Rilindja Shqiptare dhe teoritë makiaveliste nuk mund të bashkëjetojnë. Madje, përdorimi i të parës si formë dhe i të dytës si përmbajtje rrezikon t’i japë shkelmin e fundit drejt humnerës së mos-përfshirjes e pesimizmit pjesës idealiste së partisë më të madhe të vendit.
Unë, modestisht, mendoj që Partia Socialiste ka vetëm një rrugë për të fituar zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013. Ajo është rruga e bashkimit me idealet dhe interesat e njerëzve të thjeshtë, që duan drejtësi për të gjithë e jo për disa; që duan punësim meritokratik e transparent, përkundër lidhjeve nepotike; që duan arsimim cilësor e jo diploma të pavlera; që duan një shtet social, e jo një treg monopolesh ku një dorë klientësh të pushtetit plaçkit gjithçka gjen.
Përballë këtyre, e shumë sfidave të tjera të vendit, Partia Socialiste, duhet të krijojë qartësisht profilin e saj. Programi, tashmë i publikuar për një rilindje shqiptare, nuk mund të jetë vetëm një dokument i këndshëm për tu lexuar, por duhet të jetësohet në një plan konkret veprimi, që në çdo hap zgjedh moralin dhe të vërtetën e pakompromis, siç është pra, në fakt, thelbi i rilindjes. Partia Socialiste nuk mundet, që në të njëjtën kohë, edhe të jetë me njerëzit, edhe të bëjë llogari jo fisnike më gishta nën tavolinë. Sepse, ose do të rilindë brenda saj dhe gjithë shoqërisë vlera e parime (tashmë të zbehura) morale, ose do të rizhytet në llumin e politikës që njohim të gjithë. Rilindja dhe teoritë makiaveliste janë diametralisht të kundërta, e për rrjedhim të papajtueshme.
Për të ilustruar këtë ide, mjafton të sjellim në vëmendje disa shembuj jo fort të largët. Gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarit të KLD-së, Partia Socialiste e rilindjes duhej që, pavarësisht cilësive profesionale të z. Visha, të zgjidhte anën e viktimave të Gërdecit dhe jo anën e avokatit të tyre, siç zgjodhi Partia Socialiste makiaveliste. Partia Socialiste, nëse vërtetë beson tek rilindja shqiptare, nuk duhet të kërkojë bashkim votash me LSI-në e z. Meta, vetëm për hir të numrave, në kurriz të moralit. Sepse këtë gjë e bën Partia Socialiste makiaveliste.
Z. Rama dhe lidershipi i PS-së duhet ta bëjnë të qartë pozicionin e tyre, me fjalë dhe me vepra. Ose të dalin e tu kërkojnë njerëzve që t’i zgjedhin ata si të keqen më të vogël (që në fakt janë) ose të bëhen përçues të frymës se re, të rilindjes. Qëndrimi në mes të të dyjave, është një kolovatje e rrezikshme, që në fakt nuk i ruan ekuilibrat, por që e rrëzon Partinë Socialiste në një farsë, prej nga ku humbet besimin e njerëzve. Dhe z. Rama, për shkak të njohjes së mirë të ngjyrave, duhet ta dijë më mirë se të gjithë ne, se gri-ja (e kompromiseve me idealet) është ngjyra më e mërzitshme. Dhe më e rrezikshme.
Një gjë është fare e qartë: nuk mund të ketë rilindje në një agim të ri vlerash e parimesh të shëndetshme, nëse më parë nuk vdesin, qoftë edhe në mënyrë të dhimbshme, anti-vlerat që hera-herës, praktikisht, PS-ja përqafon. Largimi nga qëllimet e larta e parimore, nëpërmjet kompromiseve të padenja, në dëm të interesit të vërtetë publik, vetëm sa e bën PS-në më të ngjashme, më kundërshtarët që aq shumë, e shpesh me të drejtë, anatemon. Në ndryshim nga filozofia makiaveliste, PS-ja duhet të kuptojë se mjetet për të arritur një qëllim duhet të jenë po aq të pastra, sa edhe vetë qëllimi. Vetëm kështu nis rruga e gjatë dhe e mundimshme e rilindjes. Ndryshe, për të përdorur një krahasim të vjetër, do të duket si një varr, që është i bardhë e i pastër nga jashtë, por që brenda ruan plot kalbësira e erë të keqe.
Fitorja në 2013-ën, arrihet vetëm duke bërë një luftë politike të ndershme e parimore. Që do të jetë e dhimbshme, sepse nuk mund të këtë rilindje nëse më parë nuk vdes pjesa e kalbur. Një kirurg i mirë e di që një pjesë e vdekur nuk mund të mbahet në jetë pafundësisht në jetë me “frymëmarrje” artificiale. Ajo duhet këputur e flakur larg. Pavarësisht kostos, kjo është e vetmja rrugë që pjesët e shëndetshme të jetojnë e të rriten.
Dhe pas shumë përpjekjesh, kur njerëzit të shohin që Partia Socialiste e ka me gjithë mend këtë gjë, që nuk i vendosi çmim integritetit, e që është gati të sakrifikojë për këtë kauzë, atëherë, patjetër që shumëkush do t’u bashkohet atyre. Vetëm kështu, PS-ja, do të jetë më të fortë se sa kundërshtari, e madje edhe më e fortë se sa padrejtësitë.
Në mbyllje, dua ta mbyll me dy-tre fjali të një rilindasi të vërtetë, që përmes sakrificave të panumërta, e ngriti kombin e vet mbi gërmadhat e padrejtësive sociale. Pastori i ri nga Xhorxhia, Martin Luter King, na tregon se: “Ndryshimi nuk vjen as vetëvetiu e as në mënyrë të natyrshme. Çdo hap drejt drejtësisë që ëndërrojmë kërkon sakrificë e vuajtje; kërkon përpjekjet e palodhura e të vazhdueshme të individëve të përkushtuar”.
Cfare mund te thuash, cfare mund te besh? nese ke te besh me …
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/real-face-of-albania-today.html
shume i bukur per te qene i vertete
PS dhe PD jane vrima ne uje para FRD-ke.
FRD eshte e arthmja e Shqiperise.
jo mor lali e ke gabim!
e ardhmja e shqiprisë është EJHRNMIUDRT-çë!
partia socialiste duhet te fitoje me cdo mjet e menyre, ska pune makiaveli ketu duhet shporrur saliu nje ore e me pare
Shumë mirë e ke Z. Autor, po ku ka men Rama me bo betejë parimore e politike …?
Ramës i bohet qejfi kur i duket se po i bo noj marifet Berishës dhe kur i del huq zhduket për ca kohë. Dhe kur kthehet shkon e han “ngjala”. Ka maru PS-ja, kush të ketë mend krijon një parti të re të majtë e parimore.
shkrim sum i mirë!do të thosha në kufijt e idealizmmit!
një të metë ka për mendimin tim!
këtë idealizüem ja kërkon makiavelistëve!
është e pa mundur të ndodhë!sot PS-ja udhëhiqet nga një grup frikacakësh,snobistësh,injorant-miop politik që ndodhet nën manipulimin financiar të një grupi milionerësh!udhëheqjen e sotme të PSsë nuk e lidh asnjë gjë me interesin e popullit!kjo udhëheqje jo vetëm që nuk e llogarit popullin si një forcë lëvizëse,por asqë ka më të voglin mendim për të bërë ndonjë gjë në favor të tij!
prandaj sot për sot nuk ka asnjë forcë politike që të jetë sado pak idealiste!që të jetë sado pak patriote!
të gjithë slloganet për bashkim kombëtar,mirqënje,vënde pune,arsim e turrli lloji,nuk janë gjë tjetër vetëm KARREM për një votë SOT!nesër medojmë për gënjeshtrën e rradhës!
asnjë nga forcat politike të momentit nuk ka një strategji largpamëse!nuk kanë një largpamje as 4 vjeçare!përjashtim bën PD!largpamësia e saj është tamam 4 vjeçare!pasi vjedh zgjedhjet,për 4 vjet punon për të vjedhur e manipuluar zgjedhjet e ardhëshme!kërkon gjithnjë mënyra të pa provuara më parë!
pavarsisht shkrimit të bukur,domethënës nga Evis Plaku,jemi të detyruar të presim zhvillimet e ardhëshme MAKIAVELISTE politikës shqipëtare!me fjalë të thjeshta sido që të ndodhë,kushdo nga makiavelistët që të fitojë,për popullin do të ndryshojë vetëm trashësija e dajakut!shfrytëzimi do të jetë herë më i rëndë herë më pak i rëndë!
po vazhduan të mungojnë organizata të pa varura nga qeveria e politika,të cilat të mbrojnë dhe të ngrenë popullin kundër çdo padrejtësie e për të kërkuar të drejtat e tij,asnjë herë nuk kemi për të “hyrë në europën demokratike”!asnjëherë nuk kemi për tu bërë demokratë!
OPINIONISTI TEORIKISHT E KA MIRE SE ESHTE KALUAR,PO KALIN KUSH E TERHEQ?
Partija socialiste vertet duhet ta kete tere alternativen kunder krimit e korrupsionit,me dhimbje duhet te beje spostimin e tere deputeteve mbi 2 legjislatura e te kete moto vlerat ETIKO-MORALE edhe sikur te ngelet ne opozite do te kontriboje me teper se sa te vazhdoje rrugen per Janine te ketyre 20 vjeteve.SI MUND TA BEJNE STRUKTURAT SOCIALISTE?KANE NJE AVANTASH SE KRYETARI I PARTISE ESHTE SHQIPETARI ME I VOTUAR NE KETO 22 VJET SI PERSON E DIREKT NGA POPULLI GJE QE TREGON SE ‘SOVRANI’ VLERESON PUNEN.SA VLEN INDIVIDI NE DEMOKRACI?
Bukur e ke shkruar Elvis, por ke harruar nje gje shume thelbesore… Politika dhe parimi i moralshem jane si morali dhe imorali qe jane dy gjera te kunderta dhe kurre s’mund te martohen!
Ajo dihet, politika eshte sinonim i hipokrizise.
Disa persona te tille, nder te cilet une besoj se jeni edhe ju Z.Plaku i duhen Partise Socialiste dhe politika shqiptare do merrte nje rrjelle tjeter. Le te sherbeje ky artikull si nje thirje per afrimin ne politike te te gjithe atyre personave qe kane parime, moral e perkushtim.
Shkrim i shkelqyer. Komplimenta.