Zgjedhja e Presidentit të Republikës, (emërimi i tij në fakt), si një figurë pa vlera dhe integritet moral e politik, tregoi edhe njëherë sesa pas ka ngelur klasa politike shqiptare. Tregoi sërish pamundësinë e kësaj klase të paaftë për të bërë dhe ndërtuar demokracinë e kërkuar nga shqiptarët, si dhe për të bërë shtet. Fytyra e Presidentit të Republikës me master fals, tregon edhe njëherë në sytë e ndërkombëtarëve se në Shqipëri u vendos diktatura pretoriane e Sali Berishës, që vjen si pasojë e vazhdimësisë së platformës famëkeqe politike e ideologjike të gjysmëshekullit të çmendur, për të mos u shkëputur nga psikoza e klasave nepotike, e shtresimeve psiko-sociale të lidhura me kupolën, deri tek pamundësia për tu distancuar nga krimi i organizuar dhe mafia.
Nga ana tjetër, nuk është pak, edhe fytyra kryesore e diktatorit Sali Berisha, i cili qëndron ‘de facto’ në krye të shtetit me vota të vjedhura dhe masakra mbi shqiptarët si “Gërdeci”, ”21 janari” etj, ku për të ruajtur pushtetin e grabitur luajti bixhoz mbi jetë shqiptarësh dhe vazhdon të na turpërojë në sytë e Europës me dogma dhe fantazi arritjesh që veç kokës së tij askush tjetër nuk i beson kurrë.
Fatkeqësia më e madhe për shqiptarët janë edhe analistët gojëshqyer pranë këtij njeriu të çmendur, që lehin çdo ditë në media, duke besuar se do mbulojnë llumin e Saliut që sot monitorohet rreptë nga BE-ja, duke dhënë të vetmin vlerësim, ngeljen e vendit jashtë familjes Europiane, për mospërmbushjen e rekomandimeve që rrjedhin prej saj.
Është rrënimi ekonomik i më tepër se 80% të shqiptarëve që sipas statistikave të OJQ-ve të huaja jetojnë nën minimumin jetik, në kufijtë e varfërisë, gjë, që i padit politikanët e Tiranës, sidomos familjen e kryeministrit Berisha dhe oborrtarëve të tij, për pamundësinë e tyre fatale për të qeverisur vendin. Ndërkohë, INSTAT nxjerr shifra fiktive për ‘bum’ ekonomik që në të vërtetë pritet t’ia bëjë ‘bam’ në duart e pista të Saliut, që ka montuar në vend një kapitalizëm klanor të pakrahasueshëm me strukturat kapitaliste të botës së tretë.
Ulja dramatike e nivelit ekonomik, keqpërdorimi dhe abuzimi me fondet publike dhe ato ndërkombëtare, reduktimi dhe shkatërrimi i institucioneve të shtetit, janë disa nga pikat e vdekura që e ngrijnë vizionin e Shqipërisë Europiane me sloganin e analistëve të Saliut: ”Shqipëria po ndryshon”, që në të vërtetë u realizua prej tyre sesi nuk duhet qeverisur, se si nuk mund të administrohen energjitë që të jep qenia në pushtet, se si nuk mund të administrohen vlerat e një shoqërie në demokraci.
Thirrja e ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu: ‘Tani vepro!’, tregon edhe njëherë sesa në rrezik është Shqipëria në rrugën e saj politikisht të gabuar, drejt humnerës, duke i kërkuar opozitës shqiptare të marrë urgjentisht përgjegjësitë e saj për të shpëtuar vendin duke ndryshuar menjëherë pushtetin politik dhe vazhdimin e saj në rrugën e reformave dhe integrimin e plotë në strukturat Euroatlantike dhe Europiane.
I nderuar gazetar! Nuk eshte se Z. Arvizu i drejtohet popullit apo shoqerise civile me sloganin “Act now!”, jo kete e ka thene per mikun dhe bashkepunetorin e tij Sali Berisha. I thote “Vepro tani!” se te erdhi koha, sepse edhe presidentin tani e ke tendin, per te plotesuar platformen prej diktatori, tirani dhe uzurpatori. Ajo qe me pelqen eshte se ky ambasador e ka shtuar rrethin miqesor, tani “Mik i vecante i SHBA” eshte edhe Z. Fahri Balliri, shembelltyra e servilizmit, e spiunit, e qylaxhiut, e zvarranikut. Z. Arvizu, dhe Amerika duhet te jene krenar me kete “Mik te madh te popullit amerikan!”
Qeshem me Namik Hotin rahmet te kete, kur tha ate shprehjen e famshme: Maloku nuk zbret nga kali po nuk e vrave!
Namiku iku,
Po fjala i mbeti ama (per te zezen tone)
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/06/zgjedhjet-parlamenti-shqiptar-2012.html
Si ka mundesi ka masterin fallco ? e pa mundur se po te ishte ashtu do jepte dorheqjen menjeher e aq ma teper qe nuk do ta kandidonin .Jane thashetheme se figura e presidentit nuk mund ta lejoje te konsumoj vepren penale te perdorimit te dokumentave te fallsifikuara se eshte figura qe do kerkoje llogari njerzve te ligjit, prokuroreve, gjygjtareve …
Per shtetin fallco nuk di cfare te them ..Thojne qe dhe deklaraten e pavarsise e kemi fotokopje Pyes A ka vlere fotokopja ? Shpresoj qe ta kene bere te vleshme me ane te noterizimit.
Populli shqiptare ..njerezit me servil ne tere globin servil deri ne miopi me shtetaret. Pajtohen shum shpejte me te keqen Cme duhet mua pse ti dal shefit kundra ska rendesi se cfar masteri ka ai shef fallco apo jo mua sme duhet gje. se po te jete me komshiun nuk guxon ti beje ndonje padrejtesi se vetem arma e ndan me te .
Keto qe thote ky gazetar per presidentin nuk kane rendesi fare.
Presidenti u zgjodh mbi bazen e Kushetetutes ndaj esht ekomplet ne regull zgjedhja e tij
Problemi jone eshte se ne nuk kemi opozite, se kjo opozite eshte nje sherbetore e perulur e Greqise , ndaj edhe nuk ben asnje levizje politke pa lejen e grekut
Greqia dihet qe e perkrah politken e Sales , pse Sala ja pltoeson te gjitha tekat , keshtu qe opozita eshte e bllokuar se nuk i jep leje greku te ngrihet ne protesta
MIRE E KE MORE ZOTNI,SHKRIMI JUAJ NUK KA NEVOJE PER KOMENTE,po kujt ja thua dhe per ke po flet.? Edi Rama ka zene “FOLENE” dhe flet ne TWETER, eshte bere i pa dukshem.FATKEQESI PER OPOZITEN dhe per kete vend.
ndryshimi fillon nga vetja… “Tani vepro” eshte nje sllogan qe i takon te gjithe shoqerise shqiptare…..mos jua leme gjithmone fajet te huajve se familjen e mban i zoti i saj.
Prej 20 vitesh Sali berisha lufton kundra nje populli me 3 miljon, dhe jo qe nuk eshte dobesuar por eshte me i forte se kurr, mund te them qe eshte i pa thyshem,hajde popull hajde,hani bare.
Shikoni surratin e këtij mender Presidenti; a nuk ju ngjan si mi halesh?
Aftesite e politikaneve shqiptare.
Eshte tmer po te peshohen parlamentaret tane apo politikanet ne peshoren e meritikracise o te aftesive.Vlerat e tyre dalin me minus jo me zero.
Kjo eshte arsyeja qe tema cfare merita ka c’do politikan i allbanistanit lihet ne eresire,ne heshtje,anashkalohet,mbulohet.
Eshte saliu ne fuqi,mbleth pas gjithe miqte e tij,po kete pune ka bere nano.Rezultati:Te fundit ne Evrope,nga fundi ne bote.
Saliu me Xhoza e Olladasha qe vjedh miliona euro perdite nuk po nderton por po shkaterron (pasi bombardoi Vloren) dhe mbi te gjitha po shkaterron besimin tek brezi i ri qe ka marre arratine, dhe gjema e tij do te ndihet me pas e do mbahet mend si figura me e zeze e kesaj kuazi politike rrumpalle!!!!!!!!!!!C’ben opozita – zgerdhihet ??????!!!!!!!!!!!!!
Dikur Kizingeri kur ishte minister i jashtem i Amerikes pat thene per nje diktator ne nje vend te A.Latine.Eshte nje bir bushtre por eshte bir i bustres sone.Keshtu eshte edhe sot puna e amerikaneve me Saliun.Eshte bir i bushtres e tyre.