk është shuar ende qysh nga koha e Komandantit. Pra, të kesh qenë ti e soj e sorrollopi yt biologjik e politik kaq i imunizuar për të mos u prekur nga korrupsioni, nuk është aq e kollajtë! Biles ky mund të jetë rekord e shkuar rekordit, or Sali, që as mund të krahasohet me rekordin e ecjes përgjatë Murit Kinez, as me ngjitjen në malin e Dajtit dhe as me përvitshmërinë rekord-thyerëse të notarit rekord-mbajtës.

All - Paragraf - 14

Ty ta lumsha e të heqim kapellon në shenjë respekti të thellë sa honet e Bjeshkëve të Namuna, për këtë qelibarizëm që ke treguar. Po ata kodoshët miliarderë nga gjirizi opozitar po na kallin në dhe të gjallë, po na marrin më qafë integrimin për të cilin ti po punon me mish e shpirt, pa u kursyer, ditë e natë, me vetëmohim revolucionar, duke hequr nga ditët e tua nga të cilat të shtohet një rrudhë e një thinjë, nga vuajtja që po të shpon thellë e në palcë prej dhimbjes së mbetjes jashtë familjes evropiane.

Po sa të elefantit ta bëjnë dhëmbin ata miliarderë të mallkuar, ti hiç mos u tut nga rruga jote. Do të të ndjekim nga pas si dikur hebrenjtë Moisiun, që me pallën tënde ta ndash në dysh kuçedrën e korrupsionit opozitar dhe të na drejtosh në udhën e shenjtë e të drejtë të përparimit…

 

Info konfidenciale për “The Mili-(t)ar-deras Club”

Nga burime të besuara dhe shumë të afërta me Presidentin e Komisionit Evropian, por që për arsye objektive nuk duan të identifikohen pasi humbasin vendin e punës në Bashkinë e Tiranës, njoftohemi se:

Më datë 5 gusht 2012, duke filluar nga ora 8pm me orën lokale të Uashingtonit, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, me vështrim ngulitur te Televizioni Kombëtar Privat, me mendje të kthjellët nga pija energjetike RedLopë, të veshur e ngjeshur, parfumosur e pispillosur te TrEG-u, do jetë i mbledhur Non Stop në një sesion të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë për të marrë vendime in-extremis, me shumicë të pacilësuar votash që do numërohen indirekt nga një komision Ad Hoc tash për tash anonim.

Qëllimi i kësaj mbledhje është të ndjek Live në formatin Full HD+3D, zhvillimet që vijnë nga Kuvendi me shumicë të cilësuar burrash i Shqipërisë. Në rast se kuvendarët, pas një kuvendimi sa më të shpejt të kenë pleqëruar e zgjidhur hallin e madh që ka zënë evropianët, atëherë këta të fundit kanë një Super Kinder Surpriza për ne. Pra, nëse vendoset njëzëri që deputetët të mbetën pa imunitet, atëherë Komisioni Evropian, në mënyrë plebishitare do japë verdiktin e paimagjinueshëm: Shqipërisë JO ftesa për vend kandidat në BE. Shqipërisë PO anëtarësim i menjëhershëm në BE. Dhe ajo që do jetë kulmi i kulmeve, BE-ja do marrë vendim që të përjashtojë Greqinë nga radhët e saj dhe atypëraty vendin e mbetur bosh ta plotësojë me Shqipërinë. Pra, heq qafe një shtet të falimentuar dhe fut në radhët e saj një shtet të zhvilluar. Më këtë rast, as tregjet a bursat nuk futen në krizë, plus që monedha euro hedh tuç në tapet dollarin dhe fiton pa duel medaljen e Artë Olimpike. Të nesërmen e datës së madhe, i madhi Sali do jetë përkrah të mëdhenjve të BE-së, njësoj sikurse ish tri vjet më parë në krah të të mëdhenjve të NATO-s.

E do mundeni ju, Klub-ista me Edwinn-in, që të na e shpërdoroni këtë mundësi me vlera historike? Gjashtë gushti do tregojë se në cilin kah do lëvizë rrota e historisë: në të ardhmen e shkëlqyyyr Sali-iste, apo në të shkuarën e harruar korrupsionpandëshkuar Ed Winn-iste…

All - ArticleEnd - 1

8 komente në “Sali-u, Edwinn-i dhe Ethet e Gushtit”

  1. Alban zadrima says:

    Partia socialiste me Edin ne krye i ngjane atij lojtari te pastervitur qe ne momentin qe shkon me top para portes ja pason portjerit, duke vecuar dy tre deputet ne dy krahet te tjeret numrore topi (lehin si qeni ne ze te shokeve pa asnje vizion), pastaj rradhen e marrin Medja te ciet si per cudi sulmojne vetem opoziten athua se maxhoranca eshte shpetimtarja e demokracise (Gazetar pa vizion, puthadore e te prirur te pasqyrojne cfare u dergojne me mesazhe elektonike kapot e PD

  2. Opozita dhe PS e Edwinn Rama ne vecanti nuk duhet te jape me asnje konsensus ne Parlament, te shkoje sa per rrogen dhe kaq, sepse cdo leshim a kurth nen pretekstin Integrim Europian me kete kapje 100% te Shtetit dhe cdo qelize jete ne Shqiperi nga Berisha dhe Meta (a desh harrova dhe rraqet Nanoiste me dy te paret), eshte Vete-Vrasje per Opoziten+PS+Edwinn Ramen dhe Finalja e kthimit te Shqiperise si ne 1945 ne Shtet Diktatorial. “Historia nuk fal, por te ndihmon te mos gabosh…” thenie embleme e J. F. Kennedy. E sa per Nderkombetaret, zoti Rama dhe gjithe PS dhe Opozita duhet te kuptojne se na kane futur ne Shqiperi vetem MAFIA_n, si ne 1945 KOMUNIZMIN. Nese dikush apo shumekush nga NE o Popull eshte dakort me Neo-Diktaturen le te rri goje kycur e duar lidhur sic ndejten prinderit tane per 45-vite pas 1945 deri 1990, e per fatin tone te keq me suport direkt te Nderkombetareve Euro-Atlantik absolutisht PO, per faj e poshtersi te Europianeve e Amerikaneve qe na duan nen Diktature si Popull e jo ne Demokraci sic jane vete.

  3. beso says:

    Ti o Ketro ke bere shaka,por klubi i miliardereve ekziston dhe quhet TC(trilateral commission)dhe padron absolut eshte d.rockefeller.Aty vendoset se sa vite garanci i jepen nje pusht-etari te felliqur,qe mjafton ti sherbeje interesave te lobeve qe i kane ingranazhet lidhur me keto organizma.Arvizu nuk eshte komandant,ai eshte thjesht centralinisti.Ka mundesi qe edhe Ed rama ta kete merituar me kete heshtjen e gjate dhe enigmatike statusin e te privilegjuarit nga klubi i miliardereve.Sa per imunitetitn,saleshi po ha mut kot,se rama nuk eshte deputet.Por saleshi eshte mesuar q

  4. beso says:

    Ti o Ketro ke bere shaka,por klubi i miliardereve ekziston dhe quhet TC(trilateral commission)dhe padron absolut eshte d.rockefeller.Aty vendoset se sa vite garanci i jepen nje pusht-etari te felliqur,qe mjafton ti sherbeje interesave te lobeve qe i kane ingranazhet lidhur me keto organizma.Arvizu nuk eshte komandant,ai eshte thjesht centralinisti.Ka mundesi qe edhe Ed rama ta kete merituar me kete heshtjen e gjate dhe enigmatike statusin e te privilegjuarit nga klubi i miliardereve.Sa per imunitetitn,saleshi po ha mut kot,se rama nuk eshte deputet.Por saleshi eshte mesuar qe andej nga ha,andej edhe nxjerr.Qe ta denosh nje te akuzuar duhet te kesh dokumenta te komprometuara,si duket saleshi i ka pastruar sirtaret dhe tani del si karafil e na ben moral imunitetesh.

  5. labi nderi ikombit says:

    pordhe me rigon

  6. Donjet Liridoni says:

    Një shkrim mjaft i bukur, i shkruar mjeshtërisht, me një sarkazëm therëse, duke ia dhënë hakun.
    Do të përplotësohej me “aktorin” e ri, që të kujton anekdotën e njohur të Lorenc Oliverit, aktorit te famshem, i cili po rrinte ne nje park te Londres. “Mirembrema, koleg! – i thote nje kalimtar. Ia kthen pergjigjen. Ai prape koleg. Me fal se s’po te njoh? – i thote me miresjellje Oliveri. Koleg me ju? Po ku kemi lozuar? Te “Mbreti Lir”. S’me kujtohet, thote aktori i madh. C’rol luanit ju? Une kendoja si kendez?-ia ben “kolegu”.
    Dhe ky “kendez”, qe pas zgjedhjes na doli “mik i madh i amerikaneve” (siç) ne dy prononcimet me te fundit dhe thelbesore, per kreun e ShISh-it e tani Prokuroren e Pergjithshme eshte (NATYRISHT)ne te njejtin gjatesi vale me USTAIN e tij, ME ARMIKUN ME TE PERbETUAR TE POPULLIT SHQIPTAR, qe s’e ndal me asgje drejt shkaterrimit total te Shqiperise, nen koperturen e 100-vjetorit. Mire me thote nje mik i imi Gjon Marka Kole Pjeter Llesh Ndoc Frroku, se a po shkojme drejt festimit te 100-vjetorit te pavaresise, apo humbjes se tij, sidomos me kete “gjene e vogel prej 250 km det”, qe Saliu, si paraardhesi i tij Ahmet Zogu don me ia fale grekerve, per te perjetesuar pushtetin e tij??!
    “Kendezi” mund te thote qe fjala s’ben mort, ndaj fronti kombetar antiberishe t’i kthehet njehere mesimeve te Mukjes etj, dhe te kuptoje, te pakten njehere ne histori dhe ne kete cast vendimtar, qe njeriu i cili u shporr me arme ne 1997-en, ne kete nuserimin e dyte, nga tradhetaret e tjere, siamezet e tij, ka nxjerre kaq mesime dhe ka bere kaq monstrouzitete, saqe s’ka trojke (e teatrit te kukullave n/k) qe e shpeton me Shqiperine.
    Shkrimi i Altin Kretos, besoj, do te futet, ne fondin me te mire te publicistikes tone dhe per kete e uroj.

    1. prasi says:

      kesaj i thone RRUMPALLE PRASI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 30
All - General - 31
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14