Shumë banale për t’u thënë

4 Korrik 2012, 17:36Blog TEMA

Nga Ardit Rada

 

Ne, shqiptarët, jemi një popull që nuk mbajmë mend më shumë se tre muaj. Kjo, jo e thënë nga unë por e dalë nga një raport i para një viti nga një organizatë e huaj që merret me kulturat, formimet e etnive dhe demografinë. Kësisoj, jam i detyruar që për ta ilustruar si rast të kujtoj ngjarje që kanë ndikuar psikologjikisht në vazhdimësinë e jetës socio-politike të Shqipërisë.

Fjala bie, viti i tmerrshëm 1997, Tragjedia e Otrantos, Tragjedia e 9 Janarit, Gërdeci, 21 Janari dhe shumë zhvillime të tjera që e kanë zanafillën te zhvillimet qytetare, janë harruar ose në rastin më të mirë, nuk ndikojnë më as në politikbërjen dhe as në ndërgjegjen qytetare. Të gjitha këto zhvillime e kanë frikësuar popullin në vend që ta trimërojnë, e kanë varfëruar demokracinë në vend që ta ngrejnë nivelin e kërkesës së qytetarëve e shumë ndikime të tjera negative. E gjithë kjo hyrje për të shpjeguar diçka të thjeshtë por që me siguri shumëkush s’e mendon gjatë. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri Berisha radhiti për të mijtën herë rritjen e pagave duke e krahasuar me 7 vite më parë. Gjithmonë, Berisha i referohet vitit 2005 dhe një Zot e di pse nuk matet me vitet e qeverisjes së tij. Në retorikën e tij, e cila më parë më është dukur si oratori por tashmë më ngjan me një demagogji amatore, Berisha nuk nguroi të thoshte se paga e fshatit e cila ishte në vitin 2005 rreth 3400 lekë, tashmë është 8 mijë lekë.

Kjo është e vërtetë! Më mirë se unë e dinë vetë fshatarët, por të eksituar nga kjo demagogji, njerëzit harrojnë se në vitin 2005 nafta kushtonte rreth 100 lekë ndërsa sot është 190 lekë, buka e cila bënte 60 lekë sot arrin çmimin e 80 lekëve ndërsa shalqiri që bënte 10 lekë, tashmë ka vajtur në 30 lekë/kg apo mos më shumë. Pa llogaritur këtu dritat, ujin, cigaret, ilaçet dhe shumë mallra të tjerë të konsumit të përditshëm, të gjitha të dyfishuara. Dhe nuk ka dy apo më shumë të vërteta, por vetëm një për të gjithë. Ose ajo që shpenzon populli, ose ajo që përrallis Berisha. Banale për ta thënë kaq troç? Po! E gjithë kjo nuk ka fare nocion poetik, por vetëm përcjell dëshpërim. Po aq dëshpërim sa harresa që na karakterizon si qytetarë. Ndaj i bëjmë hesapet sot për sot.

12 komente në “Shumë banale për t’u thënë”

  1. E.S. says:

    se di pse po z. Rada duhet lexuar nga Sali B. Mjep pershtypjen qe ja mbush mendjen dhe saliut te mos perrallise ma shume.

  2. Ben Chicago says:

    ajo qe te nervozon me shume eshte nje buzeqeshje idioti e sa’lit kur i thote

  3. shpati says:

    Shqiperise i mungojne NJEREZIT E URTE E TRIMA!!!
    PUSHTIMI OTOMAN NA SHPLAU TRUTE DHE SOT HESHTIM PARA TERRORIT QEVERITAR!!
    Shqiptaret ngrihen vetem ne se kane ne krye NJEREZ TRIMA DHE IDEALISTE!!
    SOT PER SOT VETEM MERO BAZE MUND TE FUTET NE KETE LISTE!!
    Te tjeret jane tulatur poshte FUSTANEVE TE GRAVE dhe servilosen per buken e gojes!!!
    NE SI POPULL E MERITOJME POSHTERIMIN,QE NA BEN BANDITI SERB SALI BERISHA!!!
    Kur te lindin TRIMAT,atehere do te RINGJALLET POPULLI SHQIPTAR!!!

  4. Devolliu says:

    Salih Shpellari, ky kriminel vrasës.

  5. ZAmira says:

    Na dolli dhe kerpudha RADA A thua se nuk e dime ne se çfare po ndodh ;dhe sipas tij po e mbyllim gojen ; Ec o Rada se dhe ti per vete ke hall ; Ec beja dermanin Beishes. Ne je burre ,ne je M….rri atje .

    1. dulja says:

      ZAkeqe ti te intereson se kush flet a se ca po thot pse ndoshta seshte e vertet po ty ZAkeqe 130 000 nuk te dalin per tualeten e mengjezit e jo per te mbremjes prandaj mos e merr mundimin te komentosh

    2. Kudret says:

      moj zamira, mire ky zoteri rada ka marre persiper me luftu me pene, po ti si e ke mendu me ja bo hyzmetin kombit?

  6. Historia e harruar përsëritet says:

    Politikanët shqiptarë dhe armiqtë fqinjë e bazojnë strategjine e tyre plaçkitëse dhe shktarrëuse në këtë fakt historik për disa nga ne.

  7. "BUJARI JU DEGJON" says:

    Mos e “nxini” cdo gje…
    Ne…paskemi bere perparime…
    Dikur “cudite” mbanin 3 dite,kurse tani…3 muaj!!!
    Bravo na qofte e na q… Saliu me keq se c` po na q…
    Urime…

  8. Din Kruja says:

    Nje analize perfekte. Shume e koncetruar dhe ne parametra profesionale. Bravo Ardit!
    Qe nga Viti 97 dhe gjithe tragjedite e tjera fajtore kryesore eshte forca politike kryesore opazitare, PS-ja. Ne 97-ten pasi erdhi ne pushtet nuk punoi per dokumentimin ligjor te fajtoreve qe shkaterruan Shqiperine per 96-97. Fatos Nano ne gusht te 98-tes u shqetesua shume per disa arrestime te bera nga Prokuroria. Ky person u ankua perse ky institocion nuk i mori leje atij per te kryer kete veprim. Edhe per 9 Janarin faji bie mbi PS-ne, pasi kjo parti funksionon si repart ushtarak, nuk ka asnje lloj demokracie te brendshme, kryetaret e kesaj partie vetetrajtohen si pronare. Ndersa Gerdeci dhe 21 Janari donte ti shfrytezonte Ed Rama per qellimet e tij te mbrapshta. Aventurizmi dhe frika e tij e kane shnderruar kete parti ne nje tip NGO-je. Prandaj dhe Saliu i ka duart e lira per te mbreteruar te pakten edhe 30 vjet. Qeverisja pa opozite eshte e destinuar te degjeneroje ne totalitarizem.
    Ardit i thashe keto per te te kujtuar se populli don te dije jo vetem cilat jane hallet e tij, pasi ato i di ai se po i vuan vete, por mbi te gjitha troc cilet jane shkaktaret dhe rruget e zgjidhjes. Edhe nje here ten uroj sukses ne karieren tende publicistike, fillimet e se ciles premtojne se do te jete brilante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje