Tek po dëgjoja me pak interes verdiktin e gjykatës për një krim shtetëror e tek po vuaja në agoni lëngimin e drejtësisë e vdekjen e saj të pritshme, mu duk njëkohësisht sikur dëgjova një zë që kërkonte ndihmë. Ishte zë i mekur,i vrarë, engjëllor e i pambrojtur i cili, në lëngatën e fundit donte dhe ai pakëz shpresë. U trondita, fërkova sytë por s’po shihja gjë. Ai zë vazhdimisht më këmbonte në shpirt e jo në vesh. U mundova të qetësoj veten por jo, ishte e pamundur. Vetë shpirti më ishte indinjuar e ziente me tërbim. Pas një copë here fillova të ndjej që zëri ishte një thirrje për të mos e humbur shpresën, e emri i zërit ishte, Drejtësi. Pashë rreth meje”miqtë” e mi krejt te hallakatur e indiferentë ndaj vdekjes së rëndë që ndodhi në “shtetin” tonë. Ata, palo homosapiensët që bënë vrasjen më të pashembullt, festojnë atë që të thjeshtët njerëz anembanë vendit vajtojnë. Të rrënuar nga përdhunimet që shohin ëdo ditë njerëzit e zakonshëm tanimë më dukej sikur kishin humbur fatkeqësisht edhe shpresën. “Miqtë” e mi vazhdonin me zhurmën e tyre të mbysnin faktin që një përdhunim kishte ndodhur. Kjo vdekje e rëndë ishte e zakonshme e papërfillshme nga “ata” por, nga ana tjetër ishte një e keqe qe s’linte askënd pa zaptuar. Zëri nga brenda vetes u bë edhe më i fortë, shpirti akoma më i revoltuar. Ajo që ndodhi nuk ma veniti shpresën por, më dha fuqi, nuk më hoqi te drejtën por ma shtoi akoma më tepër,nuk më paralizoi por, më dha forcë brenda vetes për të thënë me zë akoma më të lartë se, gjithëka hyjnore duhet te rilindë e detyra jonë është të mos e lëmë ti harrohet emri asaj që na e bën jetën të bukur e të barabartë pra, Drejtësisë. Ajo vdiq me disa akte vrastare të pashembullt e te paskrupullt, me një tradhti të pashoqe e me një goditje fatale në sy të të gjithë atyre që pa të s’jetojnë dot. U vra nga oreksi i atyre që vetëm me lirinë e popullit s’ka kurrë mundësi të shuhet. Ajo kërkonte ndihmë dhe tanimë unë e kisha kuptuar por, kjo s’mund të bëhej duke ndenjur duarkryq e duke e lënë fatin të na sundojë pambarimisht kur ai është i shkruar nga të babëziturit e më të të pistët në vend sepse, absurditeti në këtë rast do ishte fatal. Plumbi në ballë që ju dha të gjithë pushtetshmit popull me 21 janar kishte bërë që njerëzit mbarë të binin në pesimizmin e mosmundësisë së ndryshimit e ndëshkueshmërisë së atyre që përgjakën, e më pas i thanë s’pe gjë vetë atë ,Popullin e gjithpushtetshëm, sovranin e padiskutueshëm. Frika se mos e drejta s’vjen dhe po ta kërkosh është frika nga të jetuarit. Të jetosh me frikë e pa ditur ë’është e jotja por, me mendjen “si të vejë ” është tragjedia e ëdo periudhe. Drejtësia do emrin e saj të lavdishëm të shkruar me shkronja e lëvrime të bardha, për një jetë te barabartë e kjo, bëhet vetëm me indinjimin e të pafajshmëve e të cenuarve rëndë që në kë të rast janë një popull i tërë. S’ka vend për ata që thonë: – është e pamundur,s’jua pranoj as miqve te mi këtë teori pasi, ëdo gjë që është në të mirë të shumicës arrihet absolutisht,vetëm falë indinjimit të gjithsecilit. Të lejosh të jesh i shtypur dhe me koshiencë të plotë, të thuash që jam i tillë dhe s’bë j dot asgjë për ta ndryshuar është tragjike për një shoqëri ku kasapët Berishiene, dinë vetëm të therin qofshin këta pre frymore ose jo. Andaj të mos lejojmë që drejtësia (sië thosh një i menëur) të jetë si rrjeta e merimangës ku insektet e vogla mbesin brenda e të më dhatë depërtojnë por, të themi që ajo që është e të gjithëve të rrijë ashtu, e pacenuar nga askush e e pastër si asgjë tjetër. Le ti japim një mesazh dhe skeptikëve më të ëmendur dhe haleve më të pista që qelbin gjithëka ju del para që, ajo që vdiq dje është e shenjtë dhe do te rilindë falë forcës dhe vullnetit të mirë të ëdonjërit që do të jetojë i lire, e që për fatin tonë të mirë janë shumë dhe mbajnë mbi supe pushtetin absolut;ata janë vetë populli.!S’është koha të vajtojmë atë që vdiq por, meqë kemi mundësinë vendimmarrëse ta kthejmë në jetë atë ,le ta bëjmë pa humbur kohë, para se berishienët ,këta arkitektë të shëmtuar e të “prishur” të varrosin gjithkënd duke filluar nga Shpresa. Të jemi bashkë për ti thënë të gjithëve që s’është e pamundur asgjë në të drejtë të progresit e një jete më të mirë dhe sikur te kemi përpara “Luanë” të vërtetë e jo thjeshtë ca ëimka te pabesa që të vrasin natën e të qajnë ditën e pse jo, të vrasin ditën e të thonë që :- ti s’pe gje ndaj hesht në s’do të jetë hera e fundit që flet në këtë botë. Nëse ne themi që kjo bëhet e jemi të bërë bashkë, ëdo gjë jam i sigurt që bëhet. Shpirti i njeriut nuk është kurrë i qetë nëse ëdo gjë s’është në vendin e vet ndaj, në duam të jetojmë të qetë, bëhemi bashkë e ëojmë në vend atë që me pabesi e dhunë të ëfarëdollojshme na ka lëvizur maskaralleku i disa të marrëve që I ka kërrusur ligësia vrastare. Të gjithë bashkë ,me të rejat e të rinjtë si forca më e pashtypshme e perspektiva e së nesërmes e me ata që janë lavdia e së djeshmes e frymëzimi te sotshmes për të bërë atë që në 100 vjet shtet është jetike: Një rilindje të gjithanshme!
DESHIRE UTOPIKE.
Z.Flogert Muca kush eshte ai shqiptar qe nuk e dashka NJE RILINDJE TE GJTHEANSME? e lexova shkrimin tuaj,ai perserit ato vuajtje qe jetojne c’do dite shqiptaret edhe sikur mjerimi mos e preke direkt nje shqiptar.
Eshte fakt qe kjo deshira tuaj qe eshte edhe e te gjitheve, pa sqaruar si duhen zhvilluar punet qe te kemi ate rilindjen e gjitheanshme,ngelet utopi.
Rilindja e gjithe aneshme e shqiptareve se pari kerkon studime serioze,kerkon intelektualet shqiptare me te afte dhe te pa varur nga politika,me tej kerkon pjsemarje idesh nga c’do shqiptar,plus idete me te mira te nderkombetareve.Prej tyre del nje projekt i plote,i sakte per kete lloj rilindje qe miratohet nga te gjithe shqiptaret per ta zbatuar ate.
Ky lloj projekti deri sot nuk egziston.
—-Edhe si hartim mature nuk do te merrje ndonje note te shkelqyer–Nejse , ky vend ka nevoje per nje qeveri ne harmoni me pushtet e tjera te pavarura jo regjimin e sotem talebano – verior ku i ka uzurpuar te gjitha pushtetet dhe per perfaqsues te vendeve te tjera si ambasadori i Danimarkes dhe Hollandes qe shprehen sinqerisht per ato qe ndodhin ne kete vend
”Te Rilindim”?!?!?!?!?!
1 deshire teper Utopike dhe e parealizueshme pasi,per fat te keq,RILINDJA nuk behet me Fushata dhe as me Lutje.Ne nuk e kapercejme dot vetveten,pasi kemi Frike dhe nuk kemi potencialin e kerkuar intelektual.Zakonisht ”RILINDJA” vjen vetvetiu pas NGJARJEVE te Rendesishme,Shokuese dhe Spontane te Historise.Gjate ketij shekulli qe kemi ”qeveris” vetveten kemi pas shume raste te tilla,si Shpallja e Pavarsise,Luftrat Ballkanike dhe ato Boterore,Ngritja dhe Renia e Komunizmit,ardhja e ”Demokracise”,Lufta e Kosoves.E megjithate 1 gje mbeti KONSTANTE ne keto troje:PERGJUMJA.
Kur ne si Komb,nuk mundem te zgjoheshim nga gjumi nga keto NGJARJE kaq te FUQISHME,,as1 gje tjeter nuk na Stimulon dot me.Ne keshtu do te jemi pergjithmon.
Sidoqofte,shkrimi eshte teper interesant por pak Utopik.Megjithate,deshira e mire e autorit,eshte per t’u respektuar.
eshte e veshtire shume rilindja,se po rilinde je i pafuishem,duhet qe dikush te kujdeset per ty,e kush do ta beje kete,te kush ke besim, me perpara ishte nena parti qe kujdesej dhe me perpara ish nje zog qe dhe ai kujdesej,megjithese ne fund me kthetrat e tij ai zogu rrembeu ca flori, tani kemi saliun qe na mbron edhe bagetite na i shumon e…
Të dashur komentues të”TEMËS,
Bëhuni realistë! Mos përdorni fjalor vulgar,si sharje,ofeza,mllefe
krahinore,mos shihni ëndërra me sy hapur.Më ’13,kemi zgjedhjet.Votoni për kë të dëshironi.Pastaj mbyllni gojën,prisni zgjedhjet e radhës.
Kjo është demokracia.
Bazes, po nuk i dhanë gjë për të lëpirë,kuis, natë e ditë.Bëhet trim,
i zgjuar,shpif edhe në gjumë.Shtetarët mund të jenë nga e gjithë Shqipëria.Mësohuni.
Shqipëria nuk është Zvicër.Ne duhet ta bëjmë.
Shikoni ndryshimet o të mjerë, ku”90, ku “2012.
Shteti nuk sulmohet si më “21 janar,mos abuzoni me LIRINË.
Thonë,”Zoti po të dëgjonte duanë e qenve,hidhte copa mishi nga qielli,
Do ju zërë grykën buka e të ndershmëve
QETËSOHUNI!!
(LUTEM – e botoni.)
—Perse te mos botohet — Ka edhe si ti qe lumturohen mbi varferin e te tjereve . Te babezitur dhe te pa ngopur , shkaterrut gjithcka qe kishte investuar ky popull me varferin e tija dhe tani po e beni emigrante ne vendin e tije . Po shitet gjithcka qe i takon ketij populli per te pasuruar ty dhe te tjere si ju . Per perkrahesit e regjimit atlebano – verior Shqiperia eshte bere ZVICER e shkuar saj , per popullin e thjeshte eshte bere nje sketerr qe i detyron njerzit te vrasin veten se nuk kane cfar tu cojne femijve per te ngrene —21 janari ishte nje proteste normale si ne gjithe vendet e tjera demokratike por qe protestuesit nuk vriten — Por kujtesa te duhet per te kujtuar 1998 kur hordhit veriore pushtuan kryeministrin me pushke e tanke dhe nuk u vra njeri—-Kujdes kujtesen
se pari utopike eshte per ate qe s’guxon e pajtohet si personazhi i Kamyse me realitetin ne menyre absurde.Se dyti,ndarja veri jug eshte tragjedia jone.Se treti une kam dhene opinionin tim mbi ate cka ndodh te ne dhe ndjesine e nje te riu qe beson ne Ndryshim.
–Bravo FLOGERT–Nuk eshte aspak utopike , sa me shume te rinj te kemi me ndjesi te tilla dhe ti shprehin ato aq me shpejte do te vije rilindja e ketij vendi nepermjet ndryshimeve cilesore
homer,nga ato qe ti thua s’heq asgje..te thuash se demostrata qenkerka me e rende se vrasja eshte ngushtesi e rende mendore.
shum romantizem ,pak realizem dhe zgjithje, kjo eshte panorama politike e shqiperis sot.