Debati rreth drejtshkrimit, gjuhës standarde dhe nevojës së rishikimit të disa trajtave gramatikore është prezent në opinionin publik shqiptar në mënyrë ciklike në këto 20 vitet e fundit, ashtu si debati rreth historisë, personazheve të saj dhe qëndrimit që duhet të mbajmë sot rreth tyre, edhe pse, duke qenë dy fusha të ndryshme, diskutimi, po ashtu, duhet të ketë dy qasje të ndryshme.
Problemi në të dy këto tema është kur shtrohen nga profanë apo edhe nga gjuhëtarë që shohin “arsye jashtëgjuhësore” ose jashtë interesit publik në gjithë këtë diskutim normal për fushat përkatëse.
Që në fillim të këtij shkrimi duhet thënë se gjuha shqipe e njësuar (standarde) ka qenë një ëndërr e hershme e të gjithë shqiptarëve, e cila, ndonëse u realizuar mjaft vonë, i ka shërbyer dhe po i shërben edhe me tej kulturës kombëtare dhe popullit tonë.
Çfarë është gjuha standarde?
Teorikisht problemi është shumë më i thjeshtë dhe me i lehtë sesa paraqitet në shkrimet e bëra për këtë temë: dialekt = me gjuhën e një krahine së bashku; gjuha = tërësia e dialekteve dhe e varianteve gjuhësore të mbarë një populli (= kombi). Ky është tregues i qartë se nevoja për një gjuhë të përbashkët e të njësuar, të njëjtë e të vetme për të gjithë kombin është më e madhe në periudha të krijimit të unitetit kombëtar e shtetëror, kur krijohen kombet dhe shtetet përkatëse.
Kompetencë e kujt është standardizimi i gjuhës?
Me përjashtim të një periudhe 15-vjeçare (1924-1939) të qeverisë së Ahmet Zogut dhe të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore (1944- e deri sot), në Shqipëri nuk ka pasur një shtet shqiptar, një administratë shtetërore që, ashtu si kudo në botë, të merrte në dorë krijimin e një gjuhe letrare zyrtare të njësuar dhe të vetme për të gjithë shqiptarët.
Kështu që krijimi i gjuhës së standardizuar shqipe, nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, do të bëhej vetëm në një kohë kur shteti shqiptar do të ishte i gatshëm dhe do të kishte gjithë aftësitë dhe potencialet e duhura intelektuale për ta bërë një gjë të tillë.
Mund të themi se teorikisht çdo dialekt mund të bëhet gjuhë letrare zyrtare në qoftë se i jepet mbështetja shoqërore e shtetërore. Kështu ka ndodhur kudo: anglishtja standarde është ngritur mbi bazën e dialektit “west-sakson”, në Itali mbi bazën e varietetit gjeografik të Firences, që përkonte me realizimin në të të veprave të Dante Aligerit, varieteti standard i frëngjishtes, gjithashtu, është ngritur mbi bazën e “langue d’oui”, duke iu imponuar normat e Ile de France-ës. Dhe të mos harrojmë se në Francë modeli i varietetit gjuhësor të frëngjishtes së Ile de France-s u është imponuar jo vetëm francezëve që flisnin në varietet tjetër, atë të “langue d’oc”, por edhe një gjuhe të tërë siç është oksitanishtja. Edhe sot atje rreth 18 milonë oksitanë, banorë të 32 departimenteve të shtetit francez, vijojnë të kërkojnë njohjen e gjuhës së tyre.
Faik Konica rreth standardizimit të gjuhës shqipe:
“Një nga çështjet më të rënda të literaturës shqipe është pa fjalë çështja e themelimit të një gjuhe letrare. Kemi nëntë vjet që shënuam këtu nevojën e atij themelimi, kemi nëntë vjet që duke trajtuar “Albanien” si një urë për të bashkuar gegët e toskët, të cilët gjer atëhere ishin si vendasit e dy ishujve të palidhur bashkë me avullore, gatitëm udhën e atij themelimi aq të nevojshëm sa pa të nuk do të quhet kurrë komb i vërtetë populli ynë. Ca zaptie, ca alkolikë, ca kafshë armiq të amëshuar të çdo përparimi, të cilët e marrin kufirin e mendjes së tyre për kufirin e botës, nuk e kanë pëlqyer kurrë këtë qëllim tonin. Vërtetë është më e lehtë të pijë raki njeriu, të pështyjë të shara se të përpiqet të kuptojë, po këtu kuptimi s’është i vështirë. A ka punë më të kulluar e më të kuptueshme se kjo?
Gjer më sot shqiptarët nuk kanë njohur si jetë të përbashkme përveç jetën e katundit a të qytetit, prandaj cilido ka qenë i kënaqur me dialektin e rretheve ku rronte. Sot shqiptarët zunë të rrojnë një jetë më të gjerë, jetën kombëtare. Ky zgjerim i madh në jetë na shtrëngon të zgjerojmë edhe gjuhën. Ky trup i ri kombi ka nevojë për një organ të ri. Si do ta ndiejë shqiptari i Pejës se është nga një komb me shqiptarin e Filatit po të mos jetë një gjuhë e përbashkme. Secilido që ka ca derhem tru në kokë e kupton se më e madhja nevojë që këmi sot ne shqiptarët është për një gjuhë të përbashkme letrare. Sot librat që shtypen s’hyjnë në punë perveç në qytet të autorit. Kuptohet vetiu se për shqiptarët sidomos të paditur është një lodër të kuptojnë a të shkruajnë çdo dialekt qoftë; duhet të vihemi në rolin e shqiptarëve të mirë, po të paditur, në vesh të të cileve ai më i vogli ndryshim nga dialekti i tyre tingëllon si një gjë e huaj dhe e pakuptueshme . Si të marrim vesh atëherë një shqipe që ndryshon në çdo libër?
Po le të themelojmë një gjuhë të përbashkme , me të cilën mund të shkruhen gjithë librat dhe njeriu më i pagdhendur duke parë kudo dhe kurdoherë çdo fjalë të shkruar me një fytyrë gjëra të thëna me një mënyrë do të kuptojë e do të këndojë me gaz se veshi do t’i mësohet në pak kohë. Si duhet bërë , pra që të krijojmë edhe ne një gjuhë letrare të përbashkme? Në shumë vise ndodhi që ca shkrimtarë të mëdhenj, duke i dhënë dialektit të tyre një shkëlqim të madh e ngritën më sipër se dialektet e tjerë dhe me kohë dialekti i tyre u njoh a po të themi ndryshe mbretëroi si gjuha e përbashkme e vendit. Po ne s’kemi oborr dhe koha na mungon për të lënë dialektet që të rriten gjersa më në fund dialekti më i zoti, i zgjedhur natyrisht, të dalë më sipër se të tjerët e të mbretërojë si gjuha e përgjithshme e Shqipërisë. Këtu si për abece e për ortografi jemi të shtrënguar të vemi shpejt, duke bërë me të marrë vesh atë punë që koha do ta bënte më mirë se ne sikur të prisnim dot.” (F. Konica, “Albania”, Bruxelles, 1897, I, Nr. 10, f. 173-174).
A na duhet standardizimi i gjuhës?
Pa mëdyshjen më të vogël mund të themi se na nevojitet standardizimi i gjuhës dhe vënia e normave të gjuhës sonë letrare, standardizim, i cili, do të na shërbejë si një hallkë përbashkuese, dhe jo ndarëse, si mjet themelor njohës dhe kumtues e kulturëbërës, do të na shërbejë si një tregues qytetërues dhe modern. Pra, të gjithë njerëzit e një kombi, me të gjitha pasuritë dhe vlerat e tyre gjuhësore dhe etnokulturore, përbashkohen dhe flasin një gjuhë zyrtare, të standardizuar, në punë, në shkollë, në media, në atë vizive dhe të shkruar, dhe mund të flasin një dialekt të kësaj gjuhe zyrtare, i cili patjetër është një vlerë e madhe në pasurimin e fondit të një gjuhe.
Fakti që gjuha dhe normat e saj janë mjete shprehëse zyrtare dhe shtetërore, dhe jo fenomene baritore, ne jemi të detyruar, jo vetëm ta zbatojmë, por, dhe t’ua mësojmë atë fëmijëve tanë nëse duam t’i kulturojmë dhe t’i qytetërojmë. Standardizimi i gjuhës nuk është diçka e mëvetësishme vetëm e gjuhës sonë shqipe, por, ashtu si e kam përmendur edhe më lart, është një proces që kryhet në çdo gjuhë kur krijohen shtetet kombëtare. Shumë kombe e kanë bërë atë përpara nesh. Kështu që, në këtë kuptim, ne jemi shumë vonë, shkaqet e kësaj vonese, ashtu si e kam përmendur, janë më tepër historike dhe politike.
A është gjuha letrare shqipe e njësuar toskërishtja dialektore?
A është gjuha letrare shqipe e njësuar (standarde) = toskërishten dialektore? Jo, padyshim që jo. Pse? Toskërishtja (a më saktë varianti letrar me bazë toskërishten) përbën bazën fonetike të njësimit të gjuhës letrare shqipe, por toskërishtja, si dialekt, nuk është kudo as e njëjtë, as e përpunuar në atë shkallë që është sot gjuha letrare shqipe e ngritur mbi bazën e saj. Si dialekt toskërishtja ka edhe ajo nënndarjet e veta, ka dy nëndialektet, toskërishten veriore dhe atë jugore. Sidoqoftë, është një fakt i pamohueshëm që gjuha letrare shqipe është ngritur mbi një bazë të fonologjisë e të fonetikës së variantit letrar tosk, sepse ai përbën edhe mundësi të plota për një sinkretizim pa probleme në përdorimin e shqipes së njësuar si nga toskët, ashtu edhe nga gegët. Natyrisht, në këtë gjuhë letrare kombëtare të njësuar kanë hyrë dhe do të hyjnë vazhdimisht edhe jo pak elemente të gegërishtes dhe ky është një proces real i bashkëveprimit dhe i shndërrimeve të bashkësisë shoqërore shqiptare në pasojë të lëvizjeve dhe shndërrimeve të shumta demografike dhe shoqërore-kulturore, të cilat meritojnë të studiohen veçan në kërkimet e reja të dialektologjisë shqiptare dhe të sociolinguistikës.
A ka vend për diskutim?
Natyrisht që po, sepse gjuha edhe do të zhvillohet, edhe do të pasurohet. Gjuha shkon gjithmonë “tue ba ndryshime”- thoshte gramatikani i shquar Justin Rrota.
Ndaj, koncepti i zhvillimit dhe i pasurimit të pandërprerë të gjuhës prej dialekteve, nëndialekteve dhe gurrave popullore, jo vetëm pranohet, por edhe zhvillohet e zbatohet nga sociolinguistika moderne.
Argumentet qe sjelle N.Lapardhaja kane nje llogjike te qendrueshme.Nuk mund te themi se gjuha jone ka mbetur mbrapa.Qe ka nevoje te pasurohet kjo nuk vihet ne dyshim.Ne na mungojne shume fjale ( ato te teknologjise )qe i shprehim te huazuara .Pra inisjativa e pare duhet te jete shqiperimi i huazimeve.
Standartizimi eshte i pa diskutushem kur behet fjale per gjuhen zyrtare.Dialektet per mua nuk duhen prekur.Ato jane cimentuar dhe ska burr nene qe i ndryshon.Ne kemi nje gjuhe folekloristike te mbrekullushme.Vlerat e saje ne i kemi ndier ne Festivalet Folkloristike ku dhe te huajte jane mahnitur nga menyra se si jane kenduar.Pa ate (e)ne qe sot diskutohet te hiqet polifonija e Jugut nuk kendohet.Eshte zanorja me brilante e gjuhes sone.Degjoni nje kenge te grupit te Lapardhase te kuptoni sa dritheruese eshte zgjatimi i zanores (e).Pa hiqeni a do te kendohet polifonija.Keto te analizoni dhe jo ato qe thone politikanet me Saliun ne krye.
Na tha gjera qe te gjithe i dine dhe nuk e kuptoj pse ka marre mundimin te shkruaje (perpos faktit qe ka edhe disa gabime konceptuale). Askush nuk eshte kunder nje standardi. Puna eshte se dikush do qe standardi te perditesohet hera-heres e te ndjeke zhvillimet shoqerore, e dikush tjeter thote se standardi nuk duhet azhornuar KURRE. Kaq. Ktu eshte debati. Eshte njesoj si te themi se telefoni me tu shpikur nuk duhet modernizuar kurre dhe nese shoqeria ka prirje per ta permiresuar ate, duhet ti ndrydhe ato prirje dhe te perdore telefonin e Aleksander Bellit te shek XIX. Kjo eshte qyfyre komuniste ku rendi shoqeror ne Shqiperi nuk duhej te ndryshonte kurre. Po ja qe njerezit e ndryshuan.
Megjithate gjuhtaret le te vazhdojne grindjet idjote sepse populli nderkohe do flase e do shkruaje si tja ndjeje me mire dhe si ta kerkoje koha ne menyre qe komunikimi te behet pa pengesat e shokut Kostallari, Lafe e Memushi.
Kjo puna e gjuhes eshte bere nje nga muhabetet bajate te demokracise sa per konsum ditor. Me keq se lajmet per pensionet e ish-ushtarakeve.
Ndoshta gjuhetaret presin ndonje si Enveri qe t’i mbledhe ne nje salle si me 1972 per te diskutuar dhe bere ndryshimet qe nevojiten.
Kane kaluar plot 40 vjet nga ai kongres, 20 prej te cilave ne “demokraci” dhe vetem bla, bla, bla degjojme!!!
shume argumente jane te qendrueshme ne tekstin e autorit,mirepo mua me duket se nuk eshte koha dhe momenti i pershtatshem sepse vjen ne nje kohe kur ndermjet neve shqiptareve ka pasur tendeca per te shkaktuar ose nxitur polarizime,ndasi duke i perdorur dallimet fetare ndermjet nesh nga individ te cilet njihen si analist apo autor te ndonji botimi sigurisht se keta individ punojne per interesa te huaja politike nga qendra tashme te njohura antishqiptare.une kam frige se tani mos valle se ki grup akademish qe nuk jane ekspert te kesaj fushe dhe as kompetent per te sjell nji vendim kaq me rendesi kane qellime jo te mira, sepse gjuha eshte nji ceshtje shume e ndjeshe qe mund me te vertet te nxit reaksione apo tendenca per te imponuar zgjidje ose ndehyrje tashme te tejkaluara dhe kjo do te ishte fillimi i percarjes se shqiptareve. duke e mare parasysh edhe faktin se ne kosove kane filluar te paraqiten haptas shkrime per krijimin e kombit kosovar si gurisht se ki komb do te duhej te zhvillonte edhe gjuhen e vet,parashtrojme pyetjen pse kjo ndodh ne te njejten kohe eshte rastesi apo cka mua nuk me duket ashtu.une si shqiptar kam pritur qe gjuhetaret te dalin me ndonji inicative per te mrojtur gjuhen shqipe me ligj nga perdorimi i fjaleve te huaja ashtu si vepruan francezet para disa viteve mendoj se kjo eshte shume me urgjente se ndehyrjet qe deshirojn te behen.
o namir! bej lajmet e globit e mos u merr me gjuhen. ata qe kane bere gjuhen shqipe duke dhene edhe jeten per te gjate pushtimit otman kane qene toske dhe si rrjedhim pjesa me e madhe e fjalorit detyrimisht do te jete prej tyre. cecenet e veriut ishin ne peme ne ate kohe. te ngresh sot problemin e gjuhes kur bota po shkon drejt anglishtes, spanjishtes dhe kinezces nuk me duket me vend. me mire te mbajme kete gjuhe qe kemi dhe te mesojme sa me shume gjuhe te huaja, sepse jane shume te nevojshme per jeten. ne nuk jemi nje komb qe vendosim per fatet e botes. po ta shohesh kete problem ne konteksin boteror se c gjuhe flasin 3 milion ose me shume banore nuk i intereson njeriu. pra vec harxhimit te kohes me kete problem kur mund te ishim mare me te tjera gjera edhe me mesimin e ndonje gjuhe tjeter te huaj, nuk ka tjeter perfitim. pra le te behemi per here te pare racionale dhe te mendojme thjesht per vitet e tjera, te mesojme shume mire gjerat e nevojshme per jeten dhe mos te meremi si ne kohen e xhaxhit qe ne shkolle behej edhe histori partie, ushtarake etj lende kot si keto. pershendetje.