Tre fëmijë të shëndetshëm, të mençur, të bukur, me ëndrra për të ardhmen flasin e diskutojnë… Kanunin?!
Thonë:
Kanuni nuk thotë që izolohen fëmijët, gratë…
Kanuni nuk thotë që vriten fëmijët, gratë…
Kanuni nuk thotë…
Kanuni…
Kanuni…
Kanuni…
Të tre fëmijët i edukon nëna dhe babai i tyre: lënda që u mësohet ditë e natë është Kanuni dhe vetëm Kanuni, e pamë tek Fiks Fare, me zë e me figure. Askush nuk e mohon dot.
Absurditet pa fund. Ndërsa ne këtu diskutojmë të drejtat e njeriut, i kemi futur ato në kurrikulën zyrtare të shkollës fillore, 9 vjeçare dhe fakultetet e mësimdhënies, ata fëmije atje diskutojnë Kanunin dhe vetëm Kanunin…
Ata fëmijë nuk i njohin të drejtat e tyre, nuk e njohin Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, nuk e dinë që Parlamenti i Shqipërisë e ka ratifikuar qysh në vitin 1992.
E në fund të fundit ç’ju duhet atyre ajo Konventë, kur ata janë totalisht të izoluar, pa asnjë të drejtë që shkruhet e garantohet nga ajo.
Para 5 ditësh një vajze në lule të rinisë e vranë, e vranë teksa po punonte tokën bashkë me gjyshin e saj, punonte dhe ëndërronte, ëndërronte dhe mendonte të ardhmen, drekën, darkën, fustanin, lopatën, shokun … Ajo vajzë nuk e njihte konventën që është ratifikuar nga Parlamenti për të garantuar të drejtat e fëmijëve të Shqipërisë, theksoj, të gjithë fëmijëve të vendit tonë.
Por ç’po ndodh?
Fëmijët tanë trajtohen me dy standarde. Fëmijët që pamë tek Fiks Fare, por edhe shumë të tjerë, janë totalisht të privuar nga të drejtat e tyre, nga e drejta e jetës, shkollimit, lëvizjes së lirë, zbavitjes, pjesëmarrjes, etj. E si mund të shpresojmë që këta fëmijë të jenë nesër të aftë të konkurrojnë në tregun e punës, të demonstrojnë tolerancë dhe respekt, të zgjidhin konfliktet me rrugë paqësore, etj, kur ata janë lindur e rritur në një izolim, sa dramatik aq edhe traumatik.
Po shteti ynë ç’bën?! A ka shtet?! Ku është, ç’bën, pse s’vepron?! Po Konventa?! Po detyrimet?! Po ……
Po opozita ç’bën?! Apo nuk di gjë?! Edhe ajo ka qenë në Parlament kur është ratifikuar Konventa e të Drejtave të Fëmijëve në vitin 1992.
Edhe ajo ka detyrime për garantimin e këtyre të drejtave.
Po ne ç’bëjmë, a kemi ndjenja, a e kuptojmë se ç’po ndodh?!
Janë FEMIJET tanë, lulet e së ardhmes!
Më thoni diçka ju lutem! Ndjej dhimbje, vetëm dhimbje!
ne shqiperi nuk ka shtet por regjim e rgjimet nuk mund te sigurojne qetesi per arsye se punojne per nje grusht njerzish me shume shtet me shume siguri shtet i te gjitheve jo i pakices shtet i se drejtes i jetes jo i vdekjes
SHUPLAKE PER NDERGJEGJEN E KOMBIT SHQIPTAR!!!
Cte te themi, pervec faktin qe ne Shqiperi cdo gje ka marre fund, nuk ka me dinjitet, humanizem, kokecarje, por vetem indiference.
E shikoje si nje ngjarje skandaloze , mizore , qe i perkete mesjetes . Kjo tregon dhe nje here shoqerine , shtetin shqiptare , qe nuk fuksionon . Vrasje mundet te kete ne te gjitha vendet , si ato me te zhvilluara , dhe nga ato te prapambetura , por krimet te ndodhin ne shqiperi jane te pajustifukueshme … Me pake fjale shteti shqiptare ka probleme te forta sociale , ku duhet ligje shume te forta per te parandaluar krimet …Ngushellime te sinqerta familjes .. Sinqerishte ndihej dhimbje …
–Shum keq. E keqia me e mahe nuk eshte qeveria ,por NE. Shikoni sa komente ka Per shkrimin sa me siper , vetem 4 ???!!!!… Gjithashtu lexova se ishte ber dhenje protest ne Tiren me rastin e vrasjes se nje vajze ne shkoder, por sa njerez kishte ne ate protest….??
Njersit , shoqatat , organizatat ,individet , intelektualet etj,,etj… pertojne te prononcohen , pertojn edhe te shkruajn nje mendim dhe as behet fjale qe te dalin e protestojn te gjithe, masivishtpa ,dallim partiakte duke reaguar fuqishem,–Edhe opinioni ka vleren e vet.
–Mir qeverija,sidhe te gjitha mender qeverit e ketyre viteve qe indirekt e kan nxitur vet kete problem(per shum arsye), po opinioni , rinin shkollat organizatat e ndryshme kush i pngon teorganizohen e protestojn, po komunitetet fetare vecanerisht ne ato zona ku fenomeni gjakmarjes ka hedhur shtrat e po terrorizon te tashmen e te ardhmen. –Shume mender shoqata e organizata perfshi dhe avokatin e popullit shqetsohen per prostitucionin ,shqetsohen per homoseksualet se gjoja na u qenka ngren e drejta, po per gjakmarjen cfar behet,
— Keq, shum keq.