Qeveria e Kosovës e ka një hall të madh, llafologjinë.
Asaj i mungon truri, pra dhe kujtesa.
Ajo lëre që nuk prodhon kurrfarë politikash kombëtare, por prodhon lajme skandaloze si dëshmi se e ka lënë memoria.
Në Ministrinë e Jashtme nuk ekziston memorizimi i të dhënave të dorës së parë, sepse llafologjia s’ka nevojë të arkivohet!
Kosova e ka ministrin e Jashtëm dhe dy zëvendës të tij (njëri nga ta do të bëhet rektor i Universitetit Publik), një zëvendëskryeministër i ngarkuar me lobim, një ministre të Integrimeve Europiane dhe një zëvendëskryeministre të ngarkuar me bisedimet me Serbinë (deri vonë), thjesht një kallaballëk kreatorësh të politikës së munguar skajshmërisht, të jashtme…
Së këndejmi, asnjë zyrtar në Kosovë nuk di të përgjigjet se sa shtete e kanë njohur Kosovën deri më tash!?
Më 7 shtator 2011 në Ministrinë e Jashtme të Kosovës u bë gjullurdi e madhe kur tabloidi beogradas “Blic” shkruante se Sulltanati i Omanit dhe Guineja Bissaua kishin tërhequr njohjen e Kosovës. “Tërheqjen” vrapoi ta “konfirmonte” atëherë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq.
Derisa, ndërkohë, njohja nga Guineja Bissaua u rikonfirmua nga presidenti i atij vendi. Porse doli n’shesh e vërteta se dikush ka gënjyer në Prishtinë se Omani e paskësh njohur Kosovën. Së paku nuk ekziston notë verbale për njohje nga Sulltanati i Omanit në adresë të Qeverisë së Kosovës. Atëbotë, Sulltani i Omanit i kishte dërguar një letër Ambasadës kosovare në Londër në të cilën thuhej se vendi i tij ishte njohur me vendimin e GJND-së dhe se dëshiron që Kosova të inkuadrohet në OKB. Kështu që, kësaj letre i ishte bërë një keqinterpretim nga ambasadori kosovar në Londër dhe po ashtu nga ministrja Vlora Çitaku. Pastaj doli Behgjet Pacolli dhe tha se Omani ka njohur vetëm pasaportën e Kosovës, por kjo nuk paraqet njohje, sepse edhe Sllovakia dhe Greqia e njohin pasaportën kosovare por jo pavarësinë shtetërore.
Më pas ndodhi përplasja mes Pacollit dhe Hoxhajt për njohjen nga Gaboni, por ky rivalitet doli katërçipërisht në pah kur njohjen nga Shën Luçia e solli Pacolli e Hoxhaj deshi t’ia merrte meritat!?
Pastaj skandalet në këtë fushë bëhen zinxhir.
Vitin e kaluar Presidenca e hoqi Omanin nga lista e vendeve që e kanë njohur Kosovën, porse ky vend figuronte në listën e Ministrisë së Jashtme me numrin rendor 75.
Mirëpo, aktualisht Sulltanati i Omanit është rikthyer në listën e Jahjagës, sipas rekomandimit të Ministrisë së Jashtme!?
Atëbotë Jahjaga hiqte nga lista Omanin dhe nuk e konfirmonte Gabonin
Tash i ka në listë që të dyja!?
Hoxhaj mbante Omanin, por jo edhe Gabonin.
Pacolli mbante në listë edhe Omanin, edhe Gabonin.
“Lajmet” e tilla e bëjnë të skuqet secili qytetar me zyrtarët që llafosin në ambientet e Shërbimit të jashtëm ishte edhe ai se disa nga notat verbale të njohjeve, thjesht janë zhdukur, ose dikush nga “diplomatët” e mëdhenj kosovarë i ka harruar ato përmbi televizor!!!
Ndoshta i mban në shtëpi si trofe!?
Për t’ua treguar kushërinjve dhe për t’u krekosur para tyre, pasdarke, kur rëndom qiten gjygymat e çajit të rusit siç njihet tek kosovarët çaji i zi indian.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, përkatësisht një zyrtar i lartë i kësaj Ministrie, i kishte pranuar gazetës “Koha Ditore” se nuk ishte krijuar një folder i veçantë për të ruajtur ‘memorien e shtetit’ dhe se ka pasur probleme me arkivimin e dokumenteve të tilla të rëndësisë shtetërore, përfshirë edhe notat verbale të njohjeve.
Pa shih: Vështirësi!? Të ruhen aktet që e bëjnë një shtet për të tillë.
Burimet e gazetës kishin vërtetuar se mungojnë 23 nota verbale të njohjeve nga 89 sa konsiderohet se janë!?
Dikush thotë se ato kanë mbetur nëpër dollapët e ish-presidentëve, Sejdiu dhe Pacolli, ose edhe mund të jenë avulluar fare…
Kjo Qeveri, pos që nuk e di numrin e saktë të kombeve që e kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës, përmes “diplomatëve të saj pa diplomë” lyp njohje edhe nga shtetet që Kosovën e pavarur e kanë njohur që katër vjet të plota.
Kjo puna e vajtjes së Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, në Amerikën Jugore ngjan në tregimet e realizmit magjik të Marquezit!
Si në tregimin “Blakamani, shitësi i mirë çudirave”. Blakamani niset për të zbuluar botë të reja, duke u shitur njerëzve kopalla në vend ilaçesh…
Vajtja e zyrtarit të lartë të Qeverisë kosovare në Peru (që e ka njohur Kosovën më 22 shkurt 2008 si vendi i 16-të me radhë) për të kërkuar njohjen e Kosovës nga ky vend, dëshmon më së miri aftësitë diplomatike të klasës politike kosovare, pra dëshmon injorancën, pakujdesin dhe gafat e pafund të kësaj Qeverie.
Thjesht, qytetari i Kosovës duke dëgjuar këso lajmesh, pa asnjë faj ndihet i turpëruar, skuqet në vend të atyre që do të duhej të skuqeshin.
Ashiqare, ma poshtë s’ka ku shkon!
E për t’u ngritur duhet të shohim sa poshtë kemi rënë!
Nëse do të shtrohej pyetja se kush e di sa shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës? – vështirë se dikush do të mundë ta fitonte quizin.
Qeveria thotë se janë 91, Presidenca – hala nuk janë sqaruar plotësisht gjërat edhe për sa i përket numrit të kombeve që e kanë njohur shtetin e ri kosovar. Ministri Hoxhaj jep një përgjigje të pakuptimtë, përderisa zëvendëskryeministri Pacolli pretendon se ai ka marrë njohjen nga Uganda dhe Nigeria. Sipas Hoxhajt me këto dy vende Kosova nuk ka arritur të vendosë marrëdhënie të plota diplomatike. “Kemi marrë disa shkresa, realisht, Zëvendëskryeministri Pacolli ka marrë disa shkresa nga presidentët e të dyja vendeve që ato e njohin subjektivitetin dhe shtetësinë e Kosovës.”
Porse a janë ato letra presidentësh të barasvlershme me notat verbale të njohjeve, apo vetëm paralajmërime se deri te njohja mund të arrihet, ministri nuk di ta sqarojë.
“Ka disa modele që shtetet e ndryshme e njohin Republikën e Kosovës. Ka vendime që sjellin presidentët; ka nota verbale që sjellin MPJ; ka vendosje të marrëdhënieve diplomatike. Nuk ka një model se si propozohet njohja, mirëpo të gjitha njohjet që janë në listë të MPJ-së ekzistojnë”, përgjigjet Hoxhaj.
Në anën tjetër ShBA-ja për administratën e SHBA-së, Kosova është njohur nga 89 shtete, e jo nga 91 as nga 105!?
“Ka pasur pohime se Uganda dhe Nigeria e kanë njohur Kosovën. Letra që ne e kemi parë të dërguar nga kryetari i Ugandës, Museveni, zëvendëskryeministrit Pacolli, nuk përbën njohje. SHBA-ja nuk ka parë notë diplomatike nga Qeveria e Nigerisë që do të tregonte se e ka njohur Kosovën”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për “Kohën Ditore”, kur është pyetur se cili numër i njohjeve të shtetit të Kosovës është real për SHBA-në, 89-shi apo 91-shi.
Njëri nga zëvendësministrat e Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka këmbëngulur se numri i njohjeve të shtetit të Kosovës është 105, aq shtete sa e kanë dhënë votën për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Dhe, sipas këtij zyrtari, vota për anëtarësim në këtë mekanizëm ndërkombëtar lirisht mund të konsiderohet edhe si njohje e shtetit!?
Një ditë me diell një zyrtar i lartë i shtetit zbarkon në Lima të Perusë dhe troket në dyert e Qeverisë për me lypë njohje për vendin e tij. Po njohja kishte ndodhur katër vjet më përpara… Dhe askush s’e dinte sa njohje ka marrë atdheu i kosovarëve!?
Një tjetër ditë, Komisioni Parlamentar për punët e jashtme kërkon notat verbale të njohjeve dhe secili e shikon secilin ma habi. Ato s’dihet ku janë, së paku nja 23 sosh!?
Pas do ditësh në një institucion thirret ambasadorin norvegjez në Prishtinë dhe aty askujt nuk i kujtohet emri i tij…
Një tjetër ditë pëlcet një tjetër skandal.
Lista e turpit është e gjatë…
….Oman,Gabon ,por perseri Gabon,Oman dhe perseri Oman,Gabon……Zoti na ruajt!
Bythofagos, e di qê ti je i Diplomuar ne Mardhênjet Nderkombetare dhe ke lidhje tê mire me kishen Ortodhjake prandaj dua tê bêjê njê pyetje, pse Greqistani nuk e njehê pavarsine e Kosoves?
sepse jane korrake te Erdoganit,sikter milet………ok!
Pergjigjje myzeqeje ke dhen bythofagos
Nuk kane rendesi shume keto gabime –E rendesishme qeshte qe Kosova te ritet ekonomikisht , kjo ka rendesi
Ndersa keto gabimet qe thote artikullshkruesi do ndodhin , sepse eshte fillimi i shtetit ne Kosove–Keto gabime ndodhi edhe ne Shqiperi –Mire eshte t emos ndodhin, por me kohen besoj se do korigjohen
Por sic thashe , siaps meje e rendeishme qeshte te regullohet ekonomia, te hapen vende pune dhe tu krijohet te rinjve shpresa se jeta ne KOSOVE do t ebehet gjithmone dhe me e bukur
Ndaj , mendoj se shkrimet duhet te fokusohen me shume ne lidhje me gjetjen e rugeve per investime te reja ne Kosove, si dhe si gjejeme sa me shume ruge bashekupnimi ne ekonomi, politke, arsim, kulture ,
sport , e sidmos turizem , midis KOSOVES DHE SHQIPERISE
Sepse sa me shume maredhenje te ngushta dhe t endersjellta te krijohen midis Shqiperise e Kosoves, aq me shume ritet mireqenia midis nesh
dhe po ashtu ritet edhe forcohet politkisht Kosova & Shqiperia
Megjthaate do theksoja , qe te mos keqkuptohemi, se keto qe thote artikulshkruesi
jane te verteta dhe duhen adresuar, porse ne kushtet tona me kryesore eshte ritja ekonomike.. dhe ritja e kohezionit midis dy pjeseve te shqiptareve ne dy anet e kufirit
Rendesi ka qy e ka njof Xeni dhe baca i tij!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/femijet-e-bathores-vs-berishajt.html
sa vende vellezerve myslimane arab kane njohur kosoven dhe sa jo mua me duket se afrika e zeze ka me shume
Imi ka bajme shtet bre burre! Ha!ha!ha! edhe Serbet gajasen me kete shtet. Kosova shteti me i korruptuar ne Europe, e ku kan kohe nenpunesit e shtetit te Kosoves me llogarit sa shtete e kane njoh. Ti llogarise Amerika! Nenepunesit e Hyqametit te Kosoves llogarisin paret e korrupsionit ashtu si vellaj i tyre Sali Gedafi ne shqiperi. Siç ja ka nis Kosova femijet e kosoves pas 20-30 vitesh do te luftojne me u bashkue me Serbine.
Mos ja futni veq kot e kot, te ne thon nji fjale popullore (RRI BOTH PAL E NXJER FJAL) edhe ky textshkrusi asht njifar hajvani,kujton se cka t’fole ky duhet me kan qashtu.A po kujtoni se per nji dit kryhen punet e shtetit,sa per ilustrim:sa her qe shkoj ne shqiperi me kujtohet ajo buka e zeze si me qen me kafe,por shyqyr ZOTIT sot shqiptaret e shqiperise jane te gjithe bossa dhe zoterinj,mua sinqerisht me rritet ymri,sepse sa here qe shkoj atje shof ndryshime te medha ne kuptimin pozitiv(me perjashtim,qe c’do here ka imbecila qe prishin imazhin e shteti,por edhe te familjes se vet). Nuk them se nuk duhet kritikuar por me nje doze ma njerzore.Te shpresojme se do te behet mir:
1 albania
2 angleterre
3 pays bas
4 France
5 Italie
6 Turquie
7 Canada
8 Japon
9 core du souede
10 core du Nord
11 Ukraine
12 Espagne
13 Slovaquie
14 Roumanie
15 gipre
16 Grèce
17 Vatican