Kredidhënia është shtrënguar dhe frenuar

24 Korrik 2012, 20:21Blog TEMA
Kredidhënia është shtrënguar dhe frenuar

Nga Ilir Beqja

 

Totali i kredisë në fund të 2008 është dyfishuar kundrejt gjendjes në fund të 2006. Kjo shtesë e ndjeshme e kredisë ka shërbyer si karburant për rritjen e lartë ekonomike në viteve 2007 dhe 2008 si dhe ka injektuar më shumë të ardhura në formë taksash doganore e tatimesh në po këto vite

Banka e Shqipërisë publikoi së fundmi “Vrojtimin e aktivitetit kreditues për tremujorin e dytë 2012”.

Në bazë të vrojtimit, Banka e Shqipërisë konstaton se kredia është shtrënguar gjatë kësaj periudhe. Vrojtimi bazohet në vlerësimin e disa treguesve njëherësh. Ja si ilustrohet grafikisht kontributi i çdo treguesi në shtrëngimin/lehtësimin e kushteve të kreditimit nga bankat tregtare në Shqipëri.

Grafikisht është e dukshme që treguesit shtrëngues kanë kontribut shumë më të madh se ata lehtësues. (Shih Grafikun 1)

Shtrëngimi është rezultat i situatës makro-ekonomike të vendit. Askush nuk duhet të habitet. Rënia ekonomike është ngadalësuar në tre vitet e fundit dhe është negative në tremujorin e parë 2012.

Shtrëngimi është rezultat i problemeve specifike të sektorit. Të gjithë sektorët e ekonomisë janë në vështirësi. Ndërtimi prej kohësh, industria së fundmi, telekomunikacioni prej kohësh, edhe transporti është në rënie pas një periudhë të mirë rritje njëvjeçare.

Shtrëngimi është rezultat i kredive me probleme. As ky nuk është lajm i ri dhe i befasishëm. Kreditë me probleme rriten progresivisht prej disa vjetësh, qëkur filloi zyrtarisht ngadalësimi i ekonomisë. Kanë arritur në shumë se 1/5 e portofolit të kredive dhe kanë kaluar shifrën e 1 miliard dollarë e duke u dyfishuar vetëm për 2 vjet.

Rritja e portofolit të kredive me probleme ka arsye të ndryshme, por midis tyre ndikim duhet të ketë edhe rritja e shpejtë e portofolit të kredive në periudhën 2005 – 2007. Tabela 1 jep të dhëna më të plota të ecurisë së kredidhënies në periudhën 2005 – 2011. Shtesa vjetore e kredisë në vitet 2007 e 2008 është respektivisht rreth 1 milionë dollarë. Totali i kredisë në fund të 2008 është dyfishuar kundrejt gjendjes në fund të 2006. Kjo shtesë e ndjeshme e kredisë ka shërbyer si karburant për rritjen e lartë ekonomike në viteve 2007 dhe 2008 si dhe ka injektuar më shumë të ardhura në formë taksash doganore e tatimesh në po këto vite.

Por rritja e shpejtë nuk është shoqëruar, me sa duket, me shtim të kujdesjes, të zbatimit të praktikave më të mirë të ”corporate governance” nga vetë bankat tregtare, por edhe të mbikëqyrjes profesionale nga Banka e Shqipërisë në përmbushje të misionit të saj ligjor.

Shtrëngimi i kredisë ka sjellë edhe frenim të rritjes së saj.

Në periudhën 1 janar – 31 maj 2012 portofoli i kredisë është shtuar me vetëm 1,1 % apo me vetëm 58 milionë dollarë. Madje rritja vjen nga sipërmarrjet, pasi kredia e individëve është pakësuar lehtësisht.

Ndërkohë në vitin 2011, në periudhën respektive 1 janar – 31 maj 2012 portofoli i kredisë u rrit me është shtuar me 10,1 % apo me 430 milionë dollarë.

Pra në 5 mujorin e parë 2012 kredia është rritur 7,3 herë më pak se 5 mujorin e parë 2011.

1 komente në “Kredidhënia është shtrënguar dhe frenuar”

  1. Tepelena. says:

    Në fakt,z.Beqja,mos i krahaso si dikur në kohën e qoftëlargut…që çdo krahasim bëhej me vitin 1938…..Ne,duam të dimë nëse kjo rënje kaq e madhe,drastike të themi,vijon edhe në gjashtëmujorin e dytë të 2011…apo ka ndalesë…!Pra,krahasoje periudhën në vazhdim…sa është progresi..apo regresi i saj..Që të jesh më realist…Sforcimet,nuk ti shtojnë pikët….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje