Ambasadorja gjermane mësoi se Bulqiza është geto e pushtet-familjes mafioze “Berisha”

9 Korrik 2012, 20:50Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Në 48 orët e fundit ka pasur katër lëvizje “pune” të 4 ambasadorëve të huaj në Shqipëri.

1. Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu shkoi në Shkodër, duke kënduar e kërcyer më kalamajtë në festivalin kombëtar të këngës së fëmijëve.

2. Ambasadori i OSBE, Eugen Volfart ishte në piknik fundjave për qejf, me ata të TV-Klanit, duke ngrënë qofte e duke pirë birra, në një tendë tek “TEG”.

3. Ambasadori i Danimarkës, Karsten Jensen dha një intervistë për mediat, ku shprehte dëshpërimin, që Shqipëria është zhytur në krizë politike, shoqërore, ekonomike dhe që nuk mund të integrohet dot në BE, duke pasur në qeverisje një bandë kriminale.

4. Ambasadorja gjermane, Karola Holtkemper, shkoi në Bulqizë, për takim me minatorët, për të parë nga afër kushtet e kësaj qendre pune mizerje, të tjetërsuar në “minierë vdekjeje” prej politikave koncensionare mafioze të pushtet-familjes mafioze “Berisha”.

Nga të katër veprimtaritë e 4 ambasadorëve të huaj, më problematikja ishte vizita e ambasadores gjermane në Bulqizë. Pse? Në vend që tek minatorët e Bulqizës të shkonte kryeministri Sali Berisha e të jepte llogari si përgjegjës kryesor për krimin me emrin “BULQIZË”, shkoi një ambasadore e huaj! Por dhe ambasadorja gjermane, ndoshta me telefonat urdhëruese nga qeveri-shpella “Berisha”, nuk u lejua nga banda mafioze ruso-serbe-italo-austriake “ACR”, të hynte në mjediset e minierës për t’u takuar me minatorët. Sidoqoftë takimi i ambasadores me minatorët u bë jashtë mjediseve të minierës. Po pse nuk u lejua ky takim? Përse heshti e nuk ndërhyri kryeministri Berisha, ku u njoftua që banda italo-ruso-serbo-italo-austriake e “ACR” në Bulqizë nuk e lejoji ambasadoren gjermane, të hynte e të shikonte kushtet e punës në minierë? Përgjigja dihet: Miniera e Bulqizës është kthyer në geto me kushte pune skllevërish, duke vrarë nga 2-3 minatorë në muaj. Bulqiza është një gropë e zezë ekonomike-financiare nën kontrollin e pushtet familjes mafioze “Berisha”, ku kromi grabitet e tjetërsohet në miliona euro pasuri private për fëmijët, ministrat, oborrtarët dhe miqtë e tij, duke mos paguar asnjë detyrim ndaj shtetit. Krimin me emrin “BULQIZË”, të cilin pushtet-familja mafioze “Berisha” ka 7 vite që po e vazhdon dhe po e gropos atje ku vriten e groposen minatorët nga kushtet e rënda e të pasigurta të punës, e zbuloi dje ambasadorja gjermane, zonja Karola Holtkemper, gjatë bisedave me sindikatën dhe minatorët.

– Diplomatja gjermane mësoi se firma “ACR” është e treshes mafioze Berisha-Meta-Ruli. Kanë qenë këta tre ortakë politiko-ekonomikë, që kontrollojnë shfrytëzimin dhe shitjen e kromit të Bulqizës, duke vepruar pas siglave të firmave fantazma “DARFO” e më pas, të tjetërsuar në “ACR”.

– Diplomatja gjermane mësoi se që prej vitit 2005, kur Ministër Ekonomie u emërua “Espinoza” i tenderave, privatizimeve strategjike dhe koncensioneve minieraro-energjetike shqiptare, Genc Ruli, firma qeveritare “ACR” jo vetëm nuk është ndëshkuar, por është shpërblyer në 135 milionë dollarë mos pagim taksash, energjie e detyrimesh fiskale import-eksporti të makinerive e kromit.

– Diplomatja gjermane mësoi se forma koncensionare e pushtet familjes mafioze Berisha-Meta-Ruli nuk ka zbatuar asnjë pikë të kontratës koncensionare.

– Diplomatja gjermane mësoi se futjen në Bulqizë të kompanisë fiktive ruso-serbe-italo-austriake “ACR” e ka miratuar me firmë e me vulë kryeministri Sali Berisha, pa mbledhje qeverie.

– Diplomatja gjermane mësoi se Berisha-Ruli-Meta kanë firmosur 113 milion dollarë abuzim-vjedhje për firmën “ACR”.

– Diplomatja gjermane mësoi se firma “ACR” zhvati nga ekonomia shqiptare 18 milionë dollarë prodhim kromi të nxjerrë në sipërfaqe, i gatshëm për treg-eksporti dhe 800 mijë ton mineral kromi stok, depozitë e nxjerrë në natyrë.

– Diplomatja gjermane mësoi se firma koncensionare e pushtet-familjes mafioze “Berisha”, punon me balance fiktive, të miratuar e të lejuar nga qeveria dhe konkretisht, bilancet ekonomike-financiare të kompani-bandës “ACR”, rezultojnë vetëm 2 milion dollarë fitim në muaj, ndërkohë që sipas bilancit faktik të nxjerrjes, përpunimit dhe çmimit minimal të shitjes së kromit në bursë, rezulton se norma reale e fitimit prej kromit është 29 milion euro në muaj.

– Diplomatja gjermane mësoi se firma “ACR” rezulton të ketë bërë vetëm 1.2 milion lekë investime anësore në muaj, ndërkohë që sipas kontratës duhet të bëjë investime në masën 39% të të ardhurave reale, duke e lënë minierën gërmadhë nëntokësore.

– Diplomatja gjermane mësoi se qeveria nuk po e detyron “ACR”, madje po e përkëdhel, që nuk ka kryer 60 milionë euro investim për thellimin e pusit, thellim që duhej të kishte përfunduar në vitin 2010.

– Diplomatja gjermane mësoi se firma “ACR” i paguan minatorët si skllevër mesjete, me një “copë bukë” vetëm me fond pagash 11% të të ardhurave, ndërkohë që sipas kontratës koncensionare duhet të ketë si fond pagash 25% të të ardhurave reale.

– Diplomatja gjermane mësoi se “ACR” u çon (vetëm) familjeve të minatorëve që vriten në minierë nga 2 paga mujore shpërblim ditën e varrimit, ndërkohë që fondi i pagave për shpërblime e fatkeqësi duhet të jetë 7.5% e të ardhurave, por është zbatuar vetëm 0.1%.

– Diplomatja gjermane mësoi se pushtet-familja mafioze “Berisha” lejon dhe firmos letrat që firma të fshehë 280 milion euro fitim vjetor neto, të cilin nuk e deklaron.

– Diplomatja gjermane mësoi se sipas një kalendari të caktuar, në zyrat e minierës së kromit Bulqizë, vijnë shpesh për “vizitë” njerëz të oborrit e familjes së Sali Berishës, Ilir Metës, Genc Rulit e Ritvan Bodes, të cilët “japin udhëzime për ecurinë e punëve” dhe “normalizojnë” qarkullimin e mauneve të kromit.

– Diplomatja gjermane mësoi se një minator në Bulqizë paguhet me 1170 lekë të reja në ditë.

– Diplomatja gjermane mësoi se në Bulqizë janë vrarë 31 minatorë nga mungesa e sigurisë teknike dhe kushtet e vështira të punës dhe nuk është marrë nën përgjegjësi penale asnjë drejtues teknik, apo ligjor, madje as kryeministri nuk ka folur asnjë fjalë, përkundrazi ka sulmuar mediat kur kanë publikuar e denoncuar shkaktarët e këtyre vrasjeve.

– Diplomatja gjermane mësoi se gratë dhe punonjësit e sipërfaqes në minierën e Bulqizës, vazhdojnë të paguhen 12 deri 15 mijë lekë të reja në muaj, pra 8 mijë lekë më të ulëta se paga zyrtare ligjore shqiptare e pushtetit “Berisha”, ndërkohë që në minatorët e “ACR” në Afrikë paguhen 47% më shumë se minatorët e “ACR” në Bulqizë.

– Diplomatja gjermane mësoi se në Bulqizë punëtorët vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e mekanizmit dhe kushtet e rënda punës, mbasi nuk janë investuar 4.5 milion euro për futjen në punë të Uzinës së Ferro-kromit në Burrel. Nuk janë investuar 800 mijë euro, për të ndërtuar e përfunduar mjediset higjienike të dhomave të tharjes dhe kompleksin e dusheve. Nuk është ndërtuar linja e furnizimit me ujë për 24 orë dhe për ujë me cilësi me fond 450 mijë euro. Nuk jepen 1.5 milion lekë në ditë ushqim antidodë. Nuk është ndërtuar mensa e ushqimit në minierë, duke mos investuar 530 mijë euro të planifikuar. Nuk janë bërë investimet prej 4.1 milion euro për kompletimin e minierës me infrastrukturë funksionuese të ajrimit, nxjerrjes, përpunimit dhe transportit të kromit deri në sipërfaqe, duke lënë minatorët akoma me karroca dore, si në mesjetë.

9 komente në “Ambasadorja gjermane mësoi se Bulqiza është geto e pushtet-familjes mafioze “Berisha””

  1. miri says:

    Pse nuk i fillojme qe ketu protestat.
    Ja ky eshte nje moment shume i rendesishem per tu perballur me politiken dhe per tiu ardhur ne krah minatoreve.
    Popull, kini mendjen.
    ESHTE KOHA

    1. Halim Qesja says:

      Perse nuk fusni kete lopen ne miniere?!!
      Ky ka edhe background te pershtatshem si shtangist medioker!!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/ilir-meta-lsi-ja.html

  2. kitara e thyer says:

    dashte zoti , qe amb. te ofroje fimen me te mire gjermane per koncejon,do shohim cudiraq, do qeshim me vendin e dyte pas gjermanise,kur korporata boch do i shese familjes se saliut pese dhjet per qind te aksioneve, familjes berisha pastaj do e beje bajram currin si beogradi.

  3. bardhi says:

    sa te kete gazetar si perparim halili qe cdo gje e nxijn ose e zbardhin sipas porosis,edhe e gjith bota te vije ketu, perseri ,keto lloj gazetaresh do vazhdojn te vjellin vrerin e porositesit dhe bekimin e tyre.

  4. e verteta says:

    Eshte tepruar aq shum me genjeshtra,sa tashme thenia genje,genje se dicka do te mbese eshte shdrruar:Genje,genje se gjithcka te bie krese…

  5. racionali says:

    Rroli i individit dhe mases ne histori.Historine e bejne masat,individet dhe heronjte e udheheqin ate.Me kete dua te them se perfundimisht Sali Berisha e ka mbytur perfundimisht frymen e protestes,me ndihmen shume te vyer te ambasadorit Amerikan Arvizu tashme te korruptuar dhe kriminal njeherazi,si dhe ndihmen e pakursyer qe i japin Wolfart,Grossruck etj.Nje pyetje kisha per zotin Arvizu: Perse nuk prononcohesh ose ta kundershtojsh ambasadori Danez Jensen ??? Te qenurit kriminel,eshte i formave te ndryshme.Per te gjuajtur me pushke gjuan dhe vret Ndrea Prendi ,me Llupon,Skejen etj,mbas urdherave qe jep Basha dhe Berisha dhe mbrojtjen qe i ben Arvizuja ,dhe pjesa e oborrit te familjes ne pusht–et. JENI TE GJITHE VRASES.Degjoje mire zoti Arvizu,ne se ke deshire mund ta them sy per sy,por e di qe eshte e kote me lloqet e tua “MOS VEPRO TANI”,Duke falenderuar zonjen Holtkemper,si nje Gjermane e paster dhe e drejte,si dhe perpjekjen qe ajo ben per minatoret e Bulqizes.Jemi me ju minatore,jetojme me hallin tuaj dhe te gjithe Shqiperise.

  6. Foreveralbanian says:

    Bulqiza eshte nje segment i llumhanes Shqiptare.
    Sipas meje me e rendesishme eshte cfare ka thane Ambasadori Danez, ai ka folur qarte, ka folur ne te mire te Shqiperise dhe Shqiptareve, ai na ka treguar ne pasqyre shemtinen tone qeverisese, por edhe apatine dhe indiferentizmin e popullit tone te nenshtruar e te neperkembur.
    Integriteti i ketij ambasadori asht i padiskutushem, prandaj hajdutet dhe ndyresirat socialiste, demokrate e LS-Iste jane te tmerruar prej fjaleve te tij.
    Ata nuk mund ta blenin ate, nuk mund te blejne ndershmerine dhe drejtesine, ata jane te alarmuar jo vetem per faktin se e kuptojne mire si i shef Danimarka dhe Danezet ne vecanti, si jane ata ne syte e pjeses me te paster dhe me te paperlyer e Europes, por edhe per faktin qe dikush nuk i konsideron ato mbreter e sulltane, por hajdute e kriminele.
    Nuk duhet harruar qe Danimarka eshte donatori ma i madh i Shqiperise per fryme te popullsise, pra nje taksapagues danez ka paguar per Shqiptaret dhe Shqiperine me shume se ka paguar nje taksapagues italian, gjerman, turk, amerikan apo grek.

  7. Ivani i madh says:

    Me Gjermanine jemi kenaqur ser na kane erdhur dy ambasadore me orgjine nga ky vend njera nga dere e madhe dhe me kulture dhe tjetri nga mejanet e gjermanise qe shyqyr i zune syte qofte e kernacka e stundet vendit per se e kane derguarsa na heq malle e arixhofkave vetem se nuk e ka kasollen pas ndonje lumi po ne mes te Tiranes .Tani kemi shpresa tek kjo zonje se scdo na beje .Se nje byth verdhe [arvizi] e nje kurbat[volfart] qeverise e Berishes punet te prapeta po po i shkojne sahat

  8. argjiro says:

    rendesi ka qe ai buckua i osbe ka ngrene qofte e ka pirre birra more po sikur ai ka ardhur per te ngrene ketu dhe keta mafiozet e pushtetit atje kur eshte bere cakerqejf i rrembejne ndonje fjale per reformat qe po ecin vaj dhe per shqiperine qe po lulezon nen drejtimin e udheheqesit tone te madh qe po cudit boten me zotesine e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje