Thaçi-Tadiq, shtrëngim duarsh i vonuar apo i kotë

10 Korrik 2012, 22:02Blog TEMA

Nga Augustin Palokaj

 

Kur një diplomati të lartë evropian, të përfshirë shumë në takimet e Trojkës (ai ekipi BE-SHBA-Rusi që donte të arrinte diçka më shumë sesa Pakoja e Ahtisaarit) i pata thënë se “ka qenë krejt humbje kohe, sepse në fund u desh te kthehemi përsëri në Pakon e Ahtisaarit“ ai u përgjigj: „Nëse asgjë tjetër gjatë këtyre takimeve ka ndodhur një afrim mes Thaçit dhe Tadiqit. Tadiqi na ka thënë se tash, nëse do të ketë nevojë për Thaçin, e di se ku mund ta gjejë“. Më tej ky diplomat më tregonte se si Hashim Thaçi dhe Boris Tadiq kishin pyetur njëri-tjetrin edhe për çështjet private, familjen dhe kishin vendosur një raport “shumë njerëzor“. Prej atëherë, prej kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, Thaçi dhe Tadiqi nuk janë takuar, së paku opinioni nuk di për ndonjë takim të tillë. Pohimet se ka pasur takime „sekrete“ nuk janë dëshmuar dhe kanë mbetur në fushën e spekulimeve.

Ka shumë të përbashkëta në figurën e Hashim Thaçit dhe Boris Tadiqit. Të dy ishin identifikuar nga Bashkimi Evropian si „liderë të duhur në kohë të duhur“ sa i përket dialogut. Bashkimi Evropian madje kishte vendosur që dialogu “Beograd – Prishtinë“ të personalizohet. Ndërmjetësit e BE-së asnjëherë nuk e kanë fshehur se interlokutorë përgjegjës për dialog i konsiderojnë Tadiqin dhe Thaçin, personalisht. “Me Tadiqin e fortë në Beograd dhe Thaçin e fortë në Prishtinë ne mund të bëjmë mrekulli“, pati thënë një zyrtar i lartë i BE-së. Që atëherë, së paku për ata të cilët i kanë përcjellë zhvillimet me kujdes, Tadiqi dhe Thaçi kanë bërë dialog përmes të dërguarve të tyre të posaçëm, Edita Tahirit dhe Borislav Stefanoviqit. Përmes këtij dialogu janë arritur disa qëllime. Tadiq ka qenë më i suksesshëm sesa Thaçi në aspektin e arritjes së qëllimeve të Serbisë, ndërsa Thaçi ka qenë më i suksesshëm në shfrytëzimin e dialogut për ta përforcuar mbështetjen ndërkombëtare për të stabilizuar pushtetin e tij të brendshëm në Kosovë.

Nën udhëheqjen e Tadiqit, Serbia mori statusin e kandidatit, hyri në fuqi heqja e vizave, ndërsa Serbia nuk u detyrua të lëshojë pe asnjë milimetër nga qëndrimi kundër pavarësisë së Kosovës. Secila marrëveshje e arritur, siç është konfirmuar edhe nga vetë Bashkimi Evropian, “është bërë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Serbisë“. Kosova nga ana tjetër ka nisur vetëm procesin e liberalizimit të vizave dhe atë me një vonesë prej së paku tre vjetësh, ndërsa nuk ka bërë as hapin e parë formal në integrimet në BE. Por, Thaçi, duke shfrytëzuar edhe kritikat e shumta në Kosovë ndaj dialogut, ka arritur ta bindë bashkësinë ndërkombëtare se ai është i vetmi person në të cilin bashkësia ndërkombëtare mund të llogarisë. E bashkësia ndërkombëtare i ka ndihmuar Thaçit që ta heshtë opozitën, të tejkalojë problemet për shkak të manipulimeve të zgjedhjeve dhe madje ia kanë siguruar një presidente e cila po ashtu mbështet pa kushte dialogun dhe mbështet Qeverinë e Thaçit.

Sa i përket qëllimit të mbetjes në pushtet tash për tash Hashim Thaçi është dëshmuar të ketë qenë më i shkathtë sesa Boris Tadiq. Thaçi është në pushtet, ndërsa Tadiq i humbi zgjedhjet dhe tash nuk do të jetë as kryeministër e as president i Serbisë.

Duke llogaritur së pari në fitore të Tadiqit si president e më pas duke llogaritur se ai do ta krijonte qeverinë në koalicion me partinë e Slobodan Milosheviqit në BE kishin filluar të përgatiten planet për një takim “në nivel të lartë politik“ që nënkuptohej takim personal mes “dy kryeministrave“ duke menduar në takimin Tadiq-Thaçi. Por tash kur Tadiq u largua nga pushteti, duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe duke mos vënë në dyshim vullnetin e popullit të Serbisë, ai është bindur se sa shpejt BE-ja kthehet nga fituesi.

Të njëjtit ata zyrtarë të BE-së të cilët deri dje thoshin se “Largimi i Tadiqit dhe ardhja e Nikoliqit në pushtet do të shënojë kthim nga e kaluara e errët“ tash na thonë se “kushdo që të jetë në pushtet në Serbi ajo do të jetë proevropiane“.  Pra tash në BE janë duke punuar në organizimin e një takimi, që do të pasonte me negociatat për veriun, mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Kjo është edhe arsyeja pse aq shumë BE-ja “përshëndet“ vendimin e Kushtetutës së Kosovës dhe bën thirrje që Atifete Jahjaga të mbetet presidente edhe pse e di se ajo, ndonëse legale, nuk ka legjitimitetin demokratik të përfaqësojë popullin e Kosovës. Thaçi dhe Jahgaja ua kthejnë këtë mbështetje ndërkombëtarëve me gatishmërinë e pa rezervë që të takohen me liderët e tashëm të Serbisë.

Sa për takimin në Dubrovnik të Thaçit dhe Tadiqit ai takim është i vonuar. Askujt në Perëndim nuk i ka lënë ndonjë përshtypje. Tadiqit takimi i ka ndihmuar të dalë në skenën ndërkombëtare, të jetë në media, në kohën kur ka filluar ta kuptojë se vizitat në nivel të lartë, takimet me zyrtarë të huaj, nuk do të jenë më pjesë e së përditshmes së tij politike. Ai me vizitën në Dubrovnik në një mënyrë ka dashur ndoshta edhe t’ia kthejë nderin Kroacisë dhe bashkësisë ndërkombëtare, të cilat aq shumë i kanë ndihmuar dhe ai, sidomos në rastin e  Kosovës, i kishte zhgënjyer. Ishte pikërisht Tadiqi dhe pushteti i tij që vendosën të bojkotohen nga Serbia të gjitha takimet ku ftohej Kosova. Tash kur nuk është në pushtet ai shtrëngon duart me Thaçin, por kjo është tepër vonë dhe më nuk ka ndonjë rëndësi.

Në këtë mënyrë Tadiq u ka ndihmuar edhe liderëve të tashëm të Serbisë Nikoliq dhe Daçiq që ta kenë më lehtë të takohen me liderë të Kosovës. Tadiq nga opozita nuk do të ketë më argument t’i kritikojë nëse ata vendosin për një takim të tillë.

Thaçi në anën tjetër mund të ketë vetëm përfitime nga shtrëngimi i duarve me Tadiqin në Dubrovnik. Me këtë ai “ua ka bërë qefin“ ndërkombëtarëve, ndërsa është mirë për të se takimi ishte publik në mënyrë që të mos hapen dyshime. Shtrëngimi i duarve me humbësin e dyfishtë të zgjedhjeve në Serbi, Boris Tadiq ,nuk paraqet asnjë problem të brendshëm për kryeministrin e Kosovës, ndërsa shihet pozitivisht jashtë. Por brengos gatishmëria e pakusht e kryeministrit dhe presidentes që të takohen me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq. Në këtë mënyrë Thaçi dhe Jahjaga bëhen liderët e rrallë të rajonit të cilët janë të gatshëm të takohen me Nikoliqin në kohën kur të tjerët e bojkotojnë atë.  Nikoliqi as që ishte i ftuar në Dubrovnik (për shkak të deklaratave të tij për Vukovarin dhe Srebrenicën) edhe po të donte të vinte. Vërtet liderët politikë nuk duhet të veprojnë me emocione. Por kur është fjala për politikanë që mohojnë krimet e luftës dhe gjenocidin (Tomislav Nikoliq), politikanë që japin deklaratat luftënxitëse (Ivica Daqiq) atëherë edhe liderët e Kosovës duhet të mendojnë edhe për ndjenjat e popullit dhe  nuk duhet verbërisht të përsërisin  se “flasim me të gjithë ata me të cilët flet Brukseli dhe Washingtoni“, sepse krimet serbe nuk janë bërë në Belgjikë dhe Amerikë, por Kosovë, Kroaci a e Bosnje.

orpha�”2 � � ��� n: left; text-indent: 0px; text-transform: none; white-space: normal; widows: 2; word-spacing: 0px; -webkit-text-size-adjust: auto; -webkit-text-stroke-width: 0px; background-color: rgb(255, 255, 255); display: inline !important; float: none; “>Thaçi në anën tjetër mund të ketë vetëm përfitime nga shtrëngimi i duarve me Tadiqin në Dubrovnik. Me këtë ai “ua ka bërë qefin“ ndërkombëtarëve, ndërsa është mirë për të se takimi ishte publik në mënyrë që të mos hapen dyshime. Shtrëngimi i duarve me humbësin e dyfishtë të zgjedhjeve në Serbi, Boris Tadiq ,nuk paraqet asnjë problem të brendshëm për kryeministrin e Kosovës, ndërsa shihet pozitivisht jashtë. Por brengos gatishmëria e pakusht e kryeministrit dhe presidentes që të takohen me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq. Në këtë mënyrë Thaçi dhe Jahjaga bëhen liderët e rrallë të rajonit të cilët janë të gatshëm të takohen me Nikoliqin në kohën kur të tjerët e bojkotojnë atë.  Nikoliqi as që ishte i ftuar në Dubrovnik (për shkak të deklaratave të tij për Vukovarin dhe Srebrenicën) edhe po të donte të vinte. Vërtet liderët politikë nuk duhet të veprojnë me emocione. Por kur është fjala për politikanë që mohojnë krimet e luftës dhe gjenocidin (Tomislav Nikoliq), politikanë që japin deklaratat luftënxitëse (Ivica Daqiq) atëherë edhe liderët e Kosovës duhet të mendojnë edhe për ndjenjat e popullit dhe  nuk duhet verbërisht të përsërisin  se “flasim me të gjithë ata me të cilët flet Brukseli dhe Washingtoni“, sepse krimet serbe nuk janë bërë në Belgjikë dhe Amerikë, por Kosovë, Kroaci a e Bosnje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje