Këta të vetëvrasin!

30 Qershor 2012, 12:49Blog TEMA

Nga Adriatik Kelmendi

 

“KËTA TË VETËVRASIN!” Kjo është fjalia groteske e përhapur kohëve të fundit që përshkuan rrëqethshëm një situatë të frikës, dyshimit, kalkulimit e mosbesimit të thellë të ngjizur me nge për vite brenda shoqërisë kosovare. Fatkeqësisht, kjo u përkufizua kaq tmerrësisht marrë si shkas fundin tragjik të Dino Asanajt, sigurisht një ndër 10 njerëzve më të fuqishëm në Kosovë, si për nga funksioni (shef i procesit të privatizimit) ashtu edhe për nga qarku i ndikimit (një ndër njerëzit më të besueshëm të njeriut më të fuqishëm në vend, Hashim Thaçit).

E rrëqethshmja, pra, qëndron në dy nocionet e theksuara. Me “këta” përshkruhet një strukturë, gjithsesi e plotfuqishme, por e pacaktuar, që mund të jetë kushdo në këtë shoqëri pa përjashtim, teksa me “të vetëvrasin” shprehet bindja e pafuqisë kundrejt “strukturës së caktuar”, që mund të të vrasë dhe të të detyrojë të vetëvritesh njëkohësisht, sado paradoksale të duket kjo.

QË TA QARTËSOJMË, para se dikush të më akuzojë për pandjeshmëri rreth subjektit aq delikat të (vetë)vrasjes së Asanajt, se jam fare koshient për kompleksitetin e kësaj teme. Po ashtu, nuk e kam fare të lehtë të reflektoj mbi këtë, duke pasur parasysh se të ndjerin Asanaj e kam njohur edhe personalisht dhe duke e bashkëndjerë natyrshëm dhimbjen e familjes dhe të dashamirëve. Mirëpo, përtej kësaj tragjedie, njësoj më tmerron fakti i mungesës së reflektimit intelektual të kësaj shoqërie për një situatë krejt të jashtëzakonshme, ndër më të diskutuarat e më spekulativet në këto vitet e fundit.

Pjekuria intelektuale e një shoqërie gjithsesi lyp të dëshmohet në situata jo të këndshme, delikate, me shumë të panjohura e paqartësi, me rreziqe të parashikueshme dhe të paparashikueshme, si kjo që e ka pllakosur Kosovën me (vetë)vrasjen në rrethin e parë të pushtetit. Është e pafalshme se si, me fare pak përjashtime – dhe aty-këtu me ndonjë shkrim shumë të kalkuluar, ose në formë nekrologjie, ose mjegullimi të (pa)qëllimshëm – personalitete publike, politikanë, zyrtarë të lartë institucionesh, dinjitarë mediash e shoqërie civile, përfaqësues fetarë etj. etj., që shpesh janë të gatshëm të argumentojnë kurdo dhe për çfarëdo zgjodhën thjesht: të heshtin!

E provova edhe vetë një javë me herët teksa kontaktova një numër të konsiderueshëm “personash kompetentë” për të reflektuar në një debat më tepër socio-psikologjik për shoqërinë dhe fatin tragjik të njeriut të rëndësishëm, por secili pa përjashtim kishte një arsye madhore përse pikërisht ai nuk mund të merrte pjesë në diskutim.

Arsyetimet ishin thjesht kalkulime: “Mos po më keqkuptojnë!”

Njëri mos po e keqkuptojnë se e ka pasur mik shumë të ngushtë dhe çka do që thotë mund të keqinterpretohet, tjetri sërish për keqinterpretimin por për arsyen se ka pasur ndonjë fërkim me të ndjerin në të kaluarën, i treti se “institucioni ka marrë vendim që të mos flitet ende” për të evituar keqkuptimin, kurse i katërti se “institucioni” ka vendosur që t’i lërë “institucionet e tjera ta bëjnë punën e tyre pa u ndikuar”, i pesti se “shkencërisht” mund të keqkuptohet, e i dhjeti se ka pasur mjaft keqkuptime me ato që ka thënë deri tash dhe do që t’i shmanget një keqkuptimi tjetër (sic!).

Por, çka i ndodh një shoqërie kur të gjithë dinjitarët e saj, njerëzit që do të duhej të udhëhiqnin bien viktima të kalkulimeve meskine?! Frikësohen se – mos keqkuptohen?! Ata vetë. Personalisht.

Po çka në qoftë se keqkuptohet e gjithë shoqëria?!

Në qoftë se “kokat” hyjnë nëpër vrima të miut, kush do ta orientojë masën në udhëkryq?!

LAJMI PËR (VETË)VRASJEN e Asanajt është përcjellë nga të gjitha mediat e rëndësishme botërore. Kjo ngjarje do të luajë rol edhe në projektimin e mozaikut ndërkombëtar për atë se çfarë shteti po bëhet Kosova. Dhe kush do të duhej të reflektonte në këtë rast?! A s’ka vërtet Kosova mendje të pavarura që do të mund të argumentonin një qëndrim për situatën pa shikuar interesin shumë të ngushtë personal?!

Mjerisht, ky po mbetet një episod shumë i zi për këtë shoqëri.

Kur heshtin intelektualët, atëherë edhe spekulimet marrin zjarr dhe tash të gjithë jemi dëshmitarë të shumë insinuatave, interpretimeve e pikëpyetjeve për rastin, të cilave sigurisht do t’ia kishin lakmi edhe maestrot e trilerëve, si Alfred Hitchckok e Stephen King.

Janë shumë pyetje e dyshime të ndryshme që çdo ditë shtrohen nën zë, ose shkruhen si anonime nëpër portalet e Internetit, nga qytetarët e frikësuar nga ngjarja dhe të trishtuar nga heshtja, për të mos thënë, misteri që po e përcjell të tërën.

 

–    Si është e mundur “vetëvrasje” me aq shumë prerje e goditje?

–    Si është e mundur “vrasje” në një ambient aq të sigurt?

–    Pse do të “vetëvritej” një njeri “që i ka të gjitha”?

–    Kush mund ta “vrasë” një njeri “që i ka të gjitha”?

–    A i ka përdorur dikush akuzat publike ndaj tashmë të ndjerit për ta hequr qafe dhe të sigurojë alibi?

–    A e kanë shantazhuar akuzuesit?

–    Sa miliona euro kanë qenë në pyetje?

–    A po e përdor tash Qeveria situatën për t’i luftuar përfundimisht kritikuesit?

–    A e ka bërë dikush nga rrethi i tij i ngushtë “vrasjen”?

–    Përse po heshtin në mënyrë kaq të pazakontë organet e hetuesisë?

–    Përse nuk po prononcohen EULEX-i dhe ambasadat?

–    Përse u deklarua shpejt se ishte “vetëvrasje”?

–    Përse u bë varrimi aq shpejtë?

–    Përse u mbajt mbledhje komemorative në Kuvend dhe u bë varrim me ceremoni ushtarake, mos po dëshiron dikush të mbulojë diçka?

–    Mos u ka dërguar dikush sinjal me këtë akt krerëve të tjerë të shtetit se sa të brishtë janë?

–    A mos është “vrasje” politike?

–    Mos e kanë bërë shërbimet e huaja?

–    Mos e kanë “vrarë” profesionistë të paguar specialistë të krijimit të insinuatave?

–    Përse nuk u ftua menjëherë FBI, por u pritën disa ditë?

–    Nëse edhe njerëz të atillë “vriten”, ose detyrohen të bëjnë “vetëvrasje”, çka mund të na ndodhë ne të tjerëve?

–    …

 

E PËRSËRIS, E KAM jashtëzakonisht të rëndë edhe që t’i shkruaj këto fjali plumbi, por me të tillat po përballemi çdo ditë nga të gjitha sferat e shoqërisë, që nga ngjarja tragjike. Sigurisht, se këto dilema frikësuese i ka dëgjuar edhe analisti shqiptaro-amerikan Fron Nazi, gjë që e ka shtyrë të shkruajë këtë fjali në shkrimin e tij për sigurisht gazetën elektronike më me ndikim në rruzull “The Huffington Post”: “Kosova është bërë një vend në të cilin ‘mund të shpëtosh pa u ndëshkuar për krimet’”.

Frika, mosbesimi, pasiguria e kanë kapluar këtë shoqëri si asnjëherë tjetër.

E, fundi i fundit, mund të dalë se ka qenë vetëm një veprim i ndikuar nga një çast dobësie i një personi të fortë e plot jetë.

Mirëpo, dëmi që po i shkaktohet shoqërisë me heshtjen do të ketë efekte të gjata. Është shoqëria ajo që po bën vetëvrasje! Ajo e fillimit “këta të vetëvrasin” lehtë mund të kthehet edhe në – “ne po vetëvritemi”.

Dino Asanaj – u prehsh në paqe! Ngushëllime për familjen!

10 komente në “Këta të vetëvrasin!”

  1. saviano says:

    Ky Dino Asanaj nuk eshte vetevrare. Te pakten kete gje duhet me e thane prej fillimit ne fund. Dhe ai qe e ka vrare ne se don te thote nje fjale per kete rast eshte: Dino Asanaj e vrane.
    Pra ne tere kuptimin e te mos gabuarit me thes duhet pohuar me ze te lart se DINO ASANAJ eshte VRARE. Tjeter gje eshte te mos gjendet, tjeter gje eshte te mos e gjejne vrasesin, tjeter gje eshte te mos pendohet kush per krimin e bere, tjeter gje eshte te mos protestosh per vrasjen, tjeter gje eshte ta besh zi fytyren e tij POR krejt tjeter eshte te thuash AI U VETVRA duke goditur veten nente here me nje thike.
    A nuk kishte ne Kosove nje arme qe tja bente njehere bam dhe mbaroi( ka plot , kane te gjithe bile me shume se nje) A nuk kishte Dino Asanaj para te gjente jo nje pistolete po dhe antitank po te deshte per tu vetevrare, Kishte plot, A nuk kishte Dino Asanaj nje vend larg vendit te punes, nje kthine, nje dhome , nje qoshe ku te bente kete akt ne menyre me dijnitoze??? Kishte plot.)
    Po pse kaq frike keni more KOSOVARE te pakten te thoni E VRANE DINO ASANAJN dhe pastaj shtoni c te doni ne ferrin apo parajsen per te.

    1. fule says:

      Nje pyetje e thjesht. Shikoni gjithe kronikat e vetvrasjeve dhe me gjeni kur eshte hera e fundit qe dikush eshte vetvrare me thike…:)

  2. sandri says:

    ne respekt te te ndjerit, kjo ka vetem nje pergjigje qe Kosova nuk eshte shtet eshte thjesht nje organizate (emrin vendosjani vete pas) qe te gjithe mendojne se si te vjedhin,pasurohen sa me shume ne nje kohe sa me te shkurter ashtu si edhe Shqipo nena…

  3. barileva says:

    pajtohem plotsisht me ket shkrim edhe sdi sa here kom shkru se un jam ni komentus i thjesht mir po nuk tutem ku do te deklaroj mendimin tim se per ket se dino asht vra ket e din te qith po vetum ni nuk po muj me dit ku po ja len venin veti qaj mjeku gergjaliu se dul e rejti popllin ne at menyr e qfar bese i ka met ati te punoj si mjek ket duhet publikisht te distancohet poplli pi tiku mun njeri te vi ne at qendje ta masakroj veten ne at menyr ket nuk mun as ni psikiat i cili si punon truni se le mo dino hasanaj ta boj ket e ket po shifet edhe nenet per qe po dojn mi hjek per gazetar ktu jon dolloveret kishe thaqi pi perkrahi mi hek kishe haradinaj po jepi dorheqje e kho thaqi i diriqon delegat e vet votoni kunder po kon po e ren o thaq po kto fore ni femiju nuk mun ja shet se jo ne shekullin 21 ky minister me ket grup kriminelesh shum zor asht ky popull ta hek se kta jon ne qendje edhe popllin ta masakrojn po kush i myty qith kta njerz pas lufte ju garantoj se qita qe jon ne qeveri kta jan shtisat e njerzt i kan vra kriminelt me teholla tuj pagu e bllaca mir ju ka bo po poplli aq naiv nuk po i beson kur aj po argomenton taman per njerz te vram dhe ku dhe si jon vra

  4. Analogjia says:

    Analoge si ne Kosove dhe Enver maveria me saline kane cuar ne vetevrasje shqiptare konkrete.Eshte edukata turkoshake e osmanllinjve ne palcen e tyre qe con shqiptaret ne kete krim.

  5. Zoti Kelmendi. Respekt per Pyetjet qe pozoni, ne fakt Jane retorike; te na rroje ‘New borni Kulceder me 777 Krena’, eh, mire qe te vrane o Basa i Jasharve, nuk u helmove sa Na!!!
    Te na rruajne miqMdhajt qe e dun Kosoven per Kolumbi& Malajzi bashke!
    Na shpetim qe nesa zotit pret sllobonanes se Tyne kasap!
    SOT I kendojne ameriqise: Ec na rruj bishtin, se Kosoven vete na e fake si ‘Jeruzalemin’ tone o Alleate e VJETER, Mos e kruj fort me NE!
    Se Cfar’ tjeter kjo bishtndershalje e Miqeshes Sone te MadheFort?!
    Ah Baca I Jasharve,
    u kry Bace, Kalbezim & Helmimi Madh; te kom zili qe je tash e nji vargan ditesh qe Nuk je kah sheh ma ket Poshtnim te TYNE prej Padroni & tradhetort tane bisht- ndershalshmit e kalbzym; si bishtndershalin tradhetore e burra te ndershem Bace me pa sa faqja zeze!
    Ah Bac me t’ pase zili qi nuk po sheh si jena Bo; Hije ne vend tone e kah shkojme drejt TheqafjesMadhe e Hupjes,
    …Kah na Kane vu ne krye HELM -Thaqin me shoke!
    Ah Bac’, u kry; RrenimiMadh; e kryne Bace, Ej kuku per ne Hijet!…
    Me pas zili tradhetoret e Trimat qe Jan per nandhe…
    U kry Bace!
    Na ke thane: -Rujnu prej MikutMadh se Ta ban te Madhe Gropen !…po ne : na jena Newborn qe Neeborne!!…
    Ah , lumthi NE Newbornet tash ku je Bace!
    BORXHE-Mdhajt SE Borxhe-Pa- shkulmit!…

  6. Bashtova says:

    Se mos vetem ne Kosove te “vetvrasin”! Eshe ne Shqiperi eshte e njejta gje. Kosta Trebicka u vetvra, Artan Hoxha i Top Channel u vetvra, Azem Hajdari i vetvra, deputeti Xhindi u vetvra, 26 njerezit e Gerdecit u vetvrane dhe u vetdogjen, 4 njerezit para kryeministrise u vetvrfane, e keshtu me radhe. Po si nuk vetvritet, p. sh., kryeministri per te gjitha keto (vet)vrasje, per korrupsioin e madh te familjes se tij, per shitjen e Shqiperise, per vjedhjet e pasurise kombetare, por si nuk vetvritet Ilir Meta per tradhetine qe po i ben cdo dite ketij vendi dhe ketij populli, por si nuk vetvritet Fatos Nano, per tradhetite dhe dredhite me sali Berishen, etj., etj. Jo, jo nuk i gjen gje, nuk kanender mend te vetvriten dhe as t’i vrasin, e kane me lehte te (vet)vrasin te tjeret, te gjithe ata qe mund t’i pengojne ne zhdukjen e kombit shqiptar dhe ne vjedhjet e plackitjet e tyre.

  7. albana says:

    Shkrimi i zotit Kelmendi ngre probleme serioze prej te cilave vuan shoqeria shqiptare ne te dy shtetet e saj.
    Disa pyetje, te cilat mbeten pezull per arsye se mungon informacioni teknik, kerkojne pergjigje profesionale. Mendoj se botimi i raportit mjekoligjor i keqyrjes dhe autopsise se te ndierit do t’i davariste plotesisht hamendjet qe behen burim spekulimesh dhe, per pasoje, ngren tensionin e shoqerish dhe krijojne mjedis te pershtatshem per krime.
    Kjo eshte me e thjeshta gje qe duesh te ishte bere dhe duhet te behet, ngase eshte e rendesishme qe edhe te clirohemi dhe te merremi me pyetjet e tjera qe kane natyre me komplekse.

  8. AHA says:

    EDHE TREBICKA NE TE NJEJTEN MENYRE U “VETEVRA” MOS E HARRONI!

  9. aron says:

    Edhe samurajt vetem nje here ja ngulnin vetes.kETA TE VRASIN LIVE ,ne TV ,DHE KUSH JANE KETA QE MARRIN SHEMBULL NGA BERISHA.JEMI TE STERLODHUR ,POR PA RRUGEDALJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje