Edhe vuajmë nga kjo qeverisje, edhe heshtim përballë saj!

11 Korrik 2012, 19:42Blog TEMA

Nga Silvi Halili

 

Niveli dhe mënyra e jetesës që po bëjmë është tillë, që ka shumë shqetësime sociale, ekonomike, shoqërore. Përditë ndodh e zbulohet diçka korruptive në zyrat e shtetit. Përditë dëgjon që divorcohen e vetëvriten kryefamiljarë nga varfëria. Përditë dëgjon njerëz që mbeten pa punë. Përditë shikon njerëz, deri edhe familje që lypin, vjedhin, grabisin, vrasin e bëjnë një krim për të siguruar bukën e përditshme. Shteti arreston e dënon ata që kap. Por historia me krime për shkaqe sociale-ekonomike përsëritet e ripërsëritet pa fund, sepse nuk po zhduket shkaku: varfëria ekstreme që mbizotëron në Shqipëri. Mijëra familje jo vetëm në Tepelenë, Gjirokastër, Memaliaj, Këlcyrë e Përmet, por në të gjithë vendin, jetojnë me lista ushqimesh e medikamentesh mjekësore. Madje janë borxhlinj dhe në shërbimet… funerale. Qindra të tjerë pensionistë e të sëmurë nuk shkojnë dot as tek mjeku, mbasi nuk kanë lekë të paguajnë taksën e regjistrim-sigurimit për t’u pranuar në vizita mjekësore. Të tjerë nuk shkojnë dot as tek porta e farmacisë, sepse nuk blejnë dot medikamentet. Qindra fëmijë nuk shkojnë dot në shkollë se nuk kanë lekë të blejnë as librat, as veshjet, as mjetet mësimore. Dhe për çudi, të gjithë heshtin!

Çfarë po ndodh me ne shqiptarët? Në jetën tonë të super-ngarkuar me halle deri tek buka e gojës, po manifestohet heshtja e madhe ndaj të keqes. Njerëzit vuajnë dhe heshtin, sikur jeta që po bëjnë aktualisht nuk është e tyre, por e një populli tjetër, në një planet tjetër! Kjo heshtje popullore është një fenomen absurd, që duket se po bëhet “edukatë” shkatërruese për ndryshimin e madh integrues që presim dhe kërkojmë të arrijmë pas 20 vitesh tranzicion rraskapitës. Kjo heshtje ndaj të keqes që na ka marrë “peng” prej 7 vitesh, bie ndesh me kërkesën që ka dhe duhet të ketë e sotmja dhe e ardhmja funksionuese e raporteve të një populli me qeverisjen. Nuk e kam fjalën për të vërsulur fizikisht popullin kundër qeverisë, por për ta detyruar atë të përmbushë detyrimet programore që ka shpallur kur ka ardhur në pushtet. Ne heshtim edhe kur korrupsioni qeveritar bën “MU” me fakte. Ne heshtim në vend që të protestojmë fort e publikisht për papunësinë, për varfërinë, për dhunën administrative që largon specialistët nga puna për motive politike. Ne bëjmë sikur nuk ndodh asgjë në qeveri e në zyra, duke mos protestuar publikisht për korrupsionin, për taksat e shumta e të larta, për tarifat abuzive të telekomit, për çmimet hajdutërore të ujit, të energjisë e të transportit publik. Nuk protestuam as kur u rrit çmimi i karburanteve, i librave shkollorë, i tarifave të pranimit në shkollën e lartë, i ilaçeve, i bukës etj. Nuk kemi protestuar e nuk protestojmë as tani që detyrohemi të shkojmë me batanije e me ilaçe të blera në spital. Nuk dolëm as në protestë përkrah shoqërisë civile kur u shfaros parku i gjelbër i Tiranës. Nuk po ndihemi as tani, që po tentohet të dyfishohen çmimet e biletave të shërbimit urban në Tiranë. Çudia është se edhe vuajmë nga kjo qeverisje, edhe heshtim përballë saj! Jemi ne si qytetarë që nuk reagojmë, që nuk protestojmë. Dhe përballë heshtjes tonë, me të drejtë qeverisja vepron kundër interesave tona, kundër jetës tonë, kundër integrimit. Madje nuk dalin në protesta as sindikatat, të cilat janë tjetërsuar në kukulla institucionale. Nuk dalin në protestë as ata që dëmtohen e vuajnë pasojat e kësaj politike social-ekonomike. Del e reagon realisht dhe ashpër PS-ja! Po populli? Shikon, dëgjon, hesht dhe vuan pa fund! Aleanca me heshtjen përballë krizës dhe traumës social-ekonomike që ka pllakosur këtë popull e këtë vend është aleancë me qeverisjen e keqe, është jetëgjatësi, rehati, liri abuzimesh e përfitimesh personale e kolektive për qeveritarët. Ndodh kjo heshtje absurde e shqiptarëve ndaj të keqes sociale-ekonomike që ka instaluar qeveria, ndërkohë që duhet reagim emergjent, aktiv, i patolerueshëm. Qeverisjet nuk detyrohen të punojnë e të plotësojnë detyrimet ndaj popullit, duke heshtur e duartrokitur, por duke i imponuar të realizojnë programin dhe premtimet nëpërmjet protestës. Sado e emancipuar të jetë një qeveri, nëse nuk i kundërvihemi, nëse nuk reagojmë, nëse nuk protestojmë në grup interesi e masivisht, ajo nuk detyrohet të punojë, nuk punon për popullin por për… vete, për interesat e kryeministrit, të ministrave, të oborrit e familjeve qeveritare.

Eshtë koha që shqiptarët të reagojnë, mbasi kanë të njëjtin hall: varfërinë, papunësinë, korrupsionin, shpërfilljen në zyrat e pushtetit, largimet nga puna për motive politike, pasigurinë në rrugë, pensionet dhe pagat e ulëta, taksat e larta, privatizimet e paligjshme e klienteliste, mungesa e kreditimit të strehimit e biznesit, ryshfetet në administratë etj. Ka një logjik të thjeshtë: Kur nuk protestohet për bukë e për punë, përse duhet protestuar? Historia po vazhdon të tregojë se kështu jemi ne shqiptarët: vuajmë, heshtim, durojmë, presim pa fund nga… qielli.

4 komente në “Edhe vuajmë nga kjo qeverisje, edhe heshtim përballë saj!”

  1. fatmiri says:

    POpulli hesht se qeveria po te ngrihet njeri e therret dhe i hedh nje kocke. Ai kenaqet me kocken dhe thote ç’me duhet mua. Ne Shqiperi nuk ka as sindikata , as intelektuale, as shoqeri civile, as shoqate per mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Bile kjo e fundit me nje perfaqesues me mbiemer balliu a nuk e di, kujdest dhe kerkon te drejtat e njeriut pas vdekjes dhe interesohet me shume per homoseksualet. Atehere kujtohet. Sistemi kapitalist ne Shqiperi eshte i ndertuar mbi bazen e parimi perça e sundo. PLus dhe ç’me duhet mua.
    JU qe jeni gazetare, nxirrni emrat dhe mbiemrat e perfaqesuesve te sindikatave ne nje liste, te shoqerise civile, te shoqatave, te intelektualeve ne ze dhe poshte shkruani: kemi degjuar qe keta persona do te pushkatohen, nxirrni nje version tjeter, deri ne date aq e kaq neqoftese nuk na udheheqin ne protesta kunder kesaj gjendje. Te shikojme se çfare do bejne. Saliu do ti mbledhe e do tu thote: mos keni frike sa te keni mua, bile mund tu jap dhe ndonje hidrocentral a nje fabrike çimento a para te thata, di vete ai. Ju i ruani, i denonconi dhe i friksoni deri ne palce, bile te beni dhe shantazh me nje dy apo tre. E pos u fute friken ketyre, shqiptaret vetem veten do vrasin se u dhimbset ai qe i vret perdite.

  2. shqiptari says:

    Te fillojme tu veme zjarrin pasurive te mercenareve,servileve,peqelepeve te kryeministrit keta e qelbin kombin ne c’do drejtim.saliu pa mercenaret eshte zero eshte si peshku pa uje.Merecenaret nuk kritikojne saliun qe eshte bere nje hoxhe i perkedhelur i fshatit Shqiperi,ben ci do bytha.

  3. viola says:

    Edhe kur protestuan me shume u shane se u perkrahen,aq me teper nga nje grup firmetaresh “intelektual”qe dolen me fanatizem ne “mbrojtje” te pushtetit.Tani cirren dhe thone pse nuk protestohet.kujt ja mban????????

  4. Greta says:

    irma vani ik nga Anta nuk ke turp qe e mban koken lart sikur ska ndoll asgje .Us shite per tu ber shefe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje