Problemi verior i Ramës

19 Korrik 2012, 10:37Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Në qoftë se 140 mandatet e Kuvendit do të përcaktoheshin vetëm nga votat e 8 qarqeve të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut, koalicioni i udhëhequr nga Rama do të kishte siguruar 71 mandate në zgjedhjet e 2009-ës, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Berisha do të kishte marrë vetëm 64 mandate. Por kjo epërsi e ndjeshme e koalicionit Rama në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut u eklipsua plotësisht në 4 qarqet veriorë – koalicioni Berisha siguroi 70 mandate me ndihmën e votave të këtyre qarqeve, ndërkohë që koalicioni Rama mbeti në kuotën 66.

Këto shifra tregojnë qartazi se strategjia e Ramës për fitimin e zgjedhjeve të 2009-ës dështoi në 4 qarqet veriorë. Se ç’pjesë e strategjisë së tij nuk funksionoi në veri ndoshta nuk do ta mësojmë dot kurrë, por gjasat janë se ajo çaloi jo vetëm në drejtim të mbrojtjes së votës, por edhe në drejtim të marrjes së saj.

Kështu, është e vërtetë se rezultatet 300 me 0 në disa qendra votimi të Shkodrës ishin një indicie e qartë se procesi i votimit ishte manipuluar në atë qark, por sidoqoftë, është vështirë të mendosh se manipulimet i kanë gëlltitur më shumë se një mandat PS-së. Në Shkodër, edhe sikur të quheshin të pavlefshme 10,400 vota të PD-së, shpërndarja e mandateve nuk do të ndryshonte në atë qark. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për qarqet e Lezhës, Dibrës, dhe Kukësit ku, edhe sikur të quheshin të pavlefshme respektivisht 14,550, 10,150, dhe 7,900 vota të PD-së, shpërndarja e mandateve nuk do të ndryshonte në ato qarqe.

Në fakt, e majta e ka pasur ndër vite një problem verior. Kështu, nga një studim që kam kryer në prill të 2008-ës, më rezultonte se vetëm 27% e të anketuarve që kishin marrë pjesë në zgjedhje ishin votues të rregullt të së majtës në 4 qarqet veriorë, ndërkohë që për të djathtën kishin votuar rregullisht 57% e tyre. Dhe rezultatet e 2009-ës treguan se e majta (koalicioni Rama + koalicioni Meta) u ngrit ndjeshëm mbi kuotën e votuesve të rregullt të saj – arriti kuotën 38% – por sidoqoftë mbeti shumë më prapa se e djathta (koalicioni Berisha + Poli i Lirisë), e cila kapi kuotën 62%.

Duke pasur parasysh se Meta tani është në koalicion me Berishën, problemi verior i PS-së bëhet edhe më i mprehtë. Kjo, sepse 4 përqindëshi që mori partia e Metës në qarqet veriore nuk ka gjasa të rrudhet ndjeshëm në zgjedhjet e ardhshme. Përkrahësit veriorë të Metës mund të mos jenë aq të lidhur tradicionalisht me të majtën, siç janë ata jugorë. Si rezultat, për arsye pragmatiste, ata mund ta aprovojnë martesën e Metës me Berishën edhe për një mandat të dytë qeverisës.

Në këto kushte, Ramës i mbetet të mendojë për një strategji më të mençur në veri. Është e vërtetë se ai rezultoi udhëheqësi më i suksesshëm i PS-së në elektoratin verior, por gjithashtu rezultoi se suksesi i tij nuk ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë një mandat qeverisës.

Rama e bazoi fushatën e tij në veri kryesisht tek simpatia që elektorati i lëkundur presupozohej të kishte për të si një figurë që ishte shfaqur fillimisht në skenën publike si një antikomunist i zjarrtë – fjalimet gjatë fushatës elektorale në Shkodër e gjetkë ishin një ilustrim i qartë i kësaj strategjie. Dhe fakti që koalicioni i tij, edhe në kushtet e manipulimeve të mundshme, siguroi 34% të votave në 4 qarqet veriore (pra, 7% më shumë se niveli i votuesve të rregullt të gjithë së majtës të marrë së bashku), tregon se të lëkundurit kanë shkuar në masë drejt koalicionit të tij. Por që rezultatet në të ardhmen të jenë më të larta, duhet që të lëkundurit të konsolidohen rreth PS-së, ndërkohë që komisionerët t’i ketë më besnikë ndaj saj.

Që ky objektiv të realizohet, nuk mjafton vetëm të luhet karta e vjetër e antikomunizmit të Ramës. Ndoshta promovimi i figurave veriore në PS mund të krijojë shtratin e nevojshëm për një punë më kapilare të saj në qarqet e veriut. Marrja dhe ruajtja e votës në veri, si dhe në lagjet me popullsi veriore të krijuara në Shqipërinë e Mesme pas vitit 1990, kërkon një strategji më të thjeshtë, të bazuar kryesisht në lidhje krahinore e fisnore. Një strategji kjo e aplikuar me shumë sukses deri më sot nga Berisha.

Dhe meqë ra fjala për Berishën, vlen të theksohet se ai e kuptoi mirë se sa e dëmshme ishte përçarja e votës së djathtë në vitin 2001. Si rezultat, ai e ribashkoi të djathtën në përmasat më të mëdha të mundshme në vitin 2005, e sidomos në 2009-ën. Përballë një Berishe të tillë, të përforcuar së fundmi edhe me Metën, Rama nuk do të ketë luksin të shkojë në zgjedhjet e ardhshme me një të majtë të përçarë. Dhe kjo s’vlen vetëm për veriun…

14 komente në “Problemi verior i Ramës”

  1. Vlora says:

    ska faj rama.

    fukaralleku ne shqiperi ka vajtur ne ate shkalle sa shqiptaret nuk shkojne me per te votuar, por shkojne per te shitur ate qe u ka mbetur ne kete regjim …….voten e tyre.

    dhe ky fukarallek dihet qe eshte me i theksuar ne zonat veriore.

    meta – berisha vodhen gjith shqiperine per te blere ato vota.

    edhe rama duhet te futet ne ankand,e te paguaje me shume.

    1. RAMA do i mare zgjedhjet. Si vitin e fundit te Nanos edhe sot ndihet i gjithe zemeerim i popullit me ket qelbesire qe kemi ne krye. Nuk ka mundesi te japesh me mendt ne koek voten per Sali hajdutin dhe Ilir koklopen. Me mire falja familjen armikun e vuri vet flaken shpis.

    2. elinksar says:

      Sali Berisha dhe Ilir Meta do marrin rrokopujen shume shpejt. nuk kan te bejne balancat e thjeshta te qarqeve. Berisha nuk mund te marre vota nga njerez qe i ka perndjekur, vjedhur, permbytur e neperkembur kushedi sa here. Ne jug apo veri, cdo shqiptar e di se sot armiku i ketij kombi quhet Sali Berisha.

    3. adddaggg says:

      Edhe sa akoma mendoni se mund ta durojn shqiptaret nje mizanttrop si Saliu? Une besoj se vota e shqiptareve do shkoje masivisht majtas, per ti treguar qeverise te hajduteve se cfare mednojne shqitparet per ta. Dhe per te paralajmeruar cdo njeri tjeter qe mund te mendoj te vjedhe votat e jo vetem se shqiptaret nuk harrojne.

    4. Qeremi says:

      Ore ka sot ndonje shqiptar qe ka ndonje arsye klogjike, pervec perfitimeve qe mund te mendoje qe tia jap voten Doktor idiotit te cmendur??? Vertet ???

    5. erisaxixa says:

      Llogarite mund ti besh si te duash, nese kufizohet vjedhja e votes ne Shqiperi Sali Berisha ka per te ngrene nje dru nga to qe do te mbahen mend per shume kohe ne Shqiperi. Jo nga Rama, po nga te gjithe Shqiptaret qe i ka vjedhur pa u lodhur per kaq e kaq vite.

    6. eeeee says:

      I erdhi fundi DOKTOR mashrusit kjo dihet. Se ku do veje pas zgjedhjeve nuk merret vesh

    7. Stop talking! Listen to me! SB dv says:

      I vetmi preoblem verior i Rames eshte ky!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html

  2. rrapohekali says:

    Shqiptaret e dine sot me mire se kurre se kush eshte Sali Berihsa. Ne jug e ne veri nuk mund te votohet nje njeri i cili eshte duke te vjedhur gjith cka ke.

  3. Cecua me bicak says:

    E megjithate Rama s’duhet ta caje trapin fare. Me mire dy tri me shpirt se sa disa miljona kosovare e mercenare qe po na e shperbejne te gjithe Shqiperine e qe paturpesisht sot duan t’i nderrojne edhe gjuhen. E keqja duhet pare ne sy sado e dhimbur qe te jete. Se c’katastrofe u mboll ne Shqiperi, kete e pame ne shtetasit e thjeshte, ndersa politikanet i futen ne bankat e Evropes hajduterite. Tani na rrefejne dhe kush eshte Shqiperia e c’gjuhe duhet te flase. Ne djall te gjitha. Ka ardhur koha qe verioret tane te korrin c’ka mbollen. Te gjitha c’deshen, i bene, te na vendosin edhe kanunin me te felliqur te Botes,(gjakmarrjen qe akoma i mban te mberthyer mijra familje shqiptare) kete s’do ja u lejojme dot.Ne se eshte kjo Shqiperia, kurre mos me shkelte kemba ne te.

    1. Deni says:

      o ti djal, po a nuk ishte gegerishtja gjuhe zyrtare para sundimit komunist dhe ky sundim kriminal shumica i perbere nga jugore e nderroi gjuhen zyrtare ne toskerishte?
      shumica ben ligjin dhe perderisa geget jane shumice gjuha zyrtare duhet ti kete bazat ne gegerishte.
      kur te bashkohet Kosova me Shqiperine shume gjera do ndryshojne dhe njera do jete qe une do shkruaj gegerisht sepse ju do ta mesoni ne shkolla dhe do ta kuptoni)

  4. xhemal says:

    ore shkruaj cfare te duash vetem per ilir meten jo me duket me i peshtiri figura me e keqe e politikes shqipetare nuk kam asgje me njerezit e thjeshte qe votojne lsi ajo eshte zgjedhja e tyre por kryetari i tyre i ka bere dem te madh shqiperise mua me duket kopuk harbut sevil karierist i pabese cfrytezues rjepes matrapaz,nje maskara i vertet sa per votat ato ne shqiperi nuk kane vlere fare per fukarenjte ata e shesin per nje copèe buke ketu ka arritur gjendja plus vjedhjes presionit ,besimit ne premtimet boshe ,sidomos ne zonen fshatare ne periferi te qyteteve ku jeta ne komunitet nuk ekziston,mungesa e informacionit etj gjithmone nga mjegulla fiton ujku plak .edhe ne 2013 kujdes nga ujku do beje baterdine si duken bathet ,opozita leviz si kope pa coban ,po fle e per kete do ta meritoje te jete perseri ne opozite

  5. Cakalli7 says:

    eshte e qarte qe sistemi spanjoll i zgjedhjeve nuk vlen ne shqiperi sepse kjo ben qe vota te mos kete te njejten vlere ne qarqe te ndryshem edhe kjo u mohon te drejten kushtetuese shtetasve. Sistemi proporcional kombetar do te jete ai qe e barazon vleren e votes kudo ne shqiperi edhe meqe, nqs merr 1/140 e votes te jep nje deputet, ai do te vleresoje edhe partite e vogla ose te reja. Boll me sistemin e maces se zeze edhe te bardhe. Me vjen cudi sesi asnje nga partite e vogla nuk e thote kete, madje as fllucka e sapunit kuq e zi qe pa kete sistem do marre 0 deputete kurse me te mund te marre edhe 20.

  6. Din Kruja says:

    Analiza eshte perfekte z. Zaloshnja, por çalon ne nje aspekt, Sala nuk ka me ato nivele ta larta akcesi ne Veri, te pakten qe mbas 2005-ses. Ne Veri administrohet mjaft keq sistemi zgjedhor, ketu eshte edhe supermacia e PD-se. Problemi eshte se pavaresisht se Rama ka bere shume levizje neper Shqiperi, ai nuk e njeh realitetin. Ne keto raste ai ka folur vetem vete dhe s’ka marre vesh asnjehere çfare hallesh ka populli. Edhe deputetet e zonave vertet jane me origjine prej andej, ata kane kohe te pakten mbi 20 vjet qe jane larguar nga zonat rurale, dhe as nuk njohin dhe as nuk i njeh njeri. Ne 2009 i afruan Rames kandidatura nga me te papershtatshmet. Ne zgjedhjet e kaluara ne Kukes ka marre me shume vota PSD, pasi elektorati i majte per te mos ja dhene Sales, ja dhane Gjinushit, vota te cilat u dogjen. Rama edhe 2012-2013 por operon dhe do te operoje me te njejtet njerez. Ketu qendron edhe marrezia me e madhe e tij. Rama ka bindje se me klubin e milardiereve do te beje prokopi. Shumica e grupit parlamentar te PS-se perbehet nga persona te cilet nuk kane ndonje stature si politikane, por jane marre vetem se kane para. Ne politika paraja nuk mund te konvertohet ne çdo gje. Edvin Rama kerkon medemek te rilinde Shqiperine me nje parti ne agoni, e cila deri tani e ka shtyre per rastesi, duhej te kishte vdekur me kohe. Rama me pazaret qe ben me Salen ja ka bare gati arkivolin per ta varrosur ne Qershor 2013. Mjere ky popull per politikane qe ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje