U rrahën e u grushtuan deputetët e dy partive politke, PDK dhe Vetvendosjes, brenda qatisë së institucionit më të rëndësishëm shtetëror, Kuvendit të Kosovës. U dhanë komente nga më të ndryshmet; dikush e vlerësoi si prishje e imazhit edhe ashtu të keq të Kosovës, të tjerë si ndodhi normale duke e krahasuar edhe me vendet demokratike. Por, pati edhe nga ata që thanë se përleshjet e deputetëve evropianë nuk duhet krahasur me të Kosovës, sepse me një shtet demokratik nëse shkaktohet një gjë e tillë ndodh për mbrojtjen e vlerave dhe besimeve që deputetët kanë për vendin e tyre, e që në rastin tonë ishte për fyerje personale.
Çfarëdo të ketë qenë arsyeja e kësaj rrahjeje mes deputetëve, po dëshmohet se në ulëset e Kuvendit të Kosovës ulen edhe deputetë ordinerë e injorantë. Në Kosovë çdo ditë e më shumë janë duke dominuar politikanë arrogantë që ende s’e kanë hequr baltën nga kundrat. Janë po këta politikanë të cilëve gratë duhet t’iu kalojnë nëpër odë me legen dhe ibrik, që ata t’i lajnë duart para se t’u vërsulen govatave me mish.
Shumë prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë të përmendur nëpër afera korruptive, e që disa prej tyre marrin edhe guximin të sillen në institucione si kapadainj. Ne Kuvendin e Kosovës gjen deputetë, pas të cilëve rëndojnë akuza të rënda. E po këta njerëz vazhdojnë ta përfaqësojnë këtë vend, e që për fatin tonë të keq, vendosin për ligjet që vetëm ata nuk i kapin.
Rasti i fundit tregoi se të fortëve s’ka çfarë t’iu bëjë as ligji. Shefi i Grupit pralamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka penguar policinë dhe hetuesin që të merret me këtë ngjarje. Ai ka penguar zyrtarët e rendit, ata të policisë dhe prokurorisë që të zhvillojnë hetimet brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Kush është Adem Grabovci dhe cila është fuqia e tij që të ndalojë policët të intervistojë katër deputetët Latif Gashi, Rexhep Selimi, Bekim Haxhiu e Florin Krasniqi, që u përfshinë në rrahje? Si ka mundësi që të mjaftojë një fjali e këtij zyrtari të lartë të PDK-së ,“Lirojeni Kuvendin se s’kemi nevojë për juve”, dhe policia të kthehet nga kishte ardhur? Po skandalet më të mëdha kush i ndalon të zbulohen? Vrasjet e krimet shumë më të rënda?
Kjo është Kosova, e shndërruar në atë gjendje ku çdo ditë e më tepër qytetarët e saj presin mundësinë e parë që t’iu jepet për të ikur prej saj.
Dikur kritikohej skena politike e Shqipërisë për banalizimin në komunikimin politik. Për, fjalët më ofenduese të përdorura për kundërshtarët; kriminel, mafioz, i korruptuar, ku nuk janë lënë pa u përmendur edhe histori familiare. Sot, denigrojnë institucionet dhe peshën shtetërore me skandale të drejtpërdrejta politikanët injorantë në Kosovë, të cilëve nuk iu mungojnë titujt Dr. e Master, sepse ato i morën brenda natës me fuqinë që iu jep autoriteti i “Të fortit”.
Kosova nuk ka sesi të shkojë përpara me këtë standard të instaluar nga akterët kyç, mbi supet e të cilëve rëndojnë akuza të rënda. Pa ndryshuar politika e cila duhet hequr dorë nga snobizmi dhe të ndërtojë një shtet të së drejtës, ku interesi është i përbashkët dhe jo i një grupi të caktuar, Kosova do të ecë me hapa prapa.
Kosovës i duhet një mentalitet politik i cili përfshihet në reforma, prej të cilëve dalin njerëz të gatshëm të denoncojnë krimin e korrupsionin. Por, për këto reforma skenës politike i duhen njerëz me të kaluar të pastër, autoritet e kredibilitet të cilët ndërtojnë shtet të së drejtës, ku sundojnë vlerat dhe jo antivlerat.
nuk ke cfare ti besh kur per deputete ke injorante e per qeveritare ke gomere,thjesht duhet ti shikosh ne ato qe bejne dhe kaq
Nuk ka shtet ne Tirane, sepse Tirana zyrtare duhej te nderhynte qe te qetesohen gjakrat ne politken e Prishtines, sepse aty eshte fillimi i shtetit dhe nuk duhet te merren me njeri tjetrin, por te merren me shume me serbet
Politka E kOSOVES DUHET T EJETE S AME PAQESORE ME NJERI TJETRIN, dhe te shikojne se si te rgullohet ekonomia dhe te krijohen kushtet politke per tu bashkuar me Shqiperine——–
Ndaj duhet qe shtypi , intelektualet dhe shoqeria civile, edhe organizaTAT E RINISE
ne Kosove tu bejne thirje politkenve per uljen e gjakrave , dhe te bisedojne me zemrgjeresi me njeri tjetrin, se vetem keshtu i tregojne edhe nderkombetareve qe gjenden aty, se shqiptaret jane nje komb shtetformues
Politka ne Kosove duhet te udhehiqet nga toelranca ne sjellje me njeri tjetrin, se vetem ne ket menyre ndihmon ne paqesimin e gjithe shoqerise
dhe ne ritjen e harmonise ne popull
Kosova & Cameria dy krahet e Shqipes dhe Shqiperia trupi i Shqipes.
Te dasgur bashkombas, nuk jane kombi keta politikane te shitur, nuk jane kombi keta tradhetare qe nuk kane dinjitet, ku per pese aspra shiten dhe jane shitur tek serbi, malazezi,maqedonasi dhe greku.
Ne festuam pamvarsine e Kosoves ne nje temperature – 17 grade dhe nuk do ta harroj sa te vdes ku se bashku me nje mikun tim familjarisht kaluam
nga Tetova ku bashke me ne erdhi familjarisht Sadria nje miku yne dhe shkuam ne Prishtine.
Nje rini e papare e dashuruar me lirine ku me kenge e valle shijuam
nje ndjesi te papershkrueshme.
Po ju kujtoj kete mbasi Kosova eshte shume larg nga c’ka deshirojme ne shqiptaret kudo qe jane.
Keta sharlatane politikane si ketej edhe andej nga Kosova harruan c’ka
ka kaluar ne kurriz ky popull.
Z. Thaci jam nje shqiptar dhe po te drejtohem personalisht : Mos valle
ky popull u vra , u pre dhe u perdhunua per te arritur deri ketu ?
C’fare kujton ti zoteri se Kosova eshte prone e jotja dhe e disa politikaneve qe mund te beni me te c’te doni sikurse Berisha me Shqiperine?
Ai gjak i derdhur lume, ato perdhunime te grave dhe motrave tona u kryen qe ju te uleni ne tavoline bisedimesh, te shterngoni duart sikur mes nesh dhe serbeve s’ka ndodhur asgje ?
Pale na del edhe nje gjysem grua/burre dhe na i shterngon duart serbeve duke buzeqeshur ( me nje buzekuq te papare sikur vete ne dasem ).
O zot sa poshte kemi rene te vjen tjetri te perdhunon te vret e te djeg me gjithcka ka shtepia brenda dhe ju takoheni sikur s’ka ndodhur gje !
Ju puthadoras te ndyre mos valle harruat gjakun e familjes Jashari ?
Jeni te perlyer deri ne fyt me poshtersi dhe paturpesi e keni cuar popullin ne mjerim te tejskajshem duke pasuruar ata qe na kane vrare , prere dhe perdhunuar historikisht.
Ju politikane sharlatane te Kosoves, Maqedonise, Malit te Zi dhe Shqiperise mos harroni mallkimin e nje populli qe eshte i dashuruar me vendin e tij dhe kurre nuk eshte pjese me ju funderrina.
Prandaj ka ardhur koha qe te gjitha insitucionet e pamvarura te hetojne
per gjithcka qe ka lidhje me tradhetine kombetare qe keta politikane po na i bejne atdheut tone.
Rilindasit tane te ndritur investuan duke shkrire kapitalet e tyre per te miren e kombit qe nga gjuha e deri ne njohjen qe i bene kombit tone.
Kurse keta sharlatane me resuset e vendit tone po investojne tek te huajt per te qendruar te pasevendesueshem ne pushtet.
Tradhetia eshte atdheu i tyre, mbasi populli po e shikon se cfare po bejne ata.
Ti prokuror, nenpunes i administrates shteterore duhet te levizesh dhe te shikosh se atdheu nuk eshte vetem i tyre por eshte dhe i yti mbasi je shkolluar dhe ke investuar per vehte dhe per vendin e punes qe ta kryesh ate detyre me dinjitet dhe vendosmeri per vehte dhe per kombin.
Ne kete 100 vjetor ne duhet ta festojme se bashku pa keta sharlatane,
te marshojme nga te gjitha trojet per ne VLORE, ashtu sikurse beri
Isa Boletini, ku megjithese serbi po vriste dhe priste Kosoven tone martire ai marshoji per ne VLORE per diten e shpalljes se PAVARSISE.
Kjo dite eshte dita e jone !
Lavdi te perjeteshme atyre qe sakrifikuan per kombin !
E dashur zonja Xharra ,ky eshte fati yne i perbashket,ku na ka rene per pjese te na drejtojne trikoleshet qe akoma sju ka ikur balta nga kepucet .Ironia me e madhe eshte se ne konstatojme qe na drejtojne injorantet dhe nuk bejme asgje per te ndryshuar realitetin .Jemi ne ata qe ju kemi dhene mandatin ketyre plerave te kene fatin e nje kombi ne dore .
E dashur zonja Xharra ,ky eshte fati yne i perbashket nga te dy anet e kufirit.Kemi 20 vjet qe kemi lene keta trikoleshe te luajne si ju do menderja me fatet e kombit .Kane 20 vjet qe na shesin antivlerat per vlera dhe me e keqja ne i konstatojme qe jane plera por nuk bejme asgje per te ndryshuar kete gjendje .Ju pergezoj per shkrimin dhe guximin, jeni nga te paktet qe keni mbetur besnik te profesionit .
Ky eshte sherbimi me i mire qe mundi beni kombit ju gazetaret duke i dhene informacione te sakta mbi “deputetet plera “qe dominojne politiken shqiptare .