Viti 2012 do të mbahet mend për një vit elektoral në të gjithë botën. Në fund të dhjetorit do të jetë 25 presidentë, midis të cilëve të disa prej fuqive botërore:SHBA, Rusia, Francë…dhe Kinë. Por në Republikën popullore të Kinës në zgjedhje nuk voton populli por elita në pushtet. Identiteti i timonierit nuk varet nga opinioni publik, por nga raportet e forcës brenda Komitetit Qendror të Partisë Komuniste kineze.
Në shumë vende emri i presidentit të ri është një e panjohur deri në numërimin e votave. Në kinë, është e kundërta, zgjedhja e kreut të ri të shtetit (dhe sekretarit të përgjithshëm të partisë) është e njohur qysh në fillim. Përpos një kataklizme, kongresi partisë që do të mbahet në fund të 2012 do të zgjedhë Xi Jingping si pasardhës i Hu Jintao. Por kësaj here kemi disa të reja. Kësaj here “kolegji” që vendosi për emërimin e Xi ishte i përbërë nga qindra funksionarë të lartë dhe jo nga një grup i vogël. Një sinjal i vogël që Kinë krerët e pushtetit po fillojnë të kuptojnë se koha po ndryshon.
Ndërsa vendi po përgatitet të jetojë periudhën Xi Jinping epoka e Hu Jintao po mbyllet. Si mund ta vlerësojnë dekadën e fundit, çfarë sinjalesh na jep ajo për të lexuar të ardhmen?
Opinioni im është që këto 10 vite kanë qenë të karakterizuara nga mungesa e reformave politike,çka ka ndaluar zgjidhjen e disa problemeve sociale (si rritja e korrupsionit midis funksionarëve). Pasojat e tensioneve sociale kanë pasur një peshë të madhe, edhe në pikëpamjet ekonomike (shpenzimi për mbrojtjen e brendshme ka shkuar tej çdo parashikimi).
Liderët aktualë kinezë janë shtyrë nga një obsesion për sigurinë dhe për këtë arsye kanë qenë të matur. Motivi ka shumë mundësi të jetë, që Hu Jintao dhe kolegët e tij në krye, komiteti i përhershëm i Politbyrosë – të ndajnë të njëjtën formim në një ambient të të mbyllur, që të imponon bindjen, seleksionon informacionet, preferon teknikën ndaj shkencave humane dhe sociale dhe dekurajon mendimin e pavarur. Por mbi të gjitha kanë mbi shpatulla një lëvizje politike ( që në disa raste vijnë nga familje të persekutuar gjatë revolucionin kulturor)që i ka mësuar të jenë besnikë dhe konformistë. Kjo strukturë mendore është forcuar nga formimi i tyre si “teknikë” ose “inxhinierë”. Nuk po flasim pra për individë me largpamësi dhe ambiciozë, por për persona që e konsiderojnë statusin e tyre si një dhuratë nga lart, që duhet të ruhet me çdo kusht.
Cilat janë mundësitë reale që gjenerata e Xi Jinping të jetë e ndryshme? Në një farë mënyrë sinjalet janë pozitive. Liderët e rinj në ngjitje janë rritur në periudhën e reformave dhe hapjes së filluar nga Ten Sio Ping në fund të viteve 70-të: dhe kanë pasur akses në një sasi të madhe informacioni, kanë jetuar në mirëqenie dhe janë angazhuar për të fituar pasuri e pushtet dhe kanë udhëtuar në perëndim. Këto bij të viteve 80-të po bëjnë politikë aktive dhe nuk janë ingranazh politik dhe njohin edhe botën e sipërmarrjes.
Në veçanti tre midis tyre janë dalluar nga të tjerët: Xi Jinping, Liu Yuan (i biri i presidentit Liu Shaogi) e Bo Xilai (i biri i veteranit, Bo Yibo). Pothuajse të tre kanë nisur karrierën: pas diplomimit janë transferuar në provinca, ku kanë ndërtuar një bazë të mirë të pushtetit. Njëzet vjet më vonë ka hyrë në rrethine ngushtë të liderëve të partisë. Në pak kohë Xi Jinping doli në pah si i favorizuari për postin e sekretarit të përgjithshëm të partisë, ndërsa Bo Xilai u bë figura më e diskutuar e politikës kineze. Rënia e tij pas një sërë skandalesh në Congqing i ndaloi karrierën, dhe sot lojërat janë më të paparashikueshme se më parë.
Ngjitja e bijve të veteranëve në krye të strukturës së pushtetit kinez duhet të favorizojë reformat, edhe pse vetëm për faktin që opozitarët do të kenë vështirësi në vënien në diskutim të kredencialeve të tyre. Në 2012 intelektuali Zhang Musheng botoi një libër në të cilën propozonte “një demokraci të re”, e nevojshme për të zgjidhur problemet e mbledhura në tre dekada të reformave ekonomike kineze. Sipas Zhang mbështetja e punëtorëve dhe fshatarëve mund të jetë e mundshme duke garantuar arsimimin, asistencën sanitare, përkujdesjen sociale, formimin dhe një garanci minimale të strehës, Ndër të tjera Zhang kërkon që partia të lejojë kundërshtimin dhe ekzistencën e sindikatave dhe shoqatave të punëtorëve, duke garantuar liri shtypi.
Dhe për të bërë më shumë në mbrojtje në ambientit. Libri i Zhang Musheng ka hapur një debat prej 6 muajsh midis intelektualëve kinezë. Autor ka ritheksuar disa herë që një lidership i ri kolektiv kinez nuk mund të lejojë që situata të mbetet e pandryshuar. Dëshira për ndryshim e popullit, ka shpjeguar, është një realitet e papërmbajtshëm. Pa ndryshime, një regjim autoritar i vendosur të shtyjë bërjen e reformave do të ketë rrezikun e përfundimit si Bashkimit Sovjetik dhe satelitët e saj. A do t’ia dali gjenerata e re kineze për të nxjerrë jashtë krizës aktuale?
Li Datong është një gazetar i “Open-democracy”. Jeton në Pekin
Edhe ne Shqipni e di nje rreth i ngushte kush do bohet president,kryetar parlamenti,minister,e deri drejtor neper ministri.Edhe ketu tek ne o kinezo,e dine se kush do i fitoje zgjedhjet, numerimi i votes eshte vetem nje sport,populli voton qeveria numeron.Nuk jeni vetem ju,ndoshta ju paskeni bere perparime,por n.q.se doni variante te reja per votimet,numerimet,ku do mesoni matematike te re,udheheqsi Sali Berisha ju a jep falas.Besoni,do mbeti shume te kenaqur.
do na kene kopju prej nesh modelin keta. ndryshimi eshte se ne Kine eshte komiteti qendror qe e perzgjedh, tek ne e zgjedh vetem B-ja. keshtu pavaresisht kush propozohet, nje gje eshte e sigurte: do jete ai qe do B-j. te tjerat pak rendesi kane