Racizmi evropian është shfaqur edhe kësaj vere, në kampionatin evropian të futbollit Euro 2012. Ukraina nuk është një shtet aq demokratik. Më saktë, ngjan pak me demokracinë ruse dhe kineze. Polonia, një vend ish -komunist, i vuajtur për shumë kohë, së pari duke qenë vendi i parë i sulmuar nga nazistët, e më pas edhe i shkatërruar nga lufta, e i sulmuar nga të gjitha anët. Por, edhe i ndjekur nga komunizmi.
Tani një nga faktorët e afërm megjithatë dhe vend mjaft I rëndësishëm, e sidomos për Gjermaninë. Por, rrëfimi i vuvuzelave, i këngëve të reja, i femrave me gjinj të nxjerrë jashtë në shenjë të besnikërisë ndaj ekipeve të tyre, me budallenj, me batuta të mira dhe befasi në futboll. Ka natyrisht, gjithnjë nga ata që sportin e shohin përmes komentuesve të irrituar që përshkruajnë gjeografikisht vendndodhjen e topit dhe ekraneve televizive pasi vendet e tyre gati kurrë nuk kalojnë pragun e arritjeve për asgjë. Ukraina dhe Polonia do të mbahen mend vetëm si shtete.
Mario Barwuah Balotelli, ndonëse me humbjen e Italisë në futboll, do të shkojë në shtëpi si fitues. Kësaj radhe ka qenë befasia e kampionatit evropian. Një njeri i zi, kundër të cilit janë shkruar mjaft parulla dhe janë brohoritur mjaft mesazhe urrejtëse. Për Balotellin, disa skuadra kanë paguar ose do të paguajnë edhe gjoba. I zi, si shimpanze, si majmun…kështu kanë shkruar nëpër internet, e kanë sharë, e kanë fyer, por ai arriti ta eliminojë Anglinë në këto gara dhe i ziu ishte pikërisht më i suksesshmi.
Janë disa momente që mbahen mend për futbollin ose për sportin në përgjithësi. Dikur, si fëmijë mblidhnim fotografi për të bërë albume me ekipe. Kjo ishte energjia, i ndërronim me njëri-tjetrin, krijonim një lloj muzeu të futbollit. Atëherë, në gjeneratën time, na mjaftonte një copë bukë në qese dhe shkonim në fusha, në male, në rrugë, mbrapa shkollës. Me duhet ta pranoj se asnjëherë nuk kam qenë lojtar i mirë i futbollit. Por, ajo që me pëlqen për të është kur ekziston nevoja për të luajtur dhe për të ekzistuar në grup. Nuk më pëlqejnë njerëzit që gjithnjë i bëjnë moral njëri-tjetrit për ndeshjet, për rastet e humbura apo vënë baste.
Por, që nga Afrika e Jugut, dy vjet më parë situata ka ndryshuar në disa forma. Shorti bie në pjesë të ndryshme të globit, natyrisht të cilat kanë mundësi të tregojnë diçka dhe janë të zhvilluara.
Sporti më nuk është një gjë e nevojshme, e domosdoshme, lojë që organizohet me raste, me përvjetorë, një gjë që organizohet për të treguar aftësitë dhe arritjet. Sporti tani është shifra bastesh “x1” ose “x2”. Nuk ka gjë të keqe me të, përveç faktit që njerëz të sëmurë i kthejnë këto shprehi në përfitime dhe po ashtu në një lloj zhvlerësimi të tij.
Ndeshjet e fundit i kam ndjekur me disa miq kryesisht italianë. Ata kanë fuqi dhe energji për të bërë tifo, për t’u shprehur dhe për ta ndjekur. Nata e fundit e finales ishte natyrisht më depresive, ndonëse sporti gjithnjë sjell një lloj energjie që do të duhej të krijonte gëzim.
Në vendet ballkanike, sporti është nacionalizëm, është urrejtje, është luftë, është territor i shënjuar prej qenve që pshurrin me këmbën e ngritur në kënd. Por, kësaj radhe e kanë tepruar edhe disa shtete serioze dhe me Balotellin, është treguar njëfarë formë se racizmi ekziston gjithandej.
Super Mario, është kontrovers, është njeri që argëtohet, është i ri, vetëm 22 vjeç, është i famshëm dhe shpresa e futbollit italian. Është me origjinë ganez, e kanë birësur disa italianë dikur dhe tani ai është një nga më të famshmit. Bën skandale, i jep makinës në mënyrë të keqe, e parkon pa vend. Shpesh dehet. Por, çfarë bën më shumë se sa yjet tjera që i rëndojnë faqet e gazetave me llomotitje dhe detaje personale, “të lodhur nga paparacit”.
Balloteli, megjithatë është i zi. Njeri me ngjyrë, zezak. Si të jetë, njerëzit janë mësuar të dëgjojnë për italianët gjëra të tjera. Romansa, piktura, kultura, pica dhe makaronat. Por, jo lojtar të zi. Dhe, megjithatë ky i zi arrin ta tërheqë pas vetes një pjesë të madhe të publikut evropian. Megjithatë, ai shënon edhe atë që kancelaria gjermane, Angela Merkel, e quante si fund të multuikulturalizmit. Kjo dukej kritike. Por, ajo e di.
Në shtetin e saj, saktësisht 50 vjet më parë, turqit janë ftuar për të qenë punëtorë. Ata kanë ardhur, por askush nuk ka pritur që këta mysafirë nuk do të largoheshin kurrë. Fëmijët e tyre tash janë gjermanë, luajnë futboll për ekipin kombëtar të Gjermanisë. Janë miliona.
Në disa vende, racizmi dhe multikulturalizmi janë vetëm një gjendje e vetëdijes. Në të ardhmen njerëzit do ta dinë se mund të ketë edhe italianë të zinj dhe afrikanë të bardhë./ZERI
Ky eshte nje kungull i talentuar por pordhac!
Shpejt do i dale zjarri se tymi i ka dale me kohe!
Baloteli nuk duhet ofenduar si i zi, por duhet urryer si nje njeri bosh, fodull e me nje edukate qe te ben per te vjelle.
Nga ish-Rhodesia dhe Afrika e jugut kane dale tashma afrikanet e bardhe.
Hello I. Seferi,
…tybe se te mora vesh se c’fare ke dasht me thane.
as une ….