Mërgimtarët

28 Korrik 2012, 11:55Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Sipas një njoftimi të paradokohshëm të Aleancës KuqeZi, ajo organizoi në Durrës një tubim me 300 shqiptarë të arsimuar jashtë, të kthyer nga emigracioni për t’u bërë anëtarë të saj e për të kontribuar në fushatën elektorale dhe, më pas, në qeverisjen e vendit. Një kartë të ngjashme politike, por jo në të njëjtën magnitudë, e ka luajtur edhe PD-ja para 2005-ës ose PS-ja para 2009-ës. Dhe luajtja e kësaj karte synon të shfrytëzojë një farë miti që qarkullon rreth shqiptarëve të diplomuar në universitetet e huaja, të cilët, sipas këtij miti, “do ta bëjnë” Shqipërinë. Po a vlen të kihet një pritmëri e tillë e lartë?

Duke hedhur sytë prapa në histori, mund të konstatohet se, në shekullin e 15-të, është regjistruar një eksod i madh i shqiptarëve, i ngjashëm me atë që filloi pas vitit 1990. Por në ndryshim nga ai i pesë shekujve më parë, kur e keqja, në formën e hordhive pushtuese, erdhi nga jashtë, ky i tashmi u shkaktua nga një e keqe e brendshme, e cila kishte dekada që mbruhej. Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye, mërgimtarët e sotëm janë aq të ndryshëm nga ata të shekullit të 15-të.

Kur çereku i popullsisë shqiptare të periudhës së Skënderbeut u largua drejt brigjeve të Italisë, në mendjet e mërgimtarëve duhet të ketë qenë e fuqishme shpresa dhe dëshira për një rikthim në atdhe. Duke gjykuar nga ruajtja për shekuj e gjuhës, historisë, kulturës, traditave, etj., ta do mendja se kjo shpresë e dëshirë, në formën e një ëndrre, u trashëgua brez pas brezi deri në kohën e Jeronim De Radës, Gavril Darës etj. Dhe ndoshta jo rastësisht, veprat e këtyre shkrimtarëve me origjinë të largët shqiptare, u bënë ndër gurët kryesorë të themelit të Rilindjes Kombëtare në Shqipëri.

Ndërsa kur çereku i popullsisë shqiptare u largua në vitet pas rënies së diktaturës komuniste, në mendjet e shumicës së mërgimtarëve, shpresa dhe dëshira për një rikthim në atdhe dukej të ishte e vogël. Kjo, sepse ata nuk u larguan nga atdheu për t’i shpëtuar një pushtuesi të huaj, por thjesht për t’i shpëtuar së keqes që e kishte kapërthyer vendin nga brenda.

Për shumicën e mërgimtarëve të pas vitit ‘90, Shqipëria dukej një vend që nuk bëhej dot. Dhe si rrjedhim, edhe shpresa e dëshira për një rikthim në atdhe ndoshta ishte fare e vogël.

Më pas, ngjarjet e vitit 1997, të cilat shërbyen si një konfirmim i kobshëm i idesë se Shqipëria nuk bëhej dot, ia hoqën shpresën dhe dëshirën për rikthim edhe atyre pak mërgimtarëve që e kishin ndërmend rikthimin. Ndërkohë, ato ngjarje i shtuan ndjeshëm radhët e atyre që synonin rrugën e mërgimit. Duke bërë që sot, fatkeqësisht, mbi 1 milion shqiptarë të jetojnë në dhe të huaj.

Ç’është më e keqja, ndër mërgimtarët që kanë arritur të diplomohen në universitetet perëndimore, apo që janë bërë biznesmenë të suksesshëm në vendet ku janë ngulur, shumica as që kanë ndërmend të kthehen në Shqipëri. Maksimumi që ata bëjnë për vendin e tyre është kryerja e ndonjë vizite familjare gjatë verës në atdhe, shkrimi i ndonjë artikulli në gazetat shqiptare, apo ndonjë aktivitet kulturor e rrallë politik në vendet ku jetojnë. Dhe kur kënaqësia e përkohshme që u japin këto eksperienca patriotike davaritet, shumica e tyre u rikthehet preokupimeve të përditshme, duke i kujtuar vetëm kalimthi momentet që i bënë të ndjeheshin patriotë.

Kuptohet që gjatë këtyre 22 vjetëve, disa prej mërgimtarëve janë kthyer në Shqipëri (përfshirë dhe autorin e këtyre rreshtave). Madje disa prej tyre kanë arritur të bëhen edhe ministra apo zëvendës ministra.  Por këta të fundit thjesht janë bërë si kolegët që gjetën në Shqipëri.

Dhe në kushtet kur shumica dërrmuese e mërgimtarëve kryesisht e vrasin mendjen se si të plotësojnë nevojat për ushqim e rroba të mira, shtëpi komode, dhe siguri për vete e fëmijët në vendet ku janë ngulur, është e kotë të shpresosh se prej tyre do të dalin ca De Rada të shekullit të 21-të.  Me fjalë të tjera, është e kotë të presësh që, nga radhët e mërgatës së tashme, të dalin njerëz që do të hidhnin themelet e një rilindje të re kombëtare. Kësaj radhe, rilindja do të duhet të vijë Shqipërisë nga brenda – bash siç i erdhi edhe sëmundja nga e cila ka dekada që vuan…

http://respublica.al/opinion/2012/07/28/mergimtaret

11 komente në “Mërgimtarët”

  1. elton says:

    Ca prisni nga njerezit? Te gjithe ne perendim jane edukuar si te “maksimizojne fitimin” e tyre. Pse prisni qe njerzit te vijne dhe te ‘”sakrifikojne” per te tjeret.1 jete kane te gjithe

  2. dn says:

    Problemi eshte se diasporen nationaliste,me ide te qarta se si behet shteti, edhe sot shqiptaret e shqipnise nuk i duan!…Kur Leka tha une dua me ba shtet,albanistani i tha na s’duam ,prandaj e gezofshit!
    sa per albanistanezet qe kane kryer shkolle jashte ato jane njesoj,mos ma zi se ato qe na i la enveri,siç e treguan albanistanzet e kopit te famshme…Se vjedhin me “letra” tash e me vulen e gjykateseve!
    Kur shkuam ne shqiperi per here te pare,nje japoneze na tha ketu nuk do investojme para 40vjete derisa te behen pak me mend!Presim edhe nje gjenerate,qe gabelet e enverit te largohen definitivisht!
    sa per shqiptaret e diaspores,mos te merzitet Zotnija se ata deri sot jane shqiptare te mire pa ndihmen e Atdheut!!!

  3. beso says:

    emigracioni i 1500 eshte fare pa lidhje me emigracionin e viteve’90.nuk te sqaroj dot tani,se me dhemb dora e djathte,por patriotizmin e De Rades e Gavril Dares me KOP-ilin e PD je lodhur kot ti besh binjake.Emigrantet jane te ftuar te kthehen,natyrisht qe do ndjekin edhe logjiken e perfitimit,se po nuk zune ndonje post e ndonje rroge te mire nuk vijne per te bere portierin e nates tek selia e Ps,AK,PD,etj.AK ben politiken e saj,mbase i duhet ky publicitet ose mbase ka nevoje per nje mbeshtetje nga parcela e emigranteve,duke qene se jane 1/3 e popullsise,e sikur te votohet ne konsullatat shqiptare siç bejne vendet e tjera,sigurisht qe do kete surpriza.Mergimi ka nderruar lekure zoteri.Me teknologjine e sotme une s’ndihem larg me mijera km,por shume afer.Mesoj dite per dite dhe ne çast gjerat qe ndodhin ne Shqiperi,me shpejt ndoshta se nje pires kafeje tek blloku.Leitmotivi i shkrimit tuaj kam ndjesine qe eshte ky;do vijne dhe ca mergimtare,do zene ndonje karrike,do vishen me kostume si shaban memia e ne pak kohe do sillen harbutshe si topallesha;ne qofshin gra duhet urgjent te bejme siguracionin e jetes dhe te zheleve.Por mbase ndodh per mire.Mundet qe te kene para te mjaftueshme per nje apartament,madje mund ta kene blere dhe te kenaqen me rrogen dhe punen e te sjellin nje mendesi te re.Te mesuar me kursime dhe sakrifica te jetes se emigrantit,mund te fitojne simpatine e njerezve dhe te behen pike referimi.Me dhemb krahu,nuk vazhdoj dot.

  4. emigranti says:

    A ka me “zara” te tjere si ky,per te hedhur Sala? Boll me thene te verteten.Prisni “zaret” ne seri,lumja ti moj Shqiperi!

  5. Ajet Delaj says:

    Nje sentence amerikane thote “pa punuan per vete pa bene Ameriken”. Koha e patriotizmit folklorik i ka kaluar koha. Eshte detyra e cdo klase politike qe te perdori dhe te vere ne sherbim te atdheut resourset e veta kombetare.
    Se pari duhet thene se mosrijimi i kushteve e lejislacionit qe diaspora te votoje ne vendet ku ata jetojne e punojne eshte terguesi me i mire se klasa politike ne Shqiperi ka arritur statukuone dhe as qe kane deshre qe ta ndryhojne kete situate.
    Per her te se vertetes as PD as PS nuk kane synuar te marrin e te perdorin vlerat e diaspores per interesin kometar. Kur themi vlerat e diaspores nuk kemi te bejme me nje perqindje te caktuar por per gjysmen e shqiptarve mere si te duash ne dac si shtet shqiptar ne dac si komb shqiptar.
    Pra klasa politike qe me nje te rene te lapsit injoron gjysmen e kombit nne vendim marrje eshte e dyshuar persa i perket vlerave kombetare e nuk mund te jete kurrsesi demokratike pasi demokraci do te thote pjemarrje.
    Nese bejme nje llogari te thjeshte mbi lejitimitin e pushtetit ne Shqiperi edhe nese behen zgjedhje te lira gje qe nuk jane realizuar se paku gjer tani, llogaria nuk del edhe aq shpresdhense. 50%e popullit shqipar eleminohet me konsensus qe ne formulimin dhe approvimin e Kodit Zgjedhor.
    Rreth 50% e gjedhsve nuk morrin pjese ne procesin e votimit cka do te thote rreth 25% e popullit shqiptr voton. Nese kemi ne konsiderate se partite kryesore nuk fitojne me shume se 40% athere i bie qe pushteti ne Shqiperi edhe pa te jete i ndershem eshte ilegjitim se qeveris vetem me 10% te vullnetit te shqiptareve.
    Ky eshte realiteti shiptar per te tjerat gjithsecili ka mundesi te nxjerri konluzionet e veta natyrisht edhe politika e qeveria shqiptare

  6. tourkofagos says:

    me duhet te hedh kanditaturen per kryeminister,nuk lihet me vatani ne duar te azereve……..!!

  7. T.Ylli says:

    S’behet Shqiperia pa i situr gjithe politikanet e tiranistanit.Krundet s’ka pse te meren me politiken e vatanit.

  8. xha Jaho says:

    O Zaloshnja,

    ata qe kane ikur e punojne jashte jane me shqiptare se ty dhe nuk kane nevoje te marrin leje as nga ty dhe as nga Saliu per tu kthyer ne Shqiperi kur tu doje trapi.

    Shumica e tyre jane te mire-investuar ne Shqiperi dhe nuk ngelen rrugeve. Ka nga ata qe do te marrin ca “analiste” si puna jote ne pune per ti mbajtur nga mbrapa si zagare.

  9. pensionisti says:

    ndryshimi fillon nga brenda, mire e the. Qe nga ajo sportelistja e pensioneve qe rrotullohet ku te gjeje ndonje te holle, vetem e vetem qe bishtrat e pensionit t’ia lesh asaj. Ky mut popull jemi ne, keshtu qe hajde ta hame te gjithe bashke tani!

  10. Glauku says:

    Duke u nisur nga mbyllja e shkrimit: -Eshtè e kotè tè presèsh nga rradhèt e mèrgatès qè tè dalin njerèz qè tè hedhin themelet e njè rilindje tè re kombètare……Mè detyron tè ndèrhyj dhe ti kundèrvihem autorit.
    Historikisht qè nga Gjergj Kastrioti,( qè mund tè quhet dhe ‘mèrgimtarè’) AI erdhi nga jashtè dhe i dha kombit Lavdinè. Po ashtu shumica e rilindèsve ishin ‘mèrgimtarè’ qè i dhanè shqipètarève shtetin si Ismail bej Vlora…..Mè pas Fan.S.Noli si ‘mèrgimtarè’ na solli jo vetèm idetè e para demokratike por dhe njè edukim fetarè me profil krejt kombètarè. Enver Hoxha ish ‘mèrgimtarè’ udhèhoqi luftèn mè tè organizuar , mè tè suksesèshme qè i solli shqipètarève tè drejtèn e tè qènit i barabartè me aleatèt e tjerè tè luftès sè dytè botèrore…..Vetèm dy persona u vunè nè krye tè shtetit shqipètarè pa qènè ‘mèrgimtarè’ si Zogu.A dhe Berrish.B.
    Shkurtè dhe thjeshtè zoti Zaloshnja, jam nè njè ide tè kundèrt me Juve. Por qè tè presèsh tè rilindè Shqipèria nga brebda me njerès tè ‘babèzitur’ tè pa parè tè shitur e maskarenjè, do t’ju duhen dhe tè paktè 100 vjetè tè tjera pèr tu bashkuar dhe hyrè si i barabartè me kombet e tjera tè europès.
    MERGIMTARET janè pasuria mè e madhe kombètare, ata janè pèrvoja mè e mirè e jetès, pa ata nuk do tè ishte dhe vetè atdheu. Ata janè si ‘filizat’ e çdo peme. Ata janè si ‘avulli’qè ngrihet e ikèn pèr tu kthyer mè pas mè i pastèrt, mè i vlerè. Sot Shqipèria ka shumè nevojè pèr ATA. Ngrihuni nè kèmbè dhe ATA ndoshta do tè vonohen ,por kurrè nuk do tè mungojnè.

  11. mergimtari me mendjen dhe zemren tek Shqiperia says:

    me disa nga pergjigjet (beso,Glauku ,etj)marr pak shprese se ky vend nuk ka vetem njerez driteshkurter qe nuk arrijne te kuptojne ne c’fare situate jemi.Komentet e tjera jane te teperta,mund te them vetem qe edhe vajza ima e lindur ne itali eshte me shqipetare dhe patriote se dhe vete femijet e “gazetarit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje