Me ne fund e pranuam edhe ne shqiptaret: jemi ne krize ekonomike. Kete e tha Instituti i Statistikave, institucioni me i larte i specializuar shteteror, qe perpunon te dhenat per ekonomine. Ai deklaroi dje se ka renie te ritmeve te ekonomise ne krahasim me vite me pare.
Ne fakt, kriza kish kohe qe kish ardhur ne Shqiperi. Shqiptaret e dinin ate. Ata nuk kishin nevoje ta degjonin nje gje te tille nga Instituti i Statistikave. Vetem qeveria nuk e pranonte krizen. Tani e pranoi edhe ajo, sepse Instituti i Statistikave nuk vepron pa lejen e qeverise.
Kriza ka ardhur me kohe, sepse ne jemi nje nga vendet me ekonomine me te dobet ne Europe. Vetem Kosoven leme prapa. Ne nje gjendje te tille ekonomike, kriza eshte permanente tek ne. Por kjo nuk pranohet nga qeveria. Ajo njihte vetem suksese ekonomike.
Ne fakt, kriza kishte kohe qe ishte pranuar edhe nga qeveria. Jo me fjale te drejtperdrejta, por me forma te tjera me te kamufluara. Vete kryeministri Berisha, ne takimet e tij me te huajt, reklamonte rritjen ekonomike te vendit jo duke iu referuar vitit te fundit, por duke iu referuar “viteve te fundit”, d.m.th disa viteve bashke. Keshtu ai fshihte renien ekonomike te vendit ne keto dy vitet e fundit.
Kriza kish ardhur sepse ne e degjonim kete nga perfaqesuesit e Bankes Boterore dhe te FMN-se. Shifrat e tyre per rritjen ekonomike ishin sa gjysma, ose me pak se gjysma, e asaj qe pretendonte qeveria jone. Megjithate qeveria nuk hiqte dore nga e saja, duke mbrojtur shifrat fiktive te fabrikuara nga ajo vete.
Ne e dinim qe ishim ne krize, sepse ekonomia jone merr fryme nga te ardhurat qe vijne prej emigranteve tane. Keta emigrante, mbi nje milion ne Greqi e ne Itali, notojne prej kohesh ne detin e krizes ekonomike te vendeve fqinje ku jetojne. Ata perjetojne atje papunesine, rritjen e cmimeve, uljen e rrogave etj, si pjesa me e prekur e kesaj krize. Ne keto rrethana, ata nuk kishin me mundesi te furnizonin atdheun e tyre me para. Kjo ishte ndier e thene sa e sa here. Por qeveria jone nuk e pranonte kete. Nuk e pranonte sepse neper kembe ishin fushatat elektorale te vitit 2009, pastaj te vitit 2011. Dhe ne fushata elektorale duhet shkuar vetem me suksese. Nuk ben te flitet per krize ne prag te fushates elektorale.
Te shumte ishin ata qe thoshnin se ndikimet e krizes ne Greqi dhe ne Itali do te vinin edhe ne vendin tone. Sepse ne kemi disa lidhje “ekstra” me keto dy vende. Nuk jane vetem marredheniet ekonomike qe, gjithashtu zene vend te rendesishem. Eshte burimi i te ardhurave nga emigrantet qe na ben te ndikohemi drejtperdrejt prej tyre.
Kriza ne vendin tone nuk eshte si krize ne vendet e tjera, megjithese ka edhe ngjashmeri me to. Ne Greqi psh, kriza ka arsyet e saj specifike. Ajo eshte krize e borxheve shumevjeçare, krize e krijuar nga nje zhvillim i genjeshtert ekonomik. Tek ne jane dhe keto elemente te euforise boshe. Por burimi kryesor i krizes tek ne eshte mungesa e zhvillimit.
Shqiptaret e kishin marre vesh qe ishin ne krize. Vete Guvernatori i Bankes se Shqiperise u lodh duke u bere thirrje shqiptareve qe “te rritin konsumin”, sepse konsumi shmang krizen, sepse parate, sipas tij, jane “dengje” neper bankat shqiptare. Por me ne fund edhe guvernatori ne ditet e fundit u dorezua dhe e pranoi: Shqiperia po hyn ne krize ekonomike, sepse nuk ka konsum.
Shqiptaret nuk kane konsum, sepse te ata ka hyre frika se mbeten pa asnje kacidhe ne arke. Pervoja i ka mesuar te veprojne me kujdes. Perveç kesaj, edhe shqiptaret njerez jane. Ata i degjojne daullet e krizes qe bien gjithandej neper Europe dhe neper bote. Jo pak here jane djegur edhe ne Shqiperi me punen e kursimeve te tyre. Prandaj po i dalin te keqes perpara, duke i ruajtur ca kacidhe per diten me te keqe. Konsumi ka rene pikerisht prej kesaj, por edhe prej faktoreve te tjere.
Ne e kishim kuptuar qe vendi eshte ne krize, kur qeveria cdo vit ndryshonte buxhetin qe kishte hartuar e miratuar po vete. Edhe per kete vit ate gje po ben aktualisht, po pergatit ndryshimet e buxhetit ne parlament, duke u vene gersheret te gjitha investimeve te mundshme, atyre investimeve te pakta ne fakt, qe kishte planifikuar per kete vit.
Ne e dinim qe kriza ishte ulur kembekryq. Nuk eshte e veshtire ta veresh kete gje ane e kend vendit, kur shikon rruget e filluara dhe qe nuk po mbarojne kurre. Nuk po mbarojne, sepse nuk ka financime. Nuk ka para per gjithe ato shirita te inaugurimeve per vepra qe nuk do te mbarohen kurre. Nuk ka nevoje te vesh tabelen per te shkruar “jemi ne krize”, per keto pune te mbetura ne mes, sepse kjo gje kuptohet lehte.
Kriza u duk hapur, kur qeveria vendosi te privatizoje hidrocentralet e vendit. Tani pritet privatizimi i tyre. Keto vepra te ngritura me mundin dhe djersen e shume brezave gjysme shekulli me pare, nuk kishte se perse te privatizoheshin. Ato jane rentabile nga ana financiare dhe qeveria merr shume para prej tyre. Por qeveria jone kish nevoje per para tani, per te paguar rrogat, pensionet dhe borxhet e shumta qe ka marre te te huajt. Prandaj vendosi t’i privatizoje ato “per nje cope buke”. Kjo eshte shenje e hapur krize.
Tani Instituti i Statistikave, natyrisht me miratimin e qeverise, na dha “sihariqin”, nese ky mund te quhet i tille: Jemi ne krize. Ky eshte nje lajm i madh, lajmi qe na lehteson nga stresi i pafund i te ngopurit me lugen bosh. Te pakten tani do te kemi mundesi te flasim hapur per krizen.
Berisha foli dje per shkaqet e kesaj renieje te prodhimit ne tremujorin e pare, duke bere fajtor thatesiren ne fillimin e ketij viti dhe mungesen, keshtu, te energjise elektrike. Por kushdo e di se reniet e prodhimit ekonomik ne fushen e industrise dhe ne ate te ndertimit, nuk kane ardhur prej mungeses se energjise. Nuk ka patur mungesa te energjise per te ndikuar ne keto renie. Kjo eshte nje perpjekje per t’i fshehur shkaqet e verteta te krizes.
Kriza ka ardhur. Tani e pranuam te gjithe. Por a ka pergjegjes kjo krize dhe a do ta nxjerre qeveria e tanishme kete pergjegjesi politike? Dhe a do te reflektoje ajo ne menyren e duhur ndaj krizes, apo do te vazhdoje te terheqe vendin zvarre deri ne zgrip, deri ne zgjedhjet e reja? Kjo pritet te shihet.
NE NUK DO MESOJME KURRE, KURRE!
KUR NUK MESUAM NGA 97′, NUK KEMI PER TE MESUAR KURRE ME ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/albania-100-years-of-liberty-official.html
hahahaha,ku je mor Zike farfalla te nxjerresh carcafet e tu ekonomik,per krizen ne Shqiperi……plaku edepsez,ku je mer ekonomist truthare te komentosh per krizen e byrazereve…….!!!!
kujtoj se,greket keto dite te nxehta i kalojne plazheve fantastike[te bekuara nga Zoti] me xtapod e ouzo 12,krasi e birra…..
Tani po skemi cte japim vetem suma ju ka ngelur 73 deputeteve sumcpuar te pd – plaku mere do ti nxjerre te gjithe tek semafori i prishur i Lanes Luli do te beje shperndarjen. Vetem keshtu mund te mbledhe ca pare.
http://www.youtube.com/watch?v=yf0w-kquCyA&feature=related
sali mblith raqet me peqelepet e tu dhe dorehiqu me nder,qe mos largohesh me dhimbje.
GENJEN Instituti i Statistikave nuk ka mundesi do te jete infiltruar
ndonje komunist qe punon aty,,,
rritje ekonomike ka se e ka thene vete baca Sali jemi vendi i pare ne europe.