Gjithçka është çeshtje kohe

3 Korrik 2012, 16:40Blog TEMA
Gjithçka është çeshtje kohe

Nga Griselda Qosja

 

Pak ditë më parë, të enjten e shkuar Komisioni Qendror Zgjedhor, aprovoi me gjashtë vota pro kërkesën e Aleancës Kundër Importit të plehrave për zhvillimin e referendumit për shfuqizimin e një pjese të ligjit të mbetjeve. Veçse kjo kërkese do t’i përcillet Gjykatës Kushtetuese me 3 janar të 2013, me argumentimin se kërkesa nuk qe kryer brenda afateve të parashikuara. E ky argumentim vjen pikërisht në kohën kur vetë KQZ-së iu desh ndërhyrja e një përfaqësuesi të huaj për të realizuar atë proces, që në kushte normale nuk do të qe zvarritur e mbajtur peng prej interesave të ngushta partiake, duke tejkaluar edhe afatet ligjore në dhënien e një vendimi.

Referendumi është një e drejtë e patjetërsueshme e popujve për të ushtruar demokracinë drejtpërsëdrejti. Në kohën kur në vende si ky i yni delegimi i pushtetit ndaj përfaqësuesve nuk është gjithaq i garantuar, e drejta e referendumit është jetike. Sa më përfaqësuese të jetë një qeverisje, aq më e lehtë është kombinimi i saj me instrumentet e ushtrimit të demokracisë së drejtpërdrejtë, sa më pak përfaqësuese qoftë, aq më tepër bie ndesh me procedurat e drejtpërdrejta. Për shembull në Zvicër që prej 1848 e deri në nisje të viteve 2000 janë organizuar rreth 540 referendume. Ç’ka do të thotë se mesatarisht në një vit janë organizuar tri deri në katër referendume. Ndërsa në nivel kantonal ky numër është edhe më i lartë. Por Zvicra nuk është i vetmi rast suksesi në gërshetimin e procedurave të drejtpërdrejta të demokracisë edhe ushtrimit të deleguar të saj. Vende si Australia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, vende të Evropës Lindore, vende si Kili dhe Brazili në Amerikan latine, kanë përdorur referendumin si një mjet për të sheshuar mosmarrëveshjet e për ta garantuar mirëkuptim. Si ndodhi në Irlandën e Veriut ku të detyruar prej vullnetit të popullit, udhëheqësit politike e ushtarak u detyruan të bien dakord për hir të paqes dhe pajtimit.

Edhe ne në vendin tonë e kemi ushtruar të drejtën referenduese dy herë: një herë më 1994 dhe një herë me 1998, për adaptimin e një kushtetutë të re. Megjithatë, referendumi merr tjetër rendësi kur iniciativa nis prej vetë popullit, si një masë e fundme mbrojtëse ndaj një qeverisje, së cilës interesi publik i ngjet krejt i padukshëm. Marrja e 64 mijë firmave është një shembull i qashtër se ndërgjegjja qytetare në Shqipëri është duke dalë prej letargjisë gati 20 vjeçare, e sado e dobët dhe e hajthme është aty. Por është e padëgjuar që kur iniciativa për referendum vjen nga qytetarët, të dyshohet e të baltoset, duke kërkuar rrëzimin e kërkesës duke qenë se disa firma rezultuan të falsifikuara sipas laboratorit qëndror të kriminalistikës. U kërkua gjithaq që edhe të tjerat të konsideroheshin të tilla. Në qoftë e vërtetë se firmat janë falsifikuar kjo do të ish e rëndë, e për këtë do të qe me vend ngritja e një padie në Prokurori për falsifikim. E nuk do te kishin përtuar, nëse vërtetë do të qenë të tilla.

Vendimi për të dërguar kërkesën për referendumin e plehrave në Gjykatën Kushtetuese vitin e ardhshëm, nuk është tjetër veçse një përpjekje e shëmtuar për të fshehur prapësitë e qeverisjes sonë duke i shërbyer dukshëm interesave të caktuara politike që fatkeqësisht nuk përkojnë me interesin qytetar. Me dërgimin e kërkesës në janar të 2013, realizimi i referendumit do të zvarritet edhe më duke qenë se me ligj nuk mund të zhvillohet një referendum gjashte muaj apo tri muaj pas zgjedhjeve. Në kohën kur pritet që zgjedhjet e radhës të mbahen në qershor të 2013, dhe kërkesa për referendum do të dërgohet ne Gjykatën Kushtetuese në janar të 2013, është e qartë se vendimi i marrë prej KQZ-së synon të zvarrisë sa më gjatë procesin në kundërshtim me interesat e qytetareve. E gjatë kësaj kohe deri në mbarim të zgjedhjeve importi do të vijojë të kryhet, duke shkaktuar dëme ndoshta të pakthyeshme mjedisore. Ndaj, në situata si kjo, ne qytetaret nuk e kemi luksin e kohës për të pritur pambarimisht vendime që vonojnë të vijnë. Megjithatë vendimi do të mund të merrte kuptim nëse importi do të pezullohej, derisa çështja të zgjidhej e referendumi të kryhej. Në këtë rast po, nuk do të keqinterpretoheshin qëllimet e mira të KQZ-së.

Importi i plehrave drejt një vendi si Shqipëria, pa teknologjinë dhe traditën e riciklimit, është i papranueshëm. E nëse qeveria do të qëndrojë indiferente ndaj shqetësimit dhe kërkesave të qytetareve, do të pësojmë si Rumania në fshatin Glina, ku toka është kalbur dhe liqeni po zhduket, edhe pse atje ashtu si tek ne kontratat janë ligjore dhe plehrat të zakonshme. Apo mund të ndodhë edhe më keq, si në vendet e botës së tretë. E njësoj si to, do të përdoremi shëmtuar për të ricikluar mbetjet e vendeve të zhvilluara perëndimore, në kohën kur nuk mund të menaxhojnë as plehrat tona. Është pikërisht verbëria dhe mos ndërgjegjësimi qytetar që kthehet në lejekalimi për drejtuesit e papërgjegjshëm që të shfrytëzojnë në të tille formë situatën dhe padijeninë e popullit.

Po për fatin tonë, 64 mijë njerëz të mirë u bënë bashkë dhe nënshkruan peticionin, i cili do të çonte drejt realizimit të një referendumi. Megjithëse u përdorën të gjitha mekanizmat e mundshme për të ushtruar presion qytetar mbi një vendim të padrejtë e u kërkua që qytetaret të thonë fjalën e tyre, procesi u zvarrit. Duke dekurajuar kështu jo vetëm 64 mijë nënshkruesit, por edhe qytetarët e tjerë. Pas shfaqjes së shëmtuar që dha KQZ-ja në zgjedhjet vendore, duhej vërtet mjaft imagjinate për të menduar nëse do të mund të tejkalonte veten, por ndodh edhe kështu kur në lojë pleksen interesat e mëdha të grupeve të vogla.

8 komente në “Gjithçka është çeshtje kohe”

  1. besniku says:

    Po ku eshte Z. Arvizu ketu? Mire qe zerin e shqiptareve nuk e degjojne, por edhe te ambasadorit te vendit me te fuqishem ne bote, mikut dhe aleatit tone te natyrshem, qe ne kete rast perfaqesohet nga Z. Arvizu nuk degjohet?! Po ku eshte dinjiteti dhe personaliteti i ketij ambsadori, kur as nje burgaxhi, nje i droguar nuk e degjon, pa lere te beje si kerkon ai (brenda kushtetutes, ligjeve dhe rregullave te Shqiperise)? Mesa kuptoje une, Sali Ram Berisha, tashme nuk do te dije per asnje njeri, perfshi ketu edhe Z. Arvizu.

  2. Profesori says:

    shkrimi dakort,po një shkrim i shkruar herë me “ë” e herë pa “ë” mund t’ ia prishë lezetin përmbajtjes ,sepse supozohet të jetë shkruar në gazetë apo jo ? Luftojmë për të mirën gjithashtu duhet mbrojtur dhe shqipja.

    1. shqipetari says:

      Te lumte Profesor !
      Filloje te lutem fjaline me shkronje te madhe…ë…ë…ë |

  3. praktika says:

    Shty te shtyjme…..
    Tirana politike dominon ne proceset e saj me metoden e heshtjes,as mish as peshk,shty te shtyjme,shty deri ne minuten e fundit,te gjitha keto deshmojne kokat politike te pa afta per qeverisje,te afta per tu pasuruar,per te zgjatur artificialisht kohen e bytheve mbi fron.

  4. Altin Goxhaj says:

    Une jam pro referendumit dhe kunder importit te plehrave te riciklueshme sepse nuk besoj te kapacitetet kontrolluese doganore dhe te kapacitetet lokale menaxhuese. E vetmja arsye qe nuk e firmosa formularin se personi qe ma ofroi mundesine per ta firmosur e kishte detyre partie (PS) dhe nuk u ndjeva shume komod per ta firmosur per arsye qe dihen (PS me ka bere 12 gjyqe, kallzime, gjoba;-) por e dija se 50mije firma do te beheshin pavaresisht firmes sime pasi kur angazhohet vete opozita nuk eshte e veshtire te mbledhesh firmat perkatese. Qytetaret nese sdo kishte nderhyre PS nuk do ti bere 50mije firmat pasi jo per faj te organizatoreve por te pasivitetit qytetar njerezit rrine ne pergjumje kur u shkelen te drejtat e tyre.
    Gjithsesi doja te beja nje pyetje: KUSH E KA SHKRUAR LEGJISLACIONIN PERKATES QE DETYRON AFATET DHE PROCEDURAT QE SJELLIN SHTYRJE TE REFERENDUMIT??? KUSH UA HOQI TE DREJTEN LIGJORE REFERENDARE QYTETAREVE QE TE SHPREHIN VULLNETIN E TYRE ME VOTE NE AFATE OPTIMALE???

    1. Aldo says:

      Altin, po derisa kjo nisem eshte ne dem te shoqerise civile duke perbledh edhe ty, me cfare llogjike refuzon se te paskan ngritur ca gjyqe PS-ja ty. Mesa shof ti i paske merituar ato gjyqe dhe te kepusin edhe ca te tjera vetem per llogjiken teper te ngushte qe ke. Te pakten mos e shpreh idiotcine tende kaq publikisht. Edhe sikur 100 mije firma te ishin, firma jote si avokat qe del gjoja na mbron te drejtat e qytetareve apo konsumatoreve duhet te ishte e para. Jane kthyer gjithe ish-sekretarat e Enverit ne avokatet e Ariut.

  5. Agimi says:

    o Avokat Altini, po meqe je avokat duhet ta kesh lexuar kushtetuten (minimalisht) dhe te kuptosh qe referendumi nuk zhvillohet 6 muaj para dhe 3 muaj pas zgjedhjeve per te ruajtur stabilitetin social politik; Por shqetesimi nuk qendron ketu, qendron tek pyetje: perse keta zoterijne e cojne ne Gjykate Kushtetuese ne Janar, nderkohe qe e kane aprovuar qe ne qershor??? Kjo eshte shemtia e ketyre njerezve, qe kane zbritur nga mali dhe sillen me pronen publike sikur ta kene cifligun e dhuruar nga baba.

  6. dymi says:

    Kete trapin e Koqe Zese,me demek kryetarin e saj Ristan Berishen,Sal-iu e ngriti ne qiell.Sot me daten 6.07.2012 Genc Kojdheli ne nje shkrim thote:” …Po aq e pakonsiderueshme eshte mundesia qe kryetari i KQZ te krijoje ndonje force te veten politike, apo….”
    Pse te duket cudi Genco? Shume mire Risto Berisha mund te krijoje “Partine e Wiskit me meze muti” qe i shkon aq mire fytyres se tij te vrerosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje