Është vërtet poshtëruese ajo që bëri Bashkia duke sulmuar e ofenduar grabitur një grup të madh të komunitetit rom që ka si punë të përditshme mbledhjen e plastikave e kanoçeve, punën më të ndershme e më dashamirëse me mjedisin, 100 herë më të ndershme e dashamirëse me mjedisin edhe se puna e cilitdo që e quan veten ambjentalist, përfshi edhe punën time, edhe të të vetmit artikullshkrus që e quan punën e tyre poshtëruese, përfshi dhe të ministrit të Mjedist edhe të Kryeministrit.
Ky artikullshkrues në shkrimin e tij (Panorama, 13 Korrik 2012) qysh në paragrafin e parë i bën thirrje Bashkisë së Tiranës të qëndrojë fort në poshtërsinë e saj ndaj romëve dhe ndaj një mjedisi më të pastër në qytet duke mos i toleruar ata edhe pse e shprehur në mënyrën habitore: “Unë nuk e di nëse Bashkia e Tiranës do ta tolerojë ende praktikën poshtëruese dhe të dëmshme të kthimit përmbys të koshave të qytetit për të nxjerrë shishe plastike apo kanoçe alumini nga pjesëtarët e nderuar të komuniteti rom apo nga kushdo tjetër”, shkruan ai.
Dhe në paragrafin në vijim artikullshkruesi i jep mbështetjen e tij të plotë aktit të turpshëm të dëmshëm e të rrezikshëm të Bashkisë. Ai thotë gati në mënyrë urdhërore: “Por, ama, si përfaqësues i një shoqate aktive mjedisore, një gjë e di mirë, dhe për këtë po shkruaj dhe këmbëngul fort: praktika e gërmimit nëpër koshat në rrugët e qyteteve tona apo nëpër Sharrë për të mbledhur kanoçe alumini apo shishe plastike, duhet të marrë fund urgjentisht, sepse është sa e turpshme, aq edhe e dëmshme dhe e rrezikshme.”
Artikullshkruesi: “…. ne kemi nevojë të kalojmë në një stad të ri të trajtimit të mbetjeve, në një stad që ka nevojë për organizim dhe institucionalizim.”
Këtu artikullshkruesi ka të drejtë. Po pyetja është se kur do kalojmë në stadin e ri të trajtimit të mbetjeve? Çfarë duhet bërë deri sa të kalojmë në stadin e ri? Mos vallë stadi i ri paska ardhur me grupin që Bashkia mbështet në Sharrë apo diku gjetkë?
Artikullshkruesi: “….ne si shoqatë refuzojmë të “legalizojmë” këtë praktikë të deritanishme si “miqësore me mjedisin”. Mbledhja e kanoçeve nga ana e komunitetit rom nëpër kazanët e qytetit është një praktikë që kurrsesi nuk mund të quhet si “miqësore me mjedisin”. Kurrsesi!”
Sigurisht që puna që bëjnë romët duke ndihmuar në riciklimin e plastikës dhe aluminit është shumë miqësore me mjedisin, edhe pse me kosto për shëndetin e tyre. Deri sa të kalojmë në stadin tjetër (natyrisht nuk është stadi tjetër ky i tanishmi që po bën Bashkia duke i llumosur edhe mbetjet e riciklueshme me plehrat e tjera, që ta ketë më kollaj në Sharrë për t’i mbledhur e për të fituar gjithçka kompania e mbështetur nga Basha), Bashkia, e cila nuk ka këllqe t’i ndajë mbetjet në burim, mundet fare lehtë t’i japë romëve disa maska hundësh e doreza, edhe ndonjë racion qumësht, që ata të vazhdojnë punën e tyre “green” e me të të ushqejnë fëmijët e tyre.
Artikullshkruesi: “Do të jetë “green” puna e komunitetit rom atëherë kur Bashkia apo operatorë privatë të organizojnë institucionalisht veçimin dhe seleksionimin e mbetjeve në fund të procesit, pra në Sharrë apo diku gjetkë…”
Të gjithë, jo vetëm ambjentalistët, e dinë që veçimi dhe seleksionimi i mbetjeve bëhet në burim, jo “në fund të procesit, pra në Sharrë apo diku gjetkë…”.
Përsëri goxha mbështetje shkon për Bashkinë, e cila tani po merret me veçimin e seleksionimin e mbetjeve ekzakt në fundin e procesit në Sharrë ….
Artikullshkruesi: “Prandaj çdo tentativë apo hap drejt rregullimit të kësaj situate shkon në drejtimin e duhur dhe ka mbështetjen e shoqatës sonë, dhe besojmë të të gjithë komunitetit të Tiranës,”- thotë ai si konkluzion
Edhe pse e mbyll me këtë fjali pa kurrfarë kuptimi, artikullshkruesi edhe njëherë qartazi jep mbështetjen e vetë për çdo tentativë apo hap që shkon (shkoka) në “drejtim e duhur”.
Po cili është drejtimi i duhur?
Në të njëjtën datë që artikullshkruesi boton këtë shkrim mbështetës për hapat antimjedisor të Bashkisë së Bashës, fabrika e çimentos Antea, në një takim gjysëm të fshehtë, në hotel Tirana, pa praninë e mediave, njofton se ka një ‘deal’ me Bashkinë e Tiranës për të djegur plehrat e Tiranës në fabrikë. Madje fabrika nuk mohon as djegien e plehrave të importit, pasi fabrika kërkon 70 ton mbetje në ditë që Tirana nuk ia ofron dot. Kështu kthehemi tek ‘deal’ i Nanos në vitin 2004, që po kaq ton plehra do sillte nga Italia për tu djegur pak më afër Tiranës se Fushë Kruja, në Kashar.
Ky është “drejtimi i duhur”, që besohet se ka dhe mbështetjen e komunitetit të Tiranës?
ah more mjerane,te pafat qe mblidhni kanoce per te nxjerre buken e gojes,por dy here te pafat qe jetoni ne Shqiperi…..!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/rruga-kioskat-e-kunotit-euro2012.html
Me ra rasti te kaloj sot nga rruga pedonale e Tiranes (ajo shpesh quhet edhe rruga “Kjoskat e Kunotit”:
Pllakat dikur te bardha te rruges tani nxijne nga qymyri i qofteve, nga birrat e derdhura mbi to dhe … meqe nuk ka patur banjo/WC per klientet!
Era e keqe te mbyt ne trotuare dhe ne rruge.
Prozhektoret e dritave te nentokes vende vende jane thyer!
P.S. Sipas nje rregulli te qeradhenies, objekti i marre me qera duhet te lihet ne gjendjen qe u mor ne dorezim!
SHQIPERIA PO NDRYSHON,
LULI ROMET I NDIHMON!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/plehrave-u-doli-i-zoti.html
tourkofagos
ok. po ti ca mbledhe??? meqe ra llafi kur po na vjene ne GJakove.
Ky laro qe i ka hyre polikes me luge ne brez, vetem e vetem pe te rrjepur sa te mundi, vetem 1 gje meriton , ate qe i kane bamun amerikanet te gjithe presidenteve qe i canin trapin pak si shum 1 koqe plumbi ballit dhe e ka pak. ky njeri eshte i mbeshtjelle me te gjitha veset me te ndyra qe mund te kete 1 individ ne politike, po ato qe e shquajne me shume jane ato te kriminelit vrases(21 janari ) dhe 2 here hajdut( 1 here minister kur ju dogjen letrat me rruget , dhe tani me bashkine e tiranes qe e ka kthyer ne mejhanen e vet). vetem sharjet nuk mjaftojne per kete palaco.
Zoti Ferruni, keni shume te drejte persa shkruani por keni perballe nje lukuni ujqerish te eger dhe te pangopur. Le te shpresojme qe nje dite do t’i paguajne te gjitha poshtersite qe kane bere, perfshi edhe ndaj romeve te varfer e puntore. Respekte!
Na duhen ato leke qe dalin nga plehrat e smund tja lem magjypeve! Ne se keni ankesa shkoni tek PS qe tu mbroj a avokati popullit. Ne kena ardh pushtet me ja nxjerr ujin e zi. Vet me votut hajde tung ne 2016 ne se jeni ende ne Tironen time.
te gjitha rruget e intrigave ne allbanistan te cojne ne bugjejovice…….
Vajti ca kohe qe nuk po ndihet zoti Sazan Guri.Ai ka qene nje nga mbeshtetsit kryesor te Lulezim Bashes.Nuk e di si e ka hallin.Ndofta i boton Bashkia ndo nje liber per mbrojtjen e qeneve.Sazan coje zerin,mos le vetem zotin ferruni he bravo.
Po per mbeturinat qe hidhen dhe shperndahen ne toke neper lagje kush pergjigjet, kush na e gjen nje zgjidhje? Apo hajt se ska gje vetem kanacet dhe bidonat te mblidhen nga koshat se per te tjerat ska rendesi a ndotet ambienti apo jo.
ne duhe te mendojme per nje qytet te paster, te rregullt dhe pa karroca te sajuara te cilet ja prishin imazhin e qytetit apo te kryeqytSetit tone…
a mund te me thoni ne cilin vend ka karroca te sajuara si ne Shiperi??
Supozohet gjithmone qe te perpiqemi te kemi nje qytet te paster dhe te mirembajtur, pa pasur me mbeturina neper trotuare dhe pa qene nevoja dhe ato te shperndahen dhe te hidhen ne toke. Per kete po mundohen qe ta mbajme nje qytet te rregullt.
O Ferruno, le nam. Gjithmone kondrapedal qenke, je futja kot dmth. Ti qofsh qe kerkon qe keta romet te futen neper koshat e Tirones. Ku e gjen ket guxim qe e shkrun troç?
Lavderoshi eshte nje Organizem i Modifikuar Gjenetikisht dhe ia fut kaq kot sa eshte bere si klloun. ndonje dashamires duhet t;i thote te beje agronomin dhe te shese shalqinj me mire.