Dje gjykata e faktit ne Lezhe denoi me pese vite burg ne total, shtate komisioneret e qendres se votimit te Komunes se Dajcit te ketij rrethi. Gjykata i gjeti ata fajtore per fallsifikim te procesit te votimit, sepse nga hetimet e bera u konstatua se ne votim kishin marre pjese edhe persona qe ndodheshin ne emigracion dhe prej kohesh nuk jane kthyer ne fshat. Denoncimin ndaj tyre e bëri kandidati i Aleancës për të Ardhmen, (opozites) Rrok Rroku, i cili humbi zgjedhjet për kreun e komunës Dajç, përballë Gjergj Doçit, i Aleances për Qytetarin, (qeverise).
Ky eshte nje lajm i mire per ata qe kerkojne te respektohet vota e lire e qytetareve, ne zgjedhje “te lira dhe te ndrshme” sic i quan bota ato. Eshte nje lajm i mire edhe per kandidatin socialist per kryetar te komunes, i cili paraqiti akuzen ne organet e drejtise dhe i qendroi kesaj ceshtjeje deri ne fund.
Ky eshte shembulli i dyte ne vend, kur gjykatat tona merren me rastet e manipulimit te zgjedhjeve dhe vene para pergjegjesise ligjore ata qe e shkelin ligjin zgjedhor. Rasti i pare ishte ai i denimit te komisionereve te komunes Rruzhdie ne Fier. Eshte nje lajm i mire per opinionin ne pergjithesi, sepse jep te kuptoje se ligji, sado rralle e per mall, do te veproje mbi shkelesit e tij dhe prandaj, mjer kush do te behet objekt i denimit te tij, ne se ka futur duart ne votat e popullit!
Por rasti i manipulimit te zgjedhjeve ne Lezhe eshte edhe nje rast i vecante dhe unik ndoshta, jo vetem ne Shqiperi. Sepse atje jane denuar jo vetem komisionere te nje partie te vetme, sic ndodhi ne Fier, por komisioneret e partive te ndryshme, te pakten te tre a kater prej tyre, nder to edhe ata te opozites. Vjedhja e votave te votuesve ne Dajc ne Lezhes pra, eshte bere ne menyre “pluraliste” dhe “konsensuale”. Perfaqesuesit e partive kane kryer krimin e vertetuar tashme te vjedhjes se bashku. Dhe po se bashku, jane perpjekur ta fshehin ate nga syte e publikut dhe te gjykates.
Rasti ne fjale, ashtu sic paraqitet ne Lezhe, ngre nje seri problemesh jo vetem per njerezit qe angazhohen ne procesin zgjedhor ne baze, nga veriu ne jug, por edhe ata ne qender, ne Tirane. Frymezimi per veprimeve te tilla te peshtyra vjen nga Tirana dhe merr “bekimin” po ne Tirane. Natyrisht, edhe mbrojtjen, aty ku eshte e mbundur.
Problemi tani shtrohet se si ka mundesi qe komisioneret, qe perfaqesojne parti te ndryshme politike ne komision, te bien ne ujdi per te shkelur ligjin ne kete menyre? Njeri shpjegim ne kete rast ka te beje me perdorimin e mjeteve te korrupsionit politik dhe ekonomik per komisioneret, pavaresisht se “bexhen” e ciles partie mbajne ata te varur ne jaken e xhaketes se tyre. Keta komisionere nuk e kane per gje te fallsifikojne ne menyre publike dhe ne syte e vezhguesve dokumentet zyrtare, te bindur se po bejne nje pune te paqme. Natyrisht qe ne kete rast premtimi per nje vend pune, per nje burse shkolle, per nje shuk parash te thata apo thjesht per nje thes me miell, eshte bere mjeti qe e ka shumezuar pluralizmin politik me zero.
Ky korruptim i njerezve poshte, te atyre njerezve te mjere, qe jane gati t’i falen cdo lloj lemoshe pa asnje princip, vjen me frymezim “nga lart”. Jane ata “lart” qe kane dhene porosi qe te fitoje me cdo kusht kandidati perfaqesues i qeverise, ashtu sic edhe fitoi, sepse keshtu te mirat do te burojne lume per komisioneret pa dallim feje, partie dhe ideje!
Kjo situate e trishtueshme e njeriut ne baze, tregon se sa poshte kemi rene si shoqeri ne pergjithesi, pastaj edhe ne politike, domosdo. Sepse muajt e burgut dhe faqen e zeze per ate qe bene do ta kene ata qe u denuan. Por ata jane produkt i ketij realiteti qe jetojme dhe qe ngjizet ne kryeqytet e ne te gjitha qytetet dhe fshatrat e vendit.
Ne fillim te vitit elektoral per zgjedhjet e reja parlamentare qe po vijne, politika shqiptare eshte e bllokuar prej disa ceshtjeve ende te pazgjidhura te reformes zgjedhore. Me gjithe afatet ultimative te vendosura nga ana e Bashkimit Europian, asgje nuk po leviz ne drejtimin e duhur. I gjithe procesi i pergatitjes se kuadrit ligjor, i infrastruktures zgjedhore, i psikologjise shoqeroe per zgjedhjet etj, eshte i mberthyer ne ate se si do do t’ia hedhim “pales tjeter” ne ato zgjedhje. Dmth, slogani i zgjedhjeve te lira e te ndershme eshte vetem pacavure qe vjeterohet gjithnje e me shume me kalimin e viteve te cerekshekullit te tranzicionit.
Me kete fryme e psikologji, se si t’ia hedhim “pales tjeter”, fillon pastaj edukimi teorik dhe praktik (dmth me pare nen dore) i komisionereve te partive qe do te veprojne per te vjedhur votat. Dhe kur eshte e nevoshme dhe e mundshme te behet nje gje e tille, do te blejme dhe komisioneret e partive te tjera, sado qe te jene ato, tre, kater apo pese parti. Na rrofte pra, pluralizmi politik shqiptar!
Kodi elektoral eshte pergjithesisht i qarte per rastet e manipulimit te zgjedhjeve. Edhe sanksionet jane po ashtu goxha te renda. Prokuroria ne rastin e Lezhes kerkoi plot pesembedhjete vite burg per vjedhjen “konsensuale”. Por nga Kodi dhe zbatimi i tij ne praktike ka shume rruge per te bere ne kete terren politik “me gunga”, ne te cilin zhvillohen zgjedhjet ne vendin tone.
Rasti i Lezhes tregoi se votimi ne emer te refugjateve qe jane jashte vendit, behet ane e mbane Shqiperise, pavaresisht se u ndeshkua vetem ne Lezhe, natyrisht aty ku nuk ka perfaqesues reale te opozites. Kudo vepron korrupsioni politik me ane te KASH-it, vendit te premtuar te punes ne administrate, apo, tek e fundit, e thesit me miell per familjet e vobekta. Kjo eshte shoqeria qe kemi ngritur gjate ketyre njezete viteve te fundit dhe ky eshte produkti (output)qe na sjell pastaj ne tavoline kjo shoqeri.
Perballe kesaj situate nuk mund te mos trishtohesh dhe te mendosh se edhe sa dekada na duhen akoma per te edukuar te njerezit zbatmin e ligjit dhe ndershmerine edhe ne procesin e votimit, kur per me shume se dy dekada, e kemi edukuar ate qe te vjedhe, te manipuloje dhe te manipulohet pa teklif e ne cdo kohe.
Ju votoni!
Votat Jua numeroj un!
po te ishin hapur kutite qe kerkoi opozita si ne 2009 dhe ne 2011,gjysmen e komisionereve sot do ti kishim brenda.
me cfar ti ushqeje sala neper burgje ???????
Po pse mre si kujtoshit ju pse ja qan hallin Doktori komisionerve?
Nuk ka gja ma t’sigurt se me vjedh n’emer Doktorit
pO SA DUHET TE DENOHET RISTANI QE BEN VJEDHJE DIREKT NE tv? po ne fshat?