Nga Përparim Halili
Sa herë që qeverisë i del “tymi” i varfërisë ekstreme që po përjetojnë shqiptarët, kryeministri Berisha del e jep si “sihariq për popullin” rritjen e pagave e pensioneve. Po sa i rrit? Si përherë me nga 4 e 5 %, ose më saktë me rritje lëmoshë prej 20-30 lekësh të reja në ditë. Po sa janë pagat e pensionet? Sa pensionisti, punëtori, mësuesi, polici, ushtaraku etj, nuk mbushin dot “barkun” as me bukë thatë! Dhe si për çdo vit, kryeministri Berisha i bën premtimet e bujshme për rritjen e pagave dhe pensioneve në çdo fund qershorit, duke pasur si afat 1 korrikun, ose pak ditë përpara se me familjen dhe oborrin e tij qeveritar të niset për kavalishencë. Këtë bëri dhe ditët e fundit të qershorit 2011, duke deklaruar se rritja e pagave e pensioneve do të jetë 4-5%. Përsëri tani, në prag të 1 korrikut 2012 kryeministri doli dhe deklaroi me kapardisje, se pagat e pensionet do rriten me 4-5%, duke e paraqitur këtë “sihariq”, si një rritje që “shton lumturinë dhe mirëqenien ekonomike të jetës së shqiptarëve”.
Sipas vendimit të kryeministrit, pagat e ulëta do të rriten në masën 5%, pagat e larta do të rriten me 1%, ndërsa pensionet do rriten me… 4 %. Sipas kryeministrit tonë demagog, janë 820 mijë familje shqiptare të cilat nga data 1 korrik 2012 “do të bëhen të lumtura” nga rritja 4-5% e pagave e pensioneve! Po kryeministri i familjes qeveritare e biologjike luksoze, ka harruar, ose bën sikur nuk e di, që pa bukë në dollap janë edhe 412 mijë familje të tjera shqiptare që jetojnë në mjerim ekstrem. Këto familje, të cilat po t’i konvertosh në numër popullsisë shkojnë deri në 1.3 milion banorë të varfër, të cilët nuk ekzistojnë fare në “defterin” e punësimit dhe trajtimeve sociale të qeverisë “Berisha”, mbasi janë pa të ardhura, pa pensione, pa punësim. Po 123 mijë familjet që janë me ndihmë ekonomike lëmoshë, përse nuk u rritet masa e pagesës sociale, por u lihet nga 100 lekë të reja “jetesë” në ditë?!
Le të ndalemi tek demagogjia e kryeministrit, bërë me deklaratën tallëse për rritjen e fundit të pagave e pensioneve të shqiptarëve! Shtrohen disa pyetje: Sa është kjo rritje realisht për pagat e ulëta? Sa është rritja reale për pagat e larta? Dhe sa është rritja për pensionet në fshat e qytet? Po bëjmë krahasimin aritmetik. Pagat e mesme dhe të ulëta në Shqipëri, janë sa 10-20% e normës zyrtare të karburantit mujor të 1 ministri. Pensionet mujore në qytet, janë sa 40% e kuotës telefonike mujore të 1 deputeti, ose sa 2 herë larja e makinës së kryeministrit. Pensionet në fshat, janë sa 30% e dietës ditore të një ministri e deputeti kur shkon të takohet me “popullin”, ose sa kostoja e 1 ore pritjeje e eskortës së Kryetares së Kuvendit. Një pension deputeti apo ministri është sa 7 pensione qyteti dhe sa 9 pensione fshati. Ose sa dy paga të larta nëpunësi, sa 3 paga mesatare, ose sa 4 paga të ulëta zyrtare. Po pagat e pushtetarëve shqiptarë, sa janë? Kryeministri e ka pagën mujore sa 26 pensione qyteti, sa 10 paga mesatare nëpunësi, ose sa 15 paga të ulëta.
Ky është realiteti krahasues i pagave e pensioneve të shqiptarëve e qeveritarëve në vitin 2012. Të mos harrojmë, se Shqipëria “rekord ekonomik botëror” dhe “popull me mirëqenie më të lartë”, për të cilën kryeministri “bilbilos” ditë e natë majë tribunave si gjinkallë, jeton me pensione 8 mijë deri në 13 mijë lekë në muaj, jeton me paga të ulëta 19 mijë lekë në muaj, jeton me ndihmë ekonomike 2200 lekë në muaj. Pikërisht këto paga e pensione, vazhdojnë e rriten çdo 1 korrik vetëm me nga 4 deri në 5%. Më saktë, rriten me 600 lekë në muaj pensionet dhe me 800 lekë në muaj pagat. Ndërkohë që pagat e qeveritarëve, edhe pse rriten vetëm me 1%, kanë vlerë rritje sa ndihma ekonomike mujore që marrin të papunët në bashki e komuna, sa 10-15 e pagave dhe sa 25% e pensioneve. Pa e zgjatur më tej me shifra e interpretime të tjera të tjera, po tregojmë se çfarë mund të blej një shqiptar me rritjen pagës 5% dhe se, çfarë mund të blej një pensionist me rritjen e pensionit 4%. Fakti është ky: Një pagë shqiptari rritet me 900 lekë në muaj, ose me një biletë urbani në ditë. Një pension fshati rritet me 300 lekë në muaj, ose me 1qese fara në ditë. Një pension qyteti rritet me 600 lekë në muaj, ose me 1 lëpirëse në ditë. “Ta gëzoni rritjen dhe jetën e lumtur”, – u tha kryeministri.
I ka rritur ne bashkepunim me OSBE
O amerikoni “Ben Qikago” sa dollare i bie ky pensioni 13 mije lek, se ti je demokar dhe i ben mire llogarite…
Me kane keqkuptuuuueeee! Une thashe rritje mosheee!
ky mut sali po tall bythen sic ka bere perhere me te gjithe ,, ah qeni i biri qenit te mallkofte perendia dhe sot i kthefsh patkonjte nga dielli