Pasqyra e Berishës është Aleksandri i Serbisë‏

2 Korrik 2012, 12:56Blog TEMA

Nga Alban Daci

 

Pavarësisht nga pamja e tij shpërfillëse, aty nga mesi i vitit 1931 mbreti pranoi se udhëheqja e tij nuk e kishte unifikuar dhe paqtuar vendin. Një seri sulmesh mbi disa qytetarë të nderuar kroatë dhe sidomos vrasja e poshtër e profesorit të mirënjohur zagrebas, Milan Suffllay, i thelluan edhe më ndjenjat e pesimizmit dhe të pakënaqësisë në Kroaci.

Aleksandri e përjetoi këtë gjendje personalisht  gjatë një vizite në Zagreb në shkurt. Për qindra vjet me radhë burrat e qytetit të Turnopoljes kishin ofruar një truprojë nderi për vizitorët mbretërorë në qytetin e tyre.

E megjithatë me mbërritjen e Aleksandrit ata mungonin, gjë që nuk ishte aspak karakteristike. Ndërkaq një valë shpërthimesh, atentatesh dhe aktesh sabotazhi, të cilat i merrnin përsipër partizanët e Ustashëve, krijoi një gjendje pasigurie për qytetarët në shumë vise të vendit.

Një rënie e ndjeshme e standardit të jetës në vend, pasojë e pashmangshme e krizës financiare që kishte kapërthyer mbarë botën, e goditi keqazi Jugosllavinë. “Ne jemi përfshirë nga një krizë ekonomike, financiare, sociale dhe morale” do t’i thoshte një miku atë pranverë, Trumbiqi. “Në vend nuk ka më vlera morale, as materiale. Askush nuk beson më në asgjë”.

Shqipëria, ashtu si ish Jugosllavia në atë kohë është përfshirë në krizën e thellë ekonomike që ka pllakosur Europën. Megjithatë, kjo krizë është shumë më shumë se sa vetëm një krizë ekonomike. Ajo është një krizë e thellë morali, ku shteti vjedh e  shet pronat e qytetarëve. Është një krizë e thellë psikologjike, qytetarët tashmë e kanë humbur shpresën dhe durimin tek politika e vjetër në vend.

Megjithatë, këtë situatë të vështirë nuk e kupton vetëm Kryeministri, sipas të cilët shqiptarët janë populli më i lumtur në botë, me rritjen më të lartë ekonomike, me standardet  të larta jetese.

Sjellja e tij, ka disa shpjegime. Së pari ai po mundohet të na fsheh të vërtetën, e cila është, se sot shqiptarët, jo vetëm, e kanë ndjerë krizën e thellë ekonomike që ka pllakosur Europën, por po e përjetojnë si të dyfishtë. Shqiptarët gjithmonë ka pasur në shpinë krizat e tyre ekonomike të trashëguar nga keqqeverisjet e tashmë mbi shpinë duhet të mbajnë edhe efektet e krizës botërore.

Së dyti, ai është larguar aq shumë nga realiteti dhe nga jeta e qytetarëve, sa nuk është më i vetëdijshëm as të kuptojë e as të arsyetojë me realizëm politik. Tashmë është e njohur historia mes ujkut dhe gomarit: Ujku po e hante nga të pasmet gomarin dhe gomari thoshte ishallah jam në ëndërr. Kështu edhe këto reagimet dhe deklaratat e Berishës: vendi dhe qytetarët po përjetojnë një krizë të dyfishtë ekonomike, një të trashëguar nga tranzicioni dhe një tjetër për shkak të efekteve të drejtpërdrejta të krizës botërore dhe Berisha thotë, se qytetarët ishallah besojnë se janë në ëndërr dhe jo në realitet jetësor.

Berisha, një diktator tipik ballkanas dhe një aventurier përsa i përket metodës së qeverisjes, nuk e kupton se tashmë kohërat po ndryshojnë dhe se gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra. Nuk mund të mbahet me gënjeshtra e pallavra për vite me radhë një popull. Diktatorët në përgjithësi dhe ato të Ballkanit në veçanti nuk e kanë pranuar asnjëherë faktin e të qenit diktatorë. Më tipikët ndoshta në këtë linjë janë Aleksandri i Serbisë dhe Berisha i Shqipërisë. Megjithatë, në thellësi të analizës ka një ndryshim të madh mes të dyve, i pari ishte një atdhetar i madh dhe real për vendin e tij, ndërsa i dyti hiqet si atdhetar, por realisht sjelljet e tij të fundit po e tregojnë fytyrën e tij të vërtetë prej tradhtari.

17 komente në “Pasqyra e Berishës është Aleksandri i Serbisë‏”

  1. besniku says:

    E vertete, plotesisht e vertete! Ky yni fluturon me presh ne bythe, sikur te jete ky ai qe lushnjaret i futen preshin ne bythe dhe jo Tritan Shehu, doktori i doktorit. Por nuk ka faj i shkreti. Meqenese nuk ka asnje lidhje me Shqiperine dhe me shqiptaret, por me serbet, perpiqet qe cdo gje qe ben ta beje ne favor te Serbise – rruget qe te cojne neDetin Adriatik, petrolifere, qytet industrial, heqjen e doganave midis Serbise dhe Shqiperise (heqjen e doganave vetem per Serbine, duke i dhene status te posacem), dhenien e tenderave miqve te familjes se tij (Fazllic me shoke), e deri ne shitjen e trojeve te Shqiperise, ne ndryshimin e gjuhes standarde shqipe dhe shume e shume gjera te tjera qe ne nuk i dime. Por deri kur? Derisa te kete ymer ngaZoti, se ne shqiptaret nuk kemi cfare t’i bejme! Djallit nuk i shpallet lufte dhe as behet lufte me te!

    1. Ben Chicago says:

      the gjitha sa shkruan i ke te sakta pervec shitjen e trojeve
      ai i FALI jo i shiti trojet shqiptare grekerve

  2. mali says:

    Cdo gje mund ti falet, qofte dhe te qenit diktator por kurre, kurre te qenit tradhetar i kombit.
    Ndoshta ne permasa me te vogla Zogu dhe Esat Toptani, por asnje ne permasat e ketij tradhetari-perbindsh kriminel.
    Besoj se ne historine e serbise do te shpallet si heroi i saj.

    1. Gusmari says:

      Ke shume te drejte o Mali!
      Tradhetia ndaj kombit nuk mund te falet kurre!

  3. historia says:

    Deri ketu arite sali?
    ***********************
    saliu gjenetik i semure
    s’e sheron asnje kure
    derisa Zotin e mohoi
    gjithecka ndaj tij mbaroi
    tjeter se Papes ju perul
    gjer ne gjunjet ju perkul
    c’fare s’ben nje i semure
    per karige o per fron
    sa dhe prindrit i mohon
    tradhetine e ha me buke
    c’do mengjes c’do dite
    te mbuloje dredhite
    genjeshtren e ka loder
    sikur zbert nga nje koder
    perqafimet profesion
    servilizmin nje zakon
    me pozite dhe para
    lajkaxhinjte pas i ka
    nga ristani ne balliu
    nga patozi ne fevziu
    sandrin e ka mbret
    me te fshehin parate
    kur mos jene kripe thate
    miq ka bere drogamenet
    tregetaret sharlatanet
    i japin sa ju kerkon
    me ta sundimin e zgjeron
    dhe ne vite e rit e zgjat
    kur i duhet behet kasap
    ala xhindi s’u mor vesh
    si e qysh shkoi per lesh
    i ndershem familjar burre
    per salen s’mendonte kure
    se gropen nje dite
    do ja bente me te tijte
    ja pasneser hollivudi
    saliut i nxjer filme
    ne seri do te shikoni
    ku ka aritur
    sale harpagoni.

  4. Koha per ndryshim says:

    Kush eshte shqiptare qe e don vendin e tij, qe eshte i i zellshem, i shkolluar dhe dobishem duhet te jap maksimumin e tij per te reformuar sistemin e vjeter politik. Shyqyr qe doli ne skene Aleanca Kuq e Zi dhe duhet te falenderojme dhe te mbeshtesim z. Spahiu i cili mori guxim dhe vendimin per te dale ne krye te kesaj Levizje Mbarekombetare. Aleanca Kuq e Zi e ka eliten me te mire ne vend, me djem te shkolluar ne Gjermani, Itali, France, Angli, SHBA, te cilet kane lene gjithcka dhe kane ardhur te ndihmojne vendin per te dal nga ky qorrsokak ku e ka futur politika e vjeter e dol boje.

  5. Berisha tradhetoje PD says:

    Berisha me politiken e tij te turpshme duke bere koalicion me hajdutin Meta, tradhetoj idealet e qindra demokratikeve te cilet i besuan dhe e mbeshteten per vite me radhe. Ai humbi kauzen e tij me te forte, tezen e antikomunizmit, duke bere koalicion me nje komunist shovinist si Meta. Sot, shume ish simpatizant kane flakur tesera e PD dhe i jane bashkuar AK. Sot Berisha do te ndeshkohet rende politikisht pikerisht nga ne ish PD qe e mbeshtetem dhe e ndimuam te korrte fitore!

  6. Kater te keqijat says:

    Shqiperia sot ka kater te keqija te medha: Berishen+Nano+Meta+Rama= Deshtim politik

  7. Kosovari says:

    Berisha jo vetem qe eshte pasqyre e Aleksandrit famekeq, por i ka dhene nafte Miloshevicit, i cili diqte fshatrat shqiptare. Tradheti me te madhe se kjo nuk ka!

  8. Berisha Fazlliqi says:

    Eshte nje shkrim i goditur dhe tregon nje filozofi shume te mencur. Berisha po i shet dhe po i fal gjithcka Fazlliqit, spiunit te UDB. Duhet ta ndalojme kete tradhetar qe po shet cdo gje tonen.

  9. Kreshniku shpetimtari i Kombit says:

    Nese deri tani nuk kishte dal nje burre, nje kreshnik qe ta ndalonte Berishen. Sot Shqiptaret kane Kreshnik Spahiun, i cili ka thene: Pushteti eshte i perheshem, por kauzat jane te perhershme! Sot shqiptare kane nje shprese dhe kjo ka emrin Kreshnik! Rrofte Kreshnik Spahiu!

  10. Ylber Cami says:

    Gjithcka qe eshte shkruar me larte eshte shume e sakte dhe e vertete sepse ne kete gjendje qe e ka cuar vendin ky njeri eshte e papranueshme.Duke njohur realitetin dhe situaten qe ndodhet vendi yne une po citoj vargjet e nje shkrimtari te madh Migjenit i cili thoshte “kafshat qe s’kaperdihet eshte o vlla mjerimi”
    Por Shqiperise i ka linduar nje hero i cili do ta nxjerre Shqiperine nga kjo situate dhe ai eshte z.Kreshnik Spahiu dhe njerezit qe po e mbeshtesin ne rrugen e te ardhmes se ketij kombi qe ka shkruar,po shkruan dhe do te shkruaje histori per shekuj me rradhe…

  11. Devolliu says:

    Të lumtë ajo dorë o Alban!

  12. Cakalli7 says:

    gabim zoteri berisha eshte atdhetar per ate pjese te kesaj turme qe i kosideron te vetet, sa per te tjeret ai i konsideron te popullate te pushtuar

  13. Berisha_fatkeqesia e Kombit says:

    Berisha nuk eshte vetem i shitur tek serber, por eshte nje komunist dhe nje fatkeqesi kombetare. Ai duhet te jap llogari per te gjitha ngjarjet negative qe kane ndodhur ne keto 20 vjet.

    1. Agimi, Detroit, Michigan, USA. says:

      I nderuar zotni ” Berisha_fatkeqesia e Kombit “,

      Po ku mutin e gjete kete nik per vehten ?

      Une e urrej ne max karakterin e shpellarit Sali Ram Berisha dhe per mua ai eshte , qysh nga 1997, “qelbi i qelbit shqiptar”.

      Por shpellari nuk erdhi midis nesh nga ndonje komb tjeter.
      Ai u lind, u rrit, u edukua, u frymezua, u zgjodh, dhe mbeshtetet nga ne shqiptaret. Ai nuk eshte fatkeqesi e kombit. Ai eshte , ai qe kombi yne suporton dhe e meriton !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje