Rënie e eksporteve, rënieve e fitimeve, rënie e investimeve publike, rënie e të ardhurave personale. Të gjitha së bashku, mesa duket i kanë shtrënguar sipërmarrjet e individët të reduktojnë shpenzimet. Dhe më shumë nga të gjithë e ka pësuar tregu i sigurimeve. Primet e shkruara bruto janë 2,2 milionë dollarë më pak se në pesëmujorin e parë 2011 ose 6,8 % më të ulëta. Ndërsa numri i kontratave të lidhura ka rënë me 26 %.
Në dy shkrime të mëparshme të kësaj rubrike, janë përcjellë të dhëna për zhvillimin e ekonomisë në fund të tremujorit dhe në fund të katërmujorit të parë të vitit 2012. Kësaj radhe po analizojmë të dhënat e pesëmujorit. Sipas të dhënave zyrtare, tendenca e muajve të parë vazhdon dhe tashmë besoj se edhe më optimisti duhet të pranojë se 2012 do të jetë një viti shumë i vështirë për ekonominë shqiptare. Janë disa tregues kryesorë të ekonomikë që tregojnë se nuk ka zhvillim përpara.
Tregtia me jashtë
Të dhënat zyrtare për katër mujorin na tregojnë se volumi i tregtisë me jashtë është në rënie. Rënie që vjen nga rënia e importeve me 2,1 %, e cila nuk arrin të balancohet nga rritja e eksporteve me vetëm 0,8 %.
Importet kanë rënë me 40 milionë dollarë. Në pamje të parë rënia e importeve mund të ishte lajm i mirë, por nëse shohim strukturën shohim se dy grupe të rëndësishme si ”materiale ndërtimi dhe metale” dhe ”makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” kanë, së bashku, një rënie me 17 % apo me 121 milionë dollarë. Kjo tregon që pritet të kemi më pak investime prodhuese, më pak linja të reja prodhimi, më pak punësim, më pak të ardhura, më pak potenciale për konsum, pra më pak kërkesë në ekonomi. Ndërkohë që kemi rritje me 94.5 milionë dollarë të importit të lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike. Edhe pse jemi vend me burime nafte dhe potenciale prodhimi energjie elektrike.
Midis grupeve të eksporteve shqetësues është fakti që ka rënie grupi “tekstile dhe këpucë”. Ky grup jo vetëm që përbën rreth 1/3 e volumit të eksporteve shqiptare, por vazhdon të jetë një sektor ku punojnë një numër i madh personash. Rënia e këtij eksporti dhe varësia e tij, kryesisht, nga kërkesa e tregut italian dhe grek, parashikojnë një situatë pesimiste në punësim, rënie e tij, e për pasojë po ato efekte negative që shpjeguam nga rënia e importit të makinerive.
Administrimi Fiskal
Në konferencën për shtyp të datës 27 qershor 2012, guvernatori i BSH deklaroi se “ … Periudha janar – maj është karakterizuar nga një sjellje konsoliduese e politikës fiskale …”. Këtë deklarim e ilustroi me pohimin se “…Në terma vjetorë, deficiti buxhetor është ulur me 6.5% …”. Por, detyra e BSH është jo thjesht të lexojë pasqyrën fiskale të qeverisë por të parandalojë që situata të mos përkeqësohet. Guvernatori i është bashkuar grupit të drejtuesve të lartë që tregojnë gjysëm apo çerek të vërteta. Guvernatori nuk tregoi se qeveria e ka tejkaluar në 5 muajt e parë të 2012 programin e saj të deficitit me 240 % apo me 122,3 milionë dollarë më shumë se programi. Qeveria ka tejkaluar huamarrjen e brendshme me 121 milionë dollarë, ndërsa guvernatori nuk na jep asnjë garanci sesi do të bëhet e mundur që të rikuperohet kjo situatë në 7 muajt e mbetur të vitit.
Në pesëmujorin e parë të 2012, të ardhurat e arkëtuara në buxhetin e shtetit janë rritur vetëm me 2 %. Nëse marrim për bazë rritjen e taksës së karbonit dhe taksës së qarkullimit bashkë me efektin e tyre në tatimin mbi vlerën e shtuar, si dhe efektin e amnistisë fiskale, duhet të pranojmë se në pesëmujorin e parë 2012 nuk kemi rritje të të ardhurave nominale. Pra, nuk kemi rritje të aktivitetit ekonomik krahasuar me periudhën respektive të vitit 2011. Edhe analiza e të ardhurave të realizuara nga taksa të veçanta tregon se qoftë konsumi është ndalur, qoftë sipërmarrjet e individët nuk kanë rritje të ardhurash.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është rritur me vetëm 2,2 %, gjë që tregon për frenim të aktiviteteve sipërmarrëse, sidomos, në tregun e brendshëm.
Tatimi mbi Fitimin është pakësuar me 23,8 %, tregues ky që sipërmarrjet po fitojnë më pak. Perspektivë e afërt e zymtë. Më pak kapacitete për investim, më pak mundësi për punësim dhe për herë të tretë na duhet të përsërisim pasojat në frenimin e kërkesës së brendshme..
Tatimi mbi të Ardhurat Personale është pakësuar me 1,9 %. Pra, as efekti i rritjes së pagave të buxhetorëve në korrik 2011 nuk ka sjellë më shumë të ardhura. Nëse të ardhurat nuk janë rritur, por konstatohet shtrenjtim i jetesës, edhe shumica dërrmuese e atyre që jetojnë me pagë janë më keq.
Mosarkëtimi i të ardhurave të programuara, e ka shtrënguar qeverinë të mosrealizojë programin e shpenzimeve. Shpenzimet kapitale në pesëmujorin e parë 2012 janë 36 milionë dollarë më pak se e njëjta periudhë e 2011 ose me një rënie prej 14 %.
Tregu i Sigurimeve
Rënie e eksporteve, rënieve e fitimeve, rënie e investimeve publike, rënie e të ardhurave personale. Të gjitha së bashku, mesa duket i kanë shtrënguar sipërmarrjet e individët të reduktojnë shpenzimet. Dhe më shumë nga të gjithë e ka pësuar tregu i sigurimeve. Primet e shkruara bruto janë 2,2 milionë dollarë më pak se në pesëmujorin e parë 2011 ose 6,8 % më të ulëta. Ndërsa numri i kontratave të lidhura ka rënë me 26 %.
Përmbledhtazi, përkeqësimi i treguesve në pesëmujorin e parë 2012 është dyshifror:
Rënie e importeve të makinerive, pajisjeve, materialeve të ndërtimit me 17 %.
Rënie e investimeve publike me 14 %.
Rënie e kontratave të sigurimeve me 26 %.
Rënie e fitimit të sipërmarrjeve me 238 %.
Tejkalim të programit të deficitit fiskal me 240 %.
komunizmin allbanes e rezoi ekonomia e kalbur,edhe salen kjo semudje do ta rezoje. Smbahet shteti me mariuane.
Nuk ka mundesi?!! Ne po kalojme edhe Gjermanine :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html
Ai popull kete koke meriton.
Me statistikat e Enverit e Sales Shqiperia ja ka kaluar edhe Zvicres. Atehere ku jane paret tona, i ka Argita e Valbona.
Ky artikull eshte thjesht prapagande antidemokratike kunder PD me ne krye legjendarin Sali Rahmadan Berrisha.Une e pashe dje me syte e mi ne televizor qe investimet ishin rrituur 318 perqind,keshtu kishte thene ai burri.Me kete rritje investimesh te gjithe treguesit e tjere ekonomike e financiare i bie qe te jene ne drejtimin pozitiv.Po keshtu dhe punesimi.Papunesia duhet te jete zero ne Shqiperi.Mos e lexoni kete artikull.Jane genjeshtra.
Hasani ka te drejte,komentet e tjera jane te teperta !