Në këtë zheg vape që ka pushtuar kryeqytetin, ku çdokush e ka mendjen se si t’i bëjë ballë; në këtë situatë politike me ngjarje që tërheqin vëmendjen në të tjera drejtime; në këta muaj e vite që s’po na ndahen nga e përditshmja lajmet me aksidente tragjike automobilistike, me gjakmarrje individuale e kolektive, me vrajse të menduara e paramenduara, me korrupsion pasiv e aktiv, me papunësi të deklaruar e të padeklaruar, me varfëri të skajshme e të tejskajshme, me propagandë mirëqënieje rekord-mbajtëse e rekord-thyerëse, ka edhe gjëra të tjera, të vogla në dukje, që jo çdokujt i bie ndër sy.
Njerëzit e thjeshtë kanë halle personale e familjare që kavërdisen t’i zgjidhin me ç’të mundin. Shumëkujt i mungon në çezma uji për të pirë e për të gatuar, për t’u larë vetë a teshat dhe kësisoj më duket sikur po flas kot për një problem që mbase shumicës nuk i duket as si problem.
Jetojmë në kryeqytet prej vitesh a dekadash, kush më shumë e kush më pak, por derisa i kemi dhënë dum për të qëndruar këtu, kemi për detyrë të evidentojmë çdo problem. Dhe për mua problemi mbetet problem, i vogël a i madh qoftë. Këto ditë kam evidentuar si problem pemët, më saktë, lëngatën e tyre. Kanë kaluar disa javë kur nëna natyrë, me atë shi të rrëmbyeshëm vere të fillim qershorit përmbyti Tiranën, por njëkohësisht ujiti edhe pemët e qytetit. Kaluan javë paskëtaj dhe dielli sërish shndërriti edhe më fort mbi qytet duke forcuar rrezatimin e tij e rritur dozat e nxehtësisë përvëluese. E, ashtu si edhe ne qeniet njerëzore për të cilët uji është vetë jeta, edhe pemët e kanë të domosdoshëm atë. Por ç’ndodh?! Askujt s’i bie ndërmend për to. Me ditë të tëra ato vuajnë thatësirën e kohës, por edhe mungesën e përkujdesjes njerëzore.
Për t’u kthyer pak në kohë, më duhet të rikujtoj se si përpara 10 vitesh, e vit pas viti, filloi një praktikë pozitive nga Bashkia e Tiranës për pyllëzimin e çdo arterie rrugore që asfaltonte. Dhe nuk bëhesh fjalë vetëm për rrugët kryesore dhe dytësore, por edhe ato në brendi të lagjeve. Çdo bllok-pallat tek i cili u rehabilitua infrastruktura rrugore, u shoqërua me ndriçim dhe gjelbërim. Ky i fundit falë edhe vetë kontributit të qytetarëve dhe bizneseve të cilat nëpërmjet “taksës së Gjelbër” i dhanë jetë një projekti i cili synonte të gjallëronte lagje të tëra të cilat e kishin humbur prej vitesh nocionin e të bashkëjetuarit me pemët.
Tashmë në Tiranë, sapo hedh hapin stina e pranverës, gjelbërimi shpërthen dhe ato pemë të cilat në fillimet e tyre s’ishin veçse disa fidanë të vegjël e të brishtë, nga viti në vit po hedhin shtat e zhvillohen. Në shumicën e rrugëve kanë krijuar një aureolë të bukur nga ndërthurja e degëve me njëra-tjetrën dhe kur kalon poshtë tyre të duket sikur je futur në tunel.
Në kohën kur mungon edukimi ekologjik i qytetarëve, të cilët i kanë këto pemë poshtë apartamenteve apo përballë bizneseve të tyre, që çdo ditë me një kovë ujë të kontribuonin për mos degradimin e tyre (me shumë pak përjashtime që e bëjnë këtë), është detyrim i Bashkisë që me strukturat e saj të marrë masa që pemët të ujiten. Dhe përvojën s’e kanë të largët. Deri këtu e një vit më parë çdokush i mban mend gjatë ditëve të thata të verës kur autobotet me ujë të Bashkisë s’linin pemë pa ujitur, rrugë më rrugë e lagje më lagje. Stafi aktual e disponon hartën e rrugëve të pyllëzuara dhe do mjaftonte vullneti i mirë për t’i nxjerrë nga sirtarët e vënë njerëzit në punë.
Është e thjeshtë të rrimë indiferentë e të presim që pemët të thahen e pastaj të drejtojmë gishtin e përgjegjësisë nga Bashkia që s’u kujdes për to. Por kjo mos tërheqje vëmendjeje tani, do ishte po aq e dëmshme sa neglizhenca që po tregohet.
Sigurisht që i gjithë ky aksion i për çdo javshëm ka kosto financiare, por nëse pemët lihen në mëshirë të fatit e thahen, kostoja do jetë shumë herë më e lartë. Janë kosto estetike, ku qyteti do duket si i shkretë; janë kosto mjedisore, ku qytetit do i mungojnë mushkëritë e tij; janë kosto shëndetësore, sepse me hijen e tyre ndihmojë shumë të moshur të mos u bjerë dielli në kokë; janë edhe kosto financiare, sepse jo vetëm janë shpenzuar miliona lekë për blerjen dhe mbjelljen e tyre, por do harxhohen po aq për riblerje e rimbjellje.
Shiu mund të vijë nesër, mund të vijë edhe pas tri muajsh, pra s’mund të mbesim me kismet të Zotit. E nëse vijohet me moskokëçarje e s’vihet dorë, do na mbetet të rithemi: na ishte një kryeqytet, që u ribë me pemë dhe mbeti sërish pa to.
P.S. Ndërkohë që shkruaj këto radhë, Bashkia vijon të presë hektarë me pemë përgjat rrugës së Elbasanit, pjesë e Parkut Kombëtar të Kodrave të Liqenit Artificial. A do ketë kohë dhe dëshirë ajo që, ndërkohë që pret pa mëshirë pemët andej, t’i ujisë ato këndej? Realiteti i deri sotëm na bën mosbesues!
Basha ka vrare 4 protestues te korrupsionit. Pemet nuk i ve ne hesap fare.
Ju lutem mos e kritikoni kaq ashper Z. Luili se i ndalen menstruacionet dhe kur t’i vije koha e menopauzes do te kete shume dhimbje. Ruajeni njeriun se mezi e kemi zgjedhur.
Me shume lutje,
O Altin !
A ke ndonje pune tjeter o vella.
Cfare ke qe e shqeteson naltmadhnine e tij ne punet e Bashkise.
Shko o cun shiko punen tende. Naltmadhnia duhet sot te vrase 1000 miza ne zyre. Ka porosite nga hollanda nje vrasese mizash qe komandohet me qepallat e syve.
Ndersa ti merresh me pemet.
Pse nuk qan hallin e pemeve ne Hollande.
Mjere ato cfare i pret.
Pse mre cuno po na i pret pemet se na bojne hije ne kete vap korriku, por edhe rruget na duhen me i zgjeru se ne kryqeytet kena ngel hala tek rruget qe ka bo Zogji i naltmadhenishem, shkulim peme, mbjellim peme sepse ene rruget duhet me i zgjeru pak se jane bo makinat ma shume se gamoret e kohes e mbretit, pra edhe rruget duhen e ms u merrni e preu pemen se preu, ne kemi nevoj edhe per gjona te tjera ma te rendesishme se pemet, dum pare e pune gje te cilen e kemi , se nuk do te rrim me hanger pemet more cuni mbare.
O popull mblidhni mendjen dhe mos lini nam me keto komente te pabaza e te pavlera, pyesni mire dhe merrni nje here informacion perpara se ti jepni gojes kot. Lerini te tjeret te punojne e ta bejne punen sic duhet.
O zoti Altin nuk mund ti japesh “orientime” Lul Bashes qe te marre shembull nga Ed Rama, se pastaj do te na lere jo pa parqe por edhe pa as nje peme. Lulit kerkoi qe te beje te pakten nje te dhjeten e gjelberimit dhe pastertine e ambjenteve publike qe behej per Tiranen nga Qeveria e viteve 1950-1970. Gjelbrimi qe trasheguam nga para 90, nje pjese u prish nga 2 kryetaret e 1992-2000. Cfare mbeti i futi eskavatorin Edi, i cili prishi shumicen e parqeve te Tiranes duke filluar nga ai tek Ekspozita, ai para selise se PD-se, ai para Teatrit te Kukullave, ai ne krah te hotel Drinit, pjese te konsiderueshme te Parkut te Madh, etj. Difekti kryesor i qeveritareve tane eshte se e dine vehten ” specialist per gjithshka”, te mete qe e Tarasi, i biri Gjylos. Nuk degjojne specialistet e fushes prandaj dhe kur shkaterrojne ka raste qe nuk e dine se por kryejne nje akt te tille.