Çdo brez mendon se ai mund ta ndryshojë botën. Kjo e vërtetë e thjeshtë duhet të jetë në fakt ‘perpetuum mobile’ i çdo të riu apo të reje. Mirëpo, veçanërisht në rastin e rinisë shqiptare shohim një dyzim të frikshëm; një tendosje dyanëshe që shpesh shkatërron të dyja anët dhe që i ka mbërthyer të rinjtë në një pezullti asfiksuese.
Për çfarë e kam fjalën? Brezi i ri, pjesë e të cilit jam edhe unë, jeton në një përzierje të çuditshme dhe të rrezikshme vlerash e anti-vlerash ku skandali është bërë i zakonshëm dhe ku të zakonshmit mënjanohen nga shoqëria sepse konsiderohen si skandalozë prej saj. Në një vend ku i forti respektohet më shumë se sa i drejti dhe ku modelet e vërtetë për të rinjtë janë specie në zhdukje, është thuajse e pamundur për një të ri, që të mos e humbasë toruan e të bëhet edhe ai pjesë e kësaj vorbulle shkatërruese. Duke dezertuar kështu misionin e tij më të parë: atë të ndryshimit (për mirë) të realitetit rreth tij. Natyrshëm lind pyetja: si është e mundur kjo gjë?
Problemi qëndron në faktin se mjetet që të rinjtë kanë sot në dorë janë në vetvete të rrezikshëm. Më konkretisht dhe për të ilustruar këtë ide, le të marrim shembullin e universiteteve. Që janë të shumtë, (pothuajse) sa edhe të pavlerë. Shumica prej tyre (nuk ekziston ndonjë renditje cilësore që të ishim më konkretë) duket sikur janë vetëm fabrikues diplomash në masë. Dhe për hir të së vërtetës një pjesë jo e vogël e rinisë shqiptare e dëshiron këtë gjë. Sepse joshet nga bukuria e një diplome të pamerituar dhe i pëlqen të shijojë frytet e saj. Kjo pjesë e të rinjve jo vetëm e justifikon, por edhe e ushqen një sistem të tillë ku merita nuk është kriter e ku kriteret nuk kanë të bëjnë me meritën. Ata e shohin shkollën si një fast-food. Gjithçka që do mund ta marrësh sa herë që do, aq shpejt sa do. Mjafton të paguash në kohë.
Ana tjetër e medaljes është ajo pjesë e të rinjve që janë të dhënë pas dijes. Ata janë seriozë në studime dhe mësojnë dyfish. Sepse u duhet të tejkalojnë mediokritetin e shkollave ku studiojnë, por edhe të përballen me korrupsionin e shkaktuar nga bashkëmoshatarët e tyre dembelë, por me diplomë në xhep që pa nisur shkollën. Këta të rinj dëshirojnë të thellohen në studime dhe të zhvillojnë personalitetin e tyre akademik, por përballen me një universitet që nuk e njeh kërkimin shkencor, që urren kreativitetin dhe nxit uniformitetin. Duke vrarë kështu dijen e bashkë me të pasionin e shumë të rinjve.
Përveç shkollimit, problemi tjetër madhor i rinisë është punësimi, i cili është në mënyrë të pashmangshme i lidhur më politikën. Së pari, sepse ajo është përgjegjëse direkte për rregullimin e mekanizmave të duhur për krijimin e nxitjen e vendeve të punës; dhe së dyti, sepse në një masë të madhe vendi i punës në Shqipëri është i lidhur me bindjet partiake. Edhe këtu shfaqen qartë dhe frikshëm dy fytyrat e rinisë së sotme. Njëra anë është rinia dembele e “mikut të fortë”. Po, po, Miku – ky është emri i saj. Edhe mbiemri. Edhe identiteti. Edhe diploma, edhe kualifikimet. Sepse veç mikut të fortë nuk i duhet asgjë tjetër për të zënë vendin e punës. Në kurriz dhe në dëm pjesës tjetër të rinisë. Asaj që është e zotë, por e pafuqishme. Punëtore, por e papunë. Asaj që duron deri në dhimbje. Që shpreson deri në pamundësi.
Të gjitha këto ndodhin në një brez ku shumëçka është fasadë. Sidomos mes të rinjve. Anti-konformistët, anti-mainstream dhe rebelët virtualë janë tashmë jo vetëm në modë, por edhe në shumicë. Në këtë vërshim anormaliteti ku përjashtimi bëhet rregull, i riu i zakonshëm e me vlera e gjen veten gjithnjë e më shumë të asfiksuar e përjashtuar. Sepse ai sheh që vlerat janë hedhur në plehra e janë ricikluar pastaj në diçka që do turpëronte gjithëkënd, e aq më shumë një të ri. Kështu pra, solidariteti konsiderohet si vlerë vetëm për sa kohë i shërben interesave meskine. Inteligjenca vlen vetëm kur zhvillon korrupsionin. Zotësi është vetëm t’ia hedhësh tjetrit. A nuk na mëson kështu politika? A nuk na thotë ajo se urdhërimi i njëmbëdhjetë dhe virtyti më i rëndësishëm është të dish t’ia fusësh tjetrit e për analogji mëkati kardinal është kur tjetri ta fut ty. Një logjikë e pisët, por e përhapur me shpejtësinë e një virusi ama, që ka prekur mijëra të rinj të cilët integritetin e kanë integruar pafundësisht larg.
E vërteta nuk ka nevojë për zbukurime artistike, sepse është vetë mjaftueshëm e trishtë. Shembujt janë të shumtë. Dhe çdo i ri e gjen veten të shtypur në mes të një sandwich-i të trishtuar. Rinia është sot në një farë mënyre si një personalitet skizofrenik, tragjikisht e ndarë më dysh brenda vetes. Një luftë e përhershme civile, por shpesh e heshtur, tërbohet brenda saj. Nga njëra ana shumica e të rinjve. Ata që kuantifikojnë cilësinë në varësi të numrave; që ngatërrojnë atë ç’ka është e drejtë me atë ç’ka bën shumica. Për këtë shkak e drejta dhe e padrejta janë shndërruar tashmë në terma lehtësisht të konvertueshëm. Ato varen vetëm nga shijet apo antipatitë e një bashkësie të veçantë njerëzish.
Nga ana tjetër gjendet një pakicë te rinjsh të zotë, por të nëpërkëmbur, shpesh të harruar dhe të pavlerësuar. Sepse ata vazhdojnë të jenë ëndërrimtare në mes të një brezi që nuk ëndërron më. E dëshirojnë lirinë në një kohë kur bashkëmoshatarët e tyre skllavërohen çdo ditë nga politika. Kjo pjesë e të rinjve vazhdon të studiojë me zell në mes të një brezi që e vetmja gjë që lexon janë emrat e lokaleve në të cilët kalon gjithë ditën e Perëndisë. Këta të rinj në minorancë vazhdojnë të jepen pas kauzave të vërteta në mes të një brezi miop e të çoroditur që nuk ka më as kauza, as modele, e as vizion.
Në mes të këtij dyzimi frikësues, pjesa serioze, idealiste e punëtore e rinisë duhet të përmbushë misionin e saj më të madh: ndryshimin dhe tejkalimin e vetes. Si një e tërë. Pjesa e shëndetshme e këtij trupi rinor duhet të ringjallë edhe pjesën e vdekur të tij. Jo ta tërheq atë zvarrë, sepse ashtu do t’i ngelet përgjithmonë si një patericë invaliditeti. Por duhet që ta ndryshojë pak nga pak e përgjithmonë. Që të mos zgjohen në mëngjes me keqardhjen se i përkasin këtij brezi. Që të mos mësohemi kurrë me idenë se në këtë vend çdokush mund të vjedhë, të vrasë, të bëjë ç’të dojë e të marrë ç’të dojë. Vetëm kështu mund të ndalet e gjithë kjo marrëzi. Duke e flakur tutje cinizmin. Pa pasur frikë se integriteti do të na cenojë rehatinë. Për ta ndalur këtë eksod skllavërues që edhe kur na ngop trupin na lë me turpin e zbrasjes së shpirtit.
Sot të rinjtë që mendojnë kështu janë në pakicë. Por ka ende shpresë, sepse ka ende të rinj (të tillë). Ndryshimi nuk vjen kurrë nga turmat, por nga një grusht njerëzish plot integritet e vizion që nuk bëjnë kompromise me vlerat dhe kauzat e tyre. Duket sikur këto gjëra janë të pamundura. Por ne jemi shumë të rinj për të kuptuar që këto gjëra janë me të vërtetë të tilla. Ndaj do t’ia dalim gjithsesi. Sepse marrëzia më e madhe është ta shohim botën siç është dhe jo siç duhet të jetë.
ラブドール 現実的なラブドールはあなたの重要な遠距離恋愛を保存します
E bukur kjo: ” E shohin shkollen si nje fast-food!”
Ne fakt ashtu e shohin! Ja dhe canta e shkolles ?
Une si denmokrat i flakt qi jom kom shum shprese te rinia e LSI-se se jan shum vizionar dhe te dhone mas punes dhe bllokut te kaptin-lopes qi kon per kryetar.
Rinia eshte bere me keq se pleqeria. E kane mendjen te turren neper parti, per te vjedh e per te marre ca te munden. Ka dhe nga ata qe thua ti, qe jane te drejte e te ndershem e qe punojne, po per ata ska vend ne vendin tone
Rinia sot eshte rri te rrime, ka hall vetem nga te pi kafen. po te ishte rinia ne rregull sdo ishim e ne kaq keq sa jemi. Si thu ti?
Po shkrimi shume i mire. I goditur. Bravo ky evis plaku. vtem se sh idealist; dhe ketu dhe tek ai shrkimi me PS. nuk gjen ven kollaj kshu
Shum qarte eshte folur dhe fatkeqesisht shume gjera jane reale ne rinine shqipetare,nje shumice e vogel e rinise shqipetare jane te shkolluar dhe te zote por nuk gjejne hapesira per te punuar apo per te hecur perpara sepse ne shqiperi qe te hecesh ^pak perpara duhet te lidhesh me zinzhirin e pisave apo partise ,ndersa nje pjese e madhe jane shume keq duke filluar nga llogjika qe kane,do duhet shume kohe te behet rinia shqipetare e te konceptoje ashtu sic jane europianet,gjeja e pare dhe e keqe qe do na duhen shume kohe me kaluar eshte gjaknxecia qe e kane te gjithe te rinjte sot ne shqiperi!
mendoj se problemi vjen nga pamjaftushmeria e burimeve qe ka nje i ri ne dispozicion per tu afirmuar ne shoqeri dhe per te ngjitur shkallet e suksesit. duke qene se ka shume pak burime dhe nevoja per mbijetese eshte e madhe, i riu behet egoist, mashtrues dhe kerkon sukses me cdo menyre. ne nje shoqeri si kjo e sotmja ku vlerat jane ato te pushtetit,parase,bollekut cdo i ri zgjohet me endrren per ty ngjitur sa me lart ne piramiden shoqerore. disa e bejne me djeresen e ballit disa gjejne metoda te rrezikshme atlernative.kete konflikt e shfrytezojne me se miri disa organizma si ministria e arsimit,universitetet private e shteteore etj etj. eshte tamam si fast food ku ti mund te presesh ne radhe te marresh ate qe do, ose te futesh nga dera e pasme dhe te sherbehesh i pari. AQ ME TEPER KUR E NJEF EDHE PRONARIN E FAST FOODIT.
More djal,nuk behet rinia e dobishme me shkrime si te tuat,por duke e marre mundimin te angazhohesh ne shoqeri! nese e ke bere bravo..nese ben vetem shkrime s’ja vlen!
kjo rini portokaladhe eshte shume elodhur ,e raskapitur
nga dembelismi itepert
por nuk bie fai vetem tek ata ,faji eshte i shoqerise shqiptare
intelighenca ,pra njerezit e zghuar ,nuk duan nje shqiperi me te mire
ata jane te stimuluar me propaganden e sulltan berishes dhe shqiperia ben hapa prapa
Artikull i mirë,por a ka sot rinia jon ide ,vizion ,dëshirë.Shumica ,Jo.
Rinia ,pjesa më e gjallë e popullit por rinia e Universitare në çdo komb është pjesa më vitale e kombit.Rinia jon ka pak të tillë siç thuhet edhe në Artikull.Prandaj sa kohë kjo rini do vegjetok kafeneve të Tiranës kombi do mpaket dhe shoqëria do të lëngojë gjatë.
Po,në artikull flitet vetëm për rinin qytetare dhe studentore.Po rinia në fshat që është gati 50% e të rinjve në Shqipëri,çfarë bën ?
Apo presin fatin e zi të Maries që u vra para disa ditësh.
Prandaj Rinia duhet të bashkohet të organizohet dhe të marrë në dorë jo vetëm fatin e tyre por të gjithë kombit.Nryshe …vetë vuajtje do t5 kemi.
Evis, te pergezoj per artikullin qe ke shkruar. me te vertet qe ke preku disa tema shume te rendesishme per rinine tone. Per sa i perket arsimit shqiptar, me vjen ne mendje paralelizmi qe mund te bejme me jeten ne mesjete ku masonet thuhet te kene luftuar per te mbajtur nje shkalle te larte te edukimit dhe inteligjences tek populli i varfer dhe shtresat e uleta pikerisht per te luftuar efektin monarki. ata mendonin se per te rrezuar monarket do te ishte me mire sikur te edukohej shtresa e ulet ne ate nivel qe te arrinin te hidhnin poshte mbreterit e tyre. E pikerisht kur vjen ne shekullin e 21 sheh qe ne vende si ky i joni arsimi perdhoset me shum se rregullohet. E pikerisht e gjithe kjo ndihmon vetem nje faktor, faktorin politike. Shembulli qe kemi para sysh si rini, ku dy parti te vetme ( dhe nje parti prostitute ne mes) kane sunduar vendin tone eshte shembulli me konkret qe mund te gjesh. per me teper kur mendon se ku ishte arsimi ne vitet 90 (majat e tij) dhe ku eshte arsimi sot.
nje pike tjeter e rendesishme qe ke permendur eshte pikerisht qe ka shprese sepse ekziston dhe nje dora me njerez qe vazhdojne te besojne ne meritat dhe mesojne dyfish. dhe pikerisht bashkohem me idene tende se ndryshimi nuk vjen nga turmat (shih rastin e sirise ku turmat po shkojne ne lufte civile) por nga nje grush njerezish. Un do doja te beja nje nen ndarje te asaj shtrese qe ti e quan shtresen qe perfaqeson trimat, injorantet, ata qe fusin mik, paguajne etc etc. Kjo shtrese (nqs planifikon te behesh aktiv dhe te ndermaresh levizje) mund te ndahet ne dy nenkategori (the ketu mund te draw a comparison me cfare ndodhi ne Wall St. ne vjeshten e vtit 2008)- 1.ka nga ata QE E DINE QE NUK DINE 2. ka nga ata qe NUK E DINE QE NUK DINE GJE. mund te duket loje fjalesh por te ben te kuptosh qe pikerisht kjo pjese e dyte ( qe perfaqeson dhe politiken tone) eshte me e rezikshmja
“Ata e shohin shkollën si një fast-food. Gjithçka që do mund ta marrësh sa herë që do, aq shpejt sa do. Mjafton të paguash në kohë.”
Ket do e kesh mare kendej:
http://www.pbs.org/wgbh/pages/frontline/collegeinc/view/
Kjo qe po thua o Vis nuk po ndodh vetem ne Shqiperi por kudo. Ajo qe quhet “Fast-Foodization” of School.
Bravo edhe une jam pjese e brezit te ri dhe mendoj se ke plotesisht te drejte per cdo fjale ne kete shkrim te mrekullueshem.Eshte vertet habitese se si nje plese derrmuese e rinise jane te gjithe te njejte egoiste dhe budallenje.Sic degjojme edhe mesuesit te thone shpesh Paraja e prish njeriun.Besoj se te vetmit qe e kutojne kete jane personat qe ti pershrove te zgjuarit dhe te varferit.Kam frike se kjo pjese e popullsise eshte ajo qe sdo te degjohet kurre.Shpresoj qe te behesh dikushi ne jete sepse e meriton.Duke pare mendimet dhe idete e tua do te te jipja gjithe boten nqs do te kisha mundesi.